Mirë Se Vini, Vizitorë |
Ju duhet që të regjistroheni për të pasur leje të plotë në forum.
|
Userat Online |
Janë gjithsejt 2 usera online. » 0 Antarë(t) | 2 Vizitorë(t)
|
Temat e Fundit |
98r0c808PqJ06QXApxT5_Titl...
Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
12.08.2025, 07:41
» Replikat: 1
» Shikimet: 68
|
Конвеєрні стрічки оптом т...
Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
12.08.2025, 07:25
» Replikat: 0
» Shikimet: 30
|
98r0c808PqJ06QXApxT5_Titl...
Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
09.08.2025, 16:15
» Replikat: 0
» Shikimet: 41
|
Erëzat
Forum: Erëzat e kuzhinës
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 22:02
» Replikat: 1
» Shikimet: 335
|
Ushqimi më i veçantë fran...
Forum: Kuzhina Botërore
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:58
» Replikat: 0
» Shikimet: 317
|
Receta Sallatash
Forum: Kuzhina Shqiptare
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:56
» Replikat: 20
» Shikimet: 3.211
|
Librat falas per te gjith...
Forum: Shkarkime
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:43
» Replikat: 0
» Shikimet: 312
|
Instalimi i FirewallD ne ...
Forum: OS How to
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:39
» Replikat: 0
» Shikimet: 281
|
Instalimi i FirewallD ne ...
Forum: OS How to
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:38
» Replikat: 0
» Shikimet: 292
|
Aplikacionet e dobishme p...
Forum: Telefonat IOS & Andoid
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:22
» Replikat: 0
» Shikimet: 267
|
|
|
PSIKOLOGJIA |
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 10:57 - Forum: Psikologjia / Filozofia / Sociologjia
- Replikat (2)
|
 |
PSIKOLOGJIA
Kapitulli i parë
Objekti, detyrat dhe metodat e psikologjisë.
Në jetën e përditshme lexojmë dhe dëgjojmë termat, vëmendje, kujtesë, mendim, imagjinatë, vullnet, ndjenjë, karakter... etj Të gjitha këto në psikologji quhen fenomene psiqike. Me anë të fenomeneve psikike njeriu i njeh sendet qe e rrethojë, lidhet me to, i studjon dhe vepron për ta ndryshuar botën sipas qëllimeve dhe dëshirave të veta. Bota shpirtërore e njeriut është shumë e pasur dhe tepër interesante. Pikërisht këtë botë shpirtërore e quajmë psikikë. Shkalla më e lartë e zhvillimit të psikikës quhet vetëdije.
Shkenca që merret me studimin e psikikës dhe të formës më të lartë të saj vetëdijes, quhet psikologji.
Pra objekti i studimit të psikologjisë është mendja e njeriut dhe veprimtaria e saj. Fjala
sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte “psyhe = shpirt“ dhe “logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme. Kështu që kjo shkencë studjon edhe anën e jashtme të sjelljes së njeriut.
Cili është funksioni kryesor i psikikës ?
Funksioni kryesor i psikikës është pasqyrimi dhe reflektimi, pas sinjaleve apo impulseve që shkojnë drejt saj.
Pasqyrimi gjithashtu është një nga vetitë e materies. Pasqyrimin që bën materia inorganike (e pajetë) kur mbi të veprojnë faktorë të tjerë, quhet pasqyrim fizik. P.sh kur ne shihemi në pasqyrë, kur në liqen duket pasqyrimi i maleve, pemëve apo i objekteve të tjerë rreth tij, pasqyrimi i këmbës kur shkel mbi rërë, mbi baltë ose mbi borë, kur shkëmbijtë gërryhen nga forca e dallgëve... etj kemi të bëjmë me pasqyrim fizik. Pasqyrimi fizik është fenomen spontan, pasiv dhe i vdekur.
Ndërsa pasqyrimi që bëjnë organizmat e gjallë kur mbi to veprojnë ngacmues të ndryshëm quhet pasqyrim psikik. Tek njeriu, në sajë të sistemit të tij nervor shumë të zhvilluar ndryshe nga kafshët, pasqyrimi është i një cilësie shumë më të lartë, tepër i ndërlikuar dhe i thellë. Ai është proces aktiv i vazhdueshëm.
Njeriu me anë të vetëdijes pasqyron cilësitë e sendeve dhe fenomeneve që veprojnë drejtpërsëdrejti mbi të, si dhe atyre që kanë vepruar më parë. Njekohësisht me anë të të menduarit, to folurit dhe veprimeve të tij, njeriu ka eksploruar botën dhe ka arritur të depërtojë në thelbin e rregullsive të brendshme të objekteve dhe fenomeneve të ndryshme. Si rezultat i këtij lloj pasqyrimi kanë lindur shkencat e ndryshme bashkë me ligjet e tyre. Ky lloj pasqyrimi përbën fazën më të lartë të njohjes së realitetit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.
Për të vërtetuar se në ç'shkallë pasqyrimet tona i përgjigjen realitetit, na vjen në ndihmë praktika. Praktika përbën bazën e procesit të njohjes. Ajo është kriteri më i lartë i vërtetësisë së njohurive tona. Çdo mendim, çdo shpikje dhe racionalizëm që bën njeriu e verifikon në praktikë. Ajo e vërteton nëse është i drejtë apo jo një mendim, veprim apo shpikje e bërë.
Pasqyrimi psikik i jep mundësi njeriut të njohë sendet dhe fenomenet që e rrethojnë, të ndërtojë punën e vet në përshtatje me kushtet e ambientit dhe me aftësitë e tij krijuese t'i shndërrojë këto kushte sipas kërkesave të shoqërisë. Ndërsa kafshët në sajë të pasqyrimit u përshtaten kushteve, mbrohen nga rreziqet dhe ushqehen. Ato nuk janë në gjendje ta ndryshojnë botën që i rrethon.
Pasqyrimi psikik është një proces i thellë, i gjallë dhe veprues gjatë të cilit organizmi që pëson veprimin e ngacmuesve të tjerë, nuk qëndron indiferent, përkundrazi përgjigjet, shpenzon energji d.m.th bashkëvepron. Pasqyrimi psikik pëson ndryshime të vazhdueshme, bëhet më i plotë, më i thellë dhe vetë organet pasqyrimit përsosen gjithnjë e më shumë.
Shkalla e pasqyrimit psikik përcaktohet jo vetëm nga forcat që veprojnë, por edhe nga gjendja aktive e organizmit, nga përvoja, mosha etj.
Lindja dhe zhvillimi i psikikës.
Organizmat e gjallë që nga ato më elementaret e deri tek njeriu, veprimtarinë e tyre jetësore e realizojnë nëpërmjet veprimit të një organi të veçantë që paraqitet si qëndra e menaxhimit të ngacmimeve të jashtme, përpunimit dhe komandimit të veprimtarisë tek gjallesat. Tek kafshët e ulta si molusqet, krimbat, insektet etj, sistemi nervor është i thjeshtë dhe psikika shfaqet në formën e saj më elementare që quhet ndjeshmëri. Në bazë të zhvillimit të ndjeshmërisë gjallesat formojnë instiktet e ndryshme që i shërbejnë më pas për zhvillimin e veprimtarisë jetësore. Pra lindja e ndjeshmërisë ose e ndijimit përbën fazën e parë të zhvillimit të psikikës.
Zhvillimi i psikikës dhe i organeve të shqisave bëhet në varësi të drejtpërdrejtë të kushteve të ambientit të jashtëm dhe të mënyrës së jetesës d.m.th nga mënyra se si jetojnë kafshët, si e sigurojnë ushqimin, si mbrohen etj. Në një fazë më të avancuar zhvillimi të sistemit nervor të kafshëve shfaqet gradualisht aftësia për të pasqyruar disa cilësi të sendeve përnjëherësh d.m.th sendin. P.sh qeni me anë të psikikës së vet pasqyron jo vetëm një cilësi të njeriut që e ushqen por shumë cilësi të tij. Ai e njeh atë nga era, zëri, rrobat etj, pra lindin ato që quhen shprehi.
Instiktet lindin, trashëgohen, kurse shprehitë nuk lindin, ato fitohen gjatë veprimtarisë praktike pas shumë përsëritjesh.
Kjo fazë e pasqyrimit të sendeve në tërësi dhe e krijimit të shprehive quhet faza perceptive e zhvillimit të psikikës.
Kur kafshët me anë të veprimeve të thjeshta mendore përshtaten më mirë dhe më shpejt me kushtet e reja të ambjentit, kemi të bëjmë me fazën më të lartë të zhvillimit të tyre. Ato në këtë fazë janë në gjëndje të pasqyrojnë lidhjet elementare ndërmjet sendeve dhe fenomeneve të botës që i rrethon. Në këtë fazë kemi të bëjmë jo më me instikte apo shprehi, por me veprime të thjeshta mendore. P.sh nëse një majmun e mbyllim në një kafaz, i varim disa banane në një lartësi të tillë që nuk arrihen me dorë dhe i japim një shkop dhe një karrige për ti përdorur, ai do të arrijë t'i përdorë ato për të kapur bananet. Pra ai arrin të zhvillojë një veprim të thjeshtë mendor.
Në këtë mënyrë zhvillimi i psikikës së kafshëve kalon në tre faza: në atë të ndjeshmërisë, perceptiven dhe në atë të veprimeve të thjeshta mendore. Secila nga këto faza të pasqyrimit i përgjigjet edhe një formë e veçantë e sjellies së kafshëve. Konkretisht, në fazën e ndjeshmërisë kemi instiktet, në fazën perceptive kemi shprehitë dhe së fundi kemi veprime të komplikuara që drejtohen në arritjen e qëllimit.
Ndërmjet tri fazave të zhvillimit të psikikës së kafshëve nuk ka kufij të prerë. Përkundrazi, ato janë të lidhura dhe të gërshetuara ngushtë me njëra-tjetrën.
Në fazat e zhvillimit të psikikës njeriu ndryshe nga kafshët paraqet zhvillimin më të lartë psikikës që është vetëdija.
Vetëdije quhet ajo shkallë e zhvillimit të psikikës që paraqitet me veprimtarinë e të folurit dhe të vepruauarit me inteligjencë.
Njeriu me anë të vetëdijes e nënshtron dhe e shndërron natyrën sipas interesave të veta. Ai komunikon me anë të gjuhës, mendon dhe bën planifikime për të ardhmen, gjëra të cilat nuk mund të bëhen nga kafshët.
Vetëdija e njeriut ka karakter thellësisht shoqëror dhe u nënshtrohet ligjeve historiko-shoqërore. Ndërsa psikika e kafshëve u nënshtrohet ligjeve biologjike, të cilat veprojnë në botën e kafshëve.
Detyrat dhe metodat e psikologjisë.
Detyra kryesore e psikologjisë është studimi i fenomeneve psikike tek njeriu.
Psikologjia shpjegon se si bëhet pasqyrimi i botës materiale në koren e trurit të njeriut, si njeriu e njeh botën që e rrethon dhe çfarë i drejton veprimet dhe sjelljet e tij në shoqëri. Psikologjia studjon se si zhvillohet veprimtaria psikike dhe si formohen veçoritë psikologjike të personalitetit
Shkenca e psikologjisë tregon varësinë e fenomeneve psikike prej kushteve objektive të jetës dhe veprimtarisë së njeriut. Ajo shpjegon se si edukohet dhe zhvillohet njeriu nën ndikimin e kushteve të ndryshme të jetesës dhe të edukatës, të moralit shoqëror si dhe faktorëve të tjerë ndikues.
Psikologjia si shkencë me gjithë degët e saj përfshin studimin e të gjitha veprimtarive jetësore të njeriut si dhe gjallesave të tjera. Ajo i shërben njeriut në shumë aspekte të jetës së tij, e ndihmon të kuptojë më mirë veten e tij dhe të tjerët, të njohë anët pozitive dhe negative të karakterit, të zhvillojë aftësinë për të njohur njerzit që e rrethojnë, të njohë më shumë aftësitë e tij krijuese dhe ta bëjë atë më produktiv në veprimtarinë e tij.
Për njohjen dhe studimin e fenomeneve të ndryshme psikike përdoren disa metoda. Metodat kryesore janë: vëzhgimi (vrojtimi) dhe eksperimenti. Ka dhe metoda ndihmëse që janë biseda, anketimi, analiza e punëve krijuese, statistika etj. Këto metoda, të gërshetuara me njera-tjetrën ndihmojnë në studimin dhe verifikimin e fenomeneve të ndryshme psikike.
Kapitulli 2
BAZA FIZIOLOGJIKE TË PSIKIKËS
Njohuri elementare mbi ndërtimin dhe funksionimin e sistemit nervor.
Fenomenet psikike janë produkti i veprimtarisë së sistemit nervor. Sistemi nervor përbëhet nga sistemi nervor qëndror (palca e kurrizit dhe truri) dhe sistemi nervor periferik.
Sistemi nervor qëndror rregullon të gjithë veprimtarinë psikike dhe fiziologjike të organizmit të njeriut, bashkërendon funksionimin e të gjitha pjesëve dhe organeve të ndryshme të trupit si dhe lidhjen dhe përshtatjen e organizmit me botën e jashtme.
Palca e kurrizit drejton reflekset e pakushtëzuara dhe lëvizjet e pavetëdijshme të musklaturës etj.
Truri përbëhet nga: truri i vogël, truri i zgjatur, truri i mesëm, truri i ndërmjetëm dhe truri i madh. Të gjithë këto pjesë bashkëveprojne të lidhura me njëra-tjetrën, por secila kryen edhe funksione të veçanta.
Pjesën më të rëndësishme të trurit e përbëjnë hemisferat e mëdha. Pjesa e sipërme e hemisferave të mëdha formon koren (cipën) e trurit (1.5 mm trashësi), ndërsa qelizat më në thellësi formojnë qëndrat subkortikale ose nënkoren.
Korja e trurit përbën pjesën më të rëndësishme të trurit dhe drejton të gjithë veprimtarinë e sistemit nervor. Qëndrat nënkore pasqyrojnë gjëndjen e përgjithshme të organizmit dhe rregullojnë punën e organeve të brëndshme në mënyrë automatike(zemrës, mushkërive, stomakut, mëlçisë etj)
Sistemi nervor periferik përfshin të gjitha fijet nervore që shpërndahen në pjesët e ndryshme të trupit.
Sistemi nervor përbëhet nga një sasi shumë e madhe qelizash mikroskopike që quhen qeliza nervore ose neurone. E veçanta e tyre është se ato përbëjnë një rrjet të komplikuar lidhjesh me njera-tjetrën dhe shkëmbejnë informacion ndërmjet tyre me anë të impulseve nervore.
Këto nerva ndahen në nerva ndijues që i marrin ngacmimet nga organet e shqisave dhe i përcjellin në sistemin nervor qëndror, në nerva lëvizorë që bëjnë të kundërtën e të parëve dhe në nerva bashkues që e kalojnë nxitjen nga nervat ndijues në nervat lëvizorë.
Proceset kryesore nervore dhe ligjet e tyre
Veprimtaria e lartë nervore ka në bazën e vet dy procese kryesore nervore: nxitjen dhe frenimin.
P.sh kur ndizet drita, rrezet e saj veprojnë mbi mbaresat nervore të të parit dhe e venë atë në gjëndje aktive d.m.th ne gjëndje pune. Kjo gjëndje aktive e qelizës nervore quhet nxitje. Nxitja nervore është rezultat i veprimit të ngacmuesit mbi organizmin tonë.
Procesi i kundërt i nxitjes është frenimi. Frenim quajmë gjëndjen e qelizës në pasivitet. P.sh. kur nuk nuhasim gjë themi se qelizat nervore të të nuhaturit janë të frenuara. Po kështu kur jemi në gjumë të thellë, qelizat nervore janë të frenuara.
Proceset e nxitjes dhe të frenimit kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe për shpjegimin shkencor të fenomeneve psikike.
Me anë të nxitjes dhe frenimit kryhen të gjitha funksionet e sistemit të lartë nervor; krijohen reflekset e kushtëzuara, ruhen qelizat nervore nga shkatërrimi që mund t'u shkaktojnë ngacmuesit shumë të fuqishëm.
Të dyja këto procese janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre dhe zëvendësojnë reciprokisht njëra-tjetrën. Pra nëse në një qëndër të kores së trurit lind një nxitje nervore në qëndrat e tjera aktive ndodh frenimi.
Reflekset
Refleks quajmë kundërveprimin e organizmit ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm. Reflekset janë të pakushtëzuara dhe të kushtëzuara.
A. Refleks i pakushtëzuar është aftësia e lindur e organizmit për të kundërvepruar (përgjigjur) ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm p.sh. tërheqja e dorës po të digjet ose po të shpohet nga diçka etj.
Reflekset e pakushtëzuara janë: reflekset mbrojtëse, reflekset e të ushqyerit, reflekset e shumimit etj.
B. Refleks i kushtëzuar është aftësia që fiton organizmi gjatë jetës, për të kundërvepruar (përgjigjur) ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm. P.sh. ndodh shpesh që vetëm pamja e limonit ose vetëm emri limon të na bëjë të sekretojmë pështymë. Kjo nuk ndodh para se ne ta dijmë dhe ta provojmë se ç'është limoni. Nëse ne nuk do e njihnim limonin dhe shijen e tij që më parë, kjo nuk do të jepte efekt. Por me tu njohur nje send, objekt apo fenomen në koren e trurit krijohet një lidhje e re nervore e cila aktivizohet sa herë që përsëritet fenomeni apo shfaqet sendi.
Pra kushti për tu aktivizuar një vatër në koren e trurit bëhet një send, objekt, fenomen ose fjalë.
Veprimtaria e lartë nervore ndryshe quhet edhe veprimtari sinjalizuese. Ajo varet nga ngacmuesit të cilët kanë rëndësi jetike për organizmin. Ato shërbejnë si ndërmjetës dhe lajmërojnë organizmin për diçka të rëndësishme (ushqimi, mbrojtja etj).
Këto sinjale, të cilat gjatë jetës krijojnë sisteme të tëra lidhjesh nervore, përbëjnë sistemin sinjalizues. Me anë të këtij sistemi organizmi ambjentohet me botën e jashtme.
Fillimisht organizmi shfaqet indiferent ndaj këtyre ngacmuesve, pastaj kushtëzohet dhe vepron sipas llojit të sinjalizimit.
Karakteri sistematik i veprimtarisë së lartë nervore (steriotipi dinamik).
Zakonisht në sistemin nervor të kafshëve dhe të njerëzve vepron një numër i madh ngacmuesish. Kuptohet që secili prej tyre shkakton një nxitje në koren e trurit.
Kjo vatër nuk mund të rrijë e izoluar nga vatrat e tjera, por futet në lidhje me to, (sipas ligjeve të rrjedhjes së proceseve nervore). Kështu, në koren e trurit krijohen lidhje, jo vetëm ndërmjet dy vatrash, por edhe ndërmjet një numri të madh vatrash të.ndryshme. Për këtë duhen plotësuar të paktën dy kushte: a) ngacmuesit, pra sinjalet që përsëriten shumë herë në të njejtën renditje. b) të ruhen të pandryshuara kushtet në të cilat organizmi jeton.
Në sajë të përsëritjeve të shumta dhe të njëllojta në koren e trurit, lidhjet e përkohshme nguliten mirë, përforcohen.
Ky përforcim i proceseve nervore sipas një sistemi të caktuar që arrihet me anë të përsëritjeve quhet steriotip.
Steriotipi dinamik është atëherë kur organizmi ambientohet ndaj ngacmimeve të jashtme që përsëriten vazhdimisht njëlloj.
Me fjalën steriotip kuptojmë karakterin shabllon (të njëllojtë) të lidhjeve nervore, ndërsa me fjalën dinamik mundësinë e ndryshimit dhe të shndërrimit të tyre. Steriotipi dinamik ndryshon me ndryshimin e ngacmuesve që veprojnë mbi organizëm.
Krijimi i një sistemi të tillë nxitjesh nervore të cilat lidhen me njëra-tjetrën, bën të mundur që sistemi i reflekseve (kundërveprimeve) të organizmit të kryhet me lehtësi, shpejtësi, me shpenzim të vogël energjish nervore dhe të ngjallë ndjenjën e kënaqësisë.
Kështu ndodh p.sh. me njeriun i cili punon ose jeton sipas një regjimi të caktuar, këto ai i kryen pa pritur urdhra dhe me një ndjenjë kënaqësie.
Prishja e steriotipit (kësaj vazhdimësie) që shkaktohet nga ndryshimi i kushteve të jetesës, paraqitet e vështirë dhe shoqërohet me një gjëndje pakënaqësie.
Kështu ndodh kur ndryshohet puna, banesa ose njerëzit që kemi pranë. Në këto raste hasen vështirësi, gjersa organizmi të përshtatet me kushtet e reja d.m.th. gjersa organizmi të krijojë steriotipin dinamik.
Kapitulli 3
NDIJIMET
Njohuri të përgjithshme mbi ndijimet.
Objektet dhe fenomenet që na rrethojnë dhe që veprojnë mbi organizmin tonë kanë cilësi dhe karakteristika nga më të ndryshmet. Këto cilësi e karakteristika të marra secila veç e veç pasqyrohen drejtpërsëdrejti në vetëdijen tonë me anë të procesit psikik të ndijimit.
Ndijim quajmë pasqyrimin në vetëdijen tonë të
një cilësie apo karakteristike të veçantë të objektit apo fenomenit që vepron në organet e shqisave (sy, veshë, hundë, lëkurë etj.).
Me anë të ndijimeve ne njohim dhe dallojmë cilësitë e veçanta të sendeve që na rrethojnë: njohim ngjyrat, të qënit e ashpër ose e butë të një sendi, të qënit e freskët ose bajat; dallojmë erën e mirë ose të keqe, tingullin, temperaturën që ka sendi, shijen etj. Kështu ndijimet janë pasqyrimi i cilësive dhe karakteristikave të sendeve, objekteve dhe fenomeneve që ekzistojnë e që zhvillohen objektivisht, pavarësisht nga ndërgjegjia jonë.
Po me anë të ndijimeve ne njohim e dallojmë edhe gjëndjen e brëndshme të organizmit: funksionimin normal ose jo të organeve të ndryshme të trupit, lëvizjet e pjesëve të ndryshme të tij ose gjendjen
statike të tyre, njohim dhe dallojmë dhembjen, etjen, lodhjen, urinë etj.
Ndijim kemi atëherë kur sendet, objektet dhe fenomenet duke u ndodhur rreth nesh veprojnë mbi ne, mbi organet e shqisave tona, duke shfaqur cilësitë dhe karakteristikat e veçanta.
Për ta kuptuar më mirëduhet të kemi të qartë disa terma. Kështu, me termin ngacmues, do të kuptojmë sendet, objektet dhe fenomenet me cilësitë dhe karakteristikat e veçanta që ata kanë.Veprimin e ngacmuesve mbi organet e shqisave e quajmë ngacmim. Procesi që lind si rezultat i ngacmimit të indit nervor quhet nxitje. Kur nxitja me anë të nervave lëvizorë shkon në koren e trurit të madh, atëherë lind ndijimi.
Pra, nga përcaktimet e mëposhtme del se: ngacmimi është proces fizik, nxitja është proces fiziologjik, ndërsa ndijimi është proces psikik.
Aparati anatomo-fiziologjik që shërben për të marrë ngacmuesit e jashtëm ose të brendshëm quhet analizator. Çdo analizator përbëhet prej tri pjesësh: receptorit i cili merr ngacmimet, (receptor është ajo pjesë e organit të shqisave, ku mbarojnë fundet e nervave përkatës), nervave përçues dhe qëndrave përkatëse në koren e trurit të madh.
Për të lindur ndijimi është e domosdoshme prania në të njejtën kohë e ngacmuesve dhe e analizatorëve. Nëse nuk funksionon cilado pjesë përbërëse e analizatorit, nuk lind ndijimi. P.sh për të patur ndijimin e të parit duhet të kemi; burimin e dritës (ngacmuesin), syrin (receptori), nervi përçues (dërgues sinjali), qëndrën e shikimit në koren e trurit (vendi ku lind ndijimi). Nëse njëra nga hallkat e këtij zinxhiri nuk funksionon, lindja e ndijimit bëhet e pamundur. Po kështu ndodh edhe me shqisat e tjera me karaktere ndijuese të ndryshme.
Kështu si baza fiziologjike të ndijimeve shërbejnë proceset e nxitjeve nervore, të cilat lindin si rezultat i veprimit të një ngacmuesi në organet e shqisave tona.
Pra ndijimi është forma filestare e njohjes së botës materiale. Me anë të tij fillojmë të njohim dhe të dallojmë cilësitë dhe karakteristikat e veçanta të sendeve dhe fenomeneve të botës reale që na rrethon.
Llojet e ndijimeve.
Objektet dhe fenomenet e natyrës duke vepruar mbi organizmin e njeriut i shkaktojnë atij ngacmime të ndryshme. Duke qënë se objektet dhe fenomenet janë të shumta dhe cilësitë dhe karakteristikat e tyre të panumërta, atëherë edhe ndijimet janë të ndryshme.
Ndijimet sipas receptorëve i ndajmë në: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, ndijime të lëkurës, ndijime muskularo-lëvizor dhe ndijimet organike. Receptorët ndodhen në sipërfaqe të organizmit tonë si dhe në pjesën e brendshme të tij. Edhe ngacmimet që veprojnë mbi receptorët vijnë nga jashtë dhe nga brënda organizmit.
Për lehtësi studimi receptorët i ndajmë në tri grupe:
1) Receptorët e jashtëm të cilët janë të vendosur në sipërfaqe të organizmit. Këto janë organet e të parit (syri), të dëgjuarit (veshi), të nuhaturit (hunda), të shijuarit (goja) dhe të prekurit (lëkura). Me ndihmën e këtyre organeve pasqyrohen cilësitë dhe karakteristikat e objekteve dhe fenomeneve që ndodhen jashtë organizmit.
2) Receptorët e brendshëm të cilët janë vendosur në organet e brendshme të trupit në zemër, somak, zorrë etj. Me ndihmën e këtyre receptorëve përfitohen ndijeme organike në aparatin e tretjes, në të marrurin frymë, në qarkullimin e gjakut etj.
3) Receptorët lëvizor të vendosur në kyçe, muskuj, ligamente ose tendina të cilët japin ndijimet muskularo-lëvizor si dhe ndijime të ekuilibrit statik. Me ndihmën e tyre merren ndijime të ndryshme të lëvizjeve ose gjëndjes statike të organizmit dhe të pjesëve të veçanta të tij.
1. Ndijimet e jashtme
1) Ndijimiet pamore. Me anë të këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë dritat, ngjyrat, format dhe përmasat e sendeve, objekteve dhe fenomeneve të botës materiale. Drita shpërndahet në ambjent me anë të grimcave dhe valëve elektromagnetike. Valët elektromagnetike janë ngacmuesit e organit të të parit d.m.th. syrit. Nga veprimi i këtyre valëve në fundet e nervit pamor që ndodhet në sy, lind nxitja nervore, kjo kalon në qëndrën e të parit që ndodhet në pjesën e prapme të gjysmëhemisferave të trurit të madh. Këtu lind ndijimi i dritës, ngjyrës, formës dhe përmasave.
2) Ndijimet dëgjimore. Me anë të këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë tingujt që prodhojnë sendet ose fenomenet e botës materiale. Ngacmuesit që prodhojnë ndijimet dëgjimore janë valët e ajrit, që shkaktohen nga lëvizjet lëkundëse të trupave të ndryshë. Kështu kur një objekt bie për tokë ai shkakton një tingull, i cili transmetohet me anën e valëve të ajrit për në veshin tonë. Duke ngacmuar nervin dëgjimor lind nxitja, që pastaj kalon në qëndrën përkatëse të trurit dhe këtu lind ndijimi.
3) Ndijimet e të nuhaturit. Me anën e këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë aromat e ndryshme të sendeve materiale. Si ngacmues për lindjen e ndijimeve të nuhatjes shërbejnë gimcat që përhapen në ajër nga sendet ose objektet që kanë erë. Kjo erë duke vepruar mbi fundet e nervit të nuhatjes, i cili ndodhet në hundë, shkakton nxitjen nervore dhe kjo nxitje nervore kalon në qëndrën përkatëse në tru ku dhe lind ndijimi i nuhatjes.
4) Ndijimet e të shijuarit. Me anë të këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë shijen e sendeve, veçanërisht pijeve dhe ushqimeve. Si ngacmues të këtyre ndijimeve shërbejnë ato sende që treten në pështymën tonë ose në përgjithësi në ujë. Organi i të shijuarit është gjuha dhe qellëza e gojës. Në sipërfaqen e tyre janë të shpërndara disa qeliza nervore që përbëjnë receptorin e të shijuarit. Në këto qeliza gjenden fundet e nervave të shijes tek të cilat pas veprimit të ngacmuesve, lind nxitja nervore. Kjo nxitje me anë të nervave kalon në qëndrën përkatëse në tru nga ku lind ndijimi.
5) Ndijimet e lëkurës. Me anën e këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë ato cilësi të sendeve dhe objekteve që lindin si rezultat i prekjes së tyre. Kështu, ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë temperaturën, presionin, peshën, të qënit e ashpër ose e lëmuar të sendit etj. Organi i këtyre ndijimeve është lëkura e tërë trupit si dhe qellëza e gojës dhe e hundës. Si rezultat i këtij veprimi lind nxitja. Prej këtej nxitja kalon në qendrën përkatëse në tru nga ku lind procesi psikik i ndijimit të lëkurës.
2. Ndijimet e brendshme (organike)
Në kategorinë e këtyre ndijimeve hyjnë ndijimet e urisë, të etjes, ngopjes, lodhjes, gjëndjes së shëndetshme ose të sëmurë të organeve të brendshme etj. Receptorët e këtyre ndijimeve ndodhen në sipërfaqen e brendshme të stomakut, zorrëve, mushkërive, enëve të gjakut etj Ngacmimet e brendëshme nxisin fundet e nervave dhe kjo nxitje kalon në qëndrën përkatëse të trurit. Këtu lindin edhe këto lloj ndijimesh.
1) Ndijimet lëvizore dhe ekuilibrit. Në këto ndijime hyjnë ndijimet muskuloro-lëvizore dhe statike ose të ekuilibrit. Receptorët e këtyre ndijimeve ndodhen në kyçet, muskujt, ligamentet dhe tendinat e trupit tonë.
2) Ndijimet muskularo-lëvizor janë lëvizjet që bëjnë duart, këmbët, koka si dhe çdo pjesë tjetër e trupit. Kur bëjmë këto lëvizje ngacmohen fundet e nervave që ndodhen nëpër muskuj, dhe si rezultat e kësaj lind nxitja nervore që kalon pastaj në qëndrën përkatëse në tru, ku lind ndijimi.
3) Ndijimet statike na japin mundësinë e pasqyrimit në vetëdijen tonë të sendit (objektit) në gjëndje statike (të palëvisshme) në gjëndje ekuilibri.
Receptorët e ndijimeve statike ndodhen në kanalet me formë gjysëm harku në brendësi të veshëve tanë. Në endolimfë përfundojnë degëzimet periferike të nervave ndijimor që rregullojnë pozicionet dhe ekuilibrin e trupit tonë. Nxitjet e këtyre nervave shkaktohet nga lëkundjet e endolimfës.
Kapitulli 4
PERCEPTIMET
Njohuri të përgjithshme mbi perceptimet.
Perceptimi është një proces më i ndërlikuar se ndijimi. Ai lidhet ngushtë me të, por në të njejtën kohë ndryshon shumë nga ai.
Perceptim quajmë pasqyrimin në vetëdijen tonë të veprimit të drejtpërdrejtë në organet e shqisave, të objekteve, sendeve dhe fenomeneve në tërësinë e tyre.
Perceptimi është i ngjashëm me ndijimin dhe lidhet ngushtë me të pasi ai përbëhet nga një grup ndijimesh, Kjo ndodh për arsye se çdo objekt apo fenomen përbëhet nga një sërë cilësish dhe karakteristikash të veçanta. Çdo cilësi dhe karakteristikë e objektit pasqyrohet në vetëdijen tonë me anë të një ndijimi të caktuar.
Pasqyrimi i të gjitha cilësive të një objekti të dhënë në vetëdijen tonë përfaqëson perceptimin nga ne të objektit në fjalë. Kështu në qoftë se marrim një laps në dorë, ne dallojmë tek ai lëmueshmërinë, peshën, formën, përmasat, ngjyrën e jashtme, ngjyrën e grafitit, dëgjojmë zhurmën e lehtë të tij kur shkruajmë etj. Të gjitha këto të marra veç e veç përfaqësojnë ndijime të veçanta (të të parit, të dëgjuarit, të prekurit, etj). Ndërsa pasqyrimi i drejtpërdrejtë në vetëdije i objektit që gëzon këto karakteristika përfaqson perceptimin. Pikërisht këtu qëndron ngjashmëria dhe ndryshimi ndërmjet ndijimit dhe perceptimit.
Kur kemi të bëjmë perceptim të një objekti, ne dallojmë shumë cilësi dhe karakteristika të lidhura organikisht me njëra-tjetrën e që përbëjnë objektin në tërësi. Nuk do të kishim asnjëherë fytyrën e plotë të një objekti po qe se cilësitë dhe karakteristikat e tij do t'i pasqyronim të shkëputura nga njëra-tjetra, ose në qoftë se veçoritë e fenomeneve do t'i trajtonim duke i bashkuar mekanikisht. Përkundrazi, perceptimi nënkupton pasqyrimin në vetëdije të raporteve të caktuara të cilësive të veçanta, të cilat gjejnë shprehjen e tyre në formën e sendeve dhe fenomeneve konkrete.
Perceptimi si proces psikik i komplikuar bazohet dhe ka lidhje jo vetëm me ndijimet, por edhe me proceset e tjera psikike, me përvojën e secilit individ, profesionin, moshën etj.
Sa më të zhvilluar të jenë organet e shqisave, me aë të të cilëve njeriu realizon ndijimet, sa më të jenë dijet e njeriut, sa më e madhe të jetë përvoja e tij, aq më i plotë do të jetë perceptimi i një objekti.
Kur flasim për përvojën dhe ndikimet e saj në perceptim duhet të kemi patjetër parasysh se ajo lidhet ngushtë me kujtesën, sepse në qoftë se në të do mungonte kujtesa, atëhere çdo objekt ose fenomen do të perceptohesh nga ne si i ri dhe i panjohur më parë.
Perceptimi nuk lidhet vetëm me ndijimin, me përvojën personale dhe me kujtesën. Ai lidhet edhe me procese të tjera psikike, siç janë të menduarit, të folurit, ndjenjat, vullneti etj.
Në qoftë se si bazë fiziologjike e ndijimit shërbejnë proceset e nxitjeve nervore që shkaktohen nga ngacmues të veçantë që veprojnë vetëm në një analizator dhe pasqyrohen në vatrën përkatëse, si bazë fiziologjike e perceptimit shërben tërësia e nxitjeve nervore të cilat shkaktohen nga ngacmues të shumtë e të ndërlikuar, që njëkohësisht në disa analizatorë të ndryshëm dhe realizohen në sajë të veprimtarisë analitiko-sintetike të kores së trurit.
Llojet e perceptimeve.
Perceptimet ashtu si dhe ndijimet janë të shumëllojshme. Lloji i perceptimeve varet nga sendet (objektet) dhe fenomenet që perceptojmë si dhe nga analizatorët që luajnë rolin kryesor në perceptim. Kështu, perceptimet ashtu si dhe ndijimet janë pamore, dëgjimore, të nuhatjes, të shijes, të lëkurës, muskularo-lëvizor dhe organike.
Figurat që pasqyrohen zakonisht në vetëdijen tonë me anë të perceptimeve shfaqen zakonisht si pasojë e veprimit të njëhershëm të disa analizatorëve. P.sh. figura e një sendi që pasqyrohet në trurin tonë, mund të realizohet si rezultat i pjesmarrjes së njëherëshme të analizatorëve pamor, muskularo-lëvizor dhe analizatorëve të lëkurës. Duke vepruar njëkohësisht, ata na mundësojnë një pasqyrim më të qartë të sendit bashkë me cilësitë dhe karakteristikat e tij.
Përveç perceptimeve të përmendura më sipër ka edhe disa lloje të tjera perceptimesh, më të ndërlikuara. Të tilla janë perceptimet e hapsirës dhe perceptimet e kohës.
Perceptimet e hapsirës janë perceptimet e largësisë ndërmjet nesh dhe objekteve si dhe ndërmjet vetë objekteve, perceptimet e formave dhe të përmasave të tyre.
Lëndët dhe fenomenet e botës reale që ne perceptojmë, nuk kanë vetëm veti (cilësi) si ngjyra, era, shija etj, por ato kanë edhe përmasa d.m.th gjatësi, gjërësi dhe lartësi (tri dimensionale). Gjithashtu kanë edhe forma të ndryshme: katrore, rrethore, trekëndore etj, ndodhen në një distancë të caktuar prej nesh: larg ose afër, kanë edhe një pozicion të caktuar: lart, poshtë, në të majtë, në të djathtë etj, kanë njëkohësisht edhe vëllim që krijon thellësinë dhe relievin në perceptimin tonë. Perceptimi i këtyre vetive në ndërgjegjen tonë quhet perceptim i hapsirës. Për të përftuar perceptime të hapsirës njeriu duhet të bazohet në disa lloje ndijimesh dhe konkretisht: në ndijimet pamore, të të prekurit dhe në ndijimet lëvizore.
Perceptimet e kohës bazohen gjithashtu në disa lloje ndijimesh dhe konkretisht: në ndijimet dëgjimore, pamore, lëvizore dhe në ndijimet e brendshme organike.
Perceptimi i kohës pasqyron zgjatjen dhe vargëzimin e ndryshimeve që bëhen në sendet e botës reale. Kur këto ndryshime realizohen shpejt ne themi se ky fenomen ndodhi menjëherë si vetëtimë. Kur ndryshimet ndodhin ngadalë themi se ato u bënë gradualisht duket sikur kanë kaluar vite të tëra.
Në vegjëli perceptimi i kohës dhe hapsirës mungon sepse mongon përvoja jetësore, por ai formohet gradualisht me rritjen tonë dhe marrjen e njohurive dhe përvojës së nevojshme jetësore.
Për të kuptuar më mirë dhe më drejt objektet dhe fenomenet e botës materiale që na rrethon, është i nevojshme formimi i një perceptimi të organizuar, të paramenduar dhe me një plan të caktuar. Ky lloj perceptimi quhet vëzhgim ose vrojtim. Pra, vëzhgimi është perceptimi që bëhet me një plan dhe një qëllim të caktuar.
Që vëzhgimi të kryhet me sukse d.m.th të japi rezultate sa më të sakta është e domosdoshme që të kemi njohuri paraprake dhe të sakta për objektin e vëzhgimit, të përgatisim një plan të menduar mirë dhe të kemi të qartë detyrën që na është ngarkuar në lidhje me objektin që do të vëzhgohet.
Planifikimi i mirë i vëzhgimit të objekteve dhe fenomeneve si dhe zbatimi i kujdesshëm i tij, luan një rol të rëndësishëm në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. P.sh në fushën e arsimit vëzhgimi është shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm në mënyrë që të përftohet një njohjë më e thellë e veçorive psikologjike të nxënësve e për pasojë të përcaktohet rruga e duhur në edukimin dhe arsimimin e tyre.
|
|
|
Çfarë janë Fenomenet Paranormale |
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 10:49 - Forum: Fenomene paranormale
- Jo Replika
|
 |
Fenomenet Paranormale
Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale. Termi para vjen nga latinishtja qe do te thote kundra, jashte ose pertej normales.
Shume njerez e shikojne termin paranormal si dicka qe pershkruan subjekte te studjuara nga parapsikologjia e cila trajton fenomenet psiqike te natyres se telepatise, perceptive ekstra sensoriale, studimeve te mbijeteses si fantazma apo reinkarnimi etj. Vecantia e paranormales eshte qe shpesh trajton subjekte te cilat jane jashte spektrit te parapsikologjise apo subjekte qe perfshihen ne ufologji/alienologji, kriptozoologji, mistere te natyre se Trekendeshit te Bermudes si dhe shume subjekte te tjera jo fizike.
Ja nje liste e pjesshme e subjekteve qe trajton paranormalja
Kinesiologjia e Aplikuar
Astrologjia
Aureola
Sherimi Kiropraktik
Mprehtesia e Mendjes
Komunikimi me te Vdekurit ose Komunikimi i Kanalizuar
Perceptimi Ekstra Sensorial
Sherimi nepermjet Besimit
Fantazmat
Grafologjia
Homeopatia
Ngritja ne Ajer, Levitimi
Numerologjia
Palmistria ose Leximi i Dores
Frenologjia
Fizionomia
Njohja Paraprake
Profecia
Kirurgjia Psiqike
Psikokinetika
Psikometria
Vezhgimi ne Distance ose Remote Viewing
Djegia e Menjehereshme e Njerezve ose Spontaneous Human Combustion
Prekja Terapike
Dhunimi i Ligjeve te Levizjes se Njutonit ose aparatura te levizjes se perhershme
Lista mund te vazhdoje me shume po keto jane disa nga subjektet qe perfshihen rendom ne te ashtuquajturat Fenomene Paranormale.
Besoj se ky eshte nenforumi i pare ne shqip i ketij lloji qe i ofrohet lexuesit. Disa tema ishin te hapura me pare tek forumi i Shkenca dhe Jeta dhe qe tani levizen ketu pasi perputhen teresisht me natyren e ketij nenforumi.
Po ashtu ketu kam inkuadruar edhe disa tema te tjera te llojit te Teorive Konspirative si dhe te Shoqerive Sekrete dhe Mistereve.
Duhet te kihet parasysh qe Fenomenet Paranormale ndonese shpesh lidhen me anen religjioze te ndonje fenomeni te caktuar, skane asgje te perbashket me besimin fetar te mirefillte. Pra tema te natyres fetare apo diskutime per fene skane vend ketu dhe sdo lejohen.
|
|
|
Ateizmi |
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 10:44 - Forum: Agnosticizëm dhe ateizëm
- Jo Replika
|
 |
Ateizmi
Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi".
Si kuptim origjinar në kohët e lashta termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti a zotave. Në vijim, me shfaqjen e feve meslindore, termi do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm.
Gjatë lashtësisë ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuar dhe shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës, termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore ku duke ardhur deri në ditët tona ka marrë përmbajtje kuptimore dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër.
Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian kuptohet si të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve meslindore; Kjo, sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi përkatës që teisti i jep fjalës "zot" për t'u bërë i kuptueshëm për çfarë flet dhe ky është një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron gjatë zbërthimit logjik.
"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist", pasi qëndrimi është prej vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore".
Dallimi i kuptimit të sotëm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.
Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi (si term përmbledhës për krejt qëndrimet joteiste) nuk thotë "besoj se nuk", por "nuk besoj se", një dallim ky thelbësor, pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.
Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi implicit (praktik, negativ) dhe ateizmi eksplicit (teorik, pozitiv).
Ateizmi implicit është ai qëndrim apo mënyrë jetese ku "zoti", besimi në "zot", apo çështjet rreth fesë, apo "zotit", nuk përfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh në asnjë instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth "zotit" apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit). Këtu përfshihen tërë ata për të cilët besimi në "zot" nuk është fare pjesë e jetës së tyre.
Ateizmi eksplicit është ai qëndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis filologjikisht që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si Fridrih Niçe, Dejvid Hjum, Bertrand Rasëll, Xhorxh Smith etj. Këtu përfshihen tërë ata njerëz të cilët e hedhin poshtë shprehimisht besimin në "zot".
|
|
|
"Toleranca fetare" - çfare është dhe çfarë nuk është |
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 10:39 - Forum: Toleranca fetare
- Jo Replika
|
 |
“Tolerance fetare” do te thote:
Te shtrish lirine fetare tek te gjithe njerezit e te gjitha traditave fetare apo dhe tek ateistet, edhe nqs ju nuk i pranoni keto praktika apo besime. Te kesh tolerance fetare nuk nenkupton qe ju i pranoni si te verteta ato besime; Kjo thjesht tregon respektin tuaj per te drejten qe ato kane per te ekzistuar, dhe respekt per anetaret e nje komuniteti fetar per te ushtruar dhe mbajtur besime te ndryshme nga tuajat, pa qene te diskriminuar per kete.
“Toleranca fetare” nuk nenkupton:
1-) Qe ju pranoni se cdo besim eshte njelloj i vertete
2-) Qe ju nuk duhet te kritikoni veprime qe demtojne te tjeret, te cilat mund te jene motivuar nga feja
3-) Qe ju nuk duhet te dialogoni me njeri-tjerin per bindjet tuaja fetare, duke ruajtur respekt te ndersjelle
“Toleranca fetare” nenkupton qe ju mund te:
1-) Te besoni, shpallni apo praktikoni pa kurrfare censure ate qe besoni
2-) Qe ju mund te ndryshoni bindjen tuaj fetare ne cdo kohe
3-) Te dialogoni me te tjere per t’ju treguar ate qe besoni duke ua shpjeguar, pa qene te paragjykuar
Ftoj secilin nga ju te shkruaje ate qe mendon ne lidhje me "Tolerancen Fetare" si vlere e shoqerive moderne
|
|
|
Çfarë është Orthodhoksia? |
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 10:32 - Forum: Komuniteti Orthodhoks
- Jo Replika
|
 |
Cfare eshte Orthodhoksia?
nga Kryepeshkopi Averky i Sirakuzes dhe manastirit te Trinise se Shenjte
Te djelen e pare te Kreshmes se Madhe Kisha jone feston triumfin e Orthodhoksise, fitoren e mesimeve te verteta te Krishtera mbi te gjitha cungimet dhe ndryshimet qe i jane bere atyre - herezive dhe mesimeve te gabuara. Te djelen e dyte te kesaj Kreshme te Madhe ky triumf i Orthodhoksise perseritet dhe thellohet me tej me kremtimin e kujtimit te nje prej shtyllave me te medha te Orthodhoksise, hierarkun Gregory Palamas, Kryepeshkopin e Selanikut, i cili me elokuencen e tij plot hiresi hyjnore dhe me shembullin e jetes se tij private asketike, i beri me turp te gjithe mesuesit e se keqes qe guxuan te hidhnin poshte esencen e Orthodhoksise, lutjet dhe kreshmen, te cilat ndricojne mendjen njerezore me driten e hirit te Perendise dhe e bejne ate nje komunikues te lavdise hyjnore.
O Zot! Sa pak njerez gjejme ne kohet qe jetojme, ne rradhet e te arsimuarve e deri ne "teologet" bashkohore ne rradhet e klerikeve, qe e dine se cfare eshte Orthodhoksia dhe cila eshte esenca e saj. Ata i afrohen kesaj pyetjeje ne nje menyre shume te jashtme dhe formale dhe i japin nje pergjigje shume primitive e deri naive, duke anashkaluar plotesisht thellesine e saj dhe duke mos pare fare plotesine e permbajtjes se saj shpirterore.
Mendimi i gabuar siperfaqesor i pjeses derrmuese mbi Orthodhoksine eshte thjeshte "nje rrefim tjeter i Krishtere" ne ekzistence, apo sic quhen ketu ne Amerike "bashkesi". Orthodhoksia eshte mesimi i vertete i Krishtit, i pastert dhe i plote, i pacunguar dhe i pandryshuar nga ndonje interpretim i gabuar apo nderhyrje njerezore - mesimi i besimit dhe lavderimit te Perendise qe i jep jete Besimit.
Orthodhoksia nuk eshte vetem shuma e dogmave qe jane pranuar si te verteta ne nje menyre thjeshte formale. Nuk eshte vetem teori, por edhe praktike; nuk eshte vetem Besimi i drejte, por jeta qe eshte dakord me gjithcka ne kete Besim. Besimtari i vertete Orthodhoks nuk eshte vetem ai qe mendon ne menyren Orthodhokse, por edhe ai qe ndjen sipas Orthodhoksise dhe e jeton Orthodhoksine, duke u perpjekur qe te misheroje mesimet e verteta Orthodhokse te Krishtit ne jeten e tij.
"Fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë" (Gjoni 6:63) - iu drejtua Zoti yne Jezu Krisht apostujve te tij te mesimeve hyjnore. Pra, mesimet e Krishtit nuk jane vetem thjeshte teori abstrakte te ndara plotesisht nga jeta, por fryme dhe jete. Prandaj vetem ata qe mendojne sipas Orthodhoksise, ndjejne sipas Orthodhoksise, dhe jetojne sipas Orthodhoksise mund te konsiderohen Orthodhokse.
Ne te njejten kohe, duhet te kuptoni dhe mbani mend se Orthodhoksia nuk eshte gjithmone vetem ajo qe quhet "Orthodhokse", sepse ne kohen mashtruese dhe djallezore qe jetojme shfaqja e gjithanshme e pseudo-Orthodhoksise e cila ngre koke dhe ka zene vend ne bote eshte dicka per te ardhur tmerresisht keq, por fatkeqesisht, nje fakt i pamohueshem. Kjo Orthodhoksi fallco perpiqet me insistim qe ti zere vendin Orthodhoksise se vertete, ashtu si Antikrishti do te mundohet ti zere vendin Krishtit kur ti vije ora.
Orthodhoksia nuk eshte vetem thjeshte nje organizate e pastert njerezore qe drejtohet nga patriarke, peshkope e prifterinj qe jane shuguruar ne nje Kishe qe quhet zyrtarisht "Orthodhokse". Orthodhoksia eshte "Trupi mistik i Krishtit", koka e te cilit eshte vete Krishti (lexo Efesianeve 1:22-23 dhe Kolosianeve 1:18,24), dhe perberja e saj nuk permban vetem prifterinj, por te gjithe ata qe besojne tek Krishti dhe qe kane hyre ne menyre te ligjshme ne Kishe me anen e Pagezimit te Shenjte. Ai krijoi ata qe jetojne mbi toke dhe ata qe kane vdekur me Besim dhe lavderimin e Perendise.
Kisha Orthodhokse nuk eshte nje lloj "monopoli" ose "biznesi" i klerikeve sic mendojne injorantet dhe ata qe jane te huaj per shpirtin e Kishes. Nuk eshte patriarkana e ketij apo atij prifti ne hierakine e Kishes. Eshte bashkimi i ngushte shpirteror i te gjithe atyre qe besojne tek Jezu Krishti qe perpiqen ne nje menyre te shenjte te mbajne urdherimet e Krishtit me qellimin e vetem qe te trashegojne bekimin hyjnor qe Shpetimtari Krisht ka bere gati per ne, dhe nese bejne mekat fale dobesive, ata pendohen ne menyre te sinqerte dhe perpiqen te "bëjnë fryte të denja pendimi" (Gjoni 3:8).
Kisha, nuk mund te shkeputet plotesisht nga bota, kjo eshte e vertete, sepse njerezit qe hyjne ne te jane ende duke jetuar mbi toke dhe ky element "tokesor" ne perberjen e saj dhe organizimin e saj te jashtem eshte i pashmangshem; megjithate, sa me pak element "tokesor" qe te kete, aq me mire do te jete per qellimet e saj te perjetshme. Sidoqofte, ky element "tokesor" nuk duhet te erresoje apo pengoje elementin e pastert shpirteror - ceshtja e shpetimit te shpirtit ne jeten e ameshuar - per hir te se cilit Kisha u krijua dhe ekziston.
Kriteri i pare dhe themelor, te cilin mund ta perdorim si udhezim per te dalluar Kishen e Vertete te Krishtit nga kishat mashtruese(qe ka kaq shume sot e kesaj dite!), eshte fakti qe e ka ruajtur te Verteten te paprekur dhe te pandryshuar nga interpretimet e gabuara njerezore, pasi sipas vete Fjales se Zotit, "Kisha eshte shtylla dhe mbështetja e së vërtetës" (1 Timoteut 3:15), prandaj ne te nuk mund te kete mashtrime. Kushdo qe del e deklaron zyrtarisht se ka gjetur apo konfirmuar nje mashtrim ne Kishe, nuk eshte me pjese e Kishes. Kjo nuk eshte e vertete vetem per sherbetoret e larte te Kishes, por edhe per sherbetoret e ulet te saj qe duhet ti qendrojne larg genjeshtrave, duke mbajtur ne mendje mesimet e apostullit: "Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t`i thotë të vërtetën të afërmit të vet" (Efesianeve 4:25), ose "Mos gënjeni njeri tjetrin" (Kolosianeve 3:9). Te Krishteret duhet te mbajne gjithmone parasysh se sipas Fjales se Shpetimtarit Krisht, genjeshtra eshte e djallit, qe eshte "genjeshtar dhe babai i gjithe genjeshtrave" (Gjoni 8:44). Prandaj, atje ku ka mashtrim, nuk ka as Kishe te Vertete Orthodhokse te Krishtit! Ne vend te Kishes do te gjeni nje kishe mashtruese qe vizionari i shenjte e pershkruajti ne menyre te qarte tek Apokalipsi si nje "kurvë e madhe që është ulur në ujëra të shumta, më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut" (Apokalipsi 17:1-2).
Edhe ne Dhiaten e Vjeter ne mesojme nga profetet e Zotit se pabesia ndaj Zotit te Vertete shpesh shfaqej si nje akt i tradhetise bashkeshortore (lexo Ezek. 16:8-58 ose 23:2-49). Dhe eshte e frikshme per ne jo vetem qe te flasim per kete, por edhe te mendojme se ne ditet e cmendura qe jetojme do te na duhej te deshmonim perpjekje te njepasnjeshme per te kthyer Kishen e Krishtit ne nje "bordello" - dhe jo vetem ne kuptimin figurativ por edhe ne ate letrar te kesaj fjale, kur eshte kaq e thjeshte per disa qe te justifikojne cdo akt te shthurur dhe cdo papasterti jo si mekat! E pame nje shembull te tille ne te mbiquajturit "Kishtare te Gjalle" dhe "novatore" ne atdheun tone fatkeq pas kohes se Revolucionit, dhe tani e shohim ne person tek te gjithe "modernet" bashkohore qe perpiqen te vene theksin tek zgjedha e lehte e Krishtit (Mateu 11:30) dhe tradhetojne strukturen e tere asketike te Kishes se Shenjte duke ligjeruar te gjitha shkeljet dhe papastertite morale. Te flasesh ne te tilla raste per Orthodhoksi, sigurisht, nuk eshte aspak me vend, pavaresisht nese dogmat e Besimit jane te paprekura dhe te pacunguara!
Nga ana tjeter, Orthodhoksia e vertete eshte e huaj per cdo forme te vdekur formalizmi. Ne te nuk ka nje aderim te verber deri ne "presje te ligjit" sepse eshte "fryme dhe jete". Atje, ku nga nje pikepamje thjeshte formale, cdo gje duket shume korrekte dhe ligjore, kjo nuk do te thote se eshte e tille ne realitet. Ne Orthodhoksi nuk mund te kete vend per gerryerje Jezuitike; shprehja me e dashur e kesaj bote per juristet nuk mund ti aplikohet: "Njerezit nuk duhet ta shkelin ligjin - duhet ti vine rrotull atij".
Orthodhoksia eshte e Verteta e vetme, e Verteta e pastert, pa perzierjen apo hijen me te vogel te mashtrimit, genjeshtres, djallezise apo vjedhjes.
Gjeja me kryesore ne Orthodhoksi eshte jeta me lutje dhe kreshmore qe Kisha i nderon ne menyre te vecante gjate javes se dyte te Kreshmes se Madhe si nje "shpate cudiberese" me dy-presa me te cilen godasim armiqte e shpetimit tone - pushtetin e erret te demoneve. Eshte fale kesaj jete qe shpirti yne ndricohet me driten plot hiresi sic na meson Shen Gregory Palamas, i cili nderohet ne menyre triumfale nga Kisha ne te djelen e dyte te Kreshmes se Madhe. Duke kremtuar kete kujtim te shenjte, Kisha e quan kete hierark te lart "predikuesin e hiresise", "pishtar i Drites", "predikues te drites hyjnore", "nje shtylle te palevizshme te Kishes".
Vete Shpetimtari Krisht e theksoi rendesine e lutjeve dhe kreshmoreve kur apostujt e Tij nuk arrinin qe te nxirrnin dot demonet nga trupi i nje femije te pushtuar nga djalli. Ai u tha atyre hapur: "Ky lloj demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit" (Mateu 17:21). Duke interpretuar kete thenie te nxjerre nga Ungjilli, patriarku yne teologo-asketik Theofan i Veçuari shtron pyetjen, "A mund te mendojme se atje ku nuk ka lutje dhe agjerim kane hyre demone?". Dhe ai pergjigjet: "Po, mund te mendojme keshtu, pasi demonet kur hyjne ne trup ne shumicen e rasteve nuk lene gjurme, por fshihen duke i mesuar ne menyre sekrete trupit cdo djallezi dhe duke kthyer permbys cdo te mire. Ky njeri mund te mendoje se po ben gjithcka vete, kur ne fakt eshte duke bere vullnetin e armikut te tij. Vetem me lutje dhe agjerim do te clironi menjehere trupin nga demonet qe do te shkojne gjetke ne pritje per tu rikthyer serrisht; dhe ata do te kthehen perseri nese ju braktisni lutjet dhe kreshmen" (Thoughts for Each Day of the Year faqe 245-246).
Nga kjo mund te dalim direkt ne nje perfundim: atje ku nuk mbahen lutje apo kreshmore duke u neglizhuar apo anashkaluar, nuk keni per te gjetur asnje gjurme Orthodhoksie - do te gjeni nje bashkesi demonesh qe e perdorin njeriun si loder.
Shikoni pra te gjithe se ku ju shpie "modernizmi" bashkohor qe ben thirrje per "reforme" ne Kishen tone Orthodhokse! Te gjithe keta mendimtare te lire liberale, dhe lakejte e tyre, qe perpiqen te nenvleftesojne rolin e lutjeve dhe kreshmoreve, pavaresisht se sa shume bertasin e deklarojne mbi besnikerine e tyre ndaj mesimeve dogmatike te Kishes Orthodhokse, nuk mund te konsiderohen si Orthodhokse te vertete pasi e kane treguar veten si renegate nga Orthodhoksia.
Ne do ta mbajme gjithmone parasysh se Orthodhoksia zyrtare vetem, nuk ka qellim pa prezencen e "frymes dhe jetes" - dhe "fryma dhe jeta" e Orthodhoksise dalin ne plan te pare me lutjet dhe kreshmoret. Per me teper, kreshma e mirefillte qe Kisha na meson do te thote heqja dore nga cdo aspekt, jo thjeshte refuzimi i shijimit te atyre ushqimeve jo-kreshmore.
Pa lutje dhe pa kreshme nuk ka Krishterim, nuk ka Orthodhoksi. Shiko se cfare thote vete Krishti, Asketiku i pare: "Kushdo që do të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë" (Marku 8:34). I Krishteri i vertete, i Krishteri Orthodhoks, eshte vetem ai qe ecen ne hapat e Jezu Krishtit ne mbajtjen e Kryqit dhe eshte gati te kryqezohet ne Emer te Krishtit. Keta na e kane mesuar qarte Apostujt e shenjte. Ja si shkruan Apostull Pjetri: "Ndërsa, po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është për hir të Perëndisë. Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni në gjurmët së tij" (1 Pjetri 2:2-21). Ekzaktesisht ne te njeten menyre edhe Apostull Pavli i shenjte, thote ne menyre te perseritur ne letrat e tij, se te gjithe te Krishteret e vertete duhet te jene asketike, dhe detyra e te Krishterit aksetik eshte kryqezimi i vetes per hir te Krishtit: "Edhe ata që janë të Krishterë e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë e tij" (Galatianeve 5:24). Nje shprehi e preferuar per Shen Pavlin eshte ajo qe ne duhet te kryqezohemi me Krishtin ne menyre qe te mund te Ringjallemi me Te. Ai e shpreh kete mendim ne nje variete theniesh ne shume prej letrave te tij.
Sic e shikoni pra, ai qe shpenzon kohe duke i bere qejfin vetes dhe nuk mendon per vetemohim dhe vetesakrifice, por i nenshtrohet cdo kenaqesie te mundshme te mishit eshte komplet jo-Orthodhoks, jo-Krishtere. Ne lidhje me kete, asketiku i lashte i Krishtere, i Lavderuari Isak Siriani na dha nje mesim te mire: "Rruga e Zotit eshte nje kryq i perditshem. Asnjeri nuk ngjitet ne qiell duke bere nje jete te rehatshme. Dhe per rrugen e rehatshme, e dime se ku perfundon" (Works faqe 158). Kjo eshte "rruga e gjere dhe e madhe" qe sipas fjaleve te vete Zotit, "te çon ne shkatërrim" (Mateu 7:13).
Kjo pra eshte ajo qe quhet Orthodhoksi, ose Krishterimi i Vertete!
Shkeputur nga libri "Orthodox Life", volumi 25 numer 3 (Maj-Qershor 1976), faqet 1-5. Perktheu nga anglishtja ne shqip, Ilirjan Papa.
|
|
|
Kisha katolike |
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 10:24 - Forum: Komuniteti Katolik
- Replikat (1)
|
 |
Kisha katolike
Emertimi Kishë rrjedh nga fjala greke εκκλησια, ekklisìa - bashkësi dhe përcakton:• në Besëlidhjen e Re bashkësinë e krishterë, si vendore po ashtu edhe botërore, • bashkësinë e të gjithë të krishterëve, • njerëz që i përkasin një besimi ose bindjeje, një formë organizacioni të rregullt bashkësie të besimit të krishterë, • nje godinë që i shërben mbledhjes së anëtareve të një bashkësie të krishterësh, dhe ku bëhet kryerja e shërbesave fetare të krishtera, • në gjuhën e përditshme shtëpinë e Zotit dhe meshën e krishterë. Kisha e ka prejardhjen e saj nga qindvjeçari i I i e.r. Në fillim kishte pretendime te njihej si një sekt hebraik. Me predikimin e Palit të Tarsit (Saulit, Shën Palit) formohen edhe bashkësi "miqësore", pra të njerzve me prejardhje jo hebraike, zakonisht të kulturës greke. Në qindvjeçarin e II të e.r. kishat judeo-krishtere (atyre më pranë hebraizmit) përjashtohen nga hebraizmi që po riorganizonte strukturat dhe bazat e veta fetare pas krizës së shkatërrimit të Tempullit të Jeruzalemit në vitin 70 e.r., ndërsa kishat e miqësorëve vazhdonin të zgjeroheshin. Historikët e tregojnë me emërtimin "Kisha e Madhe" njësimin e bashkësive të rrjedhura nga apostuj të ndryshëm (qoftë të atyre nga Jeruzalemi po ashtu edhe të atyrëve të lidhur me Shën Palin) që më parë ndikuan në kishën katolike e ortodokse të mijëvjeçarit të parë, për t´i dalluar nga grupe anësore të frymëzimit të krishterë që përpunojnë mësime të veçanta që nuk pranohen nga shumica, si ebionitët dhe gnostikët.Faza e dytë e kishës është ajo e etërve, d.m.th. formimit të një trupi shtjelluesish (shpjeguesish) të shkrimeve, zënkat me heretikët dhe shmangiet në lidhje me "paganizmin" dhe judaizmin, të përbërë nga shkrimtarë, shpesh kishëtarë, që janë të detyruar t´i rishqyrtojnë mësimet e krishterimit në fushën kulturore të kohës. Në këtë kohë nis të ndjehet nevoja për një ligj shkrimesh veçanërisht të krishtere për t´a afruar me atë hebraik, që gjer në atë kohë mendohej si i vetmi i duhur, në formën para shkatërrimit të Tempullit të Jeruzalemit nga romakët.Duke nisur nga qindvjeçari i IV vendoset edhe problemi i ndërsjelljes me shtetin, në veçanti Perandorinë Romake, ku edhe ndryshohet gjendja ligjore, më parë si fe e paligjëshme (deri në kohën e Konstantinit), më pas me Konstantinin bëhet fe e lejuar dhe më në fund me Teodosin, fe shtetërore. Nis edhe përparimi i dallimsisë në mendësinë e Kishës latine në krahasim me atë greken, dhe me këshillet ekumenike ndihmohet në një përcaktim të rreptë të ortodoksisë dhe në formimin e një gjuhësie teologjike veçanërisht të krishterë, të ndryshuara nga filozofia greke. Kjo sjell edhe largimin e disa kishave "kombëtare" nga gjiri i Kishës së Madhe (shiko Kishat e lashta të Lindjes), që tashmë tregohet edhe si Kishë katolike dhe ortodokse.
|
|
|
KUR'ANI në gjuhën shqipe |
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 13:43 - Forum: Komuniteti Musliman
- Replikat (113)
|
 |
Fatiha
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!
|
|
|
Filmi "Pikë Uji" i rregjisorit Robert Budina përfaqëson Shqipërinë në Oscar |
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 13:30 - Forum: Arti shqiptar
- Jo Replika
|
 |
“Pikë Uji” i Budinës jehonë në SHBA/ Revista prestigjioze Variety: Një akuzë për përdhunim, bëhet shkas për një analizë të thellë të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë
Emri: Screenshot 2024-11-30 at 12.37.05 AM.jpg
Shikime: 52
Madhësia: 30.5 KB
Revista prestigjioze amerikane Variety i ka kushtuar një artikull filmit më të fundit të regjisorit Robert Budina, “Pikë Uji” i cili përfaqëson Shqipërinë në Oscar. Filmi që pushtoi kinematë e vendit disa javë më parë, parashtron në thelb krizën e shoqërisë të zhytur në korrupsion dhe krime.
Media amerikane shkruan se filmi i Budinës sjell një histori në frymën e #MeToo (një lëvizje sociale dhe fushatë ndërgjegjësimi kundër abuzimit seksual, ngacmimit seksual dhe kulturës së përdhunimit, në të cilën gratë publikojnë përvojat e tyre të abuzimit seksual ose ngacmimit seksual),që hedh dritë mbi realitetin se si djemtë e mirë shndërrohen në të dhunshëm, një histori e errët përdhunimi, në një turravrap drejt pushtetit pasurisë dhe benefiteve, një grua në karrierë, pjesë e një sistemi politik të kalbur në korrupsion, por edhe nënë e një adoleshenti, një mëngjes kupton se jeta e saj ndryshon befas dhe në mënyrë traumatike.
Djali i saj i vetëm akuzohet për përdhunimin e një të miture. A mund ta pranoje ajo këtë fakt? Çfarë e shtyn të kërkojë me dëshpërim rrugë shpëtimi për të birin, dhe si zhvillohet metamorfoza brenda saj, ndërsa përballet me të vërtetat e hidhura të një sistemit të korruptuar dhe me plagët e një shoqërie të rrënuar në vlera morale…
“Në një botë ku korrupsioni sundon, vetëm paraja – jo e vërteta, e aq më pak drejtësia – mbretëron. Burrat në filmin “Pikë Uji” të Robert Budinës e marrin këtë si parimin themelor të jetës së tyre. Është dogma e tyre, e vetmja mënyrë si e kuptojnë botën”, shkruan revista amerikane.
Artikulli i Variety
I realizuar nga Robert Budina, filmi që përfaqëson Shqipërinë në Oscar sjell një histori në frymën e #MeToo që zbulon se si djemtë e mirë shndërrohen në burra të dhunshëm. Në një botë ku korrupsioni sundon, vetëm paraja – jo e vërteta, e aq më pak drejtësia – mbretëron. Burrat në filmin “Pikë Uji” të Robert Budinës e marrin këtë si parimin themelor të jetës së tyre. Është dogma e tyre, e vetmja mënyrë si e kuptojnë botën.
Por drama në zemër të këtij filmi tërheqës shqiptar vjen nga personazhi kryesor, një drejtuese në bashki që e mendon veten mbi ligj, e cila zbulon hap pas hapi se si një sistem i tillë mbështetet në një mizogjini të fshehtë, nëse jo hapur të dhunshme – mizogjini nga e cila, ajo mendon se qëndron jashtë, ndërkohë që në të vërtetë është shembulli më i qartë i saj.
Aida (një Gresa Pallaska mbresëlënëse) është një grua me pushtet, një grua ku krenaria për privilegjet dhe fuqinë e saj e bën të pamundur të imagjinojë një botë ku nuk bëhet siç do ajo.
Në punë, është mësuar t’i magjepsë (dhe ndonjëherë t’i korruptojë) investitorët e huaj për të bërë çfarë do ajo, për të nënshkruar kontratat e shumta të ndërtimit që i lejojnë asaj dhe burrit të saj Ilirit (Arben Bajraktaraj) të bëjnë një jetë të pasur, pa shqetësime në qytetin e vogël që kanë bërë shtëpinë e tyre. Si një ndërmjetëse që mund të hyjë në çdo dhomë që i pëlqen – salla mbledhjesh, zyra policie, madje edhe në dhomën e gjumit – dhe të marrë çfarë do sipas kushteve të saj, Aida nuk është një prezencë e ngrohtë, por është e qartë se e ka shfrytëzuar (ose ndoshta edhe zhvilluar) këtë fasadë të fortë për të qenë kaq e suksesshme.
Një mëngjes, bota e Aidës përmbyset kur djali i saj adoleshent Marku (Paolo Iancu) arrestohet nga policia për përdhunimin e një vajze të re. Sipas dëshmisë, vajza është joshur për të shkuar në një vilë të marrë me qira në emrin e Markut, ku më pas është lidhur (me një thes në kokë) dhe është dhunuar vazhdimisht. E mësuar me botën e pazareve dhe marrëveshjeve, të rivaliteteve të vogla dhe aleancave të ndërtuara me kujdes, Aida mendon menjëherë se dikush po kurdis diçka: Me siguri dikush po përpiqet ta nxjerrë atë dhe Ilirin nga marrëveshja fitimprurëse që sapo kanë nënshkruar.
“Është thjesht një fëmijë. Si mundet një fëmijë të bëjë diçka kaq të tmerrshme?” pyet ajo veten. Asaj i duket më e lehtë ta shohë këtë situatë si pjesë të botës së korruptuar ku ajo lëviz me aq lehtësi.
Por ndërsa e vërteta fillon të dallë në shesh, dhe teksa burri i saj dhe burrat e pushtetshëm që ajo u kërkon ta ndihmojnë për të shfajësuar Markun, fillojnë ta mënjanojnë atë gjithnjë e më shumë nga vendimarrja, Aida detyrohet të pyesë veten se sa thellë është përfshirë ose sa thellë mund të lejojë veten të përfshihet nëse vendos të vërë djalin mbi gjithçka – edhe mbi vetë të vërtetën.
“Pikë Uji” na mban të lidhur ngushtë me Aidën. Instinkti i saj prej nëne për të mbrojtur Markun – edhe kur pikëllimi i tij ngjall një farë dyshimi brenda saj – vazhdon të përplaset me imazhin që ajo ka krijuar për veten në sytë e të tjerëve. Shpejt, ajo kupton se jeta që ka ndërtuar për vete dhe familjen e saj është në prag të shkatërrimit të plotë.
Filmi na tregon njëkohësisht se çfarë është e gatshme të bëjë Aida për të mbrojtur gjithçka që ka ndërtuar, si dhe na zbulon sistemin e korruptuar të një vendi post-komunist, ku pazaret e pista për ndërtime të reja bashkëjetojnë me mentalitetin e pandëshkueshmërisë. Djemtë si Marku dhe shoku i tij Denis e shohin veten si të paprekshëm thjesht sepse vijnë nga familje me pushtet. Edhe nuk dihet nëse Denis ishte në vilë atë natë fatkeqe, nëse ai e filmoi Markun duke sulmuar vajzën, apo nëse Marku po mbulon mikun e tij. Por ajo që është e qartë është: se këta të rinj besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan pa pasur frikë nga pasojat.
Budina, i cili ka shkruar skenarin bashkë me Ajola Dajën dhe Doruntina Bashën, nuk e bën çështje kryesore të filmit: nëse Marku është fajtor apo i pafajshëm. “Pikë Uji” nuk është as një histori hetimi, as një dramë ku përplaset fjala e njërit me dike tjetër, megjithëse merr elementë nga të dyja. Filmi tregon se si vetë sistemi krijon kushtet që i lejojnë Markut dhe Denisit ta trajtojnë këtë ngjarje me qetësinë tipike të atyre, që e dinë se janë të mbrojtur.
“Pse nuk thërret policinë?” pyet Marku të atin në fillim. “A nuk i njeh të gjithë?” Dhe kështu, ndërsa filmi zbulon pak nga pak të vërtetën e asaj çfarë ndodhi në vilë, ai zbërthen ngadalë edhe personazhin kryesor, tragjedia e të cilit bëhet gjithnjë e më e pashmangshme. Pallaska është shtylla e filmit, interpretimi i saj përputhet me hutimin e fortë që krijon Budina, teksa Aida sheh se si po i shembet toka poshtë këmbëve – karriera, familja dhe shtëpia që ka ndërtuar.
“Pikë Uji” kombinon mjeshtërisht realizmin e thjeshtë me elemente më artistike stilistike – si në dialogje, ku na servir një legjendë për Liqenin e Ohrit gjatë një takimi pune, ashtu edhe në pamje, ku bisedat jashtë kuadrit shoqërohen nga pamje të filmuara nga lart të një peshku që skeletizohet në pjatë gjatë një dreke. Rezultati është një film mahnitës që të mban mërthyer dhe funksionon si një alegori moderne për korrupsionin, sundimin e burrave dhe pandëshkueshmërinë, duke zbërthyer me dhimbje dhe hijeshi raportet e ndërlikuara mes tyre – dhe duke na treguar kështu, se si disa vende dhe kultura të ndryshme nuk mund t’i shpëtojnë dot ndikimit helmues të këtyre elementëve, të cilët duke u përzierë mes vedi forcojnë njëra-tjetrën.
PRODHIMI: (Shqipëri, Itali, Rumani, Kosovë, Maqedoni e Veriut)
Një prodhim i Avanpost, Erafilm, Redibis Film, Iliria Film, Manufaktura Productions
Prodhues: Daniele Segre, Carmen Rizac, Sabina Kodra, Daniele de Cicco
Bashëprodhues: Luan Kryeziu, Sasho Pavlovski
EKIPI: Regjisor: Robert Budina, Skenari: Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja, Kamera: Marius Panduru, Montazhi: Enrico Giovannone, Muzika: Marius Leftarache
AKTORËT: Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Paolo Iancu, Henri Topi, Klodjana Keco, Gerhard Kolaneci
|
|
|
Kushtetuta e Republikës së Kosovës |
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 12:22 - Forum: Kulturë demokratike
- Replikat (12)
|
 |
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËSKAPITULLI I DISPOZITAT THEMELORE .................................................. .................................................1NENI 1 [PËRKUFIZIMI I SHTETIT].................................................. .................................................. ......................1NENI 2 [SOVRANITETI] .................................................. .................................................. .....................................1NENI 3 [BARAZIA PARA LIGJIT].................................................. .................................................. ........................1NENI 4 [FORMA E QEVERISJES DHE NDARJA E PUSHTETIT] .................................................. ................................1NENI 5 [GJUHËT] .................................................. .................................................. ..............................................2NENI 6 [SIMBOLET] .................................................. .................................................. ..........................................2NENI 7 [VLERAT].................................................. .................................................. ..............................................2NENI 8 [SHTETI LAIK] .................................................. .................................................. ......................................3NENI 9 [TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE] .................................................. .............................................3NENI 10 [EKONOMIA] .................................................. .................................................. .........................................3NENI 11 [VALUTA] .................................................. .................................................. .............................................3NENI 12 [PUSHTETI LOKAL] .................................................. .................................................. ...............................3NENI 13 [KRYEQYTETI] .................................................. .................................................. ......................................3NENI 14 [SHTETËSIA] .................................................. .................................................. .........................................3NENI 15 [SHTETASIT JASHTË VENDIT] .................................................. .................................................. ................4NENI 16 [EPËRSIA E KUSHTETUTËS] .................................................. .................................................. ...................4NENI 17 [MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE].................................................. .................................................. ....4NENI 18 [RATIFIKIMI I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE] .................................................. ..............................4NENI 19 [ZBATIMI I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE] .................................................. ............................................5NENI 20 [BARTJA E SOVRANITETIT].................................................. .................................................. ...................5KAPITULLI II TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE......................................... .................................6NENI 21 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. .................6NENI 22 [ZBATIMI I DREJTPËRDREJTË I MARRËVESHJEVE DHE INSTRUMENTEVE NDËRKOMBËTARE]...................6NENI 23 [DINJITETI I NJERIUT].................................................. .................................................. ...........................7NENI 24 [BARAZIA PARA LIGJIT].................................................. .................................................. ........................7NENI 25 [E DREJTA PËR JETËN].................................................. .................................................. ..........................7NENI 26 [E DREJTA E INTEGRITETIT PERSONAL] .................................................. .................................................. 7NENI 27 [NDALIMI I TORTURËS, TRAJTIMIT MIZOR, ÇNJERËZOR OSE POSHTËRUES].............................................8NENI 28 [NDALIMI I SKLLAVËRISË DHE I PUNËS SË DETYRUAR].................................................. ..........................8NENI 29 [E DREJTA E LIRISË DHE SIGURISË].................................................. .................................................. .......8NENI 30 [TË DREJAT E TË AKUZUARIT] .................................................. .................................................. ..............9NENI 31 [E DREJTA PËR GJYKIM TË DREJTË DHE TË PAANSHËM] .................................................. ........................9NENI 32 [E DREJTA PËR MJETE JURIDIKE] .................................................. .................................................. ........10NENI 33 [PARIMI I LEGALITETIT DHE PROPORCIONALITETIT NË RASTET PENALE] ..............................................10NENI 34 [E DREJTA PËR TË MOS U GJYKUAR DY HERË PËR TË NJËJTËN VEPËR].................................................. .11NENI 35 [LIRIA E LËVIZJES] .................................................. .................................................. .............................11NENI 36 [E DREJTA E PRIVATËSISË].................................................. .................................................. .................11NENI 37 [E DREJTA E MARTESËS DHE FAMILJES].................................................. ...............................................12NENI 38 [LIRIA E BESIMIT, E NDËRGJEGJES DHE E FESË].................................................. ....................................12NENI 39 [KONFESIONET FETARE].................................................. .................................................. .....................12NENI 40 [LIRIA E SHPREHJES] .................................................. .................................................. ...........................12NENI 41 [E DREJTA E QASJES NË DOKUMENTE PUBLIKE] .................................................. ..................................13NENI 42 [LIRIA E MEDIEVE] .................................................. .................................................. .............................13NENI 43 [LIRIA E TUBIMIT] .................................................. .................................................. ..............................13NENI 44 [LIRIA E ASOCIIMIT] .................................................. .................................................. ...........................13NENI 45 [TË DREJTAT ZGJEDHORE DHE TË PJESËMARRJES] .................................................. ...............................14NENI 46 [MBROJTJA E PRONËS] .................................................. .................................................. ........................14NENI 47 [E DREJTA PËR ARSIMIN] .................................................. .................................................. ....................14NENI 48 [LIRIA E ARTIT DHE E SHKENCËS].................................................. .................................................. .......15NENI 49 [E DREJTA E PUNËS DHE USHTRIMIT TË PROFESIONIT] .................................................. ........................15- ii -NENI 50 [TË DREJTAT E FËMIJËS] .................................................. .................................................. .....................15NENI 51 [MBROJTJA SHËNDETËSORE DHE SOCIALE] .................................................. ..........................................15NENI 52 [PËRGJEGJËSIA PËR MJEDISIN JETËSOR] .................................................. ...............................................15NENI 53 [INTERPRETIMI I DISPOZITAVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT] .................................................. ................16NENI 54 [MBROJTJA GJYQËSORE E TË DREJTAVE].................................................. ..............................................16NENI 55 [KUFIZIMI I TË DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE] .................................................. ............................16NENI 56 [TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE GJATË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME].................................16KAPITULLI III TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARËVE TË TYRE...........................18NENI 57 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. ...............18NENI 58 [PËRGJEGJËSITË E SHTETIT] .................................................. .................................................. ................18NENI 59 [TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARËVE TË TYRE] .................................................. .............19NENI 60 [KËSHILLI KONSULTATIV PËR KOMUNITETE] .................................................. .......................................20NENI 61 [PËRFAQËSIMI NË PUNËSIM NË INSTITUCIONET PUBLIKE].................................................. ....................21NENI 62 [PËRFAQËSIMI NË ORGANET E PUSHTETIT LOKAL].................................................. ...............................21KAPITULLI IV KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS .................................................. ........................22NENI 63 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. ...............22NENI 64 [STRUKTURA E KUVENDIT] .................................................. .................................................. .................22NENI 65 [KOMPETENCAT E KUVENDIT] .................................................. .................................................. ............22NENI 66 [ZGJEDHJA DHE MANDATI] .................................................. .................................................. .................23NENI 67 [ZGJEDHJA E KRYETARIT DHE NËNKRYETARËVE].................................................. ................................24NENI 68 [SEANCAT].................................................. .................................................. ..........................................24NENI 69 [ORARI I SEANCAVE DHE KUORUMI] .................................................. .................................................. ..25NENI 70 [MANDATI I DEPUTETËVE] .................................................. .................................................. ..................25NENI 71 [KUALIFIKIMET DHE BARAZIA GJINORE] .................................................. ..............................................26NENI 72 [PAPAJTUESHMËRIA] .................................................. .................................................. ...........................26NENI 73 [PAMUNDËSIA E KANDIDIMIT] .................................................. .................................................. ............26NENI 74 [USHTRIMI I FUNKSIONIT] .................................................. .................................................. ...................27NENI 75 [IMUNITETI] .................................................. .................................................. ........................................27NENI 76 [RREGULLORJA E PUNËS] .................................................. .................................................. ....................27NENI 77 [KOMISIONET] .................................................. .................................................. ....................................27NENI 78 [KOMISIONI PËR TË DREJTAT DHE INTERESAT E KOMUNITETEVE] .................................................. .......27NENI 79 [NISMA LEGJISLATIVE].................................................. .................................................. ..NENI 80 [MIRATIMI I LIGJEVE].................................................. .................................................. .........................28NENI 81 [LEGJISLACIONI ME INTERES VITAL].................................................. .................................................. ...29NENI 82 [SHPËRNDARJA E KUVENDIT].................................................. .................................................. ..............29KAPITULLI V PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS........................................... ..........................31NENI 83 [STATUSI I PRESIDENTIT].................................................. .................................................. ....................31NENI 84 [KOMPETENCAT E PRESIDENTIT].................................................. .................................................. .........31NENI 85 [KUALIFIKIMI PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT].................................................. .....................................33NENI 86 [ZGJEDHJA E PRESIDENTIT] .................................................. .................................................. .................33NENI 87 [MANDATI DHE BETIMI] .................................................. .................................................. ......................33NENI 88 [PAPAJTUESHMËRIA] .................................................. .................................................. ...........................33NENI 89 [IMUNITETI] .................................................. .................................................. ........................................34NENI 90 [MUNGESA E PËRKOHSHME E PRESIDENTIT].................................................. .........................................34NENI 91 [SHKARKIMI I PRESIDENTIT].................................................. .................................................. ...............34KAPITULLI VI QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS .................................................. .......................36NENI 92 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. ...............36NENI 93 [KOMPETENCAT E QEVERISË] .................................................. .................................................. .............36NENI 94 [KOMPETENCAT E KRYEMINISTRIT].................................................. .................................................. ....37NENI 95 [ZGJEDHJA E QEVERISË].................................................. .................................................. .....................37NENI 96 [MINISTRITË DHE PËRFAQËSIMI I KOMUNITETEVE] .................................................. ..............................38NENI 97 [PËRGJEGJËSIA] .................................................. .................................................. ..................................38- iii -NENI 98 [IMUNITETI] .................................................. .................................................. ...................................39NENI 99 [PROCEDURAT] .................................................. .................................................. ..............................39NENI 100 [MOCIONI I VOTËBESIMIT] .................................................. .................................................. .............39NENI 101 [SHËRBIMI CIVIL] .................................................. .................................................. ...........................39KAPITULLI VII SISTEMI I DREJTËSISË........................................ .................................................. ..........40NENI 102 [PARIMET E PËRGJITHSHME TË SISTEMIT GJYQËSOR].................................................. ......................40NENI 103 [ORGANIZIMI DHE JURISDIKSIONI I GJYKATAVE].................................................. .............................40NENI 104 [EMËRIMI DHE SHKARKIMI I GJYQTARËVE] .................................................. .....................................41NENI 105 [MANDATI DHE RIEMËRIMI] .................................................. .................................................. ...........41NENI 106 [PAPAJTUESHMËRIA] .................................................. .................................................. ......................41NENI 107 [IMUNITETI] .................................................. .................................................. ...................................42NENI 108 [KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS].................................................. .................................................. ..42NENI 109 [PROKURORI I SHTETIT].................................................. .................................................. ..................43NENI 110 [KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS] .................................................. .............................................44NENI 111 [AVOKATURA] .................................................. .................................................. ...............................44KAPITULLI VIII GJYKATA KUSHTETUESE....................................... .................................................. .....45NENI 112 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. ..........45NENI 113 [JURISDIKSIONI DHE PALËT E AUTORIZUARA] .................................................. .................................45NENI 114 [PËRBËRJA DHE MANDATI I GJYKATËS KUSHTETUESE] .................................................. ..................46NENI 115 [ORGANIZIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE].................................................. .......................................47NENI 116 [EFEKTI JURIDIK I VENDIMEVE] .................................................. .................................................. .....47NENI 117 [IMUNITETI] .................................................. .................................................. ...................................47NENI 118 [SHKARKIMI] .................................................. .................................................. .................................47KAPITULLI IX MARRËDHËNIET EKONOMIKE......................................... ................................................48NENI 119 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. ..........48NENI 120 [FINANCAT PUBLIKE] .................................................. .................................................. .....................48NENI 121 [PRONA].................................................. .................................................. .........................................49NENI 122 [PËRDORIMI I PASURISË DHE BURIMEVE NATYRORE] .................................................. .....................49KAPITULLI X QEVERISJA LOKALE DHE ORGANIZIMI TERRITORIAL .........................................50NENI 123 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. ..........50NENI 124 [ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I VETËQEVERISJES LOKALE] .................................................. ........50KAPITULLI XI SEKTORI I SIGURISË.......................................... .................................................. .................51NENI 125 [PARIMET E PËRGJITHSHME] .................................................. .................................................. ..........51NENI 126 [FORCA E SIGURISË E KOSOVËS] .................................................. .................................................. ....51NENI 127 [KËSHILLI I SIGURISË I KOSOVËS] .................................................. .................................................. ..52NENI 128 [POLICIA E KOSOVËS].................................................. .................................................. ....................52NENI 129 [AGJENCIA E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË] .................................................. .....................................53NENI 130 [AUTORITETI CIVIL I AVIACIONIT].................................................. .................................................. .53NENI 131 [GJENDJA E JASHTËZAKONSHME].................................................. .................................................. ...53KAPITULLI XII INSTITUCIONET E PAVARURA.......................................... ...........................................55NENI 132 [ROLI DHE KOMPETENCAT E AVOKATIT TË POPULLIT].................................................. ....................55NENI 133 [ZYRA E AVOKATIT TË POPULLIT].................................................. .................................................. ..55NENI 134 [KUALIFIKIMI, ZGJEDHJA DHE SHKARKIMI I AVOKATIT TË POPULLIT] .............................................55NENI 135 [RAPORTIMI I AVOKATIT TË POPULLIT] .................................................. ...........................................56NENI 136 [AUDITORI I PËRGJITHSHËM I KOSOVËS] .................................................. .........................................56NENI 137 [KOMPETENCAT E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM TË KOSOVËS] .................................................. .....56NENI 138 [RAPORTIMI I AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM TË KOSOVËS].................................................. .............57NENI 139 [KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE] .................................................. .............................................57NENI 140 [BANKA QENDRORE E KOSOVËS].................................................. .................................................. ...58NENI 141 [KOMISIONI I PAVARUR I MEDIEVE].................................................. .................................................5 8- iv -NENI 142 [AGJENCITË E PAVARURA] .................................................. .................................................. .............58KAPITULLI XIII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE..................................... ..............................................59NENI 143 [PROPOZIMI GJITHËPËRFSHIRËS PËR ZGJIDHJEN E STATUSIT TË KOSOVËS] ......................................59NENI 144 [AMENDAMENTIMI] .................................................. .................................................. ........................59NENI 145 [VAZHDIMËSIA E MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DHE E LEGJISLACIONIT TË APLIKUESHËM] .59KAPITULLI XIV DISPOZITAT KALIMTARE......................................... .................................................. ...61NENI 146 [PËRFAQËSUESI NDËRKOMBËTARË CIVIL].................................................. .......................................61NENI 147 [AUTORITETI PËRFUNDIMTARË I PËRFAQËSUESIT NDËRKOMBËTARË CIVIL]....................................61NENI 148 [DISPOZITAT TRANSICIONALE PËR KUVENDIN E KOSOVËS] .................................................. ............61NENI 149 [MIRATIMI FILLESTAR I LIGJEVE ME INTERES VITAL] .................................................. .....................62NENI 150 [PROCESI I EMËRIMIT TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE] .................................................. ..........62NENI 151 [PËRBËRJA E PËRKOHSHME E KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS].................................................. .62NENI 152 [PËRBËRJA E PËRKOHSHME E GJYKATËS KUSHTETUESE].................................................. ................63NENI 153 [PRANIA NDËRKOMBËTARE USHTARAKE] .................................................. .......................................64NENI 154 [TRUPAT E MBROJTJES TË KOSOVËS].................................................. ...............................................64NENI 155 [SHTETËSIA] .................................................. .................................................. ..................................64NENI 156 [REFUGJATËT DHE PERSONAT E ZHVENDOSUR BRENDA VENDIT].................................................. ...64NENI 157 [AUDITORI I PËRGJITHSHËM I KOSOVËS] .................................................. .........................................65NENI 158 [AUTORITETI QENDROR BANKAR] .................................................. .................................................. .65NENI 159 [PRONAT DHE NDËRMARRJET NË PRONËSISHOQËRORE].................................................. .................65NENI 160 [NDËRMARRJET NË PRONËSI PUBLIKE] .................................................. ............................................65NENI 161 [TRANSICIONI I INSTITUCIONEVE] .................................................. .................................................. ..65NENI 162 [HYRJA NË FUQI] .................................................. .................................................. ...........................66
|
|
|
Tërmeti Donald Trump: Bie qeveria e Olaf Scholz në Gjermani, vendi shkon në zgjedhje |
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 12:16 - Forum: Problemet ndërkombëtare
- Jo Replika
|
 |
Tërmeti Donald Trump: Bie qeveria e Olaf Scholz në Gjermani, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme
Gjermania bëhet gati për zgjedhje të parakohshme pasi kancelari Olaf Scholz humbet votën e besimit dhe quhet "pika e ulët e historisë moderne të vendit"
Nga TARYN PEDLER
Gjermania do të mbajë zgjedhje të parakohshme pasi kancelari Olaf Scholz humbi një votë besimi me kundërshtarët që e cilësuan atë si 'pikën e ulët' të historisë moderne të vendit.
Scholz, 66 vjeç, humbi një votë besimi në parlamentin gjerman të hënën, duke e vënë anëtarin më të populluar dhe ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian në rrugën e duhur për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në shkurt.
Votimi i Bundestagut, të cilin Scholz kishte pritur ta humbiste, i lejon Presidentit Frank-Walter Steinmeier të shpërndajë legjislaturën dhe të urdhërojë zyrtarisht zgjedhjet.
Steinmeier ka 21 ditë për të marrë këtë vendim - dhe, për shkak të kohës së planifikuar të zgjedhjeve, pritet ta bëjë këtë pas Krishtlindjeve .
Pasi të shpërndahet parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.
Votimi vendimtar pasoi një debat të zjarrtë në të cilin rivalët politikë shkëmbyen akuza të zemëruara në një shije paraprake të fushatës zgjedhore të ardhshme.
Ebattled Scholz, 66 vjeç, mbetet keq në sondazhe pas liderit konservator të opozitës Friedrich Merz i Unionit Kristian Demokratik (CDU) të ish-kancelares Angela Merkel .
Udhëheqësi konservator e ka etiketuar kancelaren si 'pikën e ulët në historinë 75-vjeçare të Republikës Federale të Gjermanisë'.
![[Foto: attachment.php?attachmentid=188066&d=1734455658]](https://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=188066&d=1734455658)
Olaf Scholz humbi një votëbesimi në parlamentin gjerman të hënën
![[Foto: attachment.php?attachmentid=188067&d=1734455677]](https://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=188067&d=1734455677)
Kancelari gjerman Olaf Scholz ecën jashtë kështjellës Bellevue, selia e Presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, pas votimit të tij të besimit në Bundestag, në Berlin.
![[Foto: attachment.php?attachmentid=188068&d=1734455695]](https://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=188068&d=1734455695)
Kreu i Grupit Parlamentar, Friedrich Merz, e cilësoi kancelarin si "pikën e ulët në historinë 75-vjeçare të Republikës Federale të Gjermanisë".
“Ai e lë Gjermaninë në një krizë të thellë, të izoluar në Evropë dhe politikisht të acaruar”, tha Merz.
“Udhëheqësit evropianë kanë ndaluar së marrë seriozisht Scholz. Ai ose hesht me orë të tëra ose i jep leksione botës pa dëgjuar.'
Pas më shumë se tre vjetësh në krye, Scholz u zhyt në krizë kur koalicioni i tij i padisiplinuar trepartiak u shemb më 6 nëntor, ditën kur Donald Trump fitoi rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë.
Koalicioni 'semaforik' i kancelarit bazohej në ngjyrat e tre partive, duke përfshirë socialdemokratët e tij, Partinë Demokratike të Lirë dhe Partinë e Gjelbër .
Turbulenca politike ka goditur Gjermaninë teksa ajo përpiqet të ringjallë një ekonomi belbëzuese të goditur nga çmimet e larta të energjisë dhe konkurrenca e ashpër nga Kina.
Berlini gjithashtu përballet me sfida të mëdha gjeopolitike teksa përballet me Rusinë për luftën në Ukrainë dhe teksa kthimi i afërt i Trump rrit pasigurinë mbi NATO-n dhe lidhjet tregtare të ardhshme.
Këto kërcënime ishin në qendër të një debati të nxehtë midis Scholz, Merz dhe liderëve të tjerë partiakë përpara votimit në dhomën e ulët, në të cilën 207 deputetë e mbështetën Scholz-in kundër 394 që nuk e mbështetën, me 116 abstenime.
Pasi Scholz përshkroi planet e tij për shpenzime masive për sigurinë, biznesin dhe mirëqenien sociale, Merz kërkoi të dinte pse nuk i kishte ndërmarrë ato hapa në të kaluarën, duke pyetur: 'A ishit në një planet tjetër?'
Scholz argumentoi se qeveria e tij kishte rritur shpenzimet për forcat e armatosura, të cilat qeveritë e mëparshme të udhëhequra nga CDU i kishin lënë "në një gjendje të mjerueshme".
"Është koha për të investuar fuqishëm dhe me vendosmëri në Gjermani," tha Scholz, duke paralajmëruar për luftën e Rusisë në Ukrainë se "një fuqi bërthamore shumë e armatosur po bën luftë në Evropë vetëm dy orë larg nga këtu".
Por Merz u përgjigj se Scholz ishte larguar nga vendi në 'një nga krizat më të mëdha ekonomike të epokës së pasluftës'.
“Ju patë shansin tuaj, por nuk e shfrytëzoni... Ju, zoti Scholz, nuk e meritoni besimin”, tha Merz.
![[Foto: attachment.php?attachmentid=188069&d=1734455734]](https://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=188069&d=1734455734)
Scholz (SPD) hedh votën e tij gjatë një votëbesimi në Bundestag më 16 dhjetor 2024. Ai kërkoi që votimi të mbahej pas rënies së koalicionit federal trepartiak në nëntor
![[Foto: attachment.php?attachmentid=188070&d=1734455752]](https://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=188070&d=1734455752)
Ministri gjerman për Ekonominë dhe Veprimin për Klimën Robert Habeck (L) dhe kancelari gjerman Olaf Scholz ® marrin pjesë në takimin e Bundestagut gjerman
Merz, një ish-avokat i korporatës, i cili nuk ka mbajtur kurrë një post udhëheqës në qeveri, kritikoi aleancën e larmishme të socialdemokratëve të kancelares (SPD), të Gjelbërve me prirje të majtë dhe Demokratëve të Lirë liberalë (FDP).
Grindjet e koalicionit mbi problemet fiskale dhe ekonomike arritën në krye kur Scholz shkarkoi ministrin e tij rebel të financave të FDP, Christian Lindner më 6 nëntor.
Scholz të hënën përsëri sulmoi Lindnerin për "sabotazhin njëjavor" që shkatërroi aleancën dhe dëmtoi "reputacionin e vetë demokracisë".
Largimi i FDP-së së Lindnerit e la Scholz-in të drejtonte një qeveri të pakicës me të Gjelbërit që po çalonin, të paaftë për të miratuar projektligje të mëdha apo një buxhet të ri.
Scholz, një socialdemokrat i qendrës së majtë, u tha ligjvënësve se zgjedhjet do të përcaktojnë nëse 'ne, si një vend i fortë, guxojmë të investojmë fuqishëm në të ardhmen tonë; a kemi besim te vetja dhe vendi ynë, apo e vëmë në rrezik të ardhmen tonë? A rrezikojmë kohezionin dhe prosperitetin tonë duke vonuar investimet e vonuara?'
Fjala e Scholz-it për votuesit përfshin premtime për të 'modernizuar' rregullat strikte të vetë-imponuara të Gjermanisë për rritjen e borxhit, për të rritur pagën minimale kombëtare dhe për të reduktuar tatimin mbi vlerën e shtuar mbi ushqimin.
![[Foto: attachment.php?attachmentid=188071&d=1734455782]](https://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=188071&d=1734455782)
Kancelari Scholz ® takohet me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për t'i kërkuar atij të shpërndajë parlamentin pas votimit të besimit kundër tij
Sfiduesi i qendrës së djathtë Merz u përgjigj se "ju po largoheni nga vendi në një nga krizat e tij më të mëdha ekonomike në historinë e pasluftës".
"Ju jeni duke qëndruar këtu dhe duke thënë, biznes si zakonisht, le të kemi borxhe në kurriz të brezit të ri, le të shpenzojmë para dhe ... fjala "konkurrencë" e ekonomisë gjermane nuk doli një herë në fjalim. ju dhatë sot”, tha Merz.
Sondazhet tregojnë se partia e Scholz-it mbetet shumë pas bllokut kryesor opozitar të Merz-it, Union, i cili është në krye.
Zëvendëskancelari Robert Habeck i ambientalistëve të Gjelbërve, partneri i mbetur në qeverinë e Scholz, po bën gjithashtu ofertë për postin e lartë - megjithëse partia e tij është më mbrapa.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë, e cila ka votime të forta, ka emëruar Alice Weidel si kandidate të saj për kancelar, por nuk ka asnjë shans për të marrë këtë detyrë sepse partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të.
Sistemi zgjedhor i Gjermanisë prodhon tradicionalisht koalicione dhe sondazhet tregojnë se asnjë parti nuk është afër shumicës absolute më vete.
Zgjedhjet pritet të pasohen nga javë të tëra negociatash për të formuar një qeveri të re.
Votat e besimit janë të rralla në Gjermani, një vend me 83 milionë banorë që vlerëson stabilitetin.
Kjo ishte vetëm hera e gjashtë në historinë e saj të pasluftës që një kancelar thirri një të tillë.
E fundit ishte në vitin 2005, kur kancelari i atëhershëm Gerhard Schröder krijoi një zgjedhje të parakohshme që u fituan ngushtë nga sfiduesja e qendrës së djathtë Angela Merkel.
Burimi: Daily Mail
|
|
|
|