Mirë Se Vini, Vizitorë
Ju duhet që të regjistroheni për të pasur leje të plotë në forum.

Username
  

Passwordi
  





Kërko Sektoret

(Kërkim i Avancuar)

Statistikat e Forumit
» Antarët: 23
» Antari i Fundit: MashaDrync8694
» Temat e Forumit: 57
» Postimet e Forumit: 301

Statistikat Full

Userat Online
Janë gjithsejt 2 usera online.
» 0 Antarë(t) | 2 Vizitorë(t)

Temat e Fundit
HerbertFak
98r0c808PqJ06QXApxT5_Titl...

Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
12.08.2025, 07:41
» Replikat: 1
» Shikimet: 68
HerbertFak
Конвеєрні стрічки оптом т...

Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
12.08.2025, 07:25
» Replikat: 0
» Shikimet: 30
HerbertFak
98r0c808PqJ06QXApxT5_Titl...

Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
09.08.2025, 16:15
» Replikat: 0
» Shikimet: 41
UKI
Erëzat

Forum: Erëzat e kuzhinës
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 22:02
» Replikat: 1
» Shikimet: 335
UKI
Ushqimi më i veçantë fran...

Forum: Kuzhina Botërore
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:58
» Replikat: 0
» Shikimet: 317
UKI
Receta Sallatash

Forum: Kuzhina Shqiptare
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:56
» Replikat: 20
» Shikimet: 3.210
UKI
Librat falas per te gjith...

Forum: Shkarkime
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:43
» Replikat: 0
» Shikimet: 312
UKI
Instalimi i FirewallD ne ...

Forum: OS How to
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:39
» Replikat: 0
» Shikimet: 281
UKI
Instalimi i FirewallD ne ...

Forum: OS How to
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:38
» Replikat: 0
» Shikimet: 291
UKI
Aplikacionet e dobishme p...

Forum: Telefonat IOS & Andoid
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:22
» Replikat: 0
» Shikimet: 267

 
  Kur Harrojnë Historianët, Ua Kujtojmë Ne
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 12:10 - Forum: Problematika shqiptare - Jo Replika

"Kur Harrojnë Historianët, Ua Kujtojmë Ne", nga Ismail Bajraktari


Bisedë e huazuar me Ismail Bajraktarin, kryetar i FBKSH-së për Kosovë, njëherazi anëtar kryesie për gjithë trojet shqiptare dhe ngulimet shqiptare nëpër botë ( diasporë ) 


*Ku është djepi i serbëve dhe Jerusalemi i tyre?

Faktet historike për prejardhjen e serbëve në Gadishullin Ilirik dhe autoktoninë e shqiptarëve po në këtë gadishull është dashur që Akademia e Shkencave e Republike së Kosovës ose historianët tanë që shumë kohë më parë t’ia kishte përkujtuar opinionit serb dhe atij ndërkombëtar, por meqë këta po heshtin jemi ne që ua përkujtojmë. Nuk dua që të zgjerohem shumë në këtë pyetje, e cila ka vetëm një përgjigje, dhe këtu ka vetëm një të vërtetë. Me të drejtë shtrohet pyetja: Nga erdhën serbet në gadishullin ilirik? Mbinë nga toka?! zbritën nga qielli?! apo i solli lejleku?! Këtu nuk ka shumë të vërteta siç u tha ma parë. Ka vetëm një të vërtetë historike, të bazuar në argumente historike, arkeologjike, etnografike…dhe ajo është se serbet nuk erdhën nga qielli, nuk mbin nga toka, dhe as nuk i solli lejleku ( i përrallave popullore). Ata erdhën nga Turketani Aziatik në vargmalet Karpate, prej nga u shpërndanë nëpër Evropë dhe në Gadishullin Ilirik. Serbet nga Turketani - Karpatet erdhën si popull nomad, shumë barbarë, duke pushtuar toka të huaja, duke djegë, vrarë e masakruar popujt e tjerë të pa fajshëm dhe duke i zhdukur trashëgimitë e tyre kulturorë, dhe mbi rrënojat e tyre ndërtonin ose adaptonin monumente për ta vërtetuar kinse autoktonin e tyre në Gadishullin Ilirik. Për Serbinë miniaturale në Gadishullin Ilirik (Ballkan ) ka shumë argumente të pa kontestueshme historike, të cilat kronologjikisht do ti argumentojmë në vazhdim duke filluar shkurtimisht nga Pellazget – Iliret – Shqiptaret, gjithmonë duke u mbështetur në argumentet e dijetarit dhe hulumtuesit të madh francez Robert D’Angeli dhe hulumtuesve të tjerë. Profesor Robert D’angeli ( D’anzheli), i cili tërë jetën ia ka kushtuar studimit prej pellazgëve deri të shqiptarët, dhe ndër të tjerat thotë: ”gjuha pellazge-etruskë- shqipe është pa dyshim gjuha ma e lashtë e Evropës. Shqipja është edhe paraardhësja e gjuhës se lasht greke”. Profesor D’angeli ne librin e tij “Enigma” në faqe faqen 23 shkruan: ”Qe nga koha e Jezu Krishtit ,në të vërtetë Hazreti Isasë, në tërë territorin e perandorisë romake gjuha shqipe ka qenë mbizotëruese, - pastaj vazhdon se gjuha shqipe e shtetit të lirë shqiptar të sotem, qe nga fundi i republikës romake rreth fillimit të erës tonë janë folur dy dialekte të gjuhës shqipe”, të cilat na i kemi të njohura. E terë kjo flet se kush ka qenë zot shtëpie në trojet shqiptare dhe në Gadishullin Ilirik. Gjatë kohërave të përmendura më lart ku ishin sllavët e në rastin tonë serbët? Askund në Evropë. Ata dyndjen e tyre i filluan në shekullin V dhe VI; kaluan vargmalet Karpate përafërsisht rreth shekullit dhe një pjesë e tyre (slavët e jugut) u vendosen brigjeve të Danubit dhe kohë pas kohe kaloni përtej Danubit dhe vrisnin, digjnin, plaçkitnin dhe pushtonin tokat e huaja. Pra serbët dhe përgjithësisht sllavët qe nga lashtësia e tyre e deri me ditët e sotme kanë dëshmuar së janë popull i papërmisueshëm, barbar, vrasës, te pabesë, amoral, e që fatkeqësisht edhe sot jetojnë duke krijuar iluzione dhe mite për kinse autoktoninë e tyre në këto hapësira. Udhëpërshkruesi i njohur Evlia Qelebiu, i cili e vizitoi Serbinë, në vitin 1600, konkretisht e vizitoj Beogradin ndër të tjera thotë se shumica e banorëve të qytetit ishin boshnjakë, pas tyre vinin shqiptarët, dhe një pakicë e vogël ishin turq. Në vitin 1813 – 1830 banorët gati të gjithë ishin myslimanë, vetëm një pjesë e vogël të krishterë tregtarë kishin shtëpi në pronësi të tyre. Sipas një statistike të vitit 1834 del se sipas përkatësisë fetare, 60 % ishin mysliman, dhe 40 % të tjerë e përbenin të krishterët, çifutët etj. Nuk dua me këtë rast që të zgjerohem më shumë, sepse për autoktoninë e shqiptarëve ka kaq shumë dëshmi sa mund të flitet më muaj, madje edhe me vite të tera. Përfundimisht, duke u bazuar në të dhënat e pakontestueshme del se Serbia duhet ta kërkojë djepin dhe Jerusalemin e saj dikund në shpatiet e Karpateve. 

*Çka mendon FBKSH-ja për Kosovën, për tërësinë e saj territoriale si edhe për Ribashkimin Kombëtar

Tani po i referohem asaj që thotë prof. Arbër Kastrioti, kryetar i përgjithshëm i FBKSH: 1. Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar njofton opinionin e gjerë se tashmë Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në nivelin më të lartë, pasi që ka vlerësuar se gjendja në pjesën veriore është para shpërthimit të një konflikti ndëretnik ndërmjet të shqiptarëve dhe serbëve, si pasojë e qëndrimit të vazhdueshëm agresiv dhe gjenocidal të Serbisë ndaj trojeve dhe popullatës shqiptare atje. 2. Kërkojmë nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti nga Qeveria, që t’i lënë deklaratat bombastike dhe shterpe dhe të kalojë në hapa konkret, në mënyrë që popullata civile atje ta ndjejnë përkujdesjen dhe mbrojtjen institucionale. 3. Është i njohur qëndrimi dhe pozicionimi i FBKSH-së lidhur me ndarjen, ndërrimin e copëtimin e mëtutjeshëm të tokave shqiptare. Po e përsërisim edhe një herë. Është i pa pranueshëm dhe është tradhti kombëtare e shtetërore nga kushdo qoftë në rast se pranon ndarjen apo ndërrimin e trojeve shqiptare. Kurrën e kurrës dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi me një gjë të tillë. Edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës në kufijtë e tanishëm (Kushtetuta e vitit 1974), ka qenë kompromis i dhimbshëm. 4. Ju zonja dhe zotërinj të OSBE-së, BE-së dhe të NATO-s e keni në dorën tuaj paqen dhe luftën. Ne tashmë jemi përcaktuar për paqe. Nuk janë të panjohura për Juve veprimet e Serbisë, veprime agresive, pushtuese dhe apetite gllabëruese. 5. Vëllezër dhe motra nga të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe nga mërgata shqiptare, posaçërisht ju prijësit e partive politike dhe pushtetarë, ju bëjmë thirrje: Është koha e fundit që të mendojmë esëll e t’ia vejmë gishtin kokës. A dëshirojmë që të jetojmë në terr dhe nën këmbët e serbit (grekut) apo do të bashkohemi e të veprojmë si një trup? Çdo gjë është si në dritën e diellit, veprimet e secilit po shihen. Ruajuni mallkimit të popullit dhe të Perëndisë. 6. Ju punëmarrës, tregtarë dhe afaristë, një ditë do t’i lani gjynahet, tregtia nuk njeh kufij, por tregtia të bëhet me kasapin e deridjeshëm –armikun shekullor serbo-sllav,është më shumë se tradhti. 7. Vëllezër dhe motra, qytetarë të Republikës së Kosovës, po e shihni se si është katandisur Kosova e jonë, po e shihni se çfarë lojëra të fëlliqura po luhen. Në kohën kur vëllezërit dhe motrat tona në pjesën veriore të cilët janë vazhdimisht të rrezikuar nga vdekja, nëpër qytetet tona, e në veçanti në Mitrovicë, deri në orët e vona, kafenetë janë plotë e përplot me klientë moshash të ndryshme. Këtë adet shqiptari nuk e ka pasur kurrë, ne duhet të solidarizohemi dhe të bashkë ndjejmë me vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës. 8. Kur do ta kuptojmë se veprimet e disa matrapazëve dhe hajdutëve që i bëjnë ata në emër të AKSH-së janë antikombëtare. Ata që merren me kërcënime dhe shantazhime ndaj qytetarëve të lirë për interesa të tyre janë të dëmshme kombëtarisht dhe prishin imazhin e shqiptarit. Ata që shpërndajnë “vendime” dhe kartela “të anëtarësisë” për përfitime personale herët a vonë do të pendohen, por druajmë se mund të bëhet vonë. Me sinqeritetin më të madh edhe një herë ju njoftojmë se veprimet e tilla nuk është mirë të bëhen, aq më tepër të bëhen ato në emër të AKSH-së së vërtetë. Pra mos lejoni të manipuloheni dhe të jeni pre e matrapazëve, përfituesve të ndryshëm dhe hajdutëve. Serbia tashmë është fqinji ynë, i keq, i mjerë dhe i papërmirësueshëm, e cila e mban “gojën hapur për t’i kafshuar” fqinjët e saj e sidomos ne shqiptarëve. Rasti i Mitrovicës dhe ngjarjet atje, janë dëshmia më e qartë për ta parë se serbët janë po ata që kanë përdorur dhunën deri në shfarosje ndaj shqiptarëve. Është e pa pranueshme që një shqiptar (qoftë i arsimuar apo jo) të deklarohet hapur kundër Ribashkimit Kombëtar. Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi dhe të tjerë me përrallat e tyre propagandistike, antikombëtare dhe antinjerëzore sjellin huti dhe dëmtojnë rëndë proceset kombëtare. Duke qenë ne si popull me traditë në civilizimin Evropian dhe me gjerë, shumë shtete na kanë dalë në ndihmë për t’u liruar nga zgjedha komuniste dhe okupimi serbosllav. Në krye të këtyre shteteve padyshim është “babai i demokracisë” Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me aleatët e saj të ngushtë, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Turqia, etj. Ne shqiptarët e Kosovës kemi arsye shumë të fortë që të jemi shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj që kanë luftuar krahë për krahë me djemtë e vajzat më të zgjedhur të kombit shqiptar për t’u çliruar nga zgjedha komuniste e serbosllavisë, dhe jo vetëm kaq. Mirëpo, ne u jemi mirënjohës që na e kanë bërë të mundur të jetojmë në demokraci, sistem ky që të parët tanë me kohë e kanë dashur jetën jashtë sistemit të komunizmit, por mjerisht ata nuk kanë mundur të bëjnë diçka më shumë. Zaten për ato ideale edhe kanë dhënë jetën e tyre. Që nga çlirimi e deri më sot, bashkësia ndërkombëtare ka dhënë mund dhe mjete të konsiderueshme për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës Nuk do të ishte korrekte sikur të mos thoshim në këtë shkrim se pakoja e ambasadorit, respektivisht plani i z. Ahttisarit, nuk i kënaq në tërësi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, mirëpo pasi që e gjithë bota demokratike në krye me SHBA-të e përkrahu një planë të tillë, sigurisht që edhe populli i Kosovës në krye me lidershipin e saj e përqafuan këtë plan, por me bindje se një ditë jo fortë të largët do të hapet procesi i Ribashkimit të Kombit Shqiptar. Populli i Kosovës nuk ka pasur arsye të dyshojë në përkrahjet e burrështetasve të botës demokratike, nuk kanë pasur arsye të mos i thonë faleminderit sekretar gjeneral i KS i OKB-së z. Ban Ki Mun, faleminderit “baba” Klinton, Bush, faleminderit president Obama, faleminderit diplomat e ambasador, znj. Ollbrajt, z. Kristofer Hill, z. Toni Bler, faleminderit Ë. Voker, ..., faleminderit të gjithë juve që u rreshtuat pro Pavarësisë së Kosovës, faleminderit që po e mbështetni tërësinë territoriale të Kosovës, faleminderit grupit të ambasadorëve të KS të OKB që nuk i përfilli “argumentet” Ruse e Serbe, kundra përpjekjeve të Kosovës për përpjekjet e saja që të vendos” dorën” e ligjit në gjithë hapësirën e vendit. Faleminderit që u rreshtuat në anën e të drejtit, në përkrahje të DEMOKRACISË, çfarë kanë Amerika dhe shumë e shumë shtete të Evropës dhe jo vetëm të Evropës. E gjithë kjo shqiptarëve të Kosovës u jep shpresë se me pavarësimin e Kosovës do të zhvillohet ekonomia, me këtë Pavarësi do të hapen rrugët për investime nga popujt mike si edhe do të organizohet në Konferencë Ndërkombëtare për ta rishqyrtuar padrejtësitë që ju kanë bërë shqiptarëve në të kaluarën, respektivisht viteve 1913. Zaten tashmë shumë asociacione joqeveritare, subjekte të ndryshme, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, Vetëvendosja si edhe lëvizje, të ndryshme. Të gjithë këta këto subjekte në programet e tyre e kanë Ribashkimin Kombëtar. Shumë herë hasim nëpër shkrime nga më të ndryshmet duke thënë se procesi i bashkimit kombëtar tashmë ka filluar. Lexuesi i vëmendshëm në këtë shkrim e sheh një thënie Ribashkim dhe tjetra thënie Bashkim Kombëtar, dhe sigurisht pyetet pse ndodhë kështu? Artikullshkruesit përdorin si njërën ashtu edhe thënien tjetër, por më e drejt është të thuhet Ribashkim Kombëtar, ashtu siç e përdorin vazhdimisht zyrtarët e FBKSH-së. Zaten para vitit 1913 Kosova ka qenë pjesë e Shqipërisë Etnike, gjë që me të drejt sot del në shesh kërkesa e organizimit të një Konference të tipit “Londra 2”, ku do të arsyetohej kërkesa e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar.

Printo këtë Artikull

  Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 11:17 - Forum: Elita Kombëtare - Replikat (41)

Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]


Si u sollën eshtrat e Ismail Qemalit në Vlorë

Nga Kastriot Dervishi 

Megjithëse kishte vdekur qysh në vitin 1919, qe sjellë nga Italia dhe qe varrosur në Kaninë të Vlorës, varri i kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista "Minerva" e 8 janarit 1932 shkruan në faqe të parë të saj se ishte "zbuluar" varri i njeriut që zë fillin në krye të listës së kryeministrave të Shqipërisë. 

Më mbledhjen e Parlamentit të datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotë se ka vizituar së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit në Vlorë, dhe se është befasuar nga gjendje jo të mirë e varrit. Pasi u bisedua për rregullimin e varrit të Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave të tij në Vlorë si dhe ngritjen e një monumenti këtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thënë se për një qëllim të tillë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.

Po në këtë seancë të Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kërkuar të zbardhej destinacioni i parave të grumbulluara më parë në fillim të viteve 20‑t, për qëllimin e sipërpërmendur, duke bërë përgjegjës për një shpërdorim të tillë Q.K dhe Z.P.

Disa dittë më vonë më 18 dhjetor 1931, në gazetën "Besa", ish prefekti i Vlorës, Zenel Prodani i dërgon një letër të hapur deputetit Fejzi Alizoti, të titulluar "qeveria të hetojë". Midis të tjerash në këtë letër ai thotë:

"Në një diskutim që mbajta me rastin e 28 nëntorit 1922, kur isha prefekt në Vlorë, propozova ngritjen e një monumenti plakut të kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje të nxehta dhe pa humbur kohë u formua një komision prej patriotësh të vërtetë e të ndershëm për të përgatitur fushatën e ndihmave. Nga shumë vise të Shqipnis muarëm përgjigje përgëzimesh për iniciativën e marrë dhe s'mungonin të na siguronin se apelit tonë do t'i përgjigjeshin me gjithë shpirt. Megjithë që është kohë e gjatë prej 9 vjetësh dhe është e natyrshme që të mos mbaj mend mirë hollësitë e zhvillimit të çështjes, di me siguri se përveç 4 ‑ 5 napolonash të dërguara nga n/prefektura e Leshit (Lezhës ‑ shënim) dhe diçka nga Vlora, nuk u mblodhnë gjë tjetër sa isha unë atje mbase më vonë u transferova në Berat".


Parlamenti cakton përfaqësuesit e tij për ceremoninë e Vlorës


Më 22 nëntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parë e tij u çel nga deputeti më i vjetër Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin më të ri Zoi Xoxa. Në fillim të seancave të para të tij Parlamenti përpara se të zgjidhte kryesinë e tij (më 3 dhjetor), zgjodhi përfaqësuesit e tij në ceremonitë që do të zhvilloheshin në Vlorë për nder të kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali, të cilët ishin Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa. 

Përveç tyre në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe përfaqësuesit e qeverisë, Milto Tutulani dhe Hilë Mosi 


Ceremonia e zhvilluar në Vlorë

Më 29 nëntor 1932, gazeta "Besa" përshkruan ceremonitë e zhvilluara një ditë më parë në Kaninë dhe Vlorës. Ndër të tjera gazeta shkruan: 

"Një brohoritje e zjarrtë dhe e zgjatur që ushtoi tërë sheshin, i përshëndeti autoritetet kur erdhën dhe duartrokitjet vazhduan të paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit për të marrë fjalën e hapjes së kremtimit dhe për të përshëndetur përfaqësuesit që kishin ardhur të merrnin pjesë në gëzimin e popullit vlonjat".

Kortezhi i formuar në sheshin e Vlorës ka vazhduar më pas rrugën drejt Kaninës, ku pas hapjes së varrit, trupi i Ismail Qemalit është gjetur pjesërisht i tretur. Pas fotografimit në shumë plane, trupi pa jetë i Qemalit është vendosur në një arkivol të posaçëm.

Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar.

Ceremonia në Kaninë ia ka lënë radhën asaj të që do të zhvillohej në Vlorë. Nën tingujt e muzikës së përmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet në Vlorë nga formacione paraushtarakësh. Në sheshin qendror të qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, në emër të Mbretit Zog zbuloi pllakën e monumentit të punuar nga skulptori Odise Paskal dhe mbajti fjalën në emër të Mbretit.

Pas tij ministri i Arsimit, Hilë Mosi ka thënë midis të tjerash:

"...I dashtuni Mbreti ynë, Zog I, i frymëzuem nga ndjenja e nderimit për hartonjësin plak të indipendencës sonë, desh që eshtnat e këtij veterani të prehen në një varr madhështor në një shesh të dukshëm historik të qytetit të tij lindor, për t'i simbolizuar brezave të sotëm e të ardhshëm, bindjen e dashuninë që duhet të kenë rrënjosur ndër zemrat e tyne për atdhe e për flamur".

Mesazhin telegrafik të Mbretit në këtë aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte këtë përmbajtje:

"Me kënaqësinë ma të madhe marr pjesë në gëzimin e popullit të Vlorës, në këtë ditëlindje për kombin tonë. Sakrificat që ka ba populli i Vlonës për pavarësinë dhe mbrojtjen e atdheut tonë janë fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik të Vlonës se bashkë me patriotin e madh të kombit tonë, Ismail Qemali, të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim".

Aktivitetet e kësaj ditë në Vlorë janë mbylluar me shfaqjen e pjesës teatrore "Agimi i Lirisë" dhe të nesërmen me pjesën "Besa shqiptare".


Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 ‑ 1919)

Lindi më 24 janar 1844 në qytetin e Vlorës në një familje të pasur dhe me tradita. Më 1858 studioi në gjimnazin "Zosimea" të Janinës. Në moshën 16 vjeçare ishte përkthyes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ndoqi studimet në jurisprudencë. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Më 1870 ishte guvernator i Varnës dhe i Danubit të Poshtëm. Kalon më pas në detyra të tjera të rëndësishme në Perandorinë Osmane. Më 1990 u largua nga Stambolli për të qëndruar përkohësisht në Athinë. Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit. Më 5 nëntor 1912 shkoi në Vienë ku bisedoi me përfaqësues të fuqive të mëdha. Inicoi një Kuvend Kombëtar i cili më 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Me vendim të këtij Kuvendi u emërua kryeministri i parë i Shqipërisë, dhe ushtroi pushtet simbolik në një pjesë të vogël të vendit pasi pjesa më e madhe ishte pushtuar nga hordhitë serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorëheqjen më 22 janar 1914 pas të ashtuquajturit komplot të Beqir Grebenesë dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919. 

Është botuar libri i tij me kujtime "Kujtime" (anglisht) në Londër më 1920, i cili edhe është ribotuar këto vitet e fundit në Shqipëri.

Printo këtë Artikull

  Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 11:13 - Forum: Gjuha Shqipe - Jo Replika

Alfabeti Shqip,një Histori e gjallë e Kombit tonë në momentet e vetëdijes Kombëtare

Stavri Skendo


Historia e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nderlikuar.Ndarjet tokesore te Vendit -Veri e Juge --me krahinat e tyre me kulture te ndryshme, kane luajtur nje rrol te dalluar; edhe grupet fetare -Katolike, Myslimane dhe Orthodhokse -qe gjenden atje kane qene nje faktor me rendesi. Por interesat politike te fuqivet te huaja i kane shtuar kesaj historie nje nderlikim dhe vecori te rralle .
Per here te pare behet fjale per nje abece te gjuhes Shqipe nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart, i cili ne vitin 1332 i paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruan- te: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Me te vertete, germat Latine i shohim ne nje nga shkrimet e para te gjuhes Shqipe, ne nje formule pagezimi ne ritem Katolik Roman, qe nga viti 1462 dhe qe ben pjese ne nje letre baritore te Pal Engjellit (Paulus Angelus), Kryepeshkop i Tiranes dhe Durresit. Kjo formule eshte shkruar ne te folmen gegerishte dhe doreshkrimi ruhet ne Biblioteken « Lau- rentiana » te Florences. . Nje shkrim tjeter ne gjuhen Shqipe me nje date ndofta gjysme shekulli perpara asaj qe permendem, dhe, sipas disa studimtareve, me teper se gjysme sheku11i perpara, ishte nje doreshkrim i njej cope te Testamentit te Ri.qe ka nga pas nje kenge Pashke te ritit Bizantin, shkruar me germa Greke dhe qe gjendet ne Bib1ioteken «Ambrosiana», ne Milan. Dialekti i perdorur ne kete shkrim eshte toskerisht, ai i te Krishterevet Orthodokse. Abecete e ketyre dy dokumenteve deshmojne te dy influencat kulturore, te cilat sundonin ne Shqiperi perpara pushtimit te plote te saj prej Turqvet:

Llatine Katolike ne veri te lumit te Shkumbinit: Greke Orthodhokse ne juge po te ketij lumi.

U desh disa kohe te shohen driten te parat vepra te shtypura ne gjuhen Shqipe. Keto ishin libra kishetare ose fjalore te shkruar nga Kleri Katolik ne veri. E para ne radhe eshte Meshari (1555), i Gjon Buzukut- i -cili ka te ngjarete kete qene peshkop ne Shqiperin' e Veriut -shtypur me nje abece te mbeshtetur ne abecene Latine porme disa germa Cyrili- ke . Kupetohet vetiu se afesia e tokavet sllave te Juges, vecanerisht bregdeti Dalmat me te cilin prifterit katolike Shqipetare kane pasur te bejne, e ka influcuar te perdore disa germa Cyrilike per tingujt Shqip qe germat Llatine nuk mund t'i jepnin. Keto germa jane Cyrilike Perendimore qe perdoren nga Katoliket e Kroacise ne tekste te shenjta te botuara ne gjuhen e popullit. Por abeceja e Buzukut nuk duhet te kete qene e perdorur nga te tjere, sepse ne veprat e Pjeter Budit (1566-1623)
si pershembull, ne Doktrinen e Krishten (1618), shohim nje shkrim te ndryshem, sado te mbeshtetur ne abecene Llatine. Abeceja e Budit, me disa ndryshime te vogela, eshte perdorur nga Frang Bardhi ne Fjalorin e vet (1635) dhe nga Pjeter Bogdani ne Cuneus Pro phetarum(1635). Kejo abece u ruajt gjer ne fillimin e shekullit te njezetet nga prifterit Jezuite te Shkodres, te cilet vazhduan t'a perdorin ne botimet e tyre. Ky sistem abeceje eshte quajtur me te shumten e hereve « Abeceja e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut », sepse qe perdorur prej tyre nga nje here permendet edhe si « Abeceia Katolike », nga qe vetem pjesa Katolike e popullesise Shqipetare ka shkruar me te. Megjithe kete kjo abece ka mbetur e kufizuar vetem ne krahinen e Shkodrcs.
Edhe ne Juge te parat vepra te shkruara ne gjuhen Shqipe kane qene libra kishe dhe fjalore, por ato qe na kane mbetur neve jane te njej datuara shume me te vone nga ato te Veriut, domethene te shekujvet te 18-t e 19-t. Ky ndryshim kohe shpjegohet nga gjendja ne te cilen kane qene kishet Katolike dhe Orthodhokse gjate sundimit Turk. Kisha Katolike ne Shqiperi, ne te tre shekuit e pare te 9undimit Turk, shikohej me dyshim nga Porta e Larte, se kish lidhJe me Vatikanin dhe me Perendimin Katolik qe ishin armiq te Perandorise Turke dhe shtemgata per te islamizuar besniket e saj ka qene nga nje here shume e rende. Kleri Katolik ndjeu nevojen te perktheje dhe te shkruaje vepra kishetare ne gjuhen e vendit per zhvillimin shpirteror te popullit. Sadoqe nuk dihet gje per Re- formen dhe Kunder-Reformen tek Katoliket e Shqiperise ka te ngjare qe Reforma te mos kete qene shtrire aqe larg ne juge gjer ne vendin e tyre por, pasi Kunder-Refoma. ne Kroaci dhe ne vendet e tiera Sllave te juges ka qene e gjalle dhe shume vepra kane qene shkruar ne gjuhen e popu1lit, edhe Kleri. Katolik i Shqiperise mund te kete qene i influencuar te veproje ashtu. Patrikana e Stambollit, m'ane tjeter, gezonte, qe nga koha e pushtimit Turk, mbrojtjen e Shtetit Turk dhe ishte bere praktikisht nje nga institutet e tij administrative. Atehere kur Rusia dolli si mbrojtese e te Krishterevet Orthodhokse ne shekullin e 18-t -kejo qe edhe koha kur Perandoria Otomane kish- te marre te poshten pozita e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi filloi te dobesohet. Shtemgesa e Islamizimtit peshonte rende mbi besimtaret dhe ishte e nevojeshme qe t'u forcohej besimi . Veprat ne gjuhen Shqipe te shkruara nga Orthodhokset per propagande fetare nga nje here nuk qene edhe pa prirje helenizimti.
Te pakta jane, megjithate, librat e shkruara ne gjuhen Shqipe nga te Krishteret Olihodhokse ne Juge. Sic mund te merrej me mend, abe- ceja e tyre ishte pergjithesisht Greke. Aty nga shekulli i tetem'bedhietet nje qender kulturore Greke ishte zhvi1Iuar ne Voskopoje (Moskho. polis), afer qytetit te sotem te Korces, qender e cila ushtronte nje influence te fuqishme ne juge. Dy fjalore shumegjuhesh duallen ne drite, njeri nga kryeprifti Theodor Kavalioti, me titu1Iin Fialor i Greqishtes Popullore, Vllahishtes dhe Shqipes, qe bente pjese ne librin e Kendimjt (Protopeiria) l710, dhe tjetri nga Mjeshtri Dhanil, prift dhe mesonjes, i quajtur Fialor Katergjuhesh (1802), sepse qe shtuar edhe Bullgarishtja.Te dy keta shkrimtare i paten bere mesimet e tyre ne Voskopoje dhe perdoren shkronjat Greke per pjesen Shqipe te fjalorvet. Ne hyrjen vepres se tij, shkruar ne vjershe dhe ne gjuhen Greke, Mjeshter Dhanili e thoshte haptas se qellimi i tij jshte helenizimi i popullsivet vllehe, Bullgare dhe Shqipetare . Ne Berat, ne juge te lumit te Shkumbinit, Kostantin Berati shkroi ne gjysmen e dyte te shekulit te tetembedhiet ne Liber Kendimi Greqisht dhe Shqip dhe perdori shkronjat Greke ne pjesen Shqipe te ketijEshte per t'u vene re se ne kete liber kendimi gjendet nje abece e mbeshtetur me te shumten neshkronjat Cyrilike dhe Glagolitike edhe me te cilen vetem dy vija Shqip jane shkruar . Elbasani, nje qytet ne Shqiperin Mesme, mburret per nje abece te vegante, qe J .G. v. Hahn, konsull i Austrise ne Janine dhe babai i albanologjise, besonte se i perngjante abecese se vjeter te Fin1ikasvet. Kejo abece u perdor n'ate qytet dhe mund te kupetohej aty ketu ne Berat; sherbeu per pune kishetare si edhe per pune tregetie. Hahn-i mendonte se keio abece ish evjeter e se Mjeshter Theoldori (Haxhifilipi) vdekur me 1806, mesonjes dhe predikonjes n'Elbasan, i cili i kish bere mesimet ne Voskopoje, e kish perdorur ne shkrimet e tij . Megjithkete, studimtaret e Shqipes nuk mendojne si Hahn-i, persa i perket vjetersise se abecese, dhe thone se kejo abece esht sajuar nga Mjeshter Theodori vete. Nje prej ketyre dijetareve ka shfaqur edhe mendimin se ajo ka qene « nje abece korsive Greke e shekullit te tetembedhjetet, e pershtatur nje ~r nje » (12). Keto kohet e fundit duan te thone se kejo abece, e perbere nga 53 shkronja, tregon influence Sllave, Greke dhe Llatine (13). Ne vitin 1949 nder dokumente te gjetura ne manastirin e njohur Orthodhoks te Shen Jonit, afer Elbasanit, eshte zbuluar nje doreshkrim i shkurter ne gjuhen Shqipe m~ nje abece te vegante dhe te panjohur gjer me sot. Do~ti permban vuajtjet e Krishtit dhe disa copa te Ungjijvet ne nje gjuhe me te vjeter se a~o e Mjeshter Theodorit. Sadoqe thone se kejo mbeshtetet ne Glagolitiken , po t'a gjykosh nga copa faksimile botuar ne liber (faqe 317), njeriu do te mendonte me fort se kejo abece eshte mbeshtetur ne shkronjat Greke. Doreshkrimi besohet te kete qene shkruar ne nje kohe kur Kryepeshkopata (e quajtr edhe Patriarkata) e Ohrise perkrahte perkthimin e libravet te shenjta ne gjuhen e Vendit me qellim qe te kundershtonte me mire Islamizimin, ndofta ne gjysmen e pare te shekullit te tetembedhjetet. Kejo abece quhet «Abecja e Anonimit te Elbasanit
Ne vitin 1827 u shtypen ne Korfus te kater Ungjijt ne Greqishten me perkthimin Shqip perkundrejt. Ne kete perkthim Shqip perkundrejt.Ne kete perkthim u perdoren germat Greke -24 shkronjat Greke si edhe 9 shkronje te posacme.Kejo pune u be nga nje grup perkthenjesish nen kqyrjen e Grigor Argjirokastritit (nga Gjirokastra), nje peshkop Shqipetar i ishu1lit te Eubese. Sic duket ky perkthim u prit mire nga Tosket, pasi ne vitin 1885 u botua per se dyti n'Athine . Nje tjeter abece e vecante me Liber Kendimi u botua ne vitin 1845 nga Naum Veqi1harxhi prej fshati afer Korces, por vetem ai e perdori kete , Konstandin Kristoforidhi, nga Elbasani, ky Purist i zoti dhe qe shkroi shume edhen qe mesonjes i Hahn-it ne gjuhen Shqipe, perdori dy abece per librat e ndryshme te Ungjillit qe perktheu per Shoqerine Ungjillor Britanike te Huaj (Foreign and British Bible Society). Ne perkthimet gegerishte perdorte abecene Llatine, ose me mire « shkronjat Evropialle » sic porosiste R. Lepsius ne botomin e vet si pershembell nete kater Ungjijt (1866); dhe sa here qe perkthimet i bente toskerisht perdorte shkronjat Greke, si per shembell Psalltirin (1868) . Ne vitin 1877, nje Shqipetar Orthodoks qe kish lere ne Rumani, Vasil Dh. Ruso, botoi Pellasgjika, Shqip aplla alfavita
(Pellasgjika, Abece e Thjeshte Shqipe), shkruar me germa Greke dhe kushtuar te bijvet.


Me pushtimin e plote te Shqiperise nga Turqit pas vdekjes se Skederbeut (1468) dhe me islamizimin e dalengadalte te banorvet, hyri ne veprim abeceja Arabishte Ose Turqishte. Megjithekete, dokumentet qe kemi me nje shkrim te tille fillojne qe nga shekulli i tetembedhjetet. Ne Juge keto dokumente nisin me vjershen e gjate Erveheja (1820) te Muhamet Kycykut (Cami).Ne Berat, nje qender kulture Orientale, me vjershat Nezim Trakulles (vdekur me 1760); ne Veri me poezine «anakreontike» Mul1a Hysen Dobracit ). Disa nga shkrimtaret ishin Syni dhe te tjeret Bektashi, besnike te njejtit sekti pantheistik te deges Shia te Islamizmit, qe ishte perhapur ne Shqiperine Juges. Subjektet e tyre, t'influencuar ng: kultura Orientale, qene me frymezim fetar edhe me frymezim sheku1lar Islamizmi ne Shqiperi, duke mos qene i shtrenguar te mbrohet sikur Kishet e Krishtera, nuk kish nevoje t'u vihej vetem e vetem shkrimevt
fetare. Flitet edhe per nje abece me shkronja Turqishte bere rreth vitit .1861 nga nje fare Daut Borici prej Shkodre . Ne vitin 1877, nje Shqipetar i mesuar, qe kishte udhetuar ne Perendim dhe jetonte ne Janine, i quajtur Tahsin, botoi nje abece. Shqipe te mbeshtetur ne shkronjat Turqishte, abece e cila u perhap mjaft n'ate krahine, por autori u arrestua menjehere dhe u dergua ne Stambo1l sepse gjuha Shqipe nuk gezonte po ato te drejta qe gezonin gjuhet e tjera brenda Perandorise Turke.
perpjekjet per te bere abece Shqipe nuk mungonin as ne mergaten Shqiptare. Pasardhesit e Shqipetarvet qe emigruan ne Greqi (heren e pare nga mbarimi i shekullit te 14;.t dhe ne fillimin e shekl1l1it te 15-t), dhe u vendosen atje, e shkruan giuhen e tyre ametare me shkronja Greke. Nje shembell te tille e gjejme ne doreshkrimin e njej fjalori te vogel, Fjalor Greqisht-Shqip (1809), te Marko Bocarit, fia1or te cilin heroi Suliot i Kryengritjes Greke e shkroi per konsul1in Freng te Jallines, F. Pouqueville , Nje Abece Shqipe sipas Dialektit te Folur ne Greqi, mbeshtetur ne shkronjat Greke, qe botuar n'Athine ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti prej ishullit te Salamines. Abecete qe perdoren shkrirntaret Italo-Shqipetare -pasardhesit e Shqipetarevet qe lane Atdhen' e tyre pas pushtimit Turk dhe zune vend n'Italin'e Juges dhe ne Siqeli -qene latine. Sadoqe ishin Toske dhe te Krishtere Orthodhokse nga origjina. n'Itali keta qene bere unite dhe paten hyre nen influencen e kultures Llatine-ItaJiane. Vetem Dhimiter Kamarda perrdori abecene Greke ne gramatiken e vet si si dhe ne shtesen e kesaj gramatike: Grammatologia Comparata della Lingua Albanese (1864), Appendice (1866); kjo nuk ish tieter vecse abeceja qe perdori Hahn-i ne botimin e vet Albanesische Studien, abece e cila atij i u douk e plote dhe e arsyeshme (24). Hahn-i pat perdorur shkronja Llatine si j, ose shkronja Greqishte me shenja dalluese si S (s) per tinguj qe ishin vecanerisht Shqip. Por as Kamarda nuk e mbajti gjithnje, sepse ne disa perkethime ai perdori shkronjat Llatine.
Po te perjashtojme «Abecene e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut » qe mbajti me teper se 3OO vjet, abecete e tjera qene jeteshkurtera dhe u perdoren pergjithesisht vetem nga ata njerez qe i bene, ose ne rrethe shume te ngushta. Zgjedhja e abecese Llatine ose Greke si mbeshtetje, varej me teper nga kultrura e atij qe e cpikte ose nga kultura e zones ne te cilen delte ne drite. ..

II

Interesimi per gjuhen Shqipe filloi te shtohet pas themelimit te Lidhjes Shqiptare, qe zakonisht quhet Lidhja e Prizrenit, formuar ne vitin 1878 me qellim qe te kundershtonte vendimet e Kongresit te Ber-- linit, i cili u leshoi toka Shqipetare shtetevet fqinj. Atdhetaret Shqiptare e kuptuan tronditjen e Perandorise Turke dhe i trembeshin copetimit te Vendit te tyre. Prandaj u bene perpjekje per zhvillimin e ndergjegjies Shqipetare dhe per bashkimin e te tre grupevet fetare. Levrimi i gjuhes Shqipe -veriga e perbashket -do t'i sherbente me mire " ketij qellimi. Keshtu, Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi perdorimit te shkrimit te Shqipes dhe shkollavet Shqipe, dy pune keto me te cilat ceshtja e abecese lidhej fort.
Ndersa Lidhja vepronte ne Shqiperi duke kundershtuar me arme shkeljete tokes se saj, nje shoqeri per kulture earesim, e quajtur Shoqeri per Botimet Shqipe themelohej ne vitin 1879 ne Stamboll per te nxitur berjen e botimeve ne gjuhen Shqipe. Ne krye te kesaj shoqerie ishin dy vellezerit Frasheri, Samiu (i njohur ne Turqi si Shemsedin Sa mi Bej) dhe Naimi, poeti-apostull i nacionalizmes Shqipetare, te ndihmuar nga Shqipetare te shquar te besimevet Orthodhokse e Katolike. Kejo shoqeri beri nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine me disa shkronja Greqishte, si dh(dh) dhe f (th) --Samiu dhe Naimi i kishin bere mesimet ne gjimnazin Grek te Janines -si edhe disa shkronja te vecanta, si (gj), krijuar nga Samiu vete per tinguj te vecante te gjuhes Shqipe. Duke ndjekur parimin e njej shkronje per nje tingull kejo abece kish nje themel gjuhesor te shepdoshe. Kjo u quajt « Abeceja e Stambollit » ose« Abeceja e Frashervet » nga emri i Vellezervet Frasheri. Me kete abece shoqeria botoi organin e saj Drita, nje Abetare dhe Kendim, si edhe shume libra shkollore.
Abeceja e Stambollit u perdor ne gjithefare botimesh te kollonivet Shqipetare -Bullgari, Rumani, dhe gjetke dhe te nje pjese te ma-dhe te Shqiperise vete. Raportet e Konsujvet Austriake ne Shqiperi lajmerojne se gjer ne vitin 1005 abeceja e Stambollit perdorej nga pjesa me e madhe e popullesise, si Orthodhokse ashtu edhe Myslimane, qe jetonin ne Juge, dhe ishte shtrire nga veriu pertej Durresit, gjer ne Diber dhe ne krahinen ne 'juge te Prizrenit . Ne fillim levizja arsimore dhe gjuhesore e Shqiptareve, e nxitur nga Lidhja e Prizrenit, u
perkrah nga Porta e Larte, sepse theksonte kombesin' e Shqipetarevet si nje pengim te perhapjes se Sllavevet dhe te Grekevet ne Ballkan. Por,
sapo kaloi rreziku, si Lidhja ashtu edhe shoqeria e Stambollit u prishen nga Qeveria. Ky qe nje veprim qe puqej me politiken e pandryshuar te Portes se Larte. Sulltani ishte, ne parim, kunder cdo levizjeje kombetare te Shqipetarevet, sidomos kunder levizjevet te Myslimanevet, te cilet perbenin shumicen e Kombit Shqiptar. Interesi i Perandorjse e shtynte Sulltanin t'u impononte Myslimanevet nje arsim Turk ose Arab pa marre parasysh kombesin' e tyre. Duhej te krijohej me kete menyre nje fryme e vetme feje si edhe gjuhe shteterore per te ndertuar nje mur qe te ndante Myslimanet nga te Krishteret. Prishja e ketij muri qe ndante Shqipetaret do te sillte pasoja kercenonjese per autoritetin e tij, vecanerisht kur rrymat kombetare te Popullsivet te mbajtura tok nga feja e perbashket dhe nga gjuha Turqishte do te shtoheshin ne gjirin e Perandorise. Politika e Portes se Larte, persa i perkiste ndergjegjies kombetare Shqipetare dhe Gjuhes Shqipe, synonte te krijonte nje armiqesi te thelle midis Myslimanevet dhe te Krishterevet .
Sipas kesaj politike shkrimi i gjuhes Shqipe dhe shkollat Shqjpe ishin te ndaluara. Shkollat ishin Turqisht per Myslimanet Shqiptare dhe Greqisht per Orthodhokset Shqiptare. Vetem ne kohen midis Kongresit te Berlinit dhe Konstitutes Turke (] 908) here u hapen dhe here u mbyllen disa shkolla Shqipe ne Korce dhe ne rrethet e saj, sepse politika e brendshme e Portes se Larte levizte ndermiet reformes dhe konservalizmit, nga shterngesa qe i bente Evropa. Por edhe atehere Myslimanet Shqipetare qe kishin hyre ne keto shkolla detyroheshin qe te mos shkonin me . Edhe Patrikana e Stambollit ndihmoi ne kete politike te ndarjes. Ajo e kundershtoi gjuhen dhe arsimin Shqip sepse keto sillnin me vete humbjen e influences se saj edhe, pra, vendosjen e nje Kishe Shqiptare te pavarur. Kleri Grek i mallkoi shkronjat Shqipe dhe ata qe i mesonin keto, sepse cdo largim nga Greqishtja quhej prej ketij kleri, shtytje nga « armiku i fese ». Pasi Shoqeria Ungjillore Britanike dhe e Huaj (Foreign and British Bible Society) si edhe misionet Amerikane kishin ndikunuar ne te perkthyerit e libravet te shenjta ne gjuhen Shqipe, si edhe ne te mesuarit e kesaj, Protestantizmi shikohej si « armik i fese » . Megjithekete, ne Shkoder, qene hapur perpara 1878-s dy shkolla. nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit, ku mesohej Shqipja, te mbajtura nga Austro-Hungaria edhe nen hijen e KultureProtektoratit te saj (Mbrojtja e Fese). Me vone u hapen shkolla te tjera sepse politika e Monarkise Austro-Hungare -sikurse perseritet shpesh ne raportet e Ministrise se Jashteme te saj e donte te perkrahej zhvillimi i ndergjegjies Shqiptare me anen e kultures kombetare per te krijuar nje Shqiperi te bashkuar si nje kunderpeshe kundrejt Sllavevet . Edhe Italianet filluan nga fundi i shekullit te 19-te te hapin shkollat e tyre ne Shkoder edhe ne qytete te buzes se detit, ne te cilat shkolla mesohej Shqipja. Do te vinte koha medoemos qe keto dy fuqi do te haheshin njera me tjetren.
Ne vitin 1899 nje shoqeri letrare Shqipetare, Bashkimi, u themelua ne Shkoder nga Imzot Preng Doci, Abati i Mirdites, ne bashkepunim te forte me Klerin Katolik Shqipetar, Ajo caktoi si detyre te pare te sajne berjen e nje abeceje qe e hartoi vete pothuaj Abati. Kjo abece mbeshtetej krejt ne shkronjat Llatine, duke i paraqitur tingujt e vecante te gjuhes Shqipe me dy shkronja bashke, nga te cilat e dyta ishte h: dh ( 0 ), th (e), xh (dz), ch ©, gh (gj), etj.. Shume libra shkollore per shkollat katolike te Veriut u shtypen me kete abece, me te hollat e qeverise Austro-Hungareze. Por, megiithese Doci thoshte se abeceja e Bashkimit ishte e « nje trajte, praktike dhe estetike », e pershtateshme per t'u perhapur dhe se perdorej ne nje pjese te madhe te Shqiperise se Veriut , prapeseprape ajo mbeti e kufizuar ne krahinen e Shkodres.
Tre vjet me vone nje shoqeri letrare e re, Agimi, u themelua ne Shkoder nga nje tjeter prift katolik, Dom Ndre Mjeda, filolog dhe poet, i cili krijoi nje abece te re. Edhe abeceja e Mjedes mbeshtetej krejt ne germat Llatine, por, ndryshe nga ajo e Docit, kjo abece ndiqte parimin e nje germe per nje tingull duke perdorur shenja dalluese per tinguj te vecante te Shqipes, si per shembell, g' (gj), k' (kj), n' (nj), etj. Abeceja e Mjedes ish pelqyer ne Kongresin Nderkombetar te Orientalistevet, qe ish mbledhur me 1902, ne Hamburg, dhe u perkrah nga Kryepeshkopata Katolike e Shkodres si edhe nga shumica e Klerit Katolik. Mirepo, per kete gje plasi nje grindje: abeceja e Agimit kunder abecese se Bashkimit . Monarkia Austro-Hungareze nuk mund te mbetej e paaneshme ne kete mes.
Politika e qeverise Austro-Hungare ne ceshtjen e abecese Shqipe u perpoq per nje abece te perbashket qe do t'i sherbente per te shtuar influencen e saj ne Shqiperi. E quante abecene e Mjedes si nje abece qe perfaqesonte nje fare perparimi dhe qe i afrohej me shume abecese se Stambollit se sa ajo e Bashkimit, e cila kish nje « karakter Italian » ne vetevete. M'ane tjeter, ata qe donin abecen' e Mjedes dhe ata qe pelqenin ate te Frashervet ishin gati te leshonin rruge per nje abece te bashkuar, kurse Abati i Mirdites jo . Qeveria Austro-Hungare, qe me pare e kish ndihmuar botimin e libravet shkollore te shtypura me abecene e Bashkimit, ndashti filloi te perkrahte abecene e Mjedes. Problemi i abecese ishte me rendesi per ate qeveri edhe nga pikepamja e politikes kishetare, sepse pa zgidhjen e saj paqja ne Peshko- paten e Shkodres edhe zhvillimi i rregullshem i shkollavet nuk mund te arriheshin
Italianet kishin kohe qe e perdornin abecene e Bashkimit ne shkollat e veta. Edhe ne kete rast ata u duken se cfaqnin nje interesim te vecante per librat shkollore shkruar me ate abece. Pervec kesaj Italianet u munduan te perdorin ItaloShqipetaret per propaganden kulturore te tyren ne Shqiperi, por gjer me nje fare vendi, sepse edhe ndermjet ketyre te fundit kish nje levizje te pavarur per kete ceshtje. Dy kongrese gjuhesore Shqipetare qene mbledhur n'Itali, njeri ne vitin 1895 dhe tjetri ne vitin 1897, qe te dy duke pasur ne program nje abece te bashkuar . Te dy poetet me te famshem te Italo-Shqipetarvet, Jeronim De Rada (1903) dhe Zef Schiro (1865-1927), bene seicili nga nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine dhe e perdoren ne shkrimet e tyre. Por vetem Katoliket e Shkodres u interesuan ne veprimtarine gjuhesore pertej Adriatikut. Myslimanet dhe te Krishteret Orthodokse pothua nuk u a vune veshin fare botimevet qe duallen atje
Konstandin Kristoforidhi vazhdoi te shkruaie ne kohen pas Lidhies se Prizrenit. Kur vdiq ne vitin (1895'), la nje doreshkrim, nje fjalor Shqip- Greqisht, te shkruar me germa Greqishte. Qeveria Greke mundi t'a hedhe: ne dore kete fjalor dhe ne vitin 1004 e botoi me titullin Leksikon tes 'alvanikes glosses (Fjalor i Gjuhes Shqipe), dhe perfitoi keshtu nga rasti te gjeje propaganden e saj. Lexojme ne parathenien: « (fjalori) del si nje: vegel e vlefsheme aresimore per te mesuar Popullin trim Shqipetar me shembell praktike se vetem me ndihmen, udheheqien dhe frymezimin e shkronjavet dhe te gjuhes Greqishte » mund te ndricohet.
Faik Konica, nje Shqipetar i mesuar qe shume ndihmoi per pastrimin e gjuhes Shqipe, perdori abecene e vet ne te perkoheshmen e tij Albania (1897-1009), qe me pare botohej ne Bruksel dhe pastaj ne Londer. I perngjante abecese se Bashkimit. Konica u mundua t'a hithte abecene e vet si themel per te njesuar te gjitha abecete, por nuk i a dolli dot ne krye.
Ne kohen pas Lidhjes se Prizrenit duallen shume abece te tjera te vecanta. At Gjergj Fishta (1871-1940), poeti Kombetar Shqipetar, Franceskan dhe antar i shoqerise Bashkimi, i beri keto abece objekt satiri ne liibrin e vet Anzat e Parnasit (1907). Ketu po shenojme disa vargje :

per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipniia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...

Gjendja e ngateruar qe u krijua nga numri i shumte i abecevet vazhdoi gier ne vitin 1908, kur erdhen ne fuqi Turqit e Rij. Shume Shqipetare kishin marre pjese ne kryengritjen e tyre edhe kishin hyre ne « Komitetin per Bashkim dhe perparim ». Programi i Turqvet te Rij i plotesonte kerkesat e tyre per te gezuar te njejtat te drejta si popujt e tjere te Perandorise Turke. Edhe shpallja e Konstitucionit i dha nje shtytje te madhe veprimtarise se tyre nacionaliste. Ne qytete me rendesi te Shqiperise u themeluan Klube (shoqerira letrare-aresimore me qellime politike te pashpallura) dhe shoqerira fillluan te botohen gazeta ne gjuhen Shqipe edhe u hapen shkolla Shqipe. Shqipetaret po mundoheshin te fitonin kohen e humbur .
Ceshtja me e nguteshme ish nje abece kombetare e niesuar. Mungesa e saj qe nje pengim per zhvillimin e vetedijes kombetare dhe per bashkimin e Toskevet dhe te Gegevet, sepse pa nje abece te njesuar :nuk mund te kish maredhenie midis tyre. Thirrja per mbledhjene njej kongresi qe te zgjidhte problemin e abecese u be nga gazeta Liria qe delte ne Selanik dhe qe botohej nga Midhat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit, organizonjesit te Lidhies Shqipetare) edhe i nipi i Vellezervet Frasheri te abecese se Stambollit. Barra e organizimit te kongresit, megjithekete, i ra Klubit Shqipetar te Manastirit qe quhei Bashkimi. Ky klub qe nder te paret qe qe krijuar (Gusht 1908), dhe kishte rendesi sepse ndodhej ne kryeqytetin e Vilajetit. Mbledhja u be ne Manastir prej 14 te Nendorit gjer me 22 te Nendorit, te vitit 1908 , dhe perbehej nga delegate klubesh, shoqerishe, qytetesh, shkollash, si edhe kollonishe Shqipetare te mergimit.
Kongresi kryesohej nga Midhat Frasheri. Fjalimet e mbajtura dyU zgjodh Komisioni i abecese prej njembedhiete anetaresh nga te te mesuarit e delegatevet, me kryetar At Gjergj Fishten. Tri dit me radhe komisioni rrahu ceshtjen e njej abeceje te perbashket duke dhene besen Shqipetare qe te mos delte asnje fjale jashte perpara se te merrej vendimi i fundit.
Meqenese bisedimet ne mbledhjen e pergjitheshme u rrahen me te shumten rreth tri abecevet kryesore abeceja e Stambollit, ajo e Bashkimit, dhe ajo e Agimit komisioni i abecese u kufizua ne tri pika: a) te zgjidhej njeranga te tri abecete b) te mereshin disa pjese nga cdo abece per te bere nje abece te re; c) te behej nje abece e re .
Komisioni bisedoi gjate per keto te tri pika, sidomos mbasi nga cdo ane e Shqiperise edhe nga kollonite vinin letra e telegrafe qe shfaqnin cilen abece pelqenin. Me ne fund nxuarren krye dy rryma. Njera ishte per nje abece te re me shkronja Llatine: u zgjodhen 25 shkronja, dhe te tjerat qe u pergjigjeshin tingujvet te vecante te Shqipes, u bene me nga dy shkronja bashke. Abeceja e re qe pothua krejt si ajo e Bashkimit. Ryma tjeter perkrahu pranimin e abecese se Stambollit. Nuk qe i lehte bisedimi per disa germa te kesaj abeceje. Vetem per shkronjen (dh) u deshen dy mbledhje te plota te komisionit. Ata qe pelqenin pranimjn e abecese se Stambollit qene 4 Myslimane nga Toskeria .Midhat Frasheri, Shahin Kolonja, drejtor i gazetes Drita qe botohej ne Sofje, Bajo Topulli, nje atdhetar i mesuar dhe i zoti, Nyzhet Vrioni, nga nje familje feudale me influence dhe Dom Ndre Mjeda . Kuptohet hapet se Dom Ndre Mjeda perkrahte abecenc e Stambollit. ne radhe te pare, sepse, si e veta, ajo mbeshtetei ne parimin e njej shkronje per cdo tingrull, dhe ne radhe te dyte, sepse abeceja Llatine ish si ajo e Abatit Preng DoCi, kundershtarit te tij. Komisjoni vendosi me ne fund qe te perdoreshin vetem dy abecete -abeceja e Stambollit dhe abeceja e re .
Latine (Shiko kopjen e vendimit ne pasqyren e vecante) -edhe qe mesimi i te dyjave te ish i detyruar ne te gjitha shkollat Shqipe.
Midhat Frasheri ia paraqiti Kongresit vendimin e komisionit pastaj At Fishta si kryetar i komisionit te abece dha arsyet dhe shpjegimet per kete vendim Ai tha edhe vetem abeceia e Stambollit do ti mjaftonte t'u pergjigjej nevojavet te Kombit Shqiptar, por per shtypjen e libravet jashte dhe per telegrafet ishte e nevojshme nje abece e thjesht Llatine" E mbyili biseden duke zene me goje Gjermanet qe perdorin dy abece, abecene Gothike dhe ate Llatine. Vendimi i komisionit te ab u pranua nga Kongresi
Vendimi per ceshtjen e abece, ne Manastir qe nje hap me rendesi drejt bashkimit te Shqiptarevet .Sadoqe nuk qe zberthimi ideal ai i njej abceje te vetme, qe nje pune me mund .Abeceja e Stambollit nuk mund te lihej menjan sepse kishte nje te kaluar te gjate dhe ish perhapur shume Nje numer i madh librash ish botuar, me te. Megjith- kete, duke menjanua, gjithe abecete e tjera, vendimi i Manastirit i beri te lehta maredhniet midis Shqipetarevet, nje gazete ose nje liber, qe botohej ne Jug mund te kendohei tani ne Veri dhe anasjelltas. Ai vendim ndihmoi edhe t'i bejej Myslimanet e te Krishteret me te vetedijshem per trashegimin e tyre te perbashket.



Por pak kohe pas Kongresit te Manastirit filluan te dalin pengesa. Ne Shqiperi nuk ish po ajo shkalle qyteterimi kudo. Myslimanet e Veriut ishhin te prapambetur dhe fanatike sidomos ne Kosove dhe nuk mund ti kuptonin mire perpjekjet kulturore te vellezerve te tyre me te perparuar ne Juge.Ata s'kishin aq deshire te pranonin nje abece qe nuk ish ajo e Kuranit.
Turqit e Rinj u perpoqen t'a shfrytezonin kete gjendje.Duke qene antare te > te perandorise dhe te njej politike qenderzimi,ata kishin frike se abeceja Latine,duke theksyar kombesine e perbashket,vete ndryshimi i madh midis abecese latine e Turke do ti bente shqiptaret te vetedijshem per njehsimin e tyre Kombetar,do ti bashkonte e do ti shkepuste nga Turqia.Parimi i fese,Islamizmit,ishte ende si fuqi ne Perandorine dhe Turqit e Rinj nuk mund ta linin pas dore,megjitheqe ne fillim u perpoqen t'a mbanin larg fevet.Ata u perpoqen,pra,ti bejne per vete Myslimanet Shqiptare me anan e njej propagande Islamike,duke sulmnuar abecene Latine.
Qe ne Shkurt te vitit 1909, klubi Shqipetar i Filatit, nje qytet ne veriperendim te Greqise se sotme, i dergoi nje leter Bashkimit te Manastirit, qe ish bere klubi qendror Shqipetar, duke i u ankuar: « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip» . Klubi i Korces, Dituria, u shqetesua shume kur kendoi neper gazeta se « ne Stamboll qe formuar nje shoqeri me qellim qe te perhapte te shkruarit e gjymeS Shqipe me shkronja Turqishte » (. Disa hoxhe dhe ulema i thonin popullit se abeceja Llatine ishte vegla e te « pabesevet » dhe perdorimi i saj kunder fese; abeceja per Myslimanet ishte ajo me te cilen eshte shkruar Kurani.
Perkrahia qe i dhane abecese Turqishte Turqit e Rinj i hidheroi nacionalistet Shqipetare. Maredhenia miqesore ndermjet klubit Shqiptar te Manastirit dhe Turqvet te Rij u trondit aqe thelle sa u be armiqesi e hapet. Shqipetaret zune ndashti te shqetesohen nga perpjekjet e Turqvet te Rij, te cilet po benin shtrengesa per pranimin e abecese Turqishte.
Me 23 te Konikut, te vitit 1009, Turqit e Rij, nen mbulesen e njej «Komiteti Konstitucional OsmanlIi-Shqipetar» (Osmanli arnaut Melirutiiet komisio11i), organizuan nje kongres ne Diber. Ne kete kongres merrnin pjese nje shumice e madhe delegatesh Shqipetare t'ardhur nga Veriu e nga Jugu.. Sadoqe qellimi kryesor i Turqvet te Rij ishte t'a perdorin kete per t'i treguar opinionit publik Evropian dhe Otoman se Shqiperia donte konstitucjonin dhe ish gati t'a mpronte, u paraqiten edhe ceshtjet e shkollavet Shqipe dhe te Abecese edhe shkaketuan bjsedime te gjata. Ata qe donin abecene Turqjshte ishin te shumte dhe me ne fund u vendos qe gjuha Shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat porse seicili ish i lire te perdorte abecene Llatine ose Turqishte per te shkruar.
Me kete, Turqit e Rij nuk fituan nje koncesion por me te vertete, i dhane nje grusht abecese Llatine. Ata i shtuan perpjekjet e tyre. Organizuan Ievizje ne shume qytete Shqipetare per abecene Turqishte. Ky veprim iTurqvet te Rij ne punen e abecese qe perpjekja e tyre e fundit per te hedhur faren e percarjes ndermjet te Krishterevet dhe Mvslimanevet dhe per te penguar bashkimin e tyre.
Por atdhetaret Shqipetare, megjithe veshtiresite, nuk u terhoqen.. Ata i hyne Iuftes. Shqiptaret kishin nje argument gjuhesor ne anen e tyre: Arabishtja e shkruar ish e varfer per zanore dhe Turqishtja e shkruar kishte shenja zanoresh qe perfaqesonin shume tinguj, duke u varur nga ligji i eufonise se zanoreve, si per shembell, 9 = 0,0, u, ii. Me2 gjer me 10 te Shtatorit, te vitit 1009, u mblodh nje kongres n'Elbasan per te biseduai ceshfjen e shkollavet Shqipe dhe ate te krijimit te njej shkoIIe per mesonjes. Ndersa kongresi ish ne pune e siper disa antare te Komitetit te Turqvet te Rij, ne Elbasan, u mbanin fjale katundevet rreth qytetit qe te mos ia vinin veshin punes' se kongresit .Persa u takonte shkollavet, kongresi vendosi se ish detyra e klubit te Manastirit t'a fuste ne te gjitha shkollat e Shqiperise gjuhen Shqipe, me abecene Llatine.
Me 19. te Shkurtit, te vitit 1910, u be ne Korce nje demostrate e madhe prej afer 15000 vetesh kunder futje's me pahire te abecese Turqishte. U bene shume fjalime per te perkrahur « shkronjat Shqipe » edhe Hafez Aliu beri nje Iutje me te cilen i bekoi ato. U hoqen telegrafe deputetevet Shqipetare ne Stamboll edhe pergjigjia e ketyre u dha zemer per te mos hequr dore nga kerkesat.
Megjithe urdhrat zyrtare te Komitetit per Bashkim dhe perparim dhe te qeverise Turke per te qendruar te paanshem ne ceshtjen e abe- cese, Turqit e Rij e shtuan propaganden shume e me shume. Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, i dergoi paresise se Janines nje libreze qe porosiste perdorimin e shkronjave Turqishte per shkrimin e gjuhes Shqipe.Klubi Shqiptar i Janines u telegrafoi menjehre Vezirit te madh de Ministrit te Aresimit duke protestuar dhe duke theksuar vendosmerine e toskeve per te mos hequr dore nga abeceja Latine.Si Klub kryesor i Vilajetit te Janines i keshilloi te gjithe klubet e tjere shqiptare te krahines qe te vepronin ne te njejeten menyre.Ndersa demonstratat per abecene Turqishte vazhdonin,kundershtimi i myslimave te Toskerise behej gjithmone edhe me i fuqishem
Per t'u vene re eshte protesta e klubit te Filatit derguar portes se Larte, kur degjoi qe 12 hoxhe mendonin te shfaqeshin ne favor te abecese Turqishte; telegrafi mbaronte me keto fjale: « Na do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut per abecene Llatine » Ne Shqiperin'e Juges, Bektashinjte qe mbaheshin si heretike nga ana e myslimanevet te vertete (ortodhoks), luajten nje rrol me rendesi per abecene Llatine. Megjithekete ne Shqipen'e Mesme dhe n'ate te veriut po te perjashtojme Elbasanin propaganda e hoxheve pat zene vend.
Eshte e natyreshme te pyese njeriu se si ishte gjendia ne Shkoder gjate kesaj kohe te luftes per abecene.Gjendja atje ndryshonte. Katoliket kishin shkollat konfesionale (fetare) te vetat, nen mbrojtjen e Austro-Hungarise, shkolla te cilat kishin karakter privat, dhe prandaj nuk perfshiheshin ne juridiksionin e autoritetevet aresirnore Turke. Keto shkolla nuk mund te zvariteshin ne fushen e grindjes se abceese. Mesimi i gjuhes Shqipe ne shkollat Katolike ishte bere me abecene Llatine qe ne fillim te nderrohej kejo abece ndashti ishte e pamundur. Po keshtu mund te thuhet edhe per shkonat Italiane. Veprimi i Turqvet te Rij ne ceshtjen e abecese kishte te bente me shkollat qeveritare dhe ky veprim ne Shkoder mund te prekte vetem Myslimanet. Por meqenese popullsia Myslimane e Shkodres ishte teper konservatore, problem abeceje ketu nuk kish. Vetem nje mbedhje u be ne fillim te Shkurtit te vitit 1910, nga disa hoxhe, dhe u pranua nje vendim i Shkupit qe perkrahte abecene Turqishte.Megjithkete. nga mbarimi po i atij muaji, katoliket u cfaqen per abecene Llatine.
Ne Kongresin e Manastirit, te vitit 1908, ish vendosur qe pas dy vjetesh te behej nje kongres i dyte. Lufta midis abecese Llatine dhe abecese Turke e shpejtoi ate mbledhje. Me 21te Marsit, te vitit 1910, nje kongres gjuhesor i dyte, i organizuar nga antaret e « abecese kombetare », u mblodh ne Manastir per t'a sqaruarr nje here e mire ceshtjen. Kongresi shpalli : « Geshtja thjesht giuhesore e abecese Shqipe qe qe zgidhur definitivisht .. ne Kongresin e Dibres ka dale perseri ne shesh duke u bere shkak krizash dhe rrymash te kunderta opinioni. Kejo pune qe i intereson vetem elementit Shqipetar eshte bere edhe nje ceshtie politike e brendeshme, meqenese ka te beje me aresimin ne tere kombin Otoman dhe me inte- resimin e autoritevet Qeveria u ka dhene zemer perkrahesvet te gjuhes Tulrqishte duke shkaketuar pune te papelqyera, te papajtuarshme me regjimiin konstitucional qe edhe na e gezojme Kongresi me vtta te perbashketa deklaron se ceshtia e gjuhes Shqipe, megiitheqe eshte larguar shume nga baza e sai, i perket vetem e vetem Shqipetarevet dhe eshte per t'u desheruar, n'interesin e vertete Otoman, qe te mos dale nga sfera e saj e natyreshrne »
Carja midis Turqvet te Rij dhe nacionalistevet Shqipetare ish bere e thelle. S'kish me dobi t'i beheshin kerkesa qeverise se Stambollit, sepse ajo kish marre qendrim armqesor. Veziri i Madh, Ibrahirn Haki Pashai, i tha njej deputeti te shquar Shqipetar: « Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Llatine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine ». Me shtytjen e qeverise Turke, Sheh-UI-Islami, autoriteti me i larte Mysliman, u dergonte gjithe myftivet te Shqiperise me 5 te Pri]lit, te vitit 1910, kete qarkore: « Nxitojrne t'ju lajrnerojme se me 22 te Marsit, te vitit 1326 (1910), me anen e njej letre zyrtare derguar Ministrise s'Aresimit, i kerni parashtmar qe te mos e pranoje abecene Llatine per gjuhen Shqipe dhe te kete kujdes qe perdorimi j saj ne shkollat Shqipe te ndalohet rrepte. Prandaj po u dergojme kete qarkore te gjithe myftivet te qytetevet dhe te krahillavet Shqipetare qe te veprojne po keshtu » . Turqit e Rinj e paten shkelen premimin e tyre persa i perkiste gjuhes dhe shkrimit Shqip dhe i paten lenduar ndjenjat kombetare Shqipetare duke themeluar ne Stamboll, ne Prillin e 1910-s, nje klub per detyrimin e abecese Turqishte; ky klub quhej« Qarku Aresimor » (rnahfil -i m,earif), dhe ishte nen mprojtjen e qeverise . U 'botua edhe nje gazete me shkronja Turqishte, ne Stamboll kejo qe e para dhe e fundit.
Meqenese qeveria e Stambollit nuk qe e zonja t'u a dale ne krye qellimevet te saj me propagande, perdori fuqine. Klubet dhe shoqerite Shqipetare i prishi, gazetat i ndaloi, shkollat i rimbylli, po ashtu edhe shtypeshkronjat ne Manastir, Selanik dhe Korce, duke hequr po ne kete kohe edhe gjuhen Shqipe nga programi i shkollavet qeveritare. Kryengritjet qe paten plasur ne Veri, ne fillim jo per ceshtjen e abecese por kunder politikes se qenderzimit te Turqvet te Rij dhe per te majtur privilegjet, u perhapen ne tere Shqiperine. Ne Shtatorin e vitit 1912, kryengritesit qene aqe te forte sa qe e shtremguan porten e Larte te pranoie kerkesat e tyre, nder te cilat hapja e shkollavet Shqipe dhe perdorimi i gjuhes Shqipe ishin kushte te domosdoshme. Pas njej kohe te shkurter plasi lufta Ballkanike dhe Shqiperia shpalli pavaresin'e saj (28 Nendor, 1912); dhe keshtu abeceja Turqishte u hoq per gjithemone.
Ne viterat e ardheshem abeceja Llatine fitoi dhe zuri vend. Abeceja e Stambollit dalengadale mbeti pas dhe dolli nga perdorimi. Shkaqet duket te kene qene dy. I pari, sic tha At Fishta, ne Kongresin e Manastirit, se eshte me lehte te shtypen botime me shkronja Llatine. I dyti, gjate kohevet te pushtjmit Grek ne Shqiperin' e Juges .Myslimanet paten qene shkelur e marre neper kembe. Gdo gje Greke vetvetiu quhej armiqesore, keshtuqe edhe vete shkronjat Greke le « abecese se Frashervet » medoemos do te mos pelqeheshin.
Pame ne kete veshtrim se si abeceja Shqipe pasqyronte kushtet e nderlikuara historike te Vendit dhe se si po n'ate kohe arrijti te behet nje fuqi e ngjeshur formonjese. Perpjekiet per krijimin e njej abeceje qene ne fillim te shperndara dhe krejt te ndryshme, te influencuara nga grupe fetare dhe zona kulturore, dhe vetem dalengadale zune te anojne drejt njehsimit. Ne kete zhvillim, interesat e fuqivet te huaja luajten dy rrole: ata qe qeverisnin Vendin --Perandoria Turke dhe gjer ne nje fare shkalle Patrikana e Stambollit u perpoqen t.a perdornin abecene si nje fuqi percarjeje; ata qe kishin qellim t'a shtonin influencen e tyre -Austro- Hungaria dhe Italja -u munduan t'a perdornin si nje faktor bashkimi. Ngecur keq ne keto rryma kundershtare, Shqipetaret po fillonin te kupetojne duke u bere gjithenie me teper te vetedijshem per njesin' e tyre kombetare dhe per rrezikun qe sillte me vete shumesia e abecevet. Kur i a duallen ne krye t'a kufizojne perdorimin, me pare ne dy abece dhe me vone ne nje te vetme, ata e bene abecen nje fuqi bashkimi. Duke zgjedhur abecene Llatine hoqen dore edhe nga Orienti dhe u kthyen nga, Perendimi. Mund te thuhet se historia e Abecese Shqipe eshte ne vetvehte historia e Popullit Shqipetar.

Printo këtë Artikull

  Kodikët e Shqipërisë, Përmendore Të Kulturës Njerëzore
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 10:27 - Forum: Historia shqiptare - Replikat (1)

Kjo teme i kushtohet Kodive te Shqiperise, nje thesar i vertet kulturor. Ky material eshte botuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ne bashkepunim me UNESCO. 

Autorët jane:

Alfred Moisiu, Aleks Buda, Anthimus Alexoudes, Erich Trapp, Johannes Koder, Kaliopi Naska, Koïchiro Matsuura, Kosta Naçi, Llambrini Mitrushi, Nevila Nika, Pierre Batiffol, Roderic L. Mullen, Shaban Sinani, Theofan Popa.

Koordinatorë:

Prof. as. dr. Kaliopi Naska, Minella Gjenerali



[Foto: screenshot1_zpsf3a72834.jpg]

[/quote]
Për: Kodikët e Shqipërisë, Përmendore Të Kulturës Njerëzore

[quote]

Kodikët e Shqipërisë, Përmendore Të Kulturës Njerëzore




[Foto: screenshot2_zps8c4bdb56.jpg]



KODIKËT E SHQIPËRISË, PËRMENDORE TË KULTURËS NJERËZORE

ALFRED MOISIU, PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Kodikët janë dorëshkrimet më të vjetra që janë ruajtur në hapësirën shqiptare. Tradita e shkrimeve të shenjta në Shqipëri ka vazhduar për 15 shekuj me radhë, prej paleokrishtërimit deri në kohët moderne. Shkrimet ungjillore dhe biblike në Shqipëri janë pjesë e historisë botërore të shkrimit; pjesë e
historisë së zhvillimit progresiv të mendimit dhe të kulturës njerëzore. “Kodiku i Purpurt i Beratit”, një prej varianteve më të hershme të Besëlidhjes së Re, përbën një dorëshkrim të rrallë të letërsisë biblike në shkallë botërore. Sipas dijetarëve vendës dhe të huaj, ai numërohet i treti ose i katërti për nga kronologjia, por çmohet edhe më shumë për nga rëndësia. Të njohësh këtë dorëshkrim është njësoj si të takohesh me kohërat e mjegullta, me atë fazë të mugët të historisë, kur krishtërimi sapo kishte dalë nga fshehtësia. Në shkallë botërore ruhen gjithsej shtatë kodikë të purpurt, të periudhës së fillimeve të krishtërimit. Nuk është e rastit që dy prej tyre gjenden në Shqipëri. Vendi ynë ishte në përbërje të hapësirës burimore biblike. Tradita e dorëshkrimeve të shenjta është provë se hapësira shqiptare ka pasur në vijimësi një elitë kulturore, që ka ditur jo vetëm të krijojë, por edhe të ruajë kryevepra. Vepra të tilla, që
janë përmendore të historisë së mendimit të njerëzimit, na bëjnë optimistë për një imazh tjetër për Shqipërinë tonë. Ato promovojnë vlerën e kulturës së këtij vendi dhe të këtij populli edhe sot, kur kanë kaluar shekuj e mijëvjeçarë nga koha e krijimit. Ato janë kontribut i njohur në historinë botërore.

Historianët le të bëjnë të tyren dhe të na shpjegojnë se si është e mundur që në hapësirën shqiptare u ruajtën shkrime të tilla, të cilat i takojnë kohës kur krishtërimi po kalonte nga stadi i predikimit gojor në atë të predikimit kult. Por ka disa fakte të njohura, që na bëjnë të ditur se “Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe dorëshkrime të tjera të krishtërimit të hershëm nuk janë dukuri rastësore në mjedisin shqiptar. Vetëm pak kohë para se të shkruhej kjo vepër, ishte Shën Jeronimi i Ilirisë, Shën Gjëri, siç e njohin shqiptarët, që i dhuroi Perëndimit “La Vulgata-n”, të parin tekst të Biblës të përkthyer në latinisht, rilindjen e parë shpirtërore europiane. Po në atë shekull, Shën Niketa i Remesianës ose i Dardanisë kompozoi kryelutjen e krishtërimit, “Te Deum laudamus” (“ty Zot të lavdërojmë”), që këndohet edhe sot në katedralet e Perëndimit. Perandorët ilirë të Bizantit, me fuqinë që u jepte detyra, e bënë për herë të parë krishtërimin një fe zyrtare. Ruajtja e kodikëve të Shqipërisë në këtë mjedis ku kanë kaluar rrebeshe të kohës dhe ku janë kryqëzuar ndikime mospajtuese, shpreh edhe një herë një prej vlerave etnodalluese të popullit shqiptar, tolerancën ndërfetare të tij, një model tolerance edhe për Shqipërinë e sotme. Të tilla dorëshkrime janë pjesë e identitetit kulturor të popullit, që i ka ruajtur dhe i japin emër Shqipërisë në botë. Prandaj ne përulemi me emocion dhe nderim para tyre. Shqipëria ka një të ardhme të sigurt europiane, sepse ka një të shkuar të lavdishme europiane. Në Shqipëri ka ekzistuar një frymë e fortë ekumenizmi, pavarësisht se si ka ndryshuar gjeopolitika. Fryma ekumenike, fryma e përbashkimit, që gjendet edhe në një prej vargjeve të himnit tonë kombëtar, le të gjejë një inkurajim prej kësaj tradite, që promovohet në librin “Kodikët e Shqipërisë”. 

Shkruar posaçërisht për botimin “Kodikët e Shqipërisë”.

Printo këtë Artikull

  Kanuni i Lekë Dukagjinit
Postuar nga: UKI - 19.12.2024, 09:42 - Forum: Historia shqiptare - Replikat (19)

Ne kete forum eshte permendur shpesh Kanuni i Leke Dukagjinit dhe neper shume tema eshte diskutuar vjetersia dhe permbajtja e tij. Por te pakte jane ata shqiptare qe kane njohuri te plote apo ta kene lexuar ndonjehere ne teresine e tij. Sigurova nje botim te ketij Kanuni sipas versionit te Shtjefen Gjecovit dhe po e postoj ketu per te informuar te gjithe ata qe jane te interesuar te mesojne me shume. Ka disa anetare qe e njohin mire kete kanun (personalisht bej pjese ne grupin qe ka shume pak njohuri) dhe do ishte me interes diskutimi i tyre si dhe komentet ne pergjithesi. 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT

•  Kanuni i Lekë Dukagjinit, vepër e Shtjefën Gjeçovit ribotohet sipas botimit të vitit 1933 shtypur në Shkodër
L I B R I I PARË
K I S H A
Artikull i parë.
PJESA QYTETNORE
KRYE I PARË
Hija e kishës, Vorret, Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishës
NYE I PARË
Hija e Kishës.
§. 1. Kuptimi i hijes së Kishës
Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen asht nertue:
a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.
§. 2. Tagari i Kishës
“Kisha ban tym në famulli.”
1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
2.- Kisha ka pjesë në mal, në vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së famullis.
3.- Kishës i duhet ba pjesë në giobë të famullis.
4.- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e me mbajtë të falunat, qi i vijnë prej bujaris së bamirve e me i vendue si t’a shofë vetë me udhë.
§. 3. Paperlimsija e Kishës.
“Kisha nuk giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“
1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen e tij.
2.- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia s’mund t’i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalë.
3.- Per çdo mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenë ba per shkak të saj.
4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari nder punë të famullis. Veç se kur famullia dan me ba ndo’i punëper me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris së vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.
§. 4. Ndera e Kishës.
“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon Famullin.”
“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e tragtores nuk i pritet kush mik.”
1.- Kush dhunon kishën ka detyrë gioben a) kishës, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ka
3.- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse kishës si pritet kush mik.
4.- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra kush ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë kush ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)
NYE I DYTË
Vorret.
§: 5.- 1.- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punë pa leje të vllaznis a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i venë detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.
2.- Me ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i a vu detyrë me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.
3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.
NYE I TRETË
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.
1.- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.
2.- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.
3.- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
5.- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gioben kishës për nderë të marre, e gioben famullis per ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis
6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka 
ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ka tagar me e falë.
7.- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të vjedhne.
§.7. Rregullimi i pasunis së kishës
1.- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunis së kishës.

Printo këtë Artikull

  Kongresi amerikan të hetojë mbi origjinën laboratorike të covid-19
Postuar nga: Doktorri - 19.12.2024, 09:20 - Forum: Mjeku për ju - Replikat (4)

Dr. Lawrence Sellin: Kongresi amerikan të hetojë mbi origjinën laboratorike të covid-19
Më 10 janar 2023, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA votoi 365 me 65 pro një rezolute për krijimin e Komitetit të Përzgjedhur për Konkurrencën Strategjike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Partisë Komuniste Kineze, të kryesuar nga Rep. Mike Gallagher (R-WI). Informacioni i mëposhtëm është i denjë për hetim të mëtejshëm nga ai komitet.
SARS-CoV-2, koronavirusi përgjegjës për sëmundjen dhe pandeminë COVID-19, posedon një sërë veçorish të pazakonta strukturore, të cilat e bëjnë një origjinë natyrore shumë të pamundur.
Proteina spike, e cila shtrihet jashtë trupit të virusit dhe modulon lidhjen dhe shkrirjen e virusit me qelizat njerëzore, ka përbërës që duket se janë unikë për SARS-CoV-2 dhe jo si pasojë e një procesi normal evolucionar.
Kryesorja ndër tiparet gjenetike të pazakonta të virusit është një strukturë e vogël e quajtur një vend i ndarjes polibazike të furinës, e cila mund të konsiderohet si një nga disa pjesë të dëshmive të "armë duhanpirëse" për origjinën laboratorike të SARS-CoV-2.
Tashmë në vitin 2005, pas pandemisë së parë SARS 2002-2004 (SARS-CoV-1), furina dhe proceset e tjera të ndarjes së proteinave ishin të njohura për të rritur transmetueshmërinë dhe patogjenitetin e koronaviruseve.
Prania e vendit të ndarjes polibazike të furinës mund të rrisë aftësinë e SARS-CoV-2 për të infektuar sisteme të shumta të organeve njerëzore.
I identifikuar tashmë nga mesi i shkurtit 2020 (5), vendi i ndarjes polibazike të furinës në SARS-CoV-2 është një sekuencë katër aminoacide, Proline-Arginine-Arginine-Alanine ose PRRA në kryqëzimin e përbërësve S1 dhe S2 të majës. proteina, një strukturë që nuk gjendet në asnjë koronavirus kafshësh nga i cili SARS-CoV-2 mund të ketë evoluar.
Për më tepër, pjesa RR në vendin e ndarjes polibazike të furinës PRRA është e koduar nga sekuenca gjenetike CGG-CGG, një kodon i dyfishtë jashtëzakonisht i rrallë, që nuk gjendet diku tjetër në SARS-CoV-2 ose në ndonjë koronavirus nga i cili mund të ketë SARS-CoV-2. evoluar, një fakt i njohur edhe nga shkencëtarët kinezë deri në qershor 2020.
Çuditërisht, sekuenca e saktë gjenetike e kundërt e vendit të ndarjes polibazike të furinës që gjendet në SARS-CoV-2 gjendet gjithashtu në një patentë të vitit 2016 të paraqitur nga prodhuesi i vaksinave Moderna.
Probabiliteti i llogaritur që vendi i ndarjes polibazike të furinës të shfaqet në SARS-CoV-2 dhe sekuenca e tij e kundërt gjenetike e pranishme në patentën Moderna që ndodh si dy ngjarje të pavarura është pafundësisht e vogël, gjë që e bën praktikisht të pamundur që futja e PRRA të mund të ketë ndodhur natyrshëm.
Një marrëveshje e 12 dhjetorit 2019 midis Anthony Fauci të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Ralph Baric të Universitetit të Karolinës së Veriut, një shkencëtar i njohur për eksperimentet e tij të "fitimit të funksionit" mbi koronaviruset, e lejoi Baric të merrte "Kandidatët për vaksinën e koronavirusit mRNA të zhvilluara dhe në pronësi të përbashkët nga NIAID dhe Moderna."
Ndërveprimet e mundshme midis Fauci, Baric, Moderna dhe shkencëtarëve në Kinë shumë kohë përpara shpërthimit të pandemisë COVID-19 sugjerojnë se informacioni i përfshirë në patentën Moderna mund të ishte përdorur në krijimin laboratorik të SARS-CoV-2.
Një tjetër "armë duhanpirëse" është receta shkencore de fakto për krijimin laboratorik të SARS-CoV-2 e përshkruar në aplikimin e grantit të kërkimit 2018 për Agjencinë e Projekteve të Avancuara të Kërkimit të Mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së (DARPA) me titull " Project DEFUSE: Zbutjen e kërcënimit të Koronaviruseve të lindur nga lakuriqët”
[Foto: attachment.php?attachmentid=179827&d=1673449622]
Ai aplikim për grant u dorëzua nga Peter Daszak i Aleancës EcoHealth dhe bashkë-aplikuesit kryesorë të tij: Zheng-Li Shi, "gruaja e lakuriqëve të natës" e Institutit të Virologjisë në Wuhan; Ralph Baric i Universitetit të Karolinës së Veriut; dhe Linfa Wang nga Universiteti Duke-Universiteti Kombëtar i Singaporit, një shkencëtare kineze, e cila gjithashtu ka punuar në Institutin e Virologjisë Wuhan.
Në të njëjtin vit, të gjithë aplikantët e përmendur në atë aplikim për grantin e kërkimit DARPA morën pjesë në Simpoziumin e 8-të Ndërkombëtar për Sëmundjet Virale në zhvillim në Wuhan, Kinë, 21-22 tetor 2018.
Aplikimi u refuzua përfundimisht nga DARPA sepse përfshinte eksperimente të rrezikshme "përfitimi të funksionit" që krijuan viruse të reja që infektonin njerëzit dhe sepse kërkimi kishte një potencial të qartë për përdorim të dyfishtë brenda një programi të zhvillimit të armëve biologjike.
Hulumtimi i fitimit të funksionit përkufizohet si kur një virus që ndodh natyrshëm manipulohet gjenetikisht ose ndryshe për ta bërë atë ose më ngjitës, më vdekjeprurës ose të dyja.
DARPA, megjithatë, e la të hapur derën për financim të pjesshëm dhe ka shumë të ngjarë që eksperimentet të ishin duke u zhvilluar tashmë në laboratorët e hetuesve kryesorë në kohën kur u dorëzua aplikimi.
Aplikacioni për grantin e kërkimit 2018 DEFUSE deklaron në mënyrë eksplicite synimin e aplikantëve për të futur artificialisht vende të ndarjes polibazike të furinës në koronaviruset e lakuriqëve me bollëk të lartë, por me rrezik të ulët të gjetur në Kinë dhe testimin e aftësisë së atyre viruseve të krijuar në laborator që përmbajnë një vend ndarjeje polibazike furine të futur artificialisht për të infektojnë qelizat e njeriut.
Aplikimi për grant DARPA 2018 lexohet si një "rrëfim", në të cilin autorët shprehin qëllimin e tyre për të krijuar artificialisht një koronavirus të ri që është shumë infektues për njerëzit, ashtu si SARS-CoV-2.
Ka të ngjarë që diku në vitin 2018 Ushtria Çlirimtare Popullore, së bashku me një rreth të ngushtë shkencëtarësh kinezë brenda dhe jashtë Kinës, të kenë rrëmbyer atë projekt projekti, një virus që përputhej ngushtë me llojin e armëve biologjike të përshkruar në doktrinën ushtarake të Kinës.
Lawrence Sellin, Ph.D. është kolonel rezervë i ushtrisë amerikane në pension dhe veteran i Afganistanit dhe Irakut. Ai kishte një karrierë civile në biznesin ndërkombëtar dhe kërkimin mjekësor. Dr. Sellin është autori i Rivendosjes së Republikës: Argumentet për një Revolucion të Dytë Amerikan. Adresa e tij e emailit është lawrence.sellin@gmail.com .
Burimi: TGP

Printo këtë Artikull

  Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës
Postuar nga: Armendi - 18.12.2024, 10:21 - Forum: Grupmoshat e komunitetit - Jo Replika

KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS
Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të
Bashkuara më 20 nëntor 1989
PREAMBULA

Shtetet Palë në këtë Konventë,
Duke pasur parasysh se, në përputhje me parimet e shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është baza e lirisë, drejtësisë dhe e paqes në botë,
Duke mbajtur parasysh faktin se popujt e Kombeve të Bashkuara kanë ripohuar në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut dhe në dinjitetin dhe vlerën e njeriut dhe kanë vendosur të nxisin përparimin shoqëror e të krijojnë kushte më të mira jetese, në një liri më të madhe,
Duke pranuar se Kombet e Bashkuara, në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në Paktet ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, kanë shpallur dhe kanë pranuar që çdonjëri mund të përfitojë nga të gjitha të drejtat dhe të gjitha liritë e parashtruara në to, pa asnjë dallim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, opinioni politik ose çdo lloj opinioni tjetër, origjine kombëtare ose shoqërore, pasurie, prejardhjeje ose çdo lloj gjendjeje tjetër,
Duke kujtuar se në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Kombet e Bashkuara kanë shpallur që mosha e fëmijërisë ka të drejtë për një përkujdesje dhe përkrahje të veçantë,
Të bindur se familja, si njësi bazë e shoqërisë dhe mjedis natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të saj dhe veçanërisht të fëmijëve, duhet të ketë mbrojtjen dhe përkrahjen e nevojshme që të mund të marrë përsipër plotësisht rolin e saj në bashkësi,
Duke pranuar se fëmija, për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të personalitetit të tij, duhet të rritet në mjedis familjar, në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi,
Duke pasur parasysh se fëmija duhet të përgatitet plotësisht për të bërë një jetë individuale në shoqëri dhe të edukohet në frymën e idealeve të shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sidomos në frymën e paqes, të dinjitetit, tolerancës, lirisë, barazisë dhe solidaritetit,
Duke mbajtur parasysh se domosdoshmëria për t’i dhënë një mbrojtje të posaçme fëmijës është pohuar në Deklaratën e Gjenevës mbi të Drejtat e Fëmijës të vitit 1924 dhe në Deklaratën mbi të Drejtat e Fëmijës të miratuar nga Kombet e Bashkuara më 20 nëntor 1959 dhe që është njohur në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Paktin Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike (në veçanti në nenet 23 dhe 24), në Paktin Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore (në veçanti në nenin 10) dhe në statutet e instrumentet përkatëse të agjencive të specializuara dhe të organizatave ndërkombëtare, që merren me mirëqenien e fëmijës,

Duke mbajtur parasysh
se, ashtu siç është thënë në Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës “fëmija, për shkak të papjekurisë së tij fizike dhe intelektuale ka nevojë për një mbrojtje dhe kujdes të posaçëm, përfshirë mbrojtjen juridike të përshtatshme, si para ashtu dhe pas lindjes”,
Duke kujtuar dispozitat e Deklaratës mbi Parimet Shoqërore dhe Juridike lidhur me Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Fëmijëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vendosjen e fëmijës në një familje ushqyese dhe birësimin e fëmijës brenda dhe jashtë vendit; me rregullat minimale standard të Kombeve të Bashkuara mbi administrimin e drejtësisë për të miturit (Rregullat e Pekinit) dhe të Deklaratës mbi Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Periudha të Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe Konflikti të Armatosur,
Duke pranuar se në të gjitha vendet e botës ka fëmijë që jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe se është e nevojshme që këtyre fëmijëve t’u kushtohet një vëmendje e veçantë,
Duke mbajtur parasysh si duhet rëndësinë e traditave dhe të vlerave kulturore të çdo populli në mbrojtjen dhe zhvillimin e harmonishëm të fëmijës,
Duke pranuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve në të gjitha vendet, dhe veçanërisht në vendet në zhvillim,
U morën vesh për sa vijon:
PJESA I
Neni 1
Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.
Neni 2
1. Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij ose përfaqësuesve të tij ligjorë.
2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për shkak të pozitës, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve të tij, të përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.
Neni 3
1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese.
2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe administrative përkatëse.
3.Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit, të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.
Neni 4
Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Neni 5
Shtetet Palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit ose, sipas rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet nga zakoni i vendit, kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën, për t’i dhënë këtij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë.
Neni 6
1. Shtetet Palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.
2. Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës.
Neni 7
1. Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të ketë një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe, brenda mundësive, të drejtën për të njohur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.
2. Shtetet Palë sigurojnë zbatimin e këtyre të drejtave, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar dhe me detyrimet që rrjedhin nga instrumentet përkatëse ndërkombëtare në këtë fushë, sidomos në rastet kur, në mungesë të tyre, fëmija do të mbetej pa shtetësi.
Neni 8
1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur identitetin e tij, përfshirë këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare, sipas ligjit, pa ndërhyrje të paligjshme.
2. Në qoftë se një fëmije i mohohen në mënyrë të paligjshme disa ose të gjithë elementet e identitetit të tij, Shtetet Palë i japin atij ndihmën dhe mbrojtjen e duhur, me qëllim që identiteti i tij të rivendoset shpejt.
Neni 9
1. Shtetet Palë garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit kundër dëshirës së tyre, përveç rastit kur autoritetet kompetente, në bazë të rishikimit gjyqësor, vendosin që, në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse kjo ndarje është e domosdoshme, në interesin më të lartë të fëmijës. Ky vendim mund të jetë i nevojshëm në raste të veçanta, si ai kur prindërit keqtrajtojnë ose nuk kujdesen për fëmijën, ose kur ata jetojnë të ndarë dhe kur duhet vendosur se ku duhet të banojë fëmija.
2. Në të gjitha rastet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, të gjitha palët e interesuara duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim dhe të bëjnë të njohura mendimet e tyre.
3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmijës.
4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë, si ndalimi, burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku, kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës, ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose personat e interesuar.
Neni 10
1. Në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë sipas paragrafit 1 të nenit 9, kërkesat e bëra nga një fëmijë ose nga prindërit e tij, me qëllim që të hyjnë në një Shtet Palë ose të largohen prej tij, për arsye ribashkimi të familjes, trajtohen nga Shtetet Palë në një frymë pozitive, me humanizëm dhe me shpejtësi. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë pasoja të dëmshme për autorët e kërkesës dhe anëtarët e familjes së tyre.
2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.
Neni 11
1.Shtetet Palë marrin masa për të luftuar zhvendosjet dhe mosrikthimet e paligjshme të fëmijëve në vend të huaj.
2.Për këtë qëllim, Shtetet Palë nxisin përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe ose aderimin në marrëveshjet ekzistuese.
Neni 12
1. Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.
2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e procedurës së legjislacionit kombëtar.
Neni 13
1. Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë parasysh kujfijtë, në formë gojore, të shkruar, të shtypur ose artistike, ose me çdo mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.
2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund t’i nënshtrohet disa kufizimeve, por vetëm kur përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme për:
(a) Respektimin e të drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose
(b) Mbrojtjen e sigurimit kombëtar, të rendit publik, të shëndetit ose të moralit publik.
Neni 14
1. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë.
2. Shtetet Palë respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas rastit, të përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atë në ushtrimin e të drejtës së tij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij.
3. Liria për të manifestuar fenë ose bindjet e tij mund t’u nënshtrohet vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të mbrojtur sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose liritë dhe të drejtat themelore të të tjerëve.
Neni 15
1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e grumbullimit paqësor.
2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Neni 16
1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.
2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të tilla.
Neni 17
Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale që vijnë nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që synojnë të rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin e tij fizik dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:
(a) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv për të përhapur një informacion dhe materiale me dobi shoqërore dhe kulturore për fëmijën dhe në përputhje me frymën e nenit 29;
(b) Inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në prodhimin, shkëmbimin dhe
shpërndarjen e të tilla informacioneve dhe materialeve nga burime të ndryshme kulturore, kombëtare e ndërkombëtare;
© Inkurajojnë prodhimin dhe përhapjen e librave për fëmijë;
(d) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv, mbajnë parasysh, në mënyrë të veçantë nevojat gjuhësore, të fëmijës që i përket një grupi etnik ose është autokton;
(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga
informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh
dispozitat e neneve 13 dhe 18.
Neni 18
1. Shtetet Palë përpiqen me të gjitha mundësitë, për të siguruar njohjen e parimit, sipas të cilit të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës. Përgjegjësinë kryesore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës e kanë prindërit, ose sipas rastit, përfaqësuesit e tij ligjorë. Ata duhet të udhëhiqen, në radhë të parë, nga interesi më i lartë i fëmijës.
2. Për të garantuar dhe zhvilluar të drejtat e përmendura në këtë Konventë, Shtetet Palë u japin ndihmën e duhur prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, në ushtrimin e përgjegjësisë që u bie atyre për rritjen e fëmijës dhe sigurojnë ngritjen e institucioneve, qendrave ose shërbimeve të kujdesit për fëmijët.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar fëmijëve, prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune, të drejtën të përfitojnë nga shërbimet dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijët, për të cilat janë ngritur.
Neni 19
1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar.
2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.
Neni 20
1. Një fëmije, të cilit i mohohet në mënyrë të përkohshme ose të përhershme mjedisi i tij familjar, ose kur nuk është në interesin e tij më të lartë të qëndrojë në këtë mjedis, ka të drejtë për një mbrojtje dhe një ndihmë të posaçme nga shteti.
2. Shtetet Palë sigurojnë për këtë fëmijë një përkujdesje alternative, në pëputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm.
3. Kjo përkujdesje alternative mund të ketë, inter alia, formën e vendosjes në një familje, të “Kafalasë” sipas të drejtës islamike, të birësimit ose, në rast nevoje, të vendosjes në një qendër të përshtatshme të kujdesit për fëmijët. Në gjetjen e këtyre zgjidhjeve, duhet të mbahen mirë parasysh dëshira për vazhdimësinë në edukimin e fëmijës, si dhe origjina e tij etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore.
Neni 21
Shtetet Palë, të cilët pranojnë dhe/ose lejojnë sistemin e birësimit, garantojnë që konsiderata mbizotëruese të jetë interesi më i lartë i fëmijës dhe:
(a) Sigurojnë që birësimi i fëmijës të autorizohet vetëm nga autoritetet kompetente, të cilët përcaktojnë, në përputhje me ligjin dhe procedurat e zbatueshme dhe mbi bazën e të gjitha të dhënave përkatëse dhe të besueshme, që birësimi të lejohet duke mbajtur parasysh gjendjen e fëmijës në raport me prindërit, të afërmit dhe përfaqësuesit e tij ligjorë dhe, kur është e nevojshme, personat e interesuar të kenë dhënë pëlqimin e tyre
të ndërgjegjshëm për birësimin, mbi bazën e këshillimit të nevojshëm;
(b) Pranojnë se birësimi në një vend tjetër mund të shihet si një alternativë për të siguruar kujdesin për fëmijën, në qoftë se fëmija nuk mund të vendoset në një familje ushqyese ose birësuese, ose të ketë një mënyrë tjetër të përshtatshme përkujdesjeje në vendin e tij të origjinës;
© Sigurojnë që, në rast birësimi në një vend tjetër, fëmija të gëzojë mbrojtjen dhe normat e barazvlershme me ato që ekzistojnë në rastin e birësimit në vendin e tij;
(d) Marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar që, në rast birësimi në një vend tjetër, vendosja e fëmijës të mos kthehet në një përfitim material të pavend për personat e implikuar në të;
(e) Mbështesin, sipas rastit, objektivat e këtij neni, duke përfunduar rregullime ose marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe dhe përpiqen në këtë kuadër të sigurojnë që vendosja e fëmijës në një vend tjetër të bëhet nga autoritetet ose organet kompetente.
Neni 22
1. Shtetet Palë marrin masat e duhura për të siguruar që një fëmijë, i cili kërkon të marrë statusin e refugjatit ose që konsiderohet si i tillë sipas rregullave dhe procedurave të së drejtës ndërkombëtare ose të brendshme të zbatueshme, qoftë vetëm apo i shoqëruar nga prindërit e tij ose nga çdo person tjetër, të përfitojë nga mbrojtja dhe përkrahja humanitare e duhur, për t’i lejuar atij të gëzojë të drejtat që i njohin kjo Konventë dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut ose me karakter humanitar, në të cilat Shtetet janë Palë.
2. Për këtë qëllim, Shtetet Palë bashkëpunojnë, kur e gjykojnë të nevojshme, në çdo përpjekje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të organizatave të tjera ndërqeveritare ose joqeveritare kompetente, që bashkëpunojnë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur dhe ndihmuar fëmijën dhe për të kërkuar prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes të çdo fëmije refugjat, me qëllim që të sigurojnë informacionin e nevojshëm për bashkimin me familjen. Në rastet kur as prindërit, as anëtarët e tjerë të familjes nuk gjenden, fëmijës do t’i jepet e njëjta mbrojtje, si çdo fëmije tjetër që i mungon ngaherë ose përkohësisht mjedisi familjar, cilado qoftë arsyeja, sikundër parashikohet në këtë Konventë.
Neni 23
1. Shtetet Palë pranojnë se fëmija me paaftësi mendore ose fizike duhet të bëjë një jetë normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tij, që nxisin autonominë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.
2. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës me paaftësi për kujdes të posaçëm dhe nxisin e sigurojnë, brenda mundësive të të ardhurave të disponueshme, dhënien fëmijës, i cili përmbush kushtet, si dhe atyre që kujdesen për të, të ndihmës që kërkohet dhe që i përshtatet gjendjes së fëmijës dhe gjendjes financiare të prindërve të tij, ose të atyre që kujdesen për të.
3. Duke njohur nevojat e veçanta të fëmijës me paaftësi, ndihma e dhënë sipas paragrafit 2 të këtij neni jepet falas sa herë të jetë e mundur, duke pasur parasysh burimet financiare të prindërve të tij ose të atyre që kujdesen për të dhe kjo synon që fëmijët me paaftësi të kenë mundësi efektivisht të marrin arsim, kualifikim, shërbime shëndetësore, shërbime riaftësimi, përgatitje për punësim dhe veprimtari argëtuese, në mënyrë që fëmija të sigurojë një integrim shoqëror dhe zhvillim vetiak sa më të plotë, përfshirë zhvillimin e tij kulturor dhe shpirtëror.
4. Shtetet Palë, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, nxisin shkëmbimin e informacionit të përshtatshëm në fushën e kujdesit shëndetësor parandalues dhe të trajtimit mjekësor, psikologjik dhe funksional të fëmijëve me paaftësi, përfshirë përhapjen dhe mundësinë e marrjes së informacionit lidhur me metodat e riaftësimit, edukimit dhe shërbimeve të formimit profesional, me qëllim që Shtetet Palë të kenë mundësi të përmirësojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre dhe të zgjerojnë përvojën e tyre në këto fusha. Në këtë drejtim, duhet të mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.
Neni 24
1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe riaftësimin e shëndetit. Shtetet Palë përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor.
2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(a) Për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëminore;
(b) Për t’u siguruar të gjithë fëmijëve ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kujdesin për shëndetin, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit shëndetësor parësor;
© Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e ndotjes së mjedisit natyror;
(d) Për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes;
(e) Për të mundësuar që gjithë grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe fëmijët të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi dhe të përkrahen për të përdorur dijet bazë për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e ushqyerjes me gji, higjienën dhe shëndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e aksidenteve;
(f) Për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, këshillimin e prindërve, edukimin dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e efektshme dhe të nevojshme për të zhdukur praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
4. Shtetet Palë marrin përsipër të nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës së njohur në këtë nen. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.
Neni 25
Shtetet Palë i njohin fëmijës, për të cilin është vendosur nga autoritetet kompetente për të qenë nën kujdesje, mbrojtje ose trajtim fizik ose mendor, të drejtën e një ekzaminimi periodik të këtij trajtimi dhe të çdo rrethane tjetër lidhur me këtë vendosje.
Neni 26
1. Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të drejtën për të përfituar përkrahje shoqërore, përfshirë sigurime shoqërore dhe marrin masat e nevojshme për të arritur realizimin e plotë të kësaj të drejte, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar.
2. Ndihmat, ku është e nevojshme, duhet të jepen duke pasur parasysh të ardhurat dhe kushtet e fëmijës dhe personave përgjegjës për mbajtjen e tij si dhe çdo konsideratë tjetër që lidhet me kërkesën për ndihmë të bërë nga vetë fëmija ose në emër të tij.
Neni 27
1. Shtetet Palë njohin të drejtën e çdo fëmije për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror.
2. Përgjegjësinë për të siguruar kushtet e nevojshme të jetesës për zhvillimin e fëmijës, brenda kufijve të mundësive dhe mjeteve të tyre financiare, e kanë në radhë të parë prindi ose prindërit ose personat e tjerë përgjegjës për rritjen e fëmijës.
3. Shtetet Palë marrin masat e duhura, sipas kushteve kombëtare dhe mundësive të tyre, për të ndihmuar prindërit dhe personat e tjerë përgjegjës për fëmijën, që të vënë në jetë këtë të drejtë dhe, në rast nevoje, për të siguruar një përkrahje materiale dhe programe mbështetjeje, sidomos lidhur me ushqimin, veshmbathjen dhe banimin.
4. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar marrjen e pensionit ushqimor të fëmijës nga prindërit e tij ose nga personat e tjerë që kanë përgjegjësi financiare ndaj tij, qoftë brenda ose jashtë vendit. Në veçanti, në rastet kur personi që ka një përgjegjësi financiare ndaj fëmijës jeton në një shtet tjetër nga ai i fëmijës, Shtetet Palë favorizojnë aderimin në marrëveshjet ndërkombëtare ose përfundimin e marrëveshjeve të tilla si dhe miratimin e rregullimeve të tjera të duhura.
Neni 28
1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:
(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;
(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;
© U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme;
(d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;
(e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.
2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që displina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë.
3. Shtetet Palë nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të analfabetizmit kudo në botë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive shkencore e teknike dhe të metodave moderne të mësimdhënies. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.
Neni 29
1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:
(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;
(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;
© Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;
(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;
(e) T’i zhvillojë fëmijës respektin për mjedisin natyror.
2. Asnjë dispozitë e këtij neni ose e nenit 28 nuk do të interpretohet në mënyrë të atillë që të cënojë lirinë e personave fizikë ose juridikë, për të krijuar e drejtuar qendra arsimore, gjithmonë me kusht që parimet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni të respektohen dhe që arsimi që jepet në këto qendra të jetë në përputhje me normat minimale që përcaktohen nga Shteti.
Neni 30
Në Shtetet ku ekzistojnë pakica etnike, fetare apo gjuhësore, ose persona me origjinë autoktone, një fëmije që i përket një minoriteti ose është autokton, nuk mund t’i mohohet e drejta për të pasur kulturën e vet, të ushtrojë dhe praktikojë fenë e vet, ose të përdorë gjuhën e vet së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij.
Neni 31
1. Shtetet Palë i njohin fëmijës të drejtën të pushojë dhe argëtohet, të praktikojë lojëra dhe veprimtari çlodhëse, në përshtatje me moshën, si dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore dhe artistike.
2. Shtetet Palë respektojnë dhe nxisin të drejtën e fëmijës për pjesëmarrje të plotë në jetën kulturore dhe artistike, inkurajojnë sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta për kohën e lirë dhe për veprimtari kulturore, artistike, argëtuese dhe çlodhëse.
Neni 32
1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose shoqëror.
2. Shtetet Palë marrin masa legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative, për të siguruar zbatimin e këtij neni. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasysh dispozitat përkatëse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, Shtetet Palë në mënyrë të veçantë:
(a) Përcaktojnë një moshë minimale ose moshat minimale të pranimit në punë;
(b) Parashikojnë një rregullim të përshtatshëm të orarit të punës dhe të kushteve të punës;
© Japin dënime ose sanksione të tjera të përshtatshme për të siguruar zbatimin efektiv të këtij neni.
Neni 33
Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, duke përfshirë ato legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative, për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi i paligjshëm i drogave narkotike dhe lëndëve psikotrope, siç përcaktohen në konventat përkatëse ndërkombëtare dhe për të mos lejuar që fëmijët të përdoren për prodhimin dhe trafikun e paligjshëm të këtyre lëndëve.
Neni 34
Shtetet Palë marrin përsipër të mbrojnë fëmijën nga çdo lloj forme e shfrytëzimit seksual dhe keqtrajtimit seksual. Për këtë qëllim, Shtetet Palë marrin në mënyrë të veçantë të gjitha masat e duhura në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh për të mos lejuar që:
(a) Fëmijët të nxiten ose të detyrohen për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme seksuale;
(b) Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme;
©Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike.
Neni 35
Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh, për të mos lejuar rrëmbimin, shitjen, ose trafikun e fëmijëve për çdo qëllim dhe në çfarëdo forme qoftë.
Neni 36
Shtetet Palë mbrojnë fëmijën nga çdo formë tjetër shfrytëzimi, që dëmton në çfarëdo aspekti mirëqënien e tij.
Neni 37
Shtetet Palë sigurojnë që:
(a) Asnjë fëmijë të mos i nënshtrohet torturës, as trajtimeve ose dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. As dënimi me vdekje, as burigimi i përjetshëm nuk duhet të jepen për shkelje të ligjit; të kryera nga persona nën 18 vjeç;
(b) Asnjë fëmije të mos i mohohet liria në mënyrë të paligjshme ose arbitrare.
Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër.
© Çdo fëmijë i privuar nga liria të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të njeriut dhe në mënyrë të tillë; që të kihen parasysh nevojat e personave të moshës së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me përjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin më të lartë të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajë lidhje me familjen me korrespondencë dhe vizita, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme;
(d) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t’i jepet menjëherë ndihmë juridike ose çdo ndihmë tjetër e përshtatshme, si dhe të drejtën të kundërshtojë vendimin për heqjen e lirisë përpara një gjykate ose një autoriteti tjetër kompetent, të pavarur dhe të paanshëm si dhe për një vendim të shpejtë për çdo rast të tillë.
Neni 38
1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë dhe të bëjnë të respektohen rregullat e së drejtës humanitare ndërkombëtare, që janë të zbatueshme për ta në rast konflikti të armatosur dhe që kanë të bëjë me fëmijën.
2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që personat, të cilët nuk kanë mbushur moshën pesëmbëdhjetë vjeç, të mos marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimet luftarake.
3. Shtetet Palë nuk rekrutojnë në forcat e tyre të armatosura asnjë person që nuk ka mbushur moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Kur ata rekrutojnë persona më të rritur se 15 vjeç por më të vegjël se 18 vjeç, Shtetet Palë përpiqen të rekrutojnë më përpara më të mëdhenjtë në moshë.
4. Në përputhje me detyrimin që u takon në bazë të së drejtës humanitare ndërkombëtare, për të mbrojtur popullsinë civile në rast konflikti të armatosur, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, për të siguruar mbrojtjen dhe kujdesin për fëmijët e prekur nga konflikti i armatosur.
Neni 39
Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura për të lehtësuar riaftësimin fizik e psikologjik dhe riintegrimin në shoqëri të çdo fëmije që është viktimë: e çdo forme pakujdesie, shfrytëzimi ose keqtrajtimi, torture ose çdo forme tjetër të një trajtimi ose dënimi mizor, çnjerëzor e poshtërues ose konflikti të armatosur. Ky riaftësim dhe ky riintegrim duhet të bëhen në kushtet e një mjedisi, që ndihmon shëndetin, personalitetin dhe dinjitetin e fëmijës.

Neni 40
1. Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të dyshuar, të akuzuar ose për të cilin është thënë se ka kryer shkelje të ligjit penal, të drejtën e një trajtimi të tillë, që zhvillon te fëmija ndjenjën e dinjitetit dhe të vlerës së personit, që përforcon tek ai ndjenjën e respektit të tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve dhe që merr parasysh moshën e fëmijës si dhe dëshirën për të ndihmuar në riintegrimin e tij në shoqëri dhe në mënyrë që ai të luajë një rol konstruktiv në gjirin e saj.
2. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasyh dispozitat përkatëse të instrumenteve ndërkombëtare, Shtetet Palë kujdesen në veçanti që:
(a)Asnjë fëmijë të mos jetë i dyshuar, i akuzuar ose i cilësuar për shkelje të ligjit penal për arsye të veprimeve ose mosveprimeve që nuk kanë qenë të ndaluara nga e drejta e brendshme ose ndërkombëtare në momentin kur ato janë kryer;
(b) Çdo fëmijë i dyshuar ose i akuzuar për shkelje të ligjit penal të ketë të paktën garancitë që vijojnë:
(i) Të prezumohet i pafajtshëm derisa të provohet pafajësia ligjërisht;
(ii) Të informohet menjëherë dhe drejtpërdrejt për akuzat e ngritura kundër tij, nëse është e përshtatshme, me anë të prindërve të tij ose të përfaqësuesve ligjorë, dhe të ketë ndihmë juridike ose nga çdo ndihmë tjetër të duhur për përgatitjen dhe paraqitjen e mbrojtjes së tij;
(iii) Çështja e tij të shqyrtohet pa vonesë nga një autoritet ose instancë gjyqësore kompetente, e pavarur dhe e paanshme, sipas një procedure të drejtë ligjore, në praninë e ndihmës juridike ose të një ndihme tjetër të përshtatshme, dhe, kur gjykohet se kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmijës, sidomos për arsye të moshës ose gjendjes së tij, në prani të prindërve ose përfaqësuesve të tij ligjorë.
(iv) Të mos detyrohet të dëshmojë ose të pohojë veten fajtor; të pyeten ose të bëjë të pyeten dëshmitarët e akuzës dhe të sigurojë paraqitjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes së tij, në kushte të barabarta.
(v) Në qoftë se vendoset se ka shkelur ligjin penal, të bëjë ankim kundër këtij vendimi si dhe çdo masë të marrë si pasojë, para një autoriteti ose një instance gjyqësore kompetente më të lartë, të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me ligjin.
(vi) Të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se ai nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret.
(vii) Të respektohet plotësisht jeta e tij private në të gjitha fazat e procedurës.
3. Shtetet Palë përpiqen të nxisin krijimin e ligjeve, procedurave, organeve dhe institucioneve të posaçme për fëmijët që dyshohen, akuzohen ose që vlerësohen se kanë kryer shkelje të ligjit penal dhe në veçanti:
(a) Përcaktojnë një moshe minimale, nën të cilën fëmijët prezumohen të paaftë për të shkelur ligjin penal;
(b) Marrin masa, sa herë është e nevojshme dhe e dëshirueshme, për t’i trajtuar këta fëmijë pa iu drejtuar procedurës gjyqësore, me kusht që të respektohen plotësisht të drejtat e njeriut dhe mbrojtja ligjore.
4. Parashikohen dispozita të ndryshme, siç janë kujdesi, orientimi dhe kontrolli; këshillat; periudha e provës; kujdesi në familje; programet e edukimit të përgjithshëm dhe profesional dhe zgjidhje të tjera, veç atyre institucionale, për t’u siguruar fëmijëve një trajtim në përputhje me mirëqenien e tyre dhe në raport me gjendjen e tyre dhe me shkeljen e ligjit.

Neni 41
Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk cënon dispozitat më të favorshme për realizimin e të drejtave të fëmijës, që mund të parashikohen:
(a) në legjislacionin e një Shteti Palë; ose
(b) në të drejtën ndërkombëtare në fuqi për atë Shtet.

PJESA II
Neni 42
Shtetet Palë marrin përsipër t’ua bëjnë gjerësisht të njohura parimet dhe dispozitat e kësaj Konvente, si të rriturve ashtu edhe fëmijëve, me anë të mjeteve energjike të përshtatshme.
Neni 43
1. Me qëllim që të shqyrtohen përparimet e arritura nga Shtetet Palë në përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër prej tyre në bazë të kësaj Konvente, krijohet një Komitet mbi të Drejtat e Fëmijës, i cili kryen funksionet e caktuara si më poshtë.
2. Komiteti përbëhet nga dhjetë ekspertë me moral të lartë dhe që njihen si kompetentë në fushën që trajton kjo Konventë. Anëtarët e tij zgjidhen nga Shtetet Palë midis shtetasve të tyre dhe marrin pjesë me titull personal, duke pasur parasysh një shpërndarje gjeografike të drejtë dhe sistemet juridike kryesore.
3. Anëtarët e Komitetit zgjidhen me votë të fshehtë, nga një listë personash të caktuar nga Shtetet Palë. Çdo Shtet Palë mund të caktojë një kandidat nga shtetasit e tij.
4. Zgjedhja e parë bëhet jo më vonë se gjashtë muaj nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Konvente. Më pas zgjedhjet bëhen çdo dy vjet. Të paktën katër muaj para datës së çdo zgjedhjeje, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara fton me shkrim Shtetet Palë të propozojnë kandidatët e tyre brenda një afati dymujor. Sekretari i Përgjithshëm bën më pas listën alfabetike të kandidateve të caktuar, duke cilësuar Shtetet Palë që i kanë caktuar dhe ua paraqit ata Shteteve Palë në këtë Konventë.
5. Zgjedhjet bëhen gjatë mbledhjeve të Shteteve Palë, të organizuara nga Sekretari i Përgjithshëm në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këto mbledhje, në të cilat duhet të jenë të pranishëm jo më pak se dy të tretat e Shteteve Palë, kandidatë të zgjedhur në Komitet janë ata që fitojnë numrin më të madh të votave dhe shumicën absolute të votave të Shteteve Palë të pranishëm dhe votues.
6. Anëtarët e Komitetit zgjidhen për një mandat katërvjeçar. Ata mund të rizgjidhen në qoftë se kandidatura e tyre paraqitet përsëri. Mandati i pesë prej anëtarëve të zgjedhur në zgjedhjen e parë mbaron pas dy vjetësh. Emrat e këtyre pesë anëtarëve hidhen në short nga Kryetari i mbledhjes, menjëherë pas zgjedhjes së parë.
7. Në rast se një anëtar i Komitetit vdes ose jep dorëheqjen ose deklaron se për çdo arsye tjetër nuk mund t’i kryejë më funksionet e tij në Komitet, Shteti Palë, që kishte paraqitur kandidaturën e tij, emëron një tjetër ekspert nga shtetasit e vet, për të plotësuar vendin e lirë deri në përfundimin e mandatit korrespondues, gjë që i nënshtrohet miratimit të Komitetit.
8. Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
9. Komiteti zgjedh byronë e tij për një periudhë prej dy vjetësh.
10. Mbledhjet e Komitetit zakonisht mbahen në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose në çdo vend tjetër të përshtatshëm, të caktuar nga Komiteti. Komiteti mblidhet zakonisht çdo vit. Zgjatja e sesioneve të tij përcaktohet dhe ndryshohet, në rast se është e nevojshme, nga një mbledhje e Shteteve Palë në këtë Konventë, me rezervën e miratimit nga Asambleja e Përgjithshme.
11. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vë në dispozicion të Komitetit personelin dhe pajisjet e nevojshme, për të kryer me efektshmëri funksionet që i janë besuar në bazë të Konventës.
12. Me miratimin e Asamblesë së Përgjithshme, anëtarët e Komitetit të krijuar në bazë të kësaj Konvente paguhen nga të ardhurat e OKB-së, sipas kushteve dhe modaliteteve të caktuara nga Asambleja e Përgjithshme.
Neni 44
1. Shtetet Palë marrin përsipër të paraqitin në Komitet, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raporte mbi masat e marra për të përmbushur të drejtat e njohura në këtë Konventë dhe mbi përparimet e realizuara në gëzimin e këtyre të drejtave:
(a) Brenda dy vjetëve, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Konvente për Shtetet Palë;
(b) Në vazhdim në çdo pesë vjet.
2. Raportet e paraqitura në zbatim të këtij neni tregojnë faktorët dhe vështirësitë, në rast se ka, që kanë ndikuar në shkallën e përmbushjes nga Shtetet Palë të detyrimeve të parashikuara në këtë Konventë. Raportet duhet të përmbajnë gjithashtu të dhëna të mjaftueshme për t’i dhënë Komitetit një ide të plotë për zbatimin e Konventës në vendin përkatës.
3. Shtetet Palë, që kanë paraqitur në Komitet raportin e parë të plotë, nuk përsërisin në raportet që i paraqesin atij në vazhdim, sipas pikës (b) të paragrafit të parë të këtij neni, sqarimet kryesore, të komunikuara qysh më parë.
4. Komiteti mund t’u kërkojë Shteteve Palë të dhëna plotësuese, që kanë të bëjnë me zbatimin e Konventës.
5. Komiteti i paraqit çdo dy vjet Asamblesë së Përgjithshme, nëpërmjet Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror, një raport mbi veprimtarinë e tij.
6. Shtetet Palë sigurojnë një shpërndarje të gjerë të raporteve të tyre në vendet e tyre.
Neni 45
Për të arritur zbatimin efektiv të Konventës dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën që mbulon kjo Konventë:
(a) Agjencitë e specializuara, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe organe të tjera të Kombeve të Bashkuara, kanë të drejtë të përfaqësohen gjatë shqyrtimit të zbatimit të dispozitave të kësaj Konvente, që kanë të bëjnë me mandatin e tyre. Komiteti mund të ftojë agjencitë e specializuara, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe të gjitha organet e tjera kompetente, që ai do ta gjykojë të arsyeshme, për të dhënë mendime të specializuara mbi zbatimin e Konventës në fusha që kanë të bëjnë me mandatin e tyre përkatës. Ai mund të ftojë agjencitë e specializuara, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe organe të tjera të Kombeve të Bashkuara për t’i paraqitur raporte mbi zbatimin e Konventës në sektorët që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së tyre;
(b) Komiteti u transmeton agjencive të specializuara, Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe organeve të tjera kompetente, në rast se e sheh të nevojshme, çdo raport të Shteteve Palë, që përmban një kërkesë ose që tregon një nevojë për këshilla ose ndihmë teknike, së bashku me vërejtjet dhe sugjerimet e Komitetit, në rast se ka të tilla;
© Komiteti mund t’i rekomandojë Asamblesë së Përgjithshme, që t’i kërkojë
Sekretarit të Përgjithshëm, të ndërmarrë në emër të tij studime për çështje të veçanta, që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijës;
(d) Komiteti mund të bëjë sugjerime dhe rekomandime të përgjithshme, të bazuara në të dhënat e marra në zbatim të neneve 44 dhe 45 të kësaj Konvente. Këto sugjerime dhe rekomandime të natyrës së përgjithshme i transmetohen çdo Shteti Palë të interesuar dhe i përcillen për dijeni Asamblesë së Përgjithshme, të shoqëruara, në rast se ka të tilla, me vërejtjet e Shteteve Palë.

PJESA III


Neni 46

Kjo Konventë është e hapur për nënshkrim nga të gjithë Shtetet.

Neni 47

Kjo Konventë i nënshtrohet ratifikimit. Instrumentet e ratifikimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Neni 48

Konventa do të qëndrojë e hapur për aderim nga çdo Shtet. Instrumentet e aderimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Neni 49

1. Kjo Konventë hyn në fuqi në ditën e tridhjetë pas datës së depozitimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të instrumentit të njëzetë të ratifikimit ose aderimit.

2. Për secilin Shtet që ratifikon këtë Konventë ose aderon në të, pas depozitimit të instrumentit të njëzetë të ratifikimit ose aderimit, Konventa hyn në fuqi ditën e tridhjetë pas depozitimit nga ky Shtet, të instrumentit të tij të ratifikimit ose aderimit.

Neni 50

1. Çdo Shtet Palë mund të propozojë një amendament dhe të depozitojë tekstin pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm ua komunikon pastaj amendamentin e propozuar Shteteve Palë, duke kërkuar që t’i bëjnë të ditur nëse janë për thirrjen e një konference të Shteteve Palë për shqyrtimin e propozimit dhe të hedhjes në votë. Nëse brenda katër muajve pas datës së këtij komunikimi, të paktën një e treta e Shteteve Palë shprehen për thirrjen e një konference të tillë, Sekretari i Përgjithshëm thërret konferencën nën kujdesin e Organiztës të Kombeve të Bashkuara. Çdo amendament i miratuar nga shumica e Shteteve Palë të pranishëm dhe votues në konferencë i paraqitet për miratim Asamblesë së Përgjithshme.

2. Një amendament i miratuar në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni hyn në fuqi pasi të jetë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe të jetë pranuar nga dy të tretat e Shteteve Palë.

3. Kur një amendament hyn në fuqi, ai bëhet i detyrueshëm për të gjithë Shtetet Palë, që e kanë pranuar dhe Shtetet e tjerë që mbeten të lidhur me dispozitat e kësaj Konvente dhe me të gjithë amendamentet e mëparshme të pranuar prej tyre.

Neni 51

1. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara merr dhe ua dërgon të gjithë Shteteve tekstin e rezervave të bëra nga Shtetet në çastin e ratifikimit ose të aderimit.

2. Nuk lejohet asnjë rezervë e papajtueshme me objektin dhe qëllimin e kësaj
Konvente.

3. Rezervat mund të tërhiqen në çdo kohë, nëpërmjet njoftimit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili informon për këtë të gjithë Shtetet Palë në Konventë. Njoftimi hyn në fuqi në datën kur ky është marrë nga Sekretari i Përgjithshëm.

Neni 52

Çdo Shtet Palë mund ta denoncojë këtë Konventë me anë të një njoftimi me shkrim, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Denoncimi hyn në fuqi një vit pas datës kur njoftimi është marrë nga Sekretari i Përgjithshëm.

Neni 53

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara caktohet si
depozitues i kësaj Konvente.

Neni 54

Origjinali i kësaj Konvente, bërë në gjuhët angleze, arabe, kineze, spanjolle, franceze dhe ruse, me vlerë të barabartë, depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për vërtetim, të nënshkruarit, të plotfuqishëm e të ngarkuar ligjërisht nga qeveritë përkatëse, nënshkruan këtë Konventë.

Printo këtë Artikull

  Sa vjet keni jashte atdheut?!
Postuar nga: Armendi - 18.12.2024, 10:16 - Forum: Shqiptarët nëpër Botë - Jo Replika

Sepse ne ditet tona pjesa me e madhe e popullates ka ikur nga vendlindja...doja te dije se sa vjet keni te ikur? Tani pyetja qe lind eshte...a keni ndermend te ktheheni me ne Shqiperi/ Kosove per te jetuar atje? Kush ju pret me ne atdhe? Familje...miq? Une per vete kam 6 vjet ikur....e ne Shqiperi me pret familja...

Printo këtë Artikull

Exclamation Lexoni rregulloren para se të postoni!
Postuar nga: Armendi - 18.12.2024, 10:12 - Forum: Ndihmoni njëri-tjetrin - Jo Replika

Mirë se vini, në këtë temë kërkoj të njiheni me disa rregulla mbi këtë forum dhe 3 pika kryesore përsa i perket temave të cilat ju do hapni.

  1. Kontrolloni arkivën: Kërkojmë të kontrolloni arkivën për një arsye të thjeshtë. Nëse tema që ju kërkoni të hapni ndodhet e hapur në këtë forum ju do të kurseni kohë duke postuar dhe do mund të merrni ndihmën më shpejt.
  2. Përshkrim i saktë: Nëse ju bëni një përshkrim sa më të qartë dhe saktë të problemit tuaj, do të kurseni kohën e anëtarëve. Anëtarët do ta kene më të thjeshtë tju vinë në ndihmë.
  3. Një titull përshkrues: Një titull përshkrues mbi problemin tuaj do të ngjallë interesin e anëtarëve nëse janë në gjendje apo të gatshëm tju ndihmojnë rreth problemit tuaj. Pra shkurt, titulli i temës të jetë në përmabajtjen e problemit tuaj dhe jo: [ndihmë shpejt, më ndihmoni, etj.].


Forumi Ndihmoni njëri-tjetrin:


• Temat që do të hapen pa dashur/gabimisht në këtë forum, do kalohen në forumet përkatëse. Postimet jashtë përmbajtjes së temës do të fshihen.

• Shkëmbimi i adresave në forum është i ndaluar, adresat shkëmbejini me mesazhe private. Postimet që kanë adresa në përmbajtjen e tyre do të fshihen automatikisht dhe anëtarët do të paralajmërohen!


Ju uroj sa më pak probleme e sa më shumë pasion për tu ardhur në ndihme anëtarëve.

Printo këtë Artikull

  Përkufizimi i dashurisë!!
Postuar nga: Armendi - 18.12.2024, 10:07 - Forum: Në kërkim të romancës - Jo Replika

  • Puthja ne dore – Adhurim.
  • Puthja ne faqe – Dua te jemi vetem shoke (shoqerore)
  • Puthja ne qafe – “Kam nevoj per ty”
  • Puthja ne buze- “Te dua” (Dashuri)
  • Puthje ne vesh - Tallje
  • Puthja ne ndonje vend tjeter.. – “Le te mos kalojme larg njeri tjetrit”
  • Shikimi ne sy- “Puthme”
  • Luajta me floket” – “S’mund te jetoj pa ty”
  • Duart ne belin tend – “ Te dua aq shhume sa s’te le dot te ikesh”





Goca – Nese ndonje djale freskohet me ty, futja shuplaken.
Çuna – Nese ndonje femer ju fut shuplaken, synimet e saja jane akoma te mira.
Çuna e goca – Mbyllni syte kur puthni, eshte e pahijeshme te ngulatni syte ne partnerin.


- Mbajeni ment –

A peach is a peach
A plum is a plum,
A kiss isn't a kiss
Without some tongue.
So open up your mouth
close your eyes,
and give your tongue
some exercise!!!

(Pjeshka eshte pjeshke
kumbulla eshte kumbull,
puthja s’eshte puthje
pa pak gjuhe.
Prandaj hapeni gojen
Mbyllni syte,
dhe jepni gjuhes suaj
pak ushtrime.)






Disa arsye pse djemte pelqejne femrat:


- Menyra si atyre ju vjen cdo here era e mire edhe nese eshte vetem nga shamponi.

- Menyra se si koka e tyre cdo here gjejne vendin e pershtashem ne supet tona.

- Sa te bukura duken kur flene.

- Lehtesia e pershtatjes se tyre ne krahet tona.

- Menyra se si puthin, dhe pas kesaj puthje cdo gje ne bote te duket ne rregull.

- Sa te bukura jane kur hane.

- Menyra se si ju duhet me ore te tera te pregaditen per te dalur, por ne fund, ja vlen e gjithe ajo pritje..

- Sepse jane gjithmone te nxehta, eshte kur eshte minus 30 jasht.

- Menyra se si duken, pavaresisht se cfare kane veshur.

- Menyra se si gjuajne per komplimente, edhe pse te dy e dini qe ti mendon qe ajo eshte gjeja me e bukur ne bote.

- Sa te bukura jane kur argumentohen..

- Menyra se si cdo here duart e saj pershtaten ne tuat.

- Menyra se si qeshin..

- Menyra se ti ndjehesh kur sheh emrin e saj ne spiunin e telefonit tend, pak kohe mbasi keni pasur nje argumentim te forte.

- Menyra se si thote “Mjaft u kacafytem” edhe pse ti shume mire e di qe pas nje ore…

- Menyra se si te puthen kur ti i ben dicka te mire

- Menyra se si te puthen kur ti i thua “Te Dua”

- Ne fakt.. menyra se si puthin..

- Menyra se si mbeshteten ne krahet e tua kur qajne.

- Menyra se si ju kerkojne falje kur qajne per dicka te kote.

- Menyra se si te bien dhe presin qe ty te te dhemb.

- Menyra se si te kerkojne falje kur ti vertet te dhemb. (edhe nese ne ti pranon)

- Menyra se si te thone “Me mungon” .

- Menyra se si e ndjen mungesen e tyre.

Printo këtë Artikull