Mirë Se Vini, Vizitorë
Ju duhet që të regjistroheni për të pasur leje të plotë në forum.

Username
  

Passwordi
  





Kërko Sektoret

(Kërkim i Avancuar)

Statistikat e Forumit
» Antarët: 23
» Antari i Fundit: MashaDrync8694
» Temat e Forumit: 57
» Postimet e Forumit: 301

Statistikat Full

Userat Online
Janë gjithsejt 2 usera online.
» 0 Antarë(t) | 2 Vizitorë(t)

Temat e Fundit
HerbertFak
98r0c808PqJ06QXApxT5_Titl...

Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
12.08.2025, 07:41
» Replikat: 1
» Shikimet: 68
HerbertFak
Конвеєрні стрічки оптом т...

Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
12.08.2025, 07:25
» Replikat: 0
» Shikimet: 30
HerbertFak
98r0c808PqJ06QXApxT5_Titl...

Forum: Komuniteti Musliman
Postimi Fundit: HerbertFak
09.08.2025, 16:15
» Replikat: 0
» Shikimet: 40
UKI
Erëzat

Forum: Erëzat e kuzhinës
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 22:02
» Replikat: 1
» Shikimet: 335
UKI
Ushqimi më i veçantë fran...

Forum: Kuzhina Botërore
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:58
» Replikat: 0
» Shikimet: 316
UKI
Receta Sallatash

Forum: Kuzhina Shqiptare
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:56
» Replikat: 20
» Shikimet: 3.210
UKI
Librat falas per te gjith...

Forum: Shkarkime
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:43
» Replikat: 0
» Shikimet: 310
UKI
Instalimi i FirewallD ne ...

Forum: OS How to
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:39
» Replikat: 0
» Shikimet: 280
UKI
Instalimi i FirewallD ne ...

Forum: OS How to
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:38
» Replikat: 0
» Shikimet: 290
UKI
Aplikacionet e dobishme p...

Forum: Telefonat IOS & Andoid
Postimi Fundit: UKI
20.12.2024, 21:22
» Replikat: 0
» Shikimet: 266

 
  Disa webe programe te perkohshme
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 21:18 - Forum: Software - Jo Replika

https://www141.lunapic.com/editor/ -nje website shume i fuqishem per editimin e fotove.

https://alternativeto.net/ -gjeje programin aleternativ te programit me pagese.

http://downforeveryoneorjustme.com/ -nese nje website nuk hapet tek ti gjeje se a eshte problemi tek ti apo tek webi pra a eshte oflline tek ti apo tek te gjithe.

https://www.mailinator.com/-hape nje email te perkohshme pa pasur nevoje per regjistrim.

Shiko kur dhe sa kohe ka qendruar kompjuteri i kycur -https://www.nirsoft.net/utils/computer_turned_on_times.html

Shiko dhe monitoro tempertaturen e kompjuterit -https://www.cpuid.com/softwares/hwmonitor.html

Shiko kush kycet ne wifin tuaj -https://www.nirsoft.net/utils/wireless_network_watcher.html

Ju ka bllokuar komshiu ne wifi eshte koha ta ndrroni mac addresen permes programit - https://technitium.com/tmac/


Shiko kush kycet ne wifin tuaj -https://www.nirsoft.net/utils/wireless_network_watcher.html

Printo këtë Artikull

  Nje guide per lundrimin ne Dark Web
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 21:12 - Forum: Mësime - Jo Replika

Dark Web eshte nje seksion i vecante i internetit, ku nuk mund te hyet ashtu si ne web-in normal, thjeshte duke futur adresa ne shfletuesin qe perdor, apo duke shkarkuar cfaredo aplikacioni. Per te hyre aty novojitet te instalosh Tor Browser, i cili ben te mundur lundrimin ne Dark Web.

Duhet theksuar se para se te beni nje vizite ne Dark Web duhet te keni parasysh dy gjera me shume rendesi, sepse kjo pjese e internetit mund te jete teper e rrezikshme nese s'keni marre masat e duhura. Se pari, para se ta vizitoni sigurohuni qe keni te instaluar ne kompjuter nje antivirus shume te mire. Cdo link ne dark web mund te jete potencialisht nje burim virusi per kompjuterin tuaj, qe mund te kete pasoja shume te renda. Se dyti, para se te hyni gjeni dhe perdorni nje VPN dhe mos hyni direkt nga lidhja juaj e internetit. E theksoj perseri, dark web mund te jete shume vend i rrezikshem, keshtu qe eshte me shume rendesi qe askush te mos e dije se nga po hyni aty. Pasi te keni marre keto masa mund te vazhdoni, por gjithesesi duke bere kujdes.

***

Problemi eshte se edhe nese ke hyre ne Dark Web perseri eshte e veshtire te gjesh cfare kerkon, sepse per nga natyra kjo pjese e internetit eshte dizenjuar ne menyre te tille qe adresat te mos gjenden lehte, pervec se nga ata qe e dine konkretish cfare kerkojne dhe ku ta kerkojne. Se dyti, adresat ne dark web nuk jane te thjeshta qe mund te mbahen mend apo fiksohen lehte. Ato ne shumicen e rasteve kane karaktere pa kuptim dhe pa lidhje me njeri tjetrin. Vetem sufiksi .onion eshte pjesa standarte e lidhjeve ne Dark Web.

Per keto arsye hyjne ne pune shume makinat e kerkimit dhe direktorite e specializuara pikerisht per kete seksion te erret internetit. Disa prej tyre dhe me te rendesishmet jane renditur meposhte:

Adresa e pare qe gati te gjithe e perdorin pasi hyjne ne dark web eshte Hidden Wiki. Kjo eshte nje direktori qe mund te sherbejne si guide per te vazhduar rrugetimin ne internetin e erret, me nje numer te madh linqesh per sherbime nga me te ndryshmit. Adresa perkatese e kesaj direktorie qe mund te hapet nga Tor Browser eshte: http://zqktlwiuavvvqqt4ybvgvi7tyo4hjl5xg.../Main_Page

DuckDuckGo eshte makina e kerkimit shume e respektuar, konkurente edhe e Google, qe per fat funksionon dhe ne Dark Web. Adresa .onion e DuckDuckGo eshte https://3g2upl4pq6kufc4m.onion/

Candle, eshte nje makiner kerkimi qe eshte perceptuar te jete si nje qiri ne erresiren e dark web. Adresa .onion per Tor Browser eshte http://gjobqjj7wyczbqie.onion/ Ne adresen https://gjobqjj7wyczbqie.onion.ws/ Candle mund te hape adresat .onion dhe ne browser normal (psh Chrome)

Not Evil eshte nje tjeter makine kerkimi per Dark Web. Adresa perkatese eshte : http://hss3uro2hsxfogfq.onion/
SearX gjithashtu mundeson kerkime shume te detajuara ne adresen: http://ulrn6sryqaifefld.onion/

Printo këtë Artikull

  Pas 20 vitesh Python bëhet gjuha më popullore e programimit
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 21:09 - Forum: Gjuhë Programimi - Jo Replika

Indeksi nuk ka të bëjë me gjuhën më të mirë të programimit por me gjuhë më të kërkuara në motorët e kërkimit. Pas 20 vitesh Python bëhet gjuha më popullore e programimit
Për herë të parë në mëse 20 vite, Python ka parakaluar Java, Javascript dhe C i gjuha më popullore e programimit.
lg.php
Tiobe, një kompanie e specializuar në gjurmimin dhe analizimin e cilësisë së softuerëve, ka gjurmuar popullaritetin e gjuhëve të programimit në 2 dekadat e fundit.
Për të përpiluar analizën, kompania përdor kërkimet në motorët dhe uebsajtet më popullorë të internetit si Google, Bing, Yahoo, Wikipedia dhe YouTube. Një total prej 25 motorësh kërkimi dhe uebsajtesh ekzaminohen në proces.

Indeksi nuk ka të bëjë me gjuhën më të mirë të programimit por me gjuhë më të kërkuara në motorët e kërkimit.
Python nisi si një gjuhë e thjeshtë skriptesh, si një alternativë ndaj Perl dhe sot ka arritur një nivel maturimi sa të rivalizojë emrat e mëdhenj. Lehtësia për tu mësuar, libraritë e mëdha dhe përhapja në thuajse çdo domen, e ka bërë gjuhën më popullore të programimit sot.

Python zuri 11.27% të popullaritetit, ndjekur nga C në 11.16% dhe Java në 10.46%. Dy të fundit shënuan rënie me 5.79% dhe 2.11% respektivisht.
Gjuhët e tjera të programimit në Top10 ishin C++, C#, JavaScript, SQL, PHP dhe Assembly Language.
Megjithatë një anketë e bërë në 2020 bazuar në 17 mijë zhvillues të intervistuar tregon se gjuha më e përdorur mbetet JavaScript. Raporti gjithashtu zbuloi se Python ka 2.2 milionë zhvillues aktivë të cilët kryesisht merren me machine learning dhe data science. /PCWorld

Printo këtë Artikull

  Çfarë bën truri kur jemi në gjumë?
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 12:48 - Forum: Mjeksia - Jo Replika

Çfarë bën truri kur jemi në gjumë?



Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë.

Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.
Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.
Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi.
Truri merr vendime

Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.
Truri përforcon kujtimet

Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra.
Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit.
Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.
Truri nxit aftësitë krijuese

Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë.
Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.
Eliminon toksinat

Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa ‘punë shtëpie.’
Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.
Truri përforcon aftësitë automatike

Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë.
Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngjarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë.
Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike.
Këto përse funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqenien mendore dhe fizike të njeriut.

Printo këtë Artikull

  Binjakët ♊
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 12:42 - Forum: Karakteristikat e çdo shenje - Replikat (2)

Shenjat e horoskopit, karakteristikat e Binjakeve​


Karakteristikat e Binjakëve.​

Karakteristikat themelore të Binjakëve janë: shoqërorë, komunikues dhe gjithmonë të gatshëm për dëfrim, me prirjen të bëhen papritur serjozë, ngurrues ose të shqetësuar.
Kanë një ndjenjë të vazhdueshme se nuk kanë kohë të bollshme të përjetojnë ato që deshirojnë të jetojnë dhe përpiqen ti arrijnë të gjitha në moment.
Egziston një pafajësi fëminore në natyrën e Binjakëve, që i bën dorlëshuar dhe të mirë, miq të këndshëm.
Binjakët si shenjë janë tepër të pavarur.
Nuk lejojnë askënd ti përkuli dhe nuk u binden kushteve.
Ajo që kanë nevojë Binjakët, është se preferojnë ta njohin vet botën përreth.
Ndryshimi dhe liria janë tepër të rëndësishme për Binjakët.
Nuk lejojnë askënd ti urdhërojë, janë veçanërisht të pavarur dhe liria është e nevojshme për mirqënien e tyre psiqike.
Avantazhet: Energjikë – Të zgjuar – Krijues – Të mprehtë – Ambjentohen kollaj
Disavantazhet: Përfaqësor – Irritues – Të shqetësuar – Dinakë – Të pavendosur
Binjakët dhe Shoqëria​

Binjakët krijojnë shumë miq interesantë. U pëlqen të lëshojnë gjurmën e tyre tek çdokush që njohin.
Janë shumë të paqëndrueshëm dhe do të zhduken për një kohë të gjatë në mënyrë që të njohin miq të rinj dhe të eksplorojnë vende të reja.
Por kur rikthehen, do kenë mendime të reja, opinione, gjëra interesante të ndajnë dhe idera të mësojnë.
Nëse keni një shok që bën pjesë në shenjën Binjakët, atëhere duhet të dini se jeta me të do të jetë interesante dhe argëtuese.
Nëse ju nevojitet ndonjë këshillë, atëherë Binjakët janë ata që duhet të pyesni.
Janë njisha në komunikim dhe mund tju këshillojnë të merrni atë që keni nevojë, duke ju ndihmuar me këmbëngulje dhe entusiazëm.
Nëse, ndërkohë, përpiqeni të ngucni një Binjak me probleme emocionale të ndryshme, ndoshta do duhet ta mendoni përsëri.
Refuzon të merret me atë çështje, sepse, shumë thjesht, ja ul psikologjinë dhe kufizon lirinë e tij.
Gjithashtu, nuk do mundet tju ndihmojë, nëse keni nevojë për mbështëtje gjatë gjithë kohës.
Shoku juaj Binjak do tju informojë për të gjitha thashethemet e fundit dhe nëse ju pëlqen biseda, atëherë keni njeriun e duhur pranë jush.
Janë shumë dorlëshuar me shokët, kalojnë shumë kohë me ta dhe ndajnë gjithçka.
Edhe pse Binjakët janë shumë tipa komunikues, kanë nevojë gjithmonë pak kohë që të merren me veten e tyre dhe kjo është diçka që duhet ta respektoni.
Binjakët dhe Puna​

Binjakët kanë tendencën të shpërndajnë energjinë e tyre në drejtime të ndryshme dhe jo të përqendrohen në një gjë të vetme.
Kjo si rezultat të lejnë pas dore punë gjysëm të mbaruara.
Nëse do mundeshin të përqëndronin gjithë energjinë e tyre në një drejtim, inteligjenca e tyre do ti lejonte të përfundonin me sukses dhe krijimtari çdo punë që marrin përsipër.
Janë menaxherë të shkëlqyer, mund të motivojnë një grup me entusiazmin dhe gjallërinë e tyre.
Janë gjithashtu “shitësa” të shkëlqyer, për arsye të thjeshtësisë që kanë në komunikim dhe e cila u lejon të sillen me zgjuarsi dhe të thonë gjithmonë fjalën e fundit.
Munden të bindin dhe të manipulojnë të tjerët shumë lehtë. Munden, gjithashtu, shumë thjeshtë të justifikojnë çdo lëvizje dhe të sqarojnë çfarëdolloj veprimi.
Temperamenti i një Binjaku​

Binjakët kanë një kapacitet të kundërveprojnë direkt në situata, kanë një temperament të shumëanshëm.
Mund të krahasohen me fundin e Pranverës, pasi përpiqen të thithin përnjëherësh, gjithçka që munden nga ambjenti i tyre.
Fakti që shijojnë situata të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm, i shton nervozizëm dhe kjo dmth se gjenden përherë në një spastrim të vazhdueshëm.
Megjithatë, nëse mërziten në një situatë dhe ndihen se nuk kanë asgjë tjetër të zbulojnë, do shfaqin nevojën e rivonuar për entusiazëm dhe cilësi.
Kjo është dhe natyra e dyfishtë e Binjakëve, vazhdimisht paraqesin ndjenja kundërthënëse, të gjitha këto janë një paketë spontane dhe shpërblyese.
Binjakët në thellësi​

Binjakët e shohin dashurinë fillimisht përmes komunikimit dhe kontaktit verbal dhe e konsiderojnë të rëndësishme njëlloj si kontaktin fizik me partnerin e tij.
Kur kombinohen këto të dyja, të gjitha pengesat duket se po veniten
Evolucionarë dhe gjithmonë të gatshëm për të flirtuar, një Binjak mund të kalojë shumë kohë me të dashur të ndryshëm derisa ta gjejë personin që do t’i përshtatet qëllimeve të tij shpirtërore dhe energjisë së tij.
Kërkon nga të tjerët entusiazëm, shumllojshmëri, dhe pasion por kur gjen personin e duhur, një të dashur, një shok apo dikë që do mundet të komunikojë, do jetë besnik dhe i vendosur ti japi përgjithmonë zemrën.
Një disavantazh i Binjakëve është superficialiteti i tyre.
Në vend që të shohin thellësisht dhuratat aktuale të një personi, ata do ta gjykojnë atë që nga përshtypja e parë.
Dhe kjo, natyrisht, i çon në përfundime të gabuara dhe mund të shkaktojë disa probleme në marrëdhëniet e tyre.
Binjakët mund të dekurajohen dhe të ndihen paqef, edhe pse askush nuk do ta vërejë atë, përveç ndoshta nga miqtë dhe të afërmit më të ngushtë.
Duan t’u tregojnë të tjerëve se janë gjithmonë të lumtur, se gjithçka funksionon mirë dhe se stresi nuk i prek kurrë.

Binjakët me pak fjalë​

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje kanë shumë anë dhe janë të shpejtë si në mendje dhe në trup.
Posedojnë energji dhe gjallëri dhe menaxhojnë me saktësi arsyet.
Janë inteligjentë dhe mund të përshtaten në çdo situatë dhe për çdo lloj personi.
Janë kuriozë dhe duan gjithmonë të informohen me gjithçka ndodh rreth tyre.
Nuk janë nga ata që do ulen në rrjeshtin e fundit dhe thjesht do ndjekin jetën që kalon para tyre, nuk munden të mos përfshihen në veprime.
Duhet të hyjnë dhe ata në lojë.
Kjo i bën ndonjëherë të duken të bezdisshëm.
Për arsye se u pëlqen komunikimi, më shumë ndoshta se nga çdo shenjë tjetër, janë qëniet absolute shoqërore.
Me një Binjak biseda nuk mbaron kurrë, do flisni me orë të tëra por pa fjalë të tepërta, gjithmonë do ketë diçka interesante të thojë.
Kanë opinione interesante dhe idera për gjithçka dhe nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre.
Për shkak se nuk kanë durim, ata lehtë mund të gjejnë një koncept të ri për eksplorim.
Janë sipërfaqësore, mund të krijojnë një opinion pa e analizuar mirë, dhe kjo i bën ata të mendojnë se njohin çdo gjë, diçka që zakonisht është e vërtetë, por mendja e tyre është shumë e zënë për t’u marrë me hollësirat.
Frika e tyre më e madhe është rutina e përditshme dhe mërzitja.
Në disa raste, preferojnë të bëjnë një sy qorr apo një vesh shurdh dhe jo të përballen me një të vërtetë të pakëndshme.
Nuk duan me asgjë të humbasin lirinë dhe energjinë e tyre pozitive.

Doni të mësoni si është të dalësh me një femër Binjak?​

Femra Binjake është në të vërtet e adhurueshme.
Nëse vendosni të filloni një lidhje me të, do duhet të dini se marrdhënia do të duket më shumë miqësore sesa erotike, për shkak të natyrës së saj të paqëndrueshme.
Kjo sigurisht nuk përbën me doemos disavantazh, pasi për mashkullin që është larg nga ndjenjat e tepërta romantike, përbën femrën e përsosur.
Duke pasur parasysh natyrën e saj të dyfishtë si shenjë, ajo ofron shumë sfida.
Nga njëra anë, kërkon përkujdesjen, dashurinë dhe sigurinë emocionale dhe nga ana tjetër ka nevojë për stimulim dhe origjinalitet.
Mund të bëhet shumë pretenduese dhe nëse nuk i jepni atë që kërkon, shumë shpejt do tju lërë për një tjetër.
Që të ruash interesin e një gruaje të tillë përbën sfidë, prandaj dhe është ideale për ata që kërkojnë agjitacion dhe tension në një marrdhënie.
Ka nevojë për një partner të zgjuar, dëshiron të nxisë dhe të ngrejë ndjenjat dhe trurin e atyre që supozon inferiorë(shpirtërisht), prandaj sigurohuni se mund të ecni bashkë me botën e saj, përndryshe do mbeteni pas.

Lidhjet e saj gjithmonë varen nga një pe, nuk është e pazemërt, thjesht vlerëson se sa partneri i saj meriton vëmendjen dhe kohën e saj, pasi nuk ka ndërmend të humbasë kohën e saj me një njeri të mërzitshëm.
Sapo tju miratojë, mund të bëhet shumë kollaj xheloze.
Arsyeja e xhelozisë së saj është se, nëse vendos të hapet tek një mashkull, (diçka e rallë) nuk do të rezikojë të plagoset apo të mashtrohet.
Nëse keni lidhje me një femër që bën pjesë në shenjën Binjakët dhe fillon të bëhet xheloze, atëherë të dini se jeni në rrugën e duhur drejt dashurisë së vërtetë.
Femrat e kësaj shenje janë kaq emocionuese, që me të vërtetë e meritojnë mundimin, pasi me to do keni një lidhje që do ta mbani mend gjithmonë.

Doni të mësoni si është të dalësh me një mashkull Binjak?​

Është një mashkull që do ju tërheqi që në takimin e parë, i mprehtë, shakaxhi, i zgjuar, komunikues, krijimtar dhe aventurier.
E vetmja që duhet të bëni, është thjesht të mundni të qendroni me të!
Femrat tërhiqen nga meshkujt Binjakë, për arsye të etjes së tyre për jetën, energjinë dhe entusiazmën.
Do të keni me siguri konkurrencë të madhe nëse vendosni të fitoni zemrën e tij.
Mos prisni ta mbani vetëm për veten tuaj.
Është i paqëndrueshëm dhe gjithmon bën ate që dëshiron
Nuk do ja lejojë vetes së tij të manipulohet dhe të sundohet nga një femër.
Do jeni më shumë shoqja, sesa e dashura e tij.
I pëlqejnë femrat dhe është shumë i mire të bindë dhe të drejtojë lidhjen atje ku ai do.
Me inteligjencën e tij do ju terheqi në shtrat, pasi do bëjë dhe do thojë gjithçka për ta realizuar.

Është mjeshtër i joshjes​

Nëse kërkoni për një aventurë të shkurtër erotike, atëherë mashkulli Binjak është zgjidhja e përsosur.

Si të fitosh zemrën e një Binjaku?​

Hapi i parë për të impresionuar një Binjak është biseda, i pëlqen të flasë.
Do duhet patjetër të njihni mirë temën e diskutimit, pasi është i zgjuar dhe njeh shumë gjëra.
Nëse jeni specialist në një temë specifike, këshilloheni, kjo do ta impresionojë, pasi kjo shenjë inteligjente zakonisht nuk merret me hollësirat, është shumë i zënë që ti mësojë.
Do duhet ta thoni mendimin tuaj pa frikë, sfidojeni me konfrontim miqësor, pa patur mendime konservatore, sepse do humbasi interesin.
Silljuni me nder dhe besnikëri, sepse po tradhëtuat besimin e tij, vështirë se do e rifitoni më.
Vendi që do të zgjidhni për takimin tuaj me të është diçka e lehtë, sepse kudo kalon mirë.
Thjesht argëtohuni, sic do bënit dhe me shokët tuaj.

Këta janë në të vërtet Binjakët, një mik i mrekullueshëm.

Zona erotike e Binjakëve​

Zonat e tyre të nxehta janë duart dhe krahët.
Këto janë shumë zona të ndjeshme dhe janë të hapura për ndonjë masazh ose përkedhelje.
Kjo zakonisht i shplodh dhe qetëson, pasi gjenden vazhdimisht në mbi-presion.
U pëlqen gjithashtu, ti thithin gishtin, një lojë e bukur para aktit seksual, që do forcojë dëshirën e tyre.
Femrat nga ana tjetër, çmenden nëse i puthin dorën, pasi ndjehen si princeshat.

Seksi me Binjakët​

Epshi i tyre sundohet nga Saturni, prandaj personat pranë tyre mund të jenë në një farë mënyre të papranueshëm nga mjedisi i tyre social, megjithëse nuk luajnë me ndjenjat e tyre.
Jeta e tyre seksuale mund të ketë filluar disi e pakëndshme – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ata nuk shfaqin pasionin dhe ndjenjat e tyre – ose vonohen për ta bërë këtë.
Shpesh herë llogjika e tyre “bllokon” manifestimin e pasionit.
Do duhet të mësojnë gradualisht se si të fitojnë besimin në vetvete, të lëshojnë instinktet e tyre më të thella dhe dëshirat e pagabueshme, të bëjnë realitet fantazitë e tyre.
Ky pozicion do t’i lejojë ata të ndryshojnë psikologjinë e tyre me kalimin e kohës.
Binjakët kanë nevojë për kontakt emocional dhe mund të reagojnë me shumllojshmëri në shtrat.
I pëlqen eksperimentet dhe seksi me ta është gjithë emocion dhe gjëra të reja.

Printo këtë Artikull

  Gaforrja ♋
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 12:39 - Forum: Karakteristikat e çdo shenje - Replikat (2)

Shenjat e horoskopit, karakteristikat Gaforrja​


Karakteristikat themelore të Gaforres janë se udhëhiqen nga ndjenjat dhe zemra, prandaj dhe vështirsohet të ambjentohet me realitetin e jetës.
Me sundimtar Hënën, fazat e ciklit të së cilës zmadhojnë ndikimin e ndjenjave të tyre në jetën e përditshme dhe kjo është diçka që nuk mund ta kontrollojnë.
Gjatë fëmijërisë, nuk kanë mjaft mekanizma mbrojtëse dhe përballimi ndaj botës së jashtme dhe duhen trajtuar me dashuri, kujdes dhe mirëkuptim nga të afërmit e tyre.
Avantazhet e Gaforres: Emocionale, Besnike, Garante, Simpatike, Imagjinuese, Xhentile, E Ambjentueshme, Bindëse, Përceptuese.
Disavantazhet e Gaforres: E Varur, Tepër e Ndjeshme, Egoiste, Pësimiste, Dyshuese, E Pasigurtë
Pëlqen: Artet, Aktivitetet shtëpiake, Qetësimin pranë ose brenda në ujë, të ndihmojë të afërmit, Vakte me miqtë.
Nuk pëlqen: Paqendrueshmërinë, Çdo kritikë ndaj nënës së saj, Zbulimin e jetës private.
Thellësisht intuite dhe emocionale, Gaforrja është një nga shenjat më interesante që do njihni.
Janë tepër të ndjeshëm dhe tregojnë interes të madh në problemet e familjes dhe shtëpise së tyre.
Janë simpatizues dhe lidhen thellësisht me të afërmit e tyre.
Gjithashtu janë besnikë dhe të aftë të ndjejnë dhimbjen e të tjerëve.
Karakteri i Gaforres​

Gaforret marrin pjesë në Shenjat e Ujit, ashtu si Akrepi dhe Peshqit.
Nga njëra anë, këmbëngulin dhe kanë vullnet, janë tepër të aftë tia arrijnë vetë dhe nuk varen nga të tjerët, por kanë nevojë mbështetjen emocionale dhe inkurajimin e të tjerëve për tia arritur.
Në moshen e fëmijërisë, kanë nevojë për mbështetjen e vazhdueshme nga të tjerët, por sapo zhvillohen si personalitet dhe “piqen” emocionalisht, sillen si të pavarur me sukses në jetën e tyre.
Çdo mungesë durimi apo edhe dashurie në fëmijëri, do të shfaqet më vonë në jetë me ndryshime të gjendjes shpirtërore, madje dhe egoizëm ose vetëbesim të tepruar.
Kur ndihen mirë me zgjedhjet e tyre, Gaforret janë të lumtura dhe të kenaqura dhe rrethojnë me dashuri familjen, duke ruajtur harmoninë në shtëpine e tyre.
Ndodhen gjithmonë aty për të ndihmuar të tjerët dhe për të shmangur përplasjet.
Është shumë e vështirë për një Gaforre të hapet dhe të fitojë një lidhje të ngushtë emocionale me dikë, sepse është shumë e mbyllur si karakter.
Shkaku është frika që e zotëron për të treguar besim dhe kjo mund ti krijojë një zemërim të brendshëm dhe indinjatë.
Ka një pikëpamje negative për jetën dhe beson se është shumë e vështirë dhe e padrejtë.
Kjo e bën hezituese përballë të tjerëve dhe çdo e mirë qe ndodh rreth saj e përcepton nëpërmjet një paraqitjeje frustrimi, duke lënë pa shfrytëzuar eksperiencat e lumtura, që i shtojnë vlera jetës.
Njëkohësisht, është shumë e ndjeshme dhe plagoset shumë lehtë.
Kjo është një arsye se pse mbyllet në vetvete.
I pëlqen të jetojë në të kaluarën.
Mban gjallë ngjarjet që ka jetuar në të kaluarën dhe shpesh humbet në to.
Do duhet të mesojë të lerë pas të kaluarën dhe të jetojë të tashmen, në vend që të humbasë kohën me nostalgji të vjetra.
Gaforrja ka shumë cështje emocionale për të zgjidhur, por kur arrin ti tejkalojë, asgjë nuk e ndalon më.
Mund të arrijë gjithçka me intuitën e saj të fortë, ndjeshmërinë dhe aftësinë për të vëzhguar.
Karakteristika e Gaforres, është se jeton vazhdimisht me ndjenjën dhe kjo është rrënja e problemeve.
Do duhet të luftojë me ndjenjat më shumë se çdo shenjë tjetër.
Por që nga momenti, që do të kontrollojë ato ndjenja, nuk ka asgjë tjetër që nuk mund ta bëjë.
Edhe pse nuk i duket me shikimin e parë, ka një personalitet të furishëm dhe të fortë, ka aftësinë të mbështësi opinionet e saj.
Mund tia arrijë pa ndihmën e askujt, mjafton të mos lejojë ndjenjat e saj të bëhen pengesë dhe të ruajë stabilitetin e duhur.
Nuk i pëlqen ndryshimet, por kur nevojitet do guxojë të bëjë atë që duhet.
Nuk është kundërshtare e lehtë, as e qetë.
Në përgjithësi, bëhet fjalë për një shenjë misterioze, mbushur me kontraste.
Kërkon sigurinë dhe komoditetin, por nuk do hezitojë të provojë aventura të reja.
Ndihmon të tjerët, por disa herë bëhet grindavece dhe indiferente.
Zotëron një personalitet të furishem dhe të fuqishëm, që mund të fshehet lehtë nën një paraqitje të qetë.
Simboli i kësaj shenje përshtatet në mënyrë të përkryer.
Është e mbyllur brenda një guaske.
Mund të dalë nga guaska e saj dhe të luftojë, por me të njëjtën lehtësi mund të fshihet në të dhe të humbasë në thellësinë e detit.
Është shumë e paparashikueshme dhe ka një mendje shpirtërore dhe intuitive që shmang ta shfaqë tek të tjerët.
Është e ndjeshme dhe plagoset lehtë dhe kjo ndoshta mund të jetë arsyeja që gjendet në mbrojtje të vazhdueshme.
I pëlqen të kujdeset për të tjerët, të cilët, mund ta ofendojnë ose plagosin pa e kuptuar, prandaj dhe guaska mbrojtëse e mban të sigurtë.
Me pak fjalë, nga një vështrim sipërfaqësor mund ta përshkruajmë si një person kompleks, të brishtë dhe të paparashikueshëm.
Ka nevojë vazhdimisht për mbështetje dhe inkurajim, më shumë se çdo shenjë tjetër, ka gjithashtu nevojën të ndihet se është e dobishme.
Edhe kur nevojat e saj përmbushen, mund të bëhet grindavece dhe nevrike.
Janë njerëz me karakter të ndjeshëm dhe shpirt të shqetësuar.
Natyra e saj kontradiktore, i shkakton ndryshime në gjendjen shpirtërore dhe disa herë e con në shpërthime zemërimi.
Ofendohet kollaj dhe kur plagoset, do fshehet nga mjedisi i saj dhe do zhytet në zhgënjim.
Gaforrja që të jetë mirë, duhet të ndjejë se të tjerët e kanë nevojë.
Kur merr mbështetjen që kërkon, ka shumë të japë në këmbim.
Por kur dikush e ofendon, nxiton ta përballojë me sulm të menjëhershëm.
Kjo natyrisht, e tejzgjat dhimbjen dhe mjerimin e saj, pasi bota e saj e brendshme është në një vazhdimësi lufte të brendshme.
Është tepër synuese, jo vetëm me materialet, por dhe me njerëzit.
Gjithmonë do të dojë të mbajë kontakte me miq të vjetër dhe përgjithësisht me këdo gjendet pranë saj, pasi e ka më të lehtë të ruajë një miqesi të vjetër sesa të krijojë një miqësi të re.
Gaforrja femër bëhet bashkëshorte dhe nënë e përkryer, perderisa përfaqëson amësinë totale.
Mund të ofrojë dashuri të pakufizuar dhe përkujdesje në familjen e saj.
Gaforret janë shumë intuitive, prandaj dhe shumica e astrologëve në botë i përkasin kësaj shenje.
Posedojnë memorje të shkëlqyeshme, janë shumë vëzhguese dhe dinë të lexojnë njerëzit.
Munden, zakonisht, të dallojnë nëse qëllimet e të tjerëve janë të mira ose të këqija.
Asnjëherë mos u përpiqni ti tallni, sepse do e kuptojnë qëllimin tuaj.
Me intuitën e fuqishme, ndjeshmërinë, vëzhgueshmërinë dhe inteligjencën e tyre, kanë sukses të madh në gjithçka marrin përsipër dhe ja dalin mbanë.

Gaforrja dhe Shoqëria​

Gaforrja është vecanërisht besnike tek ata që e vlerësojnë dhe e mbështësin, do mbrojë dhe dashurojë për afat të gjatë kohor.
Një nga karakteristikat e saj të rëndësishme, është aftësia të bëjë të tjerët të ndjehen mirë me veten dhe ambjentin e tyre.
Kjo krijon një cikël pozitiv, pasi bën të tjerët të ndjehen se dikush i pranon, i do dhe përkujdeset për ta.
Gaforrja, me rallën e saj, do ndjehet mirë, thjesht sepse ndihmoi dikë të ndjejë siguri.

Të gjithë mund të mbështeten dhe bazohen tek një Gaforre, do dëgjojë problemet e tyre dhe do ti mbështese, edhe pse ajo vetë nuk do zbulojë ndjenjat e saj të thella tek askush.
Ata që do duan të ndajnë ndjenjat e tyre më të fshehta me një Gaforre, ndoshta mund të ndihen se kjo lidhje nuk ka barazpeshë, pasi Gaforrja rallë do shfaqi ndjenjat e thella të verteta.
Nëse keni një të njohur që i përket kësaj shenje, të dini se keni pranë një mbështetës të përkushtuar që mund ti besoni.

Gaforrja dhe Puna​

Pasi Gaforrja mbaron me të gjitha cështjet emocionale që e shqetësojnë, si drojtja dhe pasiguria, atëherë do shkëlqejë dhe karakteri i saj i fuqishëm dhe nuk do egzistojë më asgjë e pandreqshme për të.
Ka këmbëngulje të pabesueshme dhe do mbështesë deri në fund besimet e saj.
çdo gjë që merr përsipër, mund tia dalë mbanë me intuitën e fuqishme, ndjeshmërinë, aftësinë e vëzhgimit dhe, natyrisht, inteligjencën e saj.

Mund të bëhen investitore dhe biznesmene të perkryera, bazuar ne intuitën dhe aftësine shpirterore, kanë mendje krijimtare, që mendon shpejt dhe mund të parashikojë prirjet e ardhshme.
Di si ta tërheqë pasurinë dhe ku ta investojë.
Paratë dhe komoditeti ekonomik janë gjëja kryesore për një Gaforre, pasi i nevojiten për planet biznesmene.
Ka nevojë për sigurinë ekonomike dhe nëse përqendron energjinë e saj pa pengesa emocionale, është e aftë të arrijë të bëhet një biznesmene e suksesshme.

Nëse bashkëpunoni me një Gaforre, do kuptoni se është mbrojtëse në mjedisin e punës, do kujdeset për të gjithë.
I sheh kolegët si pjesëtarët e familjes dhe do mërzitet nëse mund të shfaqet ndonjë zënkë(sherr).
Është jasht mase e ndjeshme dhe emocionale si personalitet dhe kjo mund ti krijojë probleme kur shfaq ndjenjat e saj.
Ka nevojën të jetë e dobishme tek njerëzit rreth saj.
Lereni të përkujdeset dhe nuk do humbisni.

Gaforrja dhe Marrëdhëniet​

Gaforrja Mashkull

Thellë emocionalisht i ndjeshëm, Gaforrja mashkull ka “dhuratën” të lexojë mendimet tuaja, kshuqë nuk mund ti “fshiheni”.
Kërkon përherë një dashuri, sensuale dhe pasionante.
Ky është sekreti i tij dhe rallë e deklaron publikisht.

Mund të duket pak i “ftohtë” në pamjen e parë.
Në realitet ka një zemër romantike që kërkon dashurinë e vërtetë, edhe nëse nevojitet të martohet më shumë se një herë për ta zbuluar atë.

Shtëpia është mbretëria e tij dhe do një “kështjellë” të rehatshme për të strehuar dashurinë e tij.
Në jetën e tij të përditshme është i paqqndrueshëm, diçka që i krijon probleme në një marrëdhënie.
Ka nevojë për një femër që ti tregojë anën e bukur dhe pa ankthe të jetës.
Nëse ja arrini, do ju adhurojë.

Kërkoni këshillën e tij kur e shihni ne pazar.
Shikoni cilin DVD bleu dhe shfaquni dhe ju me të njëjtin DVD.
Uluni përballë tij në autobus, duke lexuar një novelë romantike!

Me mundësinë e parë tregojini se sa e ndjeshme jeni!
“Peshkohet” menjëherë!
Por mos flirtoni: lereni në dorën e tij, si dikur në “kohët e vjetra”.
Mund ti nevojitet pak kohë, por shumë shpejt do “bjerë” në “grackë”
Uji është elementi i tij: vaska e mbushur me ujë, me qirinjë dhe aroma esenciale!

Në shtrat mbështillni këmbët tuaja rreth mesit të tij! Do behet i juaji përgjithmonë!

Si është të kesh si partner një Gaforre mashkull?​

Gaforrja mashkull nuk do sulmojë ballë për ballë.
Do afrohet ngadalë dhe me kujdes.
Është shumë romantik dhe do tentojë tju flirtojë dhe të fitojë zemrën tuaj me dhurata.
Arsyeja se pse nuk do sulmojë menjëherë, është sepse i frikësohet refuzimit.
Nëse interesoheni për një mashkull Gaforre, më mirë të bëni ju hapin e parë dhe ti kërkoni qe të njiheni.
Dashurohet kollaj dhe që nga ai moment do bëheni e gjithë bota e tij.

Pasi të sigurohet se i përkisni, fillon e bëhet xheloz dhe posesiv.
Kjo për shkak se i frikësohet arsyes se mos ju vjedh dikush tjetër dhe kjo do të jetë një humbje fatale për të.
Do duhet ti përkushtoheni dhe të jeni besnikë, sepse kështu funksionon dhe ai.
Mashkulli i kësaj shenje është më besniku në gjithë ciklin zodiak.
Është i dashuri ideal për femrën që i pëlqen romanca.
Gjithashtu, është shumë i dhënë dhe “ushqehet” nga kontakti i vazhdueshëm natyror.
gjithçka bazohet tek Ndjenja!

Ndërkohë, mund të mos e shfaqë ndjenjën dhe të tregojë një paraqitje të qetë dhe të ftohtë, sado qe sundohet fuqishëm nga kjo ndjenjë.
Fyet shumë lehtë, prandaj mos u tallni as me shaka.
Do plagoset, sigurisht pa e treguar.
Do të bjerë në depresion brenda vetes, në përpjekje për të analizuar dhe kuptuar ato qe i thatë.
Nëse jeni nga femrat qe dëshironi të perkujdesen për ju, nëse ju pëlqen përkushtimi, ky mashkull romantik dhe sensual është i përkryer për ju.

Gaforrja Femër​

Çështja më e rëndësishme për të është mënyra se si do pranohet nga dashuria e të tjerëve.
Kufijtë, eksperiencat, marrin përmasa të mëdha në këtë shenjë që nga njëra anë kërkon të marrë fatin në dorën e saj
dhe nga ana tjetër të marrë rolin e nënës, të femrës që bëhet e arritshme dhe të gruas që fantazon nënën në ëndërrat e burrave.

Është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për falënderim dhe miratim në çdo aktivitet erotik.
Seksualiteti i saj kanalizohet në artet interpretuese dhe vecanërisht në Teatër… ku mund të “aktrojë” dhe me ju!.
Zotëron aftësi të mira komunikimi dhe mund të merresh vesh lehtë me të.

Jeta e saj zakonisht ka shumë tatëpjeta dhe përpjeta, dhe do ndihet e sigurtë dhe e mbrojtur kur gjen një partner që do mund të përkujdeset për të dhe ndjenjat e saj.
Është romantike dhe emocionale, por në të njëjtën kohë dhe e paqëndrueshme.
Kur gjen interes të vërtetë përkushtohet plotësisht.

Për sa i përket ndjenjave, është disi me zakonet e vjetra dhe konservatore.
Në jetën e saj mund të jetë hasur me disa eksperienca të dhimbshme emocionale nga të cilat ka mësuar të trajtojë ndjenjat e saj.
Pasionohet me mbrëmjen, dhe jep rezultat më të mirë në dashuri kur errësohet.
I pëlqen të merret me pulla, fotografi, vepra arti.

Është tepër mbrojtëse me fëmijët e saj.
Vëmendja për familjen e saj është epiqendra e jetës, dhe dëshiron të shpenzojë kohë në shtëpi që ta bëjë komode dhe të gëzueshme.
Mund ta besoni instiktin e saj në cështjet e punëve tuaja.

Si është të kesh partner një Gaforre femër?​

Gaforrja femër është shumë sensuale, me ndjenja të thella dhe pasion të fortë, që vlon nën pamjen e ftohtë të jashtme.
Që të shfaqni këto ndjenja, nevojitet kohë, durim dhe butësi.
Mos prisni tju hapet menjëherë, as të nxitohet në marrëdhënie.
Nuk do e bëjë kurrë hapin e parë, do nevojitet të përpiqeni shumë dhe ti bëni ju të gjitha.

Mos u mundoni ta mashtroni, sepse ka aftësinë të dallojë motivet e të tjerëve dhe do t’ju kuptojë menjëherë.
Besimi është gjëja më e rëndësishme në marrëdhënie.
Nëse e tradhëtoni ndonjëherë, gjëja e vetme që mund të bëni është ta harroni.
Ka nevojë për dashuri dhe siguri.
Është sensuale, e ëmbël dhe i pëlqen flirtimi.
Marrëdhënia juaj, do ngjajë me kërcim të lehte dhe erotik.
Marrëdhënia me një femër Gaforre është konstruktive dhe e kënaqshme dhe mund të zgjasë një jetë.

Si të fitosh zemrën e një Gaforre?​

Për të fituar zemrën e një mashkulli ose femre të shenjës Gaforre, do duhet ta bësh të ndjejë siguri.
Tregojani atë cfarë ndjeni, ky është hapi i parë të filloni një marrëdhënie me të, por mos prisni të njëjtën gjë nga Gaforrja.
Me këtë mënyre, nuk do nevojitet të marrë rrezikun e një refuzimi, diçka që i frikësohet.
Nëse kërkoni për një aventure të thjeshtë, mirë do ishte ta sqaroni që në fillim.
Mos e lini të besojë se doni një marrëdhënie afatgjatë, nëse nuk është ai qëllimi juaj, sepse do ta plagosni.
Më e rëndësishmja është besimi.

Nëse arrini ta fitoni, atëherë gradualisht do afrohet më tepër pranë jush.
E vetmja që nevojitet është Sinqeriteti.
Kërkoni këshillën e Gaforres, ndani problemet tuaja pa e lodhur, i pëlqen të japë këshilla dhe të ndihmojë njerëzit.
I pëlqen gjithashtu, kultura dhe përvojat luksoze.
Shkoni sëbashku në teatër ose në ndonjë muze, madje dhe në ndonjë restorant.
Mos tentoni të bëni marrëdhënie me zorr dhe mos e detyroni të marrë vendime të shpejta, do largohet me vrap.

Nevojitet durim, vetëm kështu do të tërhiqni një Gaforre.
Gjithashtu, adhuron kontaktin trupor dhe dhembsurinë origjinale.
Është shumë hezituese, por me kalimin e kohës, gradualisht do afrohet edhe më shumë afër jush dhe do keni një marrëdhënie të përsosur.

Gaforrja në Shtrat​

Seksi me një Gaforre do jetë një përvojë e plotë.
shumë lodra interesante, në vazhdim vjen masazhi, qirinjë të ndezur pranë shtratit, muzikë e lehtë, potpuri aromatike, gjithçka për të zgjuar gjithë shqisat.
Do jetë me pasion dhe përgatituni për një përvojë që nuk do e harroni kurrë.
Mirë do jetë, sigurisht, të mos prisni risi dhe eksperimente, sepse është një shenjë konservatore.

Do gjenden disa që, ndoshta, të jenë të gatshëm të provojnë diçka të re, por kurrë nuk do e propozojnë vetë.
Ose do ta krijoni ju, ose nuk do ndodhë kurrë.
Bëjini gjithmonë të ndihen të sigurtë kur provojnë diçka të re.
Ndoshta mund ti pëlqejë dhe ta integrojnë në jetën tuaj seksuale.

Edhe pse ka “vulën” e ndjeshmerisë, në jetën seksuale është person pa kompleks.
Përjeton dashurinë pa tabu dhe kushte dhe do të provojë vazhdimisht përvoja të reja.
Partneri duhet gjithashtu të jetë i lirë nga pezullimet qe të mund të ndajë shijimet me të.

U pëlqen të eksperimentohen seksualisht, duke demonstruar një sjellje anarkiste dhe kjo mund të shokojë një partner që ka shije tradicionale.
Kanë shumë fantazira dhe pasione seksuale, por nuk do i ngaterrojnë ndjenjat duke krijuar lidhje që bazohen vetëm në pasion.
Me tërheqjen intensive seksuale që kanë, pushtojnë me lehtësi objektin e pasionit të tyre.

Zona erotike e një Gaforre​

Zona erotike më e madhe e një Gaforre, është gjoksi.
Si femrat, ashtu dhe meshkujt, reagojnë në thithjen e lehtë dhe puthjen e gjoksit.
Do duhet të përkëdhelni me butësi ato zona.
Mos u bëni asnjëherë të furishëm.
Përkëdhelni me duar gjoksin e një mashkulli Gaforre, lehtë dhe butë dhe kjo do ndezë flakën e pasionit.

Printo këtë Artikull

  Luani ♌
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 12:35 - Forum: Karakteristikat e çdo shenje - Replikat (2)

Karakteristikat e LUANIT​



Shenja e Luanit (24 korrik–23 Gusht)

Si të njohim Luanin
Ju ka thënë dikush kohët e fundit "Mua mos më bëni asnjë nder “- por ndërsa po thoshte këtë frazë ju dha një buzëqeshje krejtësisht të mrekullueshme? Ju sapo jeni prezantuar me mbretin e kafshëve. Mos u shqetësoni, do ta merrni veten shpejt. Ska gjë se ju ka gërvishur nË 2 – 3 vende. Nuk është aspak e pazakontë për Luanin që të shfaqë krenarinë e tij arrogante dhe anën e tij lozonjare gjithë diell në të njëjtën kohë. Këto janë arsyet pse ai ja hedh paq në çdo situatë.

Luani, sundon të gjitha kafshët e tjera. Personi i shenjës së Luanit udhëheq ju dhe gjithë të tjerët. (Po, po, unë e di se kjo nuk është e vërtetë, por ju lutem mos ia thoni atij. Kjo do tia thyejë zemrën e madhe, të ngrohtë dhe të vetëkënaqur.) Më e mira është që të përdorni humorin me të. Pastaj ai do të mjaullijë, në vend që të hungërrijë me të madhe dhe tju frikësojë ju për vdekje. Luani qëndron midis të qenit i shoqërueshëm dhe energjik dhe të qënit i plogësht, si dhe zotëron një ulërimë të fuqishme. Nëse ju doni të studioni luanin madhështor, duhet të shkoni nëpër të gjitha vendet plot gjallëri dhe dritë të qytetit. Të paktën gjysma e njerëzve që do të shihni që jetojnë në këtë stil, do të jenë të shenjës së Luanit. Ata pëlqejnë të jetojnë në majë të ndërtesave të larta dhe i urrejnë vendet e mërzitshme dhe të errëta.

Nëse ju shihni një person i cili skuqet me lehtësi, sigurohuni që mos ta ngatërroni skuqjen nga turpi me nxehtësinë që vjen nga krenaria apo egoja. Ka shumë ndryshim midis këtyre dy lloj skuqjeje.Fytyra e tij mund të jetë e kuqe, sepse ai është sforcuar shumë gjatë stërvitjes në palestër. Faqet e tij mund të jenë rozë, sepse para tij sapo kaloi vajza e ëndrrave të tij. Por ngjyra e tij rozë e ndezur nuk është shkaktuar nga turpi apo ndrojtja. Nuk ka njerëz të shenjës së Luanit të turpshëm. Ata thjesht pretendojnë se janë të turpshëm apo të ndrojtur. Është e rëndësishme ta mbani mend këtë fakt.Ka shumë pak Luanë që janë të ndrojtur. Mos lejoni që mjaullima e tyre e butë tju vë në lojë. Edhe personi i shenjës së Luanit me natyrën më të butë , ka brenda vetes dëshirën dhe të drejtën mbretërore për të sunduar miqtë dhe familjen, ndërsa qëndrojnë dhe shohin vjedhurazi nga prapa perdeve dhe presin mundësinë e tyre për të dalë në skenë. Nëse nuk më besoni, thjesht zgjidhni një Luan të qetë që pretendon se është një njeri i ndrojtur dhe sulmojeni te krenaria e tij. Merrini atij diçka që ai beson se i takon me të drejtë, ose jepini urdhëra dhe trajtojeni pa respekt. Ju do të dëgjoni ulërimën e asaj maces së urtë në dukje, të dëgjohet deri te kopshti zoologjik. Duhet një shpirt i guximshëm për të sfiduar atë, kur ai është duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e tij. Disa Luanë mund të zbuten me kalimin e moshës, por Luani i vërtetë kurrë nuk e ul kokën e tij krenare. Kurrë!

Sa për tiparet fizike të kësaj shenje Dielli, vetëm hidhni një sy përreth për të parë gjithë njerëzit që i ngjajnë një luaniose një luaneshe, me krifën e flokëve që i nxjerr në pah fytyrën dhe vështrimin thellësisht dembel. Luani ecën drejt dhe krenar, me hapin e qetë të një maceje. Femrat kombinojnë hijeshinë me fuqinë e fshehur. Fuqia e tyre maskohet nën natyrën e butë, zakonisht të qetë dhe të qëndrueshme. Por mos harroni se luanesha është gjithmonë e gatshme të hidhet në sulm, në qoftë se ajo ndihet e kërcënuar. Kthetrat e saj janë të mbuluara, por të mprehta.

Ju do të vini re një stil komandues dhe një pamje hijerëndë, ndërsa personi i shenjës së Luanit, shikon njerëzit e tjerë që ndodhen poshtë tij. Zakonisht, lëvizjet dhe të folurit janë të llogaritura dhe të planifikuara. Njerëzit e shenjës së Luanit rrallë flasin shpejt, ecin apo vrapojnë me shpejtësi (vetëm nëse ka ashedente një Dash, Binjak apo ndikim mbizotërues të Hënës, për shembull). Ju nuk mund ta injorojë një Luan për kohë të gjatë, kur ndodheni në një grup. Ai do të vendoset në qendër të skenës me deklaratat dhe veprimet e tij impresionuese -ose do të vijë vërdallë hijerëndë dhe i menduar, derisa dikush të nxitojë drejt tij dhe ta pyesë se çfarë nuk po shkon mirë. Shumica e njerëzve të shenjës së Luanit, sidomos femrat, kanë sy me ngjyrë kafe të errët, që fillimisht janë të butë, pastaj mund të ndizen dhe të digjën nga zjarri; shpesh janë në formë të rrumbullakët dhe me pakëz bisht. Flokët janë të errët ose të kuq në bjond dhe zakonisht me onde, të fryra dhe shpesh me një stil të pakujdesshëm dhe të çrregullt.

Këta njerëz të kësaj shenje kanë një efekt të çuditshëm te njerëzit, që është për të qeshur kur e shikon. Është e vështirë të qëndrosh përballë Luanit pa e mbajtur trupin drejt- barkun e tërhequr dhe shpatullat prapa. Unë me të vërtetë nuk e di pse në njerëzit e tjerë imitojmë mënyrën mbretërore të Luanit- ngaqë na duhet kur përballemi me të apo për të mbledhur guximin teksa presim të marrim një leksion të mundshëm, sepse ata pëlqëjnë shumë të japin këshilla falas. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme për tju thënë në mënyrë mospërfillëse, saktësisht se si ju duhet të menaxhoni jetën tuaj.
Kjo dashuri ndaj mësimdhënies është arsyeja pse shumë njerëz të shenjës së Luanit përfundojë si edukatorë, politikanë dhe psikologë. Gjëja irrituese është se ata janë mjaft të mirë në racionalizimin e gjërave dhe zbutjen e problemeve në jetën tuaj. Sa keq që ata nuk mund të menaxhojnë punët e tyre me kaq lehtësi dhe zgjuarsi sa këshillojnë të tjerët. Megjithatë, kjo është ajo që e bën Luanin aq të çiltër dhe të dashur; superioriteti i tij i sinqertë dhe aftësitë e shkëlqyera, përzier me njëdobësi dhe trasparencë të madhe të egos. Luani krenar dhe dinjitoz kaq vulnerabël dhe i pambrojtur? Po, me të vërtetë! Ai lëndohet thellë kur ju nuk respektoni diturinë dhe bujarinë e tij. Për ta mbajtur nën kontroll dhe të qetë, thjesht bëjini qejfin atij. Nëntë herë nga dhjetë, ai do të kthehet nga një bishë e zhurmshme në një kotele të bindur, tëturpshme, pothuajse të kruspullosur nga ngrohtësia e komplimenteve. Kjo dobësi është si beteja e Vaterlosë për shumë njerëz të shenjës së Luanit. Ndërkohë që krenaria është "thembrën e tije Akilit”. Ta bësh qejfin është shumë e rëndësishme për të; mungesa e respektit e tërbon dhe e zemëron atë dhe të dy këto ekstreme e bëjnë atë të paaftë për të gjykuar në mënyrë të balancuar. Ka disa njerëz të shenjës së Luanit që i kontrollojnë këto tendenca me sukses, por e vërteta ështe se këto prirje janë gjithmonë të fshehura nënkëtë shenjë të Diellit dhe të pranishme në një farë mase pothuajse te të gjithë njerëzit e shenjës së Luanit.

Testojeni atë ndonjeherë. Gjatë orës së marrjes së leksioneve, ndërpriteni atë me takt dhe shprehini mikut tuaj të shenjës së Luanit, se pulovra e re i rri për mrekulli dhe ai duket shumë mirë. Rezultati do të jetë ndoshta një ndryshim i menjëhershëm nga pamja hijerëndë tek një njeri i skuqur flakë nga turpi që ju thotë: “Me të vërtetë mendon se më shkon?” Në shumicën e rasteve, të komplimentosh pamjen e jashtme funksionon po aq mirë sa të vlerësosh intelektin e tij.
Personii shenjës së Luanit thjesht nuk mund të mos ndihet superior si dhe të sillet në mënyrë dramatike herë pas here. Një nga fëmijët e mi ka patur një mësues të lindur në Gusht. Ajo u kthye në shtëpi nga shkolla një ditë dhe më tha, “Mami, mësuesi im është kaq qesharak. Ai është jasht?zakonisht i zgjuar për gjithçka, por ndonjëherë ai vjen vërdallë nëpër klasë duke ngritur duart lart e poshtë në ajër dhe duke bërtitur: Unë jam i rrethuar nga idiotë! ' Ne gjithmonë qeshim nën hundë, sepse e dimë se ai nuk i ka me gjithë mend ato që thotë”. I shkreti Luan, edhe fëmijët e vegjël e dinë se ulërima e tij është më keq se kafshimi i tij. Megjithatë më takon tju kujtoj se ju mund të hasni një Luan me një ndikim të madh nga planeti Mars apo Mërkuri dhe me një ashedente Akrepi. Në këtë rast kafshimi do të jetë më i keq së çdo gjë tjetër, por po i referohem tani Luanit tipik. Në shumë mënyra, Luani është jashtëzakonisht i zgjuar. Ai rrallë do të harxhojë energjinë e tij duke u përpjekur që të nxjerrë ujë nga një tokë e thatë, siç mund të bëjë shpesh një njeri i shenjës së Dashit. Kjo e bën atë një organizator të shkëlqyer dhe një delegues të mençur të detyrave. Urdhërat e tij janë çuditërisht efektive kur nuk përdor tone dramatike, sepse ai mund të jetë një mjeshtër i bisedës apo ligjëratës së drejtpërdrejtë, edhe nëse ajo vjen pakëz era e art skenik.Njeriu i shenjës së Luanit e shpreh miratimin e tij në mënyrë bujare dhe haptazi; madje ai mund të bëjë komplimente të tepruara, të cilat mund tju bëjnë me turp. Ai gjithashtu nuk është aspak i turpshëm në lidhje me indinjatën apo pakënaqësinë e tij. Zakonisht, çfarëdo që ai thotë, e ka me gjithë mend. Sido që ai të sillet, i qetë apo i acaruar, ai do të lë përshtypje te të tjerët.

Mënyrat mbretërore të kësaj shenje Dielli janë të shkëlqyera, nëse njeriu i shenjës se Diellit, Luani, është i zoti apo zonja e shtëpisë. Ata do tju bëjnë të ndiheni sikur jeni duke u argëtuar në një pallat mbretëror. Njerëzit e shenjës së Luanit, do tju ofrojnë mysafirëve të tyre ushqim të shumëllojshëm dhe të shkëlqyer, verë të mirë, gra të bukura dhe muzikë të lehtë.
Një temë e zakonshme për të cilën mund të diskutosh lidhur me një person të shenjës së Luanit është romanca dhe dashuria. Nëse do jeni të vëmendshëm, keni për të vënë re se nuk do të hasni shumë njerëz të kësaj shenje të pamartuar apo të vetmuar. Nëse takoni një të tillë, mos krijoni një mendim përfundimtar, pa kontrolluar të gjitha skutat e errëta të jetës së tij. Zakonisht pranë çdo Luani, vjen vërdallë një dashnor/e e fshehtë. Ai mund të mos ketë qenë i martuar kur e keni takuar në momentin e parë, por ndoshta do të jetë i dashuruar ose gati për të rënë në dashuri, apo sapo të jetë ndarë nga një dashuri e madhe dhe qëndron para teje me një vështrim prekës dhe të humbur. Krenaria e zjarrtë e Luanit, bën që shumë lidhje dashurie dhe martesa të shkatërrohen. Një njeri i shenjës së Luanit, që ka humbur të dashurin/dashurën e tij/saj zakonisht ka një pamje të kobshme kur e shihni, por kur krenaria i tij lëndohet nga partneri/ja, kjo pamje e trishtuar ia lë vendin ashpërsisë dhe egërsisë. Megjithatë, nuk ka njeri tjetër që mund sillet me më shumë dinjitet, apo ti përshtatet me më shumë kurajo kushteve dëshpëruese me besim absolut dhe optimizëm, kur është e nevojshme.

Duke qenë se falja dhe simpatia janë pjesë e natyrës së brendshme të Luanit, lidhjet janë po aq të shpeshta në jetën emocionale të Luanit sa edhe ndarjet; sapo fishekzjarret e dinjitetit të lënduar shpërthejnë, ai mbetet vetëm. Ai është pothuajse në çdo moment në mes të pasionit, jo vetëm me seksin e kundërt, por edhe me vetë jetën. Jeta pa dashuri, për të dyja gjinitë, është si një dhomë pa oksigjen. Dielli nuk ndriçon më, kur romanca vdes!

Këta burra dhe gra kurrë nuk mbështeten te të tjerët. Në vend të kësaj, ata preferojnë që të tjerët të mbeshteten tek ata. Njerëzit në nevojë dhe të pafuqishëm janë si një thirrje për ta. Njeriu i shenjës së Luanit, mund të ulërijë në menyrë teatrale se të gjithë po varen tek ai dhe se ai është i detyruar që ta mbajë në supe gjithë këtë ngarkesë, por mos i kushtoni vëmendje ankesave të tij. Në të vërtetë ai e adhuron ketë situatë. Mundohuni ta çlironi nga ngarkesat e tij ose ti ofroni ndihmë dhe do shihni sesa shpejt dhe me përçmim ai do të refuzojë ndihmën tuaj. Ajo çfarë ai preferon të shmangë, është ndihma financiare. Edhe pse ai shpesh mund të jetë pa lekë në xhep, ai është gjithmonë i sigurt se do të gjejë ndonjë mënyrë që paraja të vijë në xhepat e tij së shpejti.

Shumë pak njerëz të shenjës së Luanit janë të kujdesshëm me paratë. Luani tipik është një kumarxhi brenda zemrës së tij, shpeshherë nga ata më të pasionuarit; edhe një njeri i kësaj shenje që jeton me qindarka do të vishet shtrenjtë dhe gjithmonë do të duket i mbajtur. Ai dëshiron të ketë gjëra të klasit të parë dhe luksoze gjatë gjithë kohës dhe ai do të shpenzojë për argëtim dhe kënaqësi pa u menduar gjatë. Luani do tu japë para pothuajse të gjithë njerëzve. Nëse atij i kërkojnë borxh dhe nuk ka për momentin para në dorë, ai është i gatshëm të shkojë të marrë hua nga dikush tjetër, në vend që të pranojë se Mbreti nuk është në gjendje të ndihmojë "njerëzit” e tij në nevojë. Megjithatë ky është mjeti i fundit, pasi Luanët u japin njerëzve edhe këshilla ose inkurajime.Ata kanë ego të mjaftueshme për të inkurajuartë tjerët; ata janë mjaftueshëm të zgjuar për të grumbulluar këshilla dhe për ti patur gati edhe për ata që nuk kanë nevojë për momentin. Një njëri kërkon këshilla vetëm nga dikush që qëndron sipër tij dhe cili është më superior se Luani?

Në sektorin e shëndetit, njeriu i shenjës së Luanit është i prirur për aksidente, incidente të papritura, sëmundje të befta dhe zakonisht është rezistent ndaj sëmundjeve të vazhdueshme dheKronike. Duke qenë se ata rrallë i bëjnë gjërat përgjysmë, këta njerëz ose rrezatojnë vitalitet të pabesueshëm ose ankohen se nuk e kanë të gjatë në këtë botë; ky reagim i fundit është tipik kur vuajnë nga mungesa e vlerësimit dhe kanë uri për dashuri. Këta persona duket se kanë zemër shumë të fortë ose në ndonjë rast mund të ketë edhe një lloj dobësie në zonën e zemrës. Ata mund të vuajnë nga dhimbje në shpinë dhe supet, problemet kurrizore, aksidentet në këmbë ose dëmtime në shputat e këmbëve, problemet që lidhen me organet riprodhuese ose fyt të acaruar apo zë të ngjirur. Por ata arrijnë të shërohen me forcën që ju buron nga brenda nga sëmundjet që i zënë; sidoqoftë rreziku i tyre kryesor është pakujdesia ndaj shëndetit ose ngritja në këmbë shumë shpejt kur goditen nga sëmundjet. Për ta mbajtur në shtrat kur është i sëmurë, duhet ti bëni lajka për ti treguar që kujdeseni për të; sapo ai të kuptojë se po luan rolin e të dobëtit në vend të të fortit, do të çohet në këmbë sado i pafuqishëm të ndihet.
Nuk ka “të mesme e artë” për këtë shenjë të Zodiakut. Ata ose janë tmerrësisht të pakujdesshëm ose janë absolutisht të rregullt dhe të aftë. Nëse atyreju pëlqejnë “thashethemet”, do të ndihen të lënduar apo të lënë jashtë në qoftë se diçka po ndodh rreth tyre dhe ata nuk janë në dijeni. Luanët janë me këmbë në tokë si natyrë. Është e vështirë për ti bërë të devijojnë rrugën që kanë nisur, edhe pse ata vetë mund ti ndikojnë të tjerët me oratorinë e tyre bindëse. Ata kanë dëshirë të grumbullojnë gjëra rreth vetes, vetëm që të kenë mundësi tua shpërndajnë të tjerëve, por pasi ti kenë dhënë vetes së tyre një fron të artë me jastëqe të mbushur me pupla. Në një moment këta njerëz mund të tregojnë se janë shumë energjikë, momentin tjetër mund ti shohësh të përgjumur, teksa ngrohen ne diell si një mace e vërtetë. Është për tu theksuar se kur ata punojnë, punojnë me të vërtetë. Kur luajnë, luajnë tamam. Edhe kur vendosin të pushojnë dhe relaksohen, e bëjnë në mënyrën më të plotë të mundshme.

Kur një problem emergjent i ndodh një personi të shenjës së Luanit, edhe ai vetë do të habitet me mënyrën sesa mirë e menaxhon situatën; ai do përballet me të me kurajo , pa i bërë bisht përgjegjësive të tij, duke ndihmuar të pafuqishmit, duke mbrojtur të frikësuarit (edhe pse ai mund të jetë dy herë më i frikësuar brenda tij), duke e lënë mënjanë qëndrimin melankolik dhe duke i kryer përgjegjësitë me vërtetësi dhe me kurajo. Kjo është natyra e lindur e Luanit, i cili do të shkëlqejnë pasi të përfundojë faza e joshjes dhe argëtimit aq të dashur për të.

Luani është një mik me të vërtetë besnik, po aq sa një armik i drejtë, por i fuqishëm, kreativ dhe origjinal, qoftë nëse është një Luan i qetë apo ekspresiv (sepse janë dy lloje). Ai vishet me rroba të lavdishme, të përshtatshme për personalitetin e tij të gjallë dhe plot me ngjyra. Ne e anashkalojmë arrogancën e tij, ndonjëherë egoizmin e tij të tepruar, apo sjelljet qesharake të krenarisë dhe përtacisë, sepse zemra e tij, ashtu si metali i shenjës së tij, është si ari i pastër.

Personalitete të famshme të shenjës së Luanit
Gracie Alien, Lucille Ball, Ethel Barrymore, Bernard Baruch, David Belasco, Napoleon Bonaparte, Walter Brennan, Robert Burns, Fidel Castro, Julia Child, Arlene Dahl, Cecil B. DeMille, Eddie Fisher, John Galsworthy, Alfred Hitchcock, Aldous Huxley, Carl Jung, Jacqueline Kennedy, Princess Margaret Rose, Musolini, Ogden Nash, Dorothy Parker, Walter Scott, George Bernard Shaw, Percy Shelley Bysshe, Robert Taylor, Mae West?

Mashkulli i shenjës së Luanit
Ju mund ta gjeni një mashkull të shenjës së Luanit duke u ngrohur nën rrezet e ndritshme të diellit,ose mund ta hasni duke mbajtur fjalime të këndshme, por kjo nuk do të jetë duke ndodhur në vetminë e shkretëtirës. Më shumë gjasa do të jetë para një rrethi miqsh të adhurueshëmdhe të afërmish. Ai mund të humbasë paratë, por nuk mund të lejojë që ëmbëlsia dhe sharmi i tij të shkojë dëm në një vend të vetmuar. Do të ketë gjithmonë një audiencë/publik për mashkullin e shenjës së Luanit.

Ja pra, kjo është e gjitha! Sekreti i këtij mashkulli është kaq i thjeshtë për tu zbuluar: bëhuni audienca e tij.Krejtësisht i ndryshëm nga meshkujt ngurrues të shenjës së Virgjëreshës dhe Ujorit, miku juaj i shenjës së Luanit, për fat të mirë do të dorëzohej në krahët e romancës pa hezitim, në qoftë se ju i luani kartat tuaja në mënyrën e duhur, duke e adhuruar, duke i bërë qejfin dhe sigurisht duke e respektuar atë.

A është ai një mashkull pompoz dhe brilant i lindur në muajin gusht? Vendosni syze të errëta dhe ju ftoj ti dorëzoheni rrezeve shkëlqyese të diellit që vijnë prej tij. A është ai një mashkull i shenjës së Luanit, i butë dhe i qetë? Mos u gënjeni nga butësia e tij e hijshme. Prekeni atë në mënyrën e gabuar dhe do të shikoni shkëndijat të fluturojnë. Mos harroni, ai thjesht po luan rolin e njeriut të urtë. Nën qëndrimin e tij të sjellshëmfshihen flaket e dinjitetit dhe krenarisë arrogante, të gatshme për të shpërthyer dhe për të djegur çdo femër mendjelehtë, që mendon se mund ta sundojë këtë mashkull.

Luani do të jetë një kalorës trim, një mbrojtës i butë dhe shumë i ndjeshëm nga ana sentimentale.Nuk do të duhet të qëndroni për një kohë të gjatë e zënë në kurth që të shikoni përpjekjet romantike të mashkullit të Luanit. Dikush mund të thotë se këta meshkuj zotërojnë një një lloj pasioni të menjëhershëm. Ju duhet ti shtoni këtij përbërësi edhe elementin “mundësi” – përzijeni mire me dritën e qiririt dhe tingujt e violinave-dhe dashuria do të lulëzojë si një trëndafil i kuq flakë.

Por mund tju them se edhe sikur mos ti shtoni këta elementët e fundit dhe të përdorni vetëm përbërësin e parë, do të jetë e njëjta gjë.

Nëse dashuria është zhdukur nga jeta e tij, Luani i zjarrtë thjesht do të përgjërohet për të-në mënyrë dramatike, natyrisht. Ai duhet të adhurohet ose në të kundërt do të ndihet i vdekur dhe ju mund ta merrni këtë fjali në kuptimin e parë. Meshkujt e Luanit rrallë shqetësohen për shpenzimet, nëse janë në shoqërinë e një femre që pëlqejnë. Ai do tju çojë në restorantet më të mira, do tju suprizojë me parfume të shtrenjta dhe lule të mrekullueshme; do tju shoqërojë me krenari në teatër dhe do tju japë letra dashurie të lidhura me fjongo të kuqe. Tju them të vërtetën, do tju duhet një zemër prej guri për ti rezistuar këtij mashkulli.

Deri në këto momente, ju ndoshta jeni duke menduar se e keni situatën në dorë.

Mendohuni edhe njëherë! Kjo dashuri me këtë mashkull të shenjës së Luanit nuk do të jetë krejtësisht pa probleme. Ai do tju ftojë në strofkën e tij të ngrohtë dhe do tju bëjë vend në zemrën e tij të madhe, por kjo vatër e ngrohtë, mund të kthehet në një burg luksoz. A është ai xheloz? Përgjigja është "Po", dhe ju mund ta shkruani këtë me shkronja të mëdha. Ju i përkisni atij,me trup, shpirt dhe mendje. Ai do tju tregojë se çfarë duhet të vishni, se si ti prisni flokët tuaj, çfarë libra duhet të lexoni, se cilët janë miqtë më të mirë për ju dhe si ta organizoni ditën tuaj më mirë. Ai do të doje të dijë se pse ju kaluat dy orë duke bërë Pazar, kur i kishit thënë atij që do ktheheshit për një orë; me kë u takuat në rrugë, çfarë folët me njëri tjetrin, madje ai do të turfullojë edhe nëse ju nuk i thoni atij se çfarë jeni duke menduar, ndërkohë që i keni ngulur sytë te dritarja e kuzhinës, ndërsa jeni duke bërë një omeletë për të. Në fund të fundit, ju mund të jeni duke menduar për një burrë tjetër. Vetëm mos e harroni asnjëherë forcën e temperamentit të tij impulsiv kur aktivizohet. Ta provokoni atë duke i provuar se jeni akoma e dëshirueshme për meshkujt e tjerë është një marrëzi absolute. Ai e di se ju jeni e dëshirueshme dhe nuk ka nevojë për prova të tilla. Përveç kësaj, partneri juaj i shenjës së Luanit mund të arrijë të hedhë përtokë (nëse nuk i bën për në spital) edhe shoket tuaj të pafajshëm – nëse provokohet në ekstrem.

Jo çdo gjë mund të jetë trëndafila dhe mjaltë në një marrëdhënie dashurie me një mashkull të shenjës së Luanit (qoftë ky një mace e qetë apo një nga ato mace që rri me kthetra jashtë gjatë gjithë kohës). Nuk ka shumë dallime në natyrën e lindur të brendshme të këtyre dy llojeve. Ju duhet të jeni e përgatitur që të balanconi entuziasmin e tij të madh me arsyetimin tuaj të qetë , si dhe të jeni e gatshme ta zbusni atë kur acarohet nga problemet e ndryshme me të cilat përballet. Luanët e sjellshëm mund ta bëjnë këtë në heshtje, por çfare ndryshim ka? Nëse ai do të turfullojë dhe do të zemërohet për shkak se punonjësit e tij refuzojnë ti binden atij, apo fqinjët e tij bëjnë zhurmë në verandën mbrapa, rezultati do të jetë i njëjtë. Ai ka nevojë për stabilitetin tuaj për të balancuar krenarinë e tij irracionale. Nëse ju nuk e zotëroni këtë aftësi vetë, dashuria juaj do të kthehet në një betejë mbretërore të vazhdueshme. Ju do të thyheshit dhe do të largoheshit prej tij me shpejtësi të tillë, saqë miqtë tuaj të habitur do të pyesin "Ku është zjarri i pasionit tuaj?" Ku ? Sigurisht që është brenda AND-se së mashkullit tuaj të shenjës së Luanit!

Mos u mundoni të jeni një vajzë karriere. Ai kurrë nuk do ta durojë dot këtë gjë sepse : Ai është karriera juaj. Një mashkull i shenjës së Luanit, mund të lejojë që partnerja e tij të interesohet për punë që sjell të ardhura, kur situata e tyre financiare nuk është shumë e mirë, por ajo do tia bëjë shumë të qartë këtij mashkulli që puna e saj vjen pas tij, përsa i përket rëndësisë. Ai nuk do të tolerojë kurrë konkurrencën nga një mashkull tjetër apo një interes të jashtëm që nuk ka lidhje me të. Nëse ju jeni mjaftueshëm e guximshme për ti pranuar këto sfida, vazhdoni përpara dhe madje pronotoni edhe fustanin e nusërisë (sigurohuni që të jetë elegant dhe me stil). Ai do të dojë tju prezantojë ju në familjen e tij (për Pshkë apo për Krishtlindje) dhe ju duhet ta mahnisni atë duke u shfaqur në public me një pamje si prej mbretëreshe. Pas kësaj, takimi juaj i ardhësh do të jetë në kishë për të kurorëzuar dashurinë tuaj në martesë (pasi ti jesh betuar atij për dashuri dhe besnikëri të përjetshme).

Pasi të jeni martuar dhe dashuruar akoma më shumë, bëhuni gati të merrni shpërblimet tuaja. Burri juaj i shenjës së Luanit, do të jetë i butë dhe zemër mirë si Mbreti Artur, me kusht që ta lini atë të sundojë familjen tuaj të re. Nëse ai merr respektin që kërkon, ai do tjua kthejë mbrapsht atë me shumë bujari dhe dashuri. Ai mund tju bëjë komplimenta në mënyrë të përsëritur; ai ndoshta do të tregohet më tolerant me ju duke ju dhënë më shumë hapësirë personale, dhe për çudinë më të madhe- ka të ngjarë që ai të qëndrojë besnik- me gjithë predispozitën e tij në këtë aspekt.

Ka gjithmonë një sjellje më korrekte dhe më të mirë pas martesës, në krahasim me situatën kur është beqar dhe unë do t'ju them pse ndodh kjo. Luani zakonisht është tepër dembel për t'i gjurmuar nga pas fytyrat e bukura, sidomos pasi ka gjetur një luaneshë të aftë dhe kompetente për të drejtuar mbretërinë e tij, ndërkohë që ai kotet me qejf në shtratin e tij lëkundës. Ai do të kujdeset dhe luajë gjithë dëshirë me të vegjëlit e tij, do të mbrojë me pasion partneren e tij nga të gjitha rreziqet dhe do të emocionohet me mbështetjen që ajo do ti ofrojë për tu rritur në ambicie dhe në karrierën e tij.

Ju do të keni një jetë sociale shumë aktive me bashkëshortin tuaj të shenjës së Luanit, për aq kohë sa ai ta bëjë gjumin e tij të“bukurisë” mjaftueshëm. Por gjithsesi, do të ketë disa netë të vona jashtë me miqtë dhe mund të ketë edhe disa “mashtrime” të financave, për shkak të ndonjë urgjence “bixhozi” apo një investimi me shansin (për të cilin mendoi se do funksiononte).

Ka një gjë në lidhje me mashkullin e kësaj shenje që ju mund ta vlerësoni tëvolitshme për ju. Pothuajse të gjithë personat e shenjës së Luani kanë një aftësi të mrekullueshme për ti ndrequr gjërat. këtu mund të futet çdo gje: që nga një çelës i thyer në derë apo një rubinet në banjo i bllokuar të një magnetofon ose një CD-Player i komplikuar. Nëse ai është një Luan tipik, nuk do të mund të rezistojë pa u përpjekur të rregullojë çdo objekt që nuk funksionon. Nëse përpjektjet e tij dështojnë, ai do ta godasë objektin shoqëruar me një hungërimi zemërimi të shkëlqyer prej Luani të vërtetë dhe papritmas çelësi në bravën e derës do të rrotullohet, uji në rubinet do të derdhet si të jetë Ujëvara e Niagarës dhe magnetofoni apo disku do të fillojnë të këndojnë. Duket sikur ka diçka mekanike në lidhje me këtë shenjë të zodiakut.Shumë e burrave te shenjës së Luanit, mund të marrin pjesët e një makine dhe ti bashkojnë me përpikmëri, pa i ndotur shumë duart e tyre me vajrat e makinës, gjatë këtij proçesi.

Ky burrë nuk është nga ata që mund ta lënë një bravë të prishur apo një varëse rrobash të pa varur në mur për muaj të tërë. Nuk është habi që një numër i mad hi këtyre meshkujve janë ekspertë për të bërë mobilje dhe për të ndërtuar një dhomë shtesë në shtëpi pa ndihmë profesionale. Madje mashkulli i Luanit mund të ketë edhe dhomën e tij të punës (plot me vegla) në bodrum. Mos u ankoni për copat e tallashit nëpër shtëpi.Kjo e mban atë të kënaqur dhe më e mira akoma- e mban në shtëpi gjatë natës.

Luani është gjallëria e shumicës së festive, por ai nuk është karagjoz. Ai vesh maskën e humoristit për të tërhequr vëmendjen dhe audienca e tij zakonisht e ndien se në nirë është që ta respektojnë atë gjatë këtyre momenteve gazmore. Pavarësisht nga paraqitja e jashtme, nuk ka asgjë të butë në lidhje me natyrën e brendshme të mashkullit tuaj të shenjës së Luanit. Ai është shumë më kokëfortë dhe këmbëngulës sesa duket. Ai e di çfarë dëshiron dhe zakonisht e merr atë që do. Ai është goxha i zoti edhe për ta mbajtur mirë atë që do, gjithashtu.

Nëse ju pretendoni që ai të jetë besnik ndaj jush, sigurohuni që ta ushqeni shpirtin e tij me romancë dhe dashuri, sepse nevoja e tij të madhe për afeksion dhe admirim do ta bëjë atë vijë vërdallë në të gjithë xhunglën në kërkim të saj. Nëse marrëdhënia juaj është e vërtetë dhe e thellë, ai ndoshta do të jetë vetëm i juaji, por sytë e tij mund të bredhin paksa vërdallë. Përveçse ti lidhni sytë me shami, nuk keni se çfarë ti bëni këtij mashkulli tjeter. Meshkujt e Luanit e vlerësojnë bukurinë, kështu që nëse jeni lloji i femrës që xhelozoni edhe një vështrim admirues ndaj një femre tjetër, do bënit mirë të bëheshit më tolerante në këtë pikë. Një mashkull i shenjës së Luanit, të cilin e dashura e ka lënë për shkak të një flirtimi të pafajshëm, do të lëndohet thellë dhe do të habitet shumë nga ky veprim. Atëherë, ai do të jetë plotësisht i aftë, për të sajuar çdo gjë- që nga një atak në zemër deri te një letër lamtumire të ndjerë dhe prekëse- që tju vijë keq dhe të ktheheni përsëri në krahët e tij të ngrohta; ai do të jetë aq bindës sa ju do të ndiheni si një përbindësh mizore.

Nëse ju pëlqejnë skenat dramatike dhe emocionale, nuk do ta keni shumë problem ta kuptoni këtë lloj situate që në fillim të marrëdhënies.Gjithsesi, aventurat e tij ndoshta do të jenë të pafajshme dhe të padëmshme, në qoftë se ju e trajtoni atë në mënyrën e drejtë. Ata nuk janë asnjëherë tepër të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve, pavarësisht nga mirësia e tyre e brendshme, ndonëse shumica e njerëzve të shenjës së Luanit janë të sinqertë në mënyrë brutale, në shprehjen e mendimeve të tyre dhe shpesh herë, janë edhe pa takt. Por buzëqeshja e tij verbuese shumë shpejt e pastron ajrin. Luani i butë,nuk ka qëllim të keq në asnjë nga qelizat e trupit të të tij të madh dhe të fortë. Ai mund të nxjerrë tym nga veshët në momente zemërimi, por shpirtligësia nuk është pjesë e natyrës së tij dhe ai nuk mund të përballet me gjëra mizore (nëse nuk ka ndikime të tjera në kartelën e tij të lindjes). Ai do ti pëlqejë aktivitetet sportive, por ndërsa vitet kalojnë dhe ai rritet, do të preferojë ti shikojë sportet e preferuara nga komoditeti i fronit të tij të rehatshëm.

Jo gjithmonë, por shumë shpesh, ka një rotacion të çuditshëm për meshkujt e shenjës së Luanit. Ndryshe nga Bricjapi, i cili kërkon të rritet në pozitë nëpërmjet martesës, Luani ndonjëherë ka tendencën të martohet me dikë që është në një pozitë më të ulët se ai.Atij i pëlqen statusi social, por ai thjesht nuk mund ti rezistojë “blerjes së një subjekti” ndaj të cilit ai është superior. Ndonjëherë ai e bën një zgjedhje të gabuar dhe ajo “lulja kokë ulur” që rrinte nën këmbët e tij duke e parë me adhurim, mund të bëjë një lëvizje suprizë për të rrëmbyer skeptrin prej tij. Kur ndodh kjo, Luani i rrëzuar nga froni tashmë është kthyer në një burrë të mjerë.

Kjo që do them tani është e trishtueshme,por fatkeqësisht e vërtetë: meshkujt e shenjës së Luanit rrallë ndërtojnë familje të mëdha. Shumë prej tyre nuk kanë fëmijë,ose jetojnë të ndarë prej tyre, apo bëjnë një fëmijë të vetëm. Sa keq që është kështu, sepse ata janë baballarë shumë të dashur, ndoshta disi tepër të butë gjatë bisedimeve për sjelljet e duhura. Pasardhësit tuaj mund të acarohen nga kërkesat e tij dhe të mërziten me leksionet e tij të gjata, por ata shumë shpejt do të mësojnë se si ta nënshtrojnë atë duke e marrë me të mira. Ai do të këmbëngulë për të patur respektin e tyre dhe për ta marrë atë me çdo kusht, por edhe ata detyrohen që ta marrin me të mira atë, për të arritur gjërat që duan duke përdorur me zgjuarsi shprehjet: "Po, zotëri. Ke të drejtë,zotëri." Prandaj, disiplinën e vërtetë këta fëmijë mund ta mësojnë vetëm prej jush. Fëmijët mund të mos i durojnëmënyrat e tij arrogante. Por baballarët e shenjës së Luanit do të mbahen mend pothuajse gjithmonë me dashuri, në vitet më vonë. Ka diçka që duhet ta mbani parasysh. Mos i kushtoni fëmijeve më shumë vëmendje sesa i jepni bashkëshortit tuaj të shenjës së Luanit, pasi mund të përfundoni në një situatë plot me probleme në formën e një egoje gjigande të thyer ( e Luanit tuaj), e cila do të jetë gati e pamundur për të shëruar.

Si mund ta vlerësoni dhe matni mashkullin tuaj të mistershëm të shenjës së Luanit? A është ai zemërmirë apo i rrezikshëm, bujar apo mizorisht egoist? A është ai me të vërtetë një mik i shoqërueshëm që i do njerëzit? A e fiton ai reputacionin e tij për të qenë superior ndaj të tjerëve nën pretekste të rreme, apo meriton ai të quhet mbret, ashtu si luani i vërtetë? Eshtë e dukshme, nisur të paktën nga standardet e veta, që ai e meriton të jetë “Mjeshtri” në jetën e tij te dashurisë dhe të karrierës. Ju duhet të pranoni se ai është zakonisht shumë i suksesshëm në të dyja këto fusha, si në dashuri ashtu edhe në biznes.

Nëse mashkulli i shenjës së Luanit është me të vërtetë një mbret, ose vetëm një pretendues i fronit, ne këtë nuk mund ta dimë asnjëherë të sigurt. Por ka disa gjëra që ju ndoshta nuk i dini akoma për luanin tuaj. Ai ka oreks të pangopur dhe ai është krenar si një pallua. Ai ka një nevojë të madhe për të komanduar dhe për t'u dashur maksimalisht nga ata që ai sundon. Mos harroni se Luani fshehurazi ka frikë se mund të dështojë dhe të tjerët të tallen me të. Kjo është një torturë e vazhdueshme e brendshme dhe burimi i vërtetë i krenarisë së tij dhe dinjitetit të ekzagjeruar. Megjithatë, kur fisnikëria e tij ngjallet nga një kauzë e madhe, ai nuk njeh frikë. Vetëm atëherë ai do të mësojë se forca madhështore qëai pretendonte se kishte ka qenë me të vërtetë atje, brenda tij gjatë gjithë kohës.

Partneri juaj i shenjës së Luanit, mund tju acarojë disi nervat ndonje moment, kur e keni vërdallë, por ai nuk është aspak një shoqërues i keq përsa i përket një marrëdhënieje afatgjatë. Nëse ju nuk e keni problem që të shtypni egon tuaj dhe ta ndërtoni jetën rreth këtij mashkulli; sapo ju ta zbutni këtë burrë ai do tju adhurojë dhe nuk do tju lë kurrë vetëm. Përveç kësaj, ai mund të rregullojë çdo dëmtim të mundshëm në kushinë dhe në banjë dhe jo vetem. Çmund të kërkosh më shumë se kaq nga një mashkull?

Printo këtë Artikull

  Dashi ♈
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 12:28 - Forum: Karakteristikat e çdo shenje - Replikat (2)

Shenjat e horoskopit, karakteristikat e Dashit​



Avantazhet e Dashit: I pavarur, Guximtar, Optimist, Entuziast, I vendosur, I sigurt, I sinqert, I Pasionuar.
Disavantazhet e Dashit: I padurueshëm, Kokëfortë, Inatçi, Kritikues.
I pëlqen: Veshja e thjesht, të marri përsipër rolin e liderit, sportet.
Nuk i pëlqen: Pasiviteti, vonesat, puna ku nuk mund të përdori talentin e tij.
Përshkrimet mëlart janë thjesht një ikonë e përgjithshme e katakteristikave dhe cilësive të Dashit, që të keni një ikonë të kompletuar për personin që ju intereson,
do duhet të njihni horoskopin, pozicionin e planeteve dhe faktorë të tjerë të cilët analizohen në horoskopin personal të datëlindjes në hartën astrologjike.
Karakteristikat e Dashit​

Elementi kryesor i karakterit të Dashit është pavarësia. Nuk i pëlqen të gjendet nën mbikqyrjen e të tjerëve.
Mund të krijojë tensione, nëse dikush përpiqet ti japë urdhra që nuk i pëlqejnë.
Gjithashtu, mund të keqkuptojë kollaj të gjitha fjalët që bëhen për të.
Bëhet shumë serjoz, përqendrohet tek vetja e tij dhe nuk jep rëndësi tek ndjenjat e të tjerëve.
Shpesh herë llastohet dhe bëhet kollaj i papëlqyeshëm tek të tjerët.
Kur vendos të ndjekë planet e tij, do të largohet nga detyrimet e tjera me një gënjeshtër, nëse mendon se kjo duhet bërë.
Megjithëse, nuk është aq gënjeshtar i mirë dhe shpesh herë kuptohet nga të tjerët.
Bota e brendshme e Dashit​

Përsa i përket botës së brendshme të Dashit, nën personalitetin e fortë dhe të pavarur që u tregon të tjerëve, fshihet një pasiguri e madhe.
Kjo për shkak ndaj stresit për sukses.
Ushtron aq shumë presion mbi veten për të patur sukses, saqë prap dyshon për aftësitë e tij,
optimizmi dhe entusiazmi i tij e bëjnë që të tejkalojë frikën dhe të fshejë çdo gjurmë pasigurie, pa lejuar askënd ta kuptojë.
Dashi dhe Shoqëria​

Bëhet fjalë për një mik të mirë, që gjithmonë kujdeset për interesat e të tjerëve me bujari, që jo vetëm do i mbrojë nëse nevojitet, por dhe do ti inkurajojë me optimizmin e tij.
Nëse dikush guxon ta provokojë, reagimi i tij mund të jetë mjaft fëminor, do kundërveprojë direkt, për shkak të natyrës së tij morale.
Është e njohur se ka shpërthime intesive prandaj mos tentoni ta provokoni.
Dashi dhe Puna​

Përsa i përket punës dhe biznesit, Dashi është tipi i veprimit.
Nëse i vjen ndonjë ide biznesi, do fillojë menjëherë zbatimin e saj.
Është i gatshëm të rrembejë çdo shans dhe të ndjekë ëndërrat dhe aspiratat e tij.
Ndërkohë, nëse suksesi nuk është i menjëhershëm e humbet interesin e tij.
Sic dihet, është e njohur prirja e Dashit për të mos përfunduar punët e tij.
Kjo për shkak se nuk ka durim dhe mërzitet kollaj.
Nëse diçka ndalon ti ofrojë entuziasëm, e lë dhe kërkon për diçka tjetër, që do të nxisë interesin e tij.
Nëse bashkpunoni me ndonjë Dash në nivel profesional, mbani mend se është udhëheqës, i vendosur dhe i aftë të gjejë zgjidhjet e duhura, por gjithashtu mund të bëhet dhe tepër i ngutshëm.
Do duhet ta lejoni të dalë para, por pa e lejuar që tju imponojë.
Ajo që nevojitet kur keni të bëni me një Dash, është të mbështesni sa të mundeni pikëpamjet dhe besimet tuaja.
Janë shumë kokëfortë, dhe shpesh herë nuk kuptojnë deri ku arrijnë kufijtë e të tjerëve.
Me Dashin, e mira është të paraqisni sygjerimet tuaja me kujdes, të jepni mundësitë më të mira që egzistojnë dhe më pas ta lini të marri vendimin përfundimtar.


Dashi me pak fjalë​

Dashi mban vendin e parë në vendin e Ciklit Zodiak dhe përfaqëson individualitetin.
Njerëzit që lindin në këtë shenjë, e tregojnë fuqishëm personalitetin e tyre ndaj të tjerëve dhe kanë aftësinë e udhëheqësit.
Dëshira e Dashit është të krijojë përshtypjen tek të tjerët se është një person interesant dhe me plot jetë.
Dëshiron që jeta e tij të jetë aventureske, ngulmon të jetë në qendër të vëmendjes dhe zakonisht ja arrin, përderisa është i lindur udhëheqës, me besim në vetvete.
Impresionohet me çdo synim të ri që vendos dhe shijon më shumë emocionin e gjuetisë sesa pushtimin e objektit.
Gjithashtu, është vecanërisht impulsiv dhe zakonisht nuk mendon shumë para se të bëjë apo të flasë diçka.
Thotë çfarë ti vijë ndërmend dhe zakonisht në fund pendohet!

Dashi dhe Marrëdhëniet​

Le të shohim atëherë se cila është sjellja e një mashkulli, ose një femre e shenjës Dashi.

Dashi Mashkull​

Dashi mashkull është një luftëtar i dashurisë!
Një partner që ja vlen të luftoni për ta bërë tuajin!
Pak meshkuj kanë energjinë dhe seksualitetin e një mashkulli të shenjës Dashi.
Sunduesi i tij Marsi, e vaksinon me sasi të mëdha testosteroni, diçka që e kthen në “sex machine”!
Arrin të jetë gjithmonë në formë fizike, edhe kur nuk ushtrohet.
Thjesht duke ndjekur skuadrën e tij të preferuar, adrenalina “kuqoset” zjarr!
Prandaj dhe ngjyra e preferuar e Dashit është e kuqja.

Dashi mashkull është i drejtë.
I pëlqejnë aventurat, gjuetia e dashurisë dhe gëzimi i pushtimit.
E përditshmja e tij është e pikturuar me ngjyra vezulluese.
Është gjithashtu i kënaqur dhe i lumtur dhe me një martesë tradicionale, një pune të mirë që i sjell emocione, ndërkohë i pëlqen të përkujdeset për familjen.
Shpesh herë është i pamatur dhe impulsiv por kur krijon familje bëhet më konservator.

Mund ta njihni pas maskës së një kirurgu ose rrobave të një ushtari.
Me siguri do ta hasni dhe në stadium.

Nëse doni të flirtoni, sigurohuni të mësoni se çfarë është Offside.
Ngjitjuni gjatë orës që bën palestër dhe pyeteni për ushtrimet që preferon.
Preferon ai të jetë gjuetari? -lëreni ta besojë- dhe pranoni rolin e prejës!
Një mashkulli Dash duhet ti thoni gjithmonë se sa e dashuroni dhe të forconi burrërinë e tij.
Mos i kushtoni vëmendje shpërthimeve të tij.
Në thellësi ka nevojë për butësi!

Si është marrëdhënia me një Dash mashkull?​

Nëse mendoni të krijoni lidhje me një Dash, përgatituni për situata impulsive dhe ekperienca të reja, pasi “vdesin” për aventura.
Ajo që duhet të prisni në të shumtat e rasteve, është vetëm një marrëdhënie emocionuese por e shkurtër.
Është gjithmonë i gatshëm të provojë gjëra të reja dhe kjo egziston dhe në fushën e marrëdhënieve.
Mënyra e vetme që të jeni me të, është nëse jeni tipi i femrës që preferon mashkullin udhëheqës.

Gjithashtu, i pëlqen sfida, nëse jeni femër e veshtirë që do ta sfidojë, ndoshta mund të qendrojë dhe më shumë, ose/dhe përgjithmonë.
Mos harroni se Gjuetia e impresionon më shumë sesa Preja.
Gjithashtu mos arrini në ekstrem, mos tentoni të injoroni plotësisht praninë e tij.
Duhet fillimisht të dallojë interesin minimal nga ju, para se të kthejë vëmendjen e tij tek ju.
Ekspozoni imazhin e një femre të pafajshme, por edhe të vështirë njëkohësisht dhe do ti fusni pasionin e gjuetarit.
Mos tentoni të shfrytëzoni një Dash mashkull, pasi interesi i tij mund të shndërrohet në inat dhe do largohet në sekondë, pa kthyer fare kokën pas.
Në fakt, Dashi “lidhet” shumë vështirë në një marrëdhënie, por kur e jep zemrën do bëhet besnik dhe mbrojtës.

Dashi femër​

Është e para dhe do gjithmonë të jetë dhe më e mira.
Dashi femër karakterizohet nga aftësia e udhëheqjes, frymën e saj pioniere dhe adhurimin për liri dhe pavarësi.
Shenja e saj sundohet nga Marsi, prandaj dhe ngjyra që i shkon më shumë është e kuqja, e njëjta me atë të planetit të saj sundues.
Do ta shihni shpesh herë të veshur dhe me jeshile, pasi “lufta” është në gjakun e saj.

E shqetësuar, guximtare dhe potente, nuk do qëndrojë të shijojë trofetë e betejës por do vazhdojë përpara për triumfe të reja.
Ndikimi i Marsit (sundimtari i shenjës) e bën vecanërisht shumë erotike dhe luftëtare.
Bollëku dhe entuziasmi karakterizojnë një femër “gjuetare”: shkon atje ku ndjen se egsizton aventura erotike, argëtimi dhe gëzimi.
Pamja e saj magjepsëse dhe bukuria intensive tërheq shumë njerëz pranë saj, duke kërkuar dashurinë dhe miqësinë e saj.

Por dhe interesi i saj për gjininë e kundërt është gjithashtu i fort.
Impresjonohet shumë lehtë, dhe krijon marrëdhënie të pasionuara, por kur dashuria pushon së qenuri sfidë, fillon e mërzitet.
Preferon njerëz dinamik, që bëjnë lojën e dashurisë të vështirë.

Marrëdhëniet e pamatura që ajo përfundon, krijojnë ndonjëherë probleme serjoze në marrëdhëniet e saj të përhershme.
Nga ana tjetër, nuk toleron asnjë forcë pushteti, duke vështirësuar edhe më shumë marrëdhëniet.

Ka sjellje atletike dhe aktiviteti fizik është thelbësor për gjendjen e saj të mirë.
I pëlqen fëmijët, por është paksa e “shqetësuar” me ta.


Si është të kesh partner një femër Dash?​

Femra e shenjës Dashi është e lindur për emocione të mëdha.
Është gjaknxehtë dhe dinamike dhe do duhet të jeni të sigurtë që do mundeni ta përballoni!
Do ta fitoni vetëm nëse mundni ti ofroni njëkohësisht dhe lirinë që e ka të nevojshme,

pasi është një femër e pavarur, e cila mund të mbrojë veten e saj.
Periudha më e mirë e marrëdhënies për të, është fillimi, kur shfaqet flaka dhe përpiqet tju pushtojë.
Kërkon dashurinë dhe pasionin, por nuk do bëhet skllavja e askujt, nuk do ti jepet një mashkulli tiran.

Në një marrëdhënie afatgjatë do jetë e lumtur vetëm nëse ka mundësinë të ndajë gjithçka me partnerin e saj, që duhet të jetë dhe dashnor i pasionuar por edhe mik i vërtetë.
Që të jetë besnike pretendon të njëjtën gjë edhe nga partneri i saj.
Bëhet xheloze kur nuk ka vëmendjen e plotë të partnerit të saj, i do… o të gjitha o asgjë dhe në mendjen e Tij do duhet të egzistojë vetëm Ajo.
Nëse vendos të qendrojë pranë dikujt, do ta inkurajojë gjithmonë dhe do ta mbështesë kur ai të jetë i zhgënjyer.
Që të keni drejtim të sukseshshem dhe të lumtur bashkë, do duhet ta vlerësoni, ta dashuroni dhe tja tregoni përherë.

Si të fitosh zemrën e një Dashi?​

Nëse do të fitosh zemrën e një Dashi mashkull apo femër, çelësi është Admirimi.
Dashi, në thellësi, kërkon me doemos pranimin nga mjedisi i tij.
Shprejani, se e gjeni shumë interesant, adhuron komplimentet më shumë se çdo shenjë tjetër.
Mos u përkufizoni të adhuroni pamjen e jashtme, i intereson shumë dhe karakteri, sfidojeni me një bisedë impulsive ose një konfrontim shoqëror.
Do e vlerësojë emocionin që do ti dhurojë një bisedë të mirë inteligjente.

Nuk nevojitet të bini dakord me gjithçka që thotë, sepse do e humbasë interesin shumë shpejt, kështuqë mos nguroni ti shprehni mendimet tuaja.
Megjithatë, kërkoni mendimin e Dashit, kjo do i tregojë se e vlerësoni dhe ja mbështesni mendimin.

Më e rëndësishmja është të mbani mend se përtej pavarësisë që tregon, Dashi ka nevojë për tifozë.
Ajo që duhet të shmangni, të përpiqeni ta kontrolloni ose ti bëni presion psikologjik!
Nuk do pranojë në asnjë mënyrë të marri urdhra. Përkundrazi, nëse nuk ja prishni qejfin, është e sigurtë se do ja kaloni super me të!

Dashi në shtrat​

Në shtrat, Dashi preferon të jetë kryetari dhe të ketë gjithë kontrollin e situatës.
Sinqeriteti, agresioni dhe dashuria për aventurën që e karakterizon, reflektohet gjithashtu në mënyrën se si Dashi i afrohet seksit.
Ajo që duhet të prisni nga Dashi, është seksi i shpejt, i egër dhe ndoshta pak… primitiv.

Dashi është nga natyra e tij impulsiv dhe entuziast, sektori i seksit gjithsesi për atë rrethohet nga një “situatë misterioze”.
Di të joshi dhe të pushtojë të tjerët: edhe nëse dikush nuk tërhiqet nga joshja e Dashit, di saktësisht se cilën strategji të aplikojë për ta pushtuar.
Është shenja që i shfaq pasionet e saj.

Seksualiteti i Dashit është shumë impulsiv dhe ndonjëherë mund të arrijë deri në dhunë.
Instiktet e zjarrta do duhet ti kanalizojë në mënyrë pozitive për të mirën e marrëdhënies, përndryshe do bëhen të rrezikshme dhe shkatërruese.
Ky pozicion i ciklit zodiak predispozon meshkujt të krijojnë lidhje me femrat më të mëdhaja në moshë dhe për femrat, të krijojnë lidhje me meshkuj më të vegjël.
E njëjta vlen dhe për fantazinë, meshkujt fantazojnë femra të mëdhaja, ndërsa femrat meshkuj të vegjël.

Zona erotike e një Dashi​

Zona më e ndjeshme erotike e një dashi është koka.
Nëse i përkëdhel flokët ose i fërkoni kokën, do ta qetësoni dhe do të intensifikoni shqisat e tij.
Kafshojini lehtë veshin, vecanërisht meshkujt nuk mund ti rezistojnë kësaj.
Sulmet e Dashit do të bëhen të pakontrollueshme dhe shumë shpejt do t’ju drejtojë në shtrat!

Printo këtë Artikull

  Shigjetari ♐
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 12:22 - Forum: Karakteristikat e çdo shenje - Replikat (3)

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)



Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme), mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës dhe më të keqes midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë gjysëm njeri – gjysëm kafshë. Kjo është shenja e njerëzve që qëllojnë drejt e në shenjë.

Karakteristika të përgjithshme
Të gjithë të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë optimistë, të pavarur, liridashës, të mirë, energjikë, të ndershëm dhe kurajozë. Janë të zgjuar dhe japin gjithnjë mendim, janë të rregullt e të kujdesshëm sidomos në çështjet financiare, kursimtarë por kurrë nuk janë kopracë shpesh herë ata janë bujarë e zemërgjerë. Një nga të metat e tyre është se ata janë shumë nevrikë dhe nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë. Të lindurit e Shigjetarit janë të gjallë, tipa sportivë, entuziastë, të sjellshëm, të drejtë, shpirtpastër, të sinqertë dhe të arsyeshëm. Shpesh janë pretendues dhe prepotentë. Në diskutime tregohen aq të drejtë (shpesh saqë i largojnë bashkëbiseduesit me të vërtetat e hidhura që thonë). Shigjetarët janë tipa të gëzuar, intuitivë, kundërshtimorë dhe kuriozë dhe kërkojnë me çdo kusht të vërtetën. E vërteta dhe dituria janë karburant i trurit të tyre. Janë të interesuar gjithashtu në filozofi dhe fe. Natyra vetë i ka falur filozofë dhe intelektualë në botën moderne. Ata kërkojnë qëllimin e jetës dhe nëse ia arrijnë aq më mirë. Janë mendimtarë të pashoq, kanë argumenta të forta por e dëgjojnë dhe kundërshtarin. Janë konsumatorë, entuziastë të informacionit dhe duan patjetër përgjigjen e çdo pyetje. Njerëzit e lindur Shigjetar në përgjithësi janë atletë liberal e të pavarur dhe nuk njohin kufij. Janë ambiciozë por kanë ambicie të shfrenuar, janë të shkujdesur, të shpërndarë, shumë të lëvizshëm dhe shpesh iu hyjnë rreziqeve sepse kanë një optimizëm të verbër dhe nuk bëhen merak fort, pra janë ku rafsha mos u vrafsha. Me optimizëm dhe vetëbesim përballojnë kundërshtarët dhe vështirësitë dhe jam pothuajse të gjithë me fat sepse i sundon Jupiteri planeti i fatit të mirë. Në qoftëse takojnë ndonjë pengesë në vend që të shmangen përpiqen të luftojnë me çdo forcë dhe pothuajse dalin gjithmonë fitimtarë sepse janë dominues me inteligjencë të çastit. Në fëmijëri janë kapriçiozë dhe kanë shpesh një joshje (magjepse) të papërballueshme dhe me një buzëqeshje bëjnë tu falen gabimet. Janë guximtarë, praktikë dhe e mësojnë çdo gjë shpejt. Të lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe femrat janë tipa aventurierë, iu pëlqejnë udhëtimet dhe jeta mondane. Janë tipa shakaxhinj dhe zbavitës prandaj i gjen të rrethuar gjithmonë me njerëz. Shigjetarët janë të dashur, të hapur, spontan dhe tentojnë të kapërcejnë kufijtë e tyre, pra edhe mund të zhgënjehen. Nuk janë shumë të qëndrueshëm dhe e ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtësi para se të kombinojnë ndonjë prapësi. Në fund janë mirënjohës ndaj atyre që u tregojnë udhën e mbarë dhe i nderojnë të tjerët. Ju pëlqen të kenë një pamje të mirë fizike dhe shumë nga Shigjetarët lindin të tillë dhe të hijshëm (të pashëm). Shigjetarët janë të çiltër, të padjallëzuar, idealistë por utopistë. Janë besnikë të qartë në mendime dhe kanë pasion të madh drejtësinë. Duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë dhe të njohin gjëra të reja. Janë organizatorë të fortë dhe mendja e tyre është e hapur për miliarda ide. Janë origjinalë dhe punojnë mirë me njerëz të ngjashëm me ta. I karakterizon modestia dhe shpesh janë dhe fetarë por e interpretojnë fenë sipas mënyrës së tyre duke krijuar vetë kode etike. Kanë vullnet të fortë që lejojnë të përfundojnë dhe projektet e vështira. Nëse zhgënjehen tek ajo që besojnë ndërrojnë shpesh ideologji, aq më tepër ku nga kjo mund të kenë përfitime personale. Pëlqejnë: udhëtimet, lirinë, ligjet, të kuptojnë thelbin e problemit. Urrejnë: kështjellat në ajër, jetën shtëpiake, të mërziten nga të tjerët, të jenë të lidhur.


Karakteristikat e mashkullit të Shigjetarit

Kjo është shenjë gjithmonë e ndarë midis së mirës dhe së keqes, midis gjesteve të mirëpritura bujare dhe prepotencës më të madhe.
Një gjë është e sigurtë se si rrallëkush mashkulli i Shigjetarit ka natyrë entuziaste, të pavarur dhe kurajoze. Reagimin dhe lëvizjen i ka mjaft të nevojshme edhe pse si përfundim i ndodh që të ndryshojë shpesh objektiv, ku ndikon dashuria për gjithçka që është e re dhe mënyra e tij e përcipë në marrjen e vendimeve për të cilat pastaj pendohet. Megjithatë kur bindet vërtetë që është në rrugë të mbarë. Shigjetari nuk mënon të qëllojë drejt e në shenjë duke pasur përherë me vete dozën e pamohueshme të simpatisë dhe besnikërisë. Ai është dinjitoz, i shoqërueshëm, i sjellshëm, ka kujtesë të shkëlqyer, por është dhe shumë sedërmadh (prandaj është mirë të mos kritikohet) njeri që di si t’i mbrojë mendimet e veta dhe ti shijojë gazmendshëm të gjitha kënaqësitë e jetës. Ai ka aftësi të admirueshme fizike dhe mendore.

Karakteristikat e femrës së Shigjetarit
Në qoftë se ka femër që e përçmon dobësinë dhe pasigurinë, kjo është pikërisht femra e lindur në shenjën e Shigjetarit. Falë natyrës së saj të pavarur, ajo është përherë e gatshme që t’i kapë në ajër rastet e këndshme të jetës dhe shpreh interes për çdo gjë të re, që i shërben si nxitje. Nuk ndodh shpesh, madje shumë rrallë, që femra e kësaj shenje t’ia verë veshin arsyes; duke qenë entuziaste dhe e rrëmbyer, ajo e ka shumë të lehtë të ndjekë instiktin dhe ndjenjën se sa arsyen. Femra e lindur Shigjetar një temperament i shumëanshëm që respekton lirinë e tjetrit, mbetet e re me kalimin e kohës, sepse është përherë sportive dhe e apasionuar pas jetës së shëndetshme në natyrë. Kjo femër respekton shumë traditën, beson në vlerat familjare, dhe sigurisht nuk është tipi që ngurron të sakrifikojë për burrin dhe fëmijët ndërsa për fëmijët është një nënë e mirë dhe një shoqe e shkëlqyer.

Personaliteti i Shigjetarit
“Gjithçka” dhe “menjëherë” këto do të ishin fjalët më të qëlluara për të kuptuar personalitetin e vërtetë të të lindurve në shenjën e Shigjetarit. Asnjëherë metodikë, asnjëherë të rregullt, si meshkujt dhe femrat e jetojnë aventurën e jetës duke qenë gjithnjë në kërkim të së resë dhe të gjithçkaje që arrin të sjellë gëzim dhe të largojë të paktën për njëfarë kohe andrallat e jetës. Sigurisht që kjo mënyrë jetese e bazuar në parimin e lëvizjes së përjetshme, nuk është gjithnjë frytdhënëse, sepse ndodhe shpesh që duke vepruar kështu lodhesh nga diçka ose nga dikush përpara se t’i kesh peshuar mirë anët pozitive të një situate apo të një partneri. Duhet thënë se pas një pushimi Shigjetari është në gjendje të rimarrë veten dhe të hidhet në kërkim të zgjidhjeve të reja, më të mira. Shigjetari nuk e ka të lehtë t’i njohë gabimet e veta, ndërsa priret që t’ua veshë të tjerëve fajet; sidoqoftë ai mbetet gjithmonë njeri thellësisht besnik dhe altruist, përherë i gatshëm të ndihmojë të dobëtit dhe të pambrojturit. Ndonëse vetë natyra e paqetë, i linduri i kësaj shenje vlerëson shumë qetësinë dhe rehatinë në përgjithësi, i patundur në atë që pavarësia dhe liria e tij janë të shenjta. Në miqësi janë konstantë dhe rrallë i tradhëtojnë miqtë. Ka raste kur irritohen dhe shpërthejnë dhe atëherë i lëndojnë kundërshtarët me lloj lloj sharjesh. Po kur ata vetëofendohen, janë shpirtmëdhenj dhe dinë të falin. Janë gjithnjë të mirë në përgjithësi dhe të aftë për të krijuar një bashkëjetesë të këndshme.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë energjikë, të rrëmbyer, plot me ide, krenarë dhe të ndjeshëm ndaj miklimeve janë më fetarë dhe më të mëshirshëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Kanë dëshirë të madhe të udhëtojnë, kanë shumë fantazi dhe aftësi të mëdha organizimi. Ka prirje spirituale dhe është gjithmonë në kërkim të të rejave dhe diturive.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë ata që përpiqen ta vënë më shumë mendjen në punë, por janë edhe më të sipërfaqshmit. Të gjithë janë thellësisht të lidhur me familjet nga rrjedhin. Janë intelektualë të lartë.

Shigjetari në dashuri
Në dashuri janë ekspertë, flirtues dhe në lartësinë e duhur, kërkojnë një partner të dëgjueshëm (të bindur) e të nënshtruar, që të jetë i kënaqur t’i ndjekë e t’u bindet. Megjithatë nuk janë tiranë kur gjithçka shkon mirë, përkundrazi tregohen bujarë dhe duan të bëjnë dhurata të papritura. Janë tipa pasionantë dhe dashurinë e shprehin copë. Nëse partneri i mashtron hidhen menjëherë në krahët e një partneri tjetër. Ka Shigjetarë që në dashuri kanë qimet e derrit dhe gjejnë një partner që s’bën për ta. Nëse martohen janë bashkëshortë besnikë dhe prindër të denjë. Por ata janë dashnorë të lirisë dhe të dhënë pas karrierës kështu që në jetën e tyre, mbetet pak hapësirë për shtëpinë e familjen.

Femra e Shigjetarit në dashuri
Përsa i përket dashurisë, duhet thënë se shpeshherë femra e Shigjetarit nuk njihet të jetë tip shumë sentimental dhe romantik, tipare këto të rëndësishme tek ajo, sepse në dashuri në pamje të jashtme, ajo duket disi e ftohtë ndërsa në të vërtetë është vërtetë e zjarrtë dhe ëndërrimtare. Po ashtu, vështirë të dallosh tek ajo xhelozi dhe ndjenjën për të sunduar tjetrin, sepse arrin për bukuri ta fshehë këtë aspekt të natyrës së saj falë aftësisë së madhe për ta kontrolluar veten. Megjithëse është më shumë besnike se mashkulli i Shigjetarit ajo nuk është mospërfillëse ndaj meshkujve që i vijnë rrotull dhe duan të flitrojnë. Duke qënë kaq e vendosur, e drejtpërdrejtë, me pamje shumë sportive, edhe në këtë rast njeriu gënjehet. Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj bashkëshortit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale, por ka nga ata që edhe një dashuriçkë të vogël ia lejojnë vetes, duke e ditur fort mirë se kjo nuk e cënon aspak qëndrueshmrëinë e bashkimit të saj martesor. Sidoqoftë duhet të jetë e qartë se familja ka vlerë shumë të madhe për këtë femër kaq shumë të prirur ndaj çdo gjëje të re dhe prandaj aventurave të çdo lloji, por gjithmonë thellësisht e lidhur me ato vlera tradicionale që ajo i konsideron si vlerat më të vërteta dhe më të padiskutueshme të jetës. Prej partnerit ajo pret që të tregohet, i vëmendshëm (ndaj saj) ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave, por natyrisht ka pasion dhe zhdërvjelltësi në dashuri, sepse sporti nuk arrin t’i pakësojë enerjgjitë e saj.

Mashkulli i Shigjetarit në dashuri
I linduri në këtë shenjë nuk e ka të vështirë t’u hyjë në zemër femrave. Shigjetari merr flakë me lehtësi, ndërsa përpiqet të bëjë për vete shqerkëzën e re me entuziazmin dhe vrullin që i japin pamje mjaft të lumtur kur është afër qëllimit tradicional të martesës, i gatshëm për të bërë gjithçka që të duket i lumtur dhe i qëndrueshëm, por duke mos hequr kurrë dorë nga pavarësia e tij. Ky mashkull duke qenë romantik, i zjarrtë, tip sportiv dhe i ndjeshëm, Shigjetari kërkon t’i përjetojë aventurat e udhëtimit me të dashurën nga e cila kërkon që ta çmojë dhe ta vlerësojë më tepër se për gjithçka tjetër për besnikërinë e tij. ثshtë një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, jo shumë besnik (kur është pa martuar) por dhe mrëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. Edhe pse i dashuruar (e më pas i martuar, ai kërkon me cdo kusht të ruajë një farë pavarësie edhe për ta përdorur në rast se del ndonjë rast për t’u zbavitur. Koncepti legalitar i Shigjetarit vlen edhe për dashurinë. Kaq e vërtetë është kjo sa që shpesh mashkulli i Shigjetarit martohet në moshë të re, i gatshëm për të përballuar këtë angazhim me vullnet shumë të mirë derisa kjo martesë të ketë jetëgjatësi. Megjithatë do të ishte mirë të mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bën një farë përpjekje për ta kuptuar më mirë partnerin, nuk është i gatshëm të marrë as mundimin më të vogël për të zgjidhur qoftë edhe një mosmarrëveshje në rast pabesie. Duke qenë i ndjeshëm dhe sentimental ai ka nevojë për një grua të nxhetë dhe të zjarrtë, një grua të cilës ai kërkon ta admirojë dhe ta vlerësojë për inteligjencën e saj dhe për mënyrën se si e përballon dhe i kapërcen vështirësitë. Dhe nëse ajo do të jetë në gjendje ta ndjekë pas në të mirë e në të keq, atëherë kjo dashuri do të jetë dashuri me “D” të madhe.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më të rregullt se normalisht.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi të sipërfaqshëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.

Shigjetari në miqësi
Marrëdhëniet miqësore janë shumë të rëndësishme për femrën e kësaj shenje, të cilën nuk është e vështirë ta bësh mike, sepse ajo është e hapur dhe flet me çiltërsi. Prapë se prapë është ajo që kërkon të udhëheqë dhe ta drejtojë këtë lidhje dhe në rast se për ndonjë arsye nuk arrin të bëjë atë që do, atëherë femra e Shigjetarit tërhiqet në mënyrë të edukuar dhe largohet. Vështirë që një femër “të heqë dorë” nga diçka ose nga dikush në emër të miqësisë, por ajo është zemërgjerë me të tjerët me qëllim që t’i hapë sytë katër në zgjedhjen e miqve; për të është më mirë që këta të jenë persona me njëfarë autoritet me të cilët, sipas rastit, edhe mund të mburret. Ndonëse është e gjindshme por jo e gatshme të sakrifikojë për një mik, edhe në këtë fushë femra e Shigjetarit përforcon nevojën e saj të madhe për të qenë e lirë dhe e pavarur.
Mashkulli i Shigjetarit, ndonëse disi sipërfaqësor, është në gjendje të mbajë miqësinë edhe pse mund t’i duhet të verë në përdorim njohuritë e veta të punës kur është nevoja; kjo nuk e cënon thelbin e marrëdhënieve me të tjerët, po aq sa nuk e kufizon në veprimet e tij. Ai është i gatshëm të japë nga vetja, por dëshiron që edhe të tjerët ta kuptojnë dhe të mos ndihet kurrë sikur po i zihet fryma. Nëse ndokush e lëndon ose e tradhëton, mashkulli i Shigjetarit i jep fund lidhjet me të, ndonëse jo në mënyrë përfundimtare, në thelb qëndrimi i tij ndryshon sepse Shigjetarët janë të ndryshueshëm.

Shigjetari dhe familja
Femra e kësaj shenje është shumë e lidhur me familjen nga e cila rrjedh, lidhjet me të cilën kërkon t’i mbajë të mira dhe të shpeshta. Në martesë është një mike e shkëlqyer dhe familja që do të krijojë do të jetë gjithmonë diçka thelbësore për jetën e saj. Kjo bën që, pavarësisht nga dëshira e saj për të qenë e lirë dhe e admiruar nga të tjerët, ajo të mos ndikohet nga komplimentat dhe të mos jetë e gatshme për asnjë lloj aventure sado e vogël, edhe pse, sipas këndvështrimit të saj, kjo nuk e cënon aspak qetësinë familjare dhe mirëkuptimin bashkëshortor. Femra Shigjetare është një nënë e shkëlqyer që rrit fëmijët me ndjenjën e largpamësisë dhe të lirisë, përherë e gatshme dhe e vendosur të kuptojë nevojat e tyre dhe të ndihmojë ekonomikisht kur e sheh të domosdoshme.

Mashkulli i Shigjetarit nga ana tjetër është shumë i lidhur me familjen nga rrjedh, sidomos me nënën. Edhe për të martesa dhe familja janë aspekte mjaft të rëndësishme të jetës së tij, tek të cilat ai është i prirur të besojë thellësisht dhe të bëjë të pamundurën, me kusht që të mos paraqesin për të kufizime të mëdha, besnikëria absolute sigurisht që nuk është ndonjë tipar i veçantë i tij. Mashkulli i Shigjetarit edukon fëmijët duke mos qenë shumë i ngurtë pa ushtruar shumë disiplinë dhe pa shumë fjalë. Ai u ngulit fëmijëve idetë tradicionale dhe njëkohësisht konformizmin ndja moralit dhe zakoneve të kohës. Mashkullit të Shigjetarit i pëlqen shumë që bashkë me fëmijët të merret e me sport dhe të bëjë jetë të shendetshme në ajër të pastër. اfarëdo të ndodhë ai do të mbetet gjithmonë shumë zemërgjerë me fëmijët dhe me gruan.

Prirjet profesionale të Shigjetarit
Duke pasur parasysh ndjenjën e veçantë dhe të thellë të drejtësisë, karakterin e përzemërt dhe dëshirën pak a shumë të parealizueshme për të ndihmuar të tjerët, si edhe dashurinë për atë që ia bën jetën të këndshme, femra e kësaj shenje bremda mundësive nuk duhet të zgjedhë veprimtari që e kufizojnë duke qënë se nuk i zë vendi vend ajo nuk mund të punojë kurrë e qetë në mënyrë skematike. Profesione veçanërisht të përshtatshme për të janë veterinaria (nga dashuria për kafshët), gazetaria (qe e mundëson të udhëtojë), dekoracioni, mësuesia (sepse di t’u flasë të rinjve), si dhe të gjitha veprimtaritë që lidhen me sektorin publik dhe politikën. Femra e Shigjetarit mund të bëhet avokate e zonja (ngaqë ka ndjenjën e drejtësisë), mjeke, arkitekte, shkencëtare, filozofe, sportiste dhe ta tregojë veten në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ajër të pastër (bujqësisë, etj). Meqënëse mashkulli i Shigjetarit është njeri ambicioz, që respekton traditën dhe jashtazakonisht aktiv, me shpirt aventurieri, temperamenti i tij i përshtaten shumë mirë të gjitha llojeve të punëve që lejojnë udhëtimet, eksplorimin dhe njohjen e vendeve dhe njerëzve të rinj. Ndonëse, duke qenë disi sipërfaqësor në qëndrimin e tij, mund t’i ndodhë shpesh që t’i lërë përgjysmë ato që sapo ka nisur me entuziazmin e tij të lindur. Armiku i tij në punë është natyra e tij e shkujdesur. Kjo gjë e pengon të ketë rezultate të mira, përndryshe do t’i kishte arritur me siguri. Meshkujt e Shigjetarit mund të punojnë si agronomë, avokatë, gjykatës, priftërinj, arkitektë, veterinerë, botues, diplomatë, agjentë udhëtimesh, madje mund të bëhen dhe filozofë të mirë; sportistë dhe këngëtarë etj. Janë dhe organizatorë të mirë dhe të fortë dhe në lojrat mendore si shahu etj. Shigjetarët duhet të përpiqen të merren me punë monotone sepse ato për ta janë shumë të mërzitshme dhe e nxisin pak fantazinë e tyre të shkëlqyer. Një këshillë: përpiquni ta çoni sa më përpara gjithçka që keni nisur.

Shigjetari dhe paraja
Qëndrimi ndaj parasë i të lindurve në këtë shenjë, qofshin femra apo meshkuj, nuk është shumë i ekuilibruar. Optimizmi i tyre mund t’i shtyjë të shpenzojnë më shumë nga çfarë i mban xhepi, për të cilën më pas pendohen. Megjithëse meshkujt e Shigjetarit janë të prirur të kursejnë kur u jepet rasti i investojnë paratë për të blerë shtëpi që e konsiderojnë një pasuri me rëndësi të dorës së parë. Të gjithëve u pëlqen të shpenzojnë edhe për objekte antike, makina dhe kafshë. Femra është e gatshme të shpenzojë për të blerë që i duhet në shtëpi dhe sidomos për orendi të kuzhinës. Shihen me sy të mirë dhe shpenzimet për udhëtime, për argëtime dhe për sport. Shigjetari bën zakonisht dhurata me vlerë dhe me shije, madje dhe blerja e luleve dhe e bimëve bëhet me kënaqësi dhe veç të tjerave, të lindurve në këtë shenjë u pëlqejnë pritjet. Mashkulli mund të harxhojë me gjithë qejf për kënaqësitë e tij dhe për të blerë veshje sportive. Për tu shënuar është se Shigjetarëve u pëlqen rehatia dhe luksi dhe për këtë arsye janë të prirur të jetojnë duke shpenzuar mbi mundësinë e tyre. Marrëdhëniet e Shigjetarit me paranë ndikohen nga pozicioni i Jupiterit, Diellit, Hënës dhe Mërkurit si dhe nga zona e horoskopit ku do të ndodhen këta planetë.

Shigjetari dhe shëndeti
Të lindurit në këtë shenjë meshkuj dhe femra, janë zakonisht njerëz të shëndetshëm dhe marrin veten shpejt pas sëmundjes. Natyra i ka falur Shigjetarit rini të gjatë dhe energji të jashtëzakonshme. Pjesët më delikate të trupit tek të lindurit e kësaj shenje janë: mëlçia, pankreasi, muskulatura, nervi shiatik, bronket, këllçet, kofshët dhe qarkullimi arterial. Sistemi nervor është mjaft i mirë por jo gjithmonë shumë i ekuilibruar. Mund të ndodhë për Shigjetarit t’i mungojë stralli. Shqetësimet më karakteristike që ndeshen shpesh tek Shigjetari janë: ethet e papritura, shqetësimet e presionit dhe shqetësimet në veshka, me prirjen për t’u prekur nga diabeti, reumatizmi dhe azma si dhe tejzat dhe kyçet mund të hasin në probleme. Për fizikun vërtetë të shëndetshëm dhe nevojën e vazhdueshme për lëvizje, të lindurit në shenjën e Shigjetarit parapëlqejnë sidomos sportet në ajër të pastër, që e angazhojnë plotësisht. Padizmi, ecja, tenisi, skija, çiklizmi, golfi, alpinizmi, noti dhe kalërimi shërbejnë sidomos për të qenë në formë të mirë fizike dhe për të shkarkuar tensionin nervor që të lindurit në këtë shenjë priret të akumujojnë. Dieta e tyre nuk duhet të përmbajë elementë ushqimorë dhe pije që mund të sjellin shqetësime në sistemin e tyre nervor siç janë: kafeja, çaji, dhe sidomos alkooli. Ushqimet që i këshillohen Shigjetarit duhet të përmbajnë sadopak yndyrna që të mos pezmatojë mëlçinë. Shigjetarit i bëjnë shumë mirë drithrat e pashkundur, elbi, tërshëra, ndërsa si zarzavate mund të pëlqehen çikoria, grosha e njomë, marulet, qepët, selinoja, panxhari, carangthi dhe lakrat. Mishi këshillohet por më shumë i bardhë, këto duhen ndërtuar me vaj ulliri gjithmonë. Ndërsa për fruta mirë është që të zgjidhen kumbullat, kajsitë, rrushi, qershitë dhe mollët që janë nga ushqimet që Shigjetari i tret më mirë. Shigjetarit i pëlqen çaji me mjaltë shporizi apo bliri që e pi pas dreke, si dhe çaj të lehtë frutash që lehtëson eleminimin e toksinave meqënëse është diuretik. Për Shigjetarin dianmik veprimtaritë në shplodhëse janë të argëtohen me të afërmit dhe me miqtë dhe të zbaviten në udhëtime apo shëtitje në grup. Por edhe një film i bukur apo teatër i mirë do t’i çlodhje Shigjetarët në këtë mënyrë dalin pak nga realiteti jo gjithmonë i pëlqyeshëm. Fshati është patjetër vendi më i përshtatshëm ku Shigjetari i paqetë mund të pushojë dhe të çlodhet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor - 1 dhjetor)
Preken nga sëmundja e mëlçisë, nga shqetësime të tëmthit nga ethet, nga sëmundjet tropikale, nga probleme të pankreasit, nga acidi urik dhe ekzema.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)
Do të kenë prirje për tu trashur dhe probleme me vleshkat e mëlçinë me një farë predispozite për diabet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor)
Do të vuajnë nga shiatiku, artroza dhe nga reumatizmi në zonën e këllçeve, të kofshëve dhe të kyçeve. I ndjeshëm do të jetë dhe aparati i frymëmarrjes gjë që i bën të lindurit Shigjetarë të marrin lehtë bronkit dhe pneumoni.

Planetët që kanë ndikim më të madh tek Shigjetari (meshkuj, femra) janë: Jupiteri padroni i shenjës, Mërkuri, Afërdita (Venera), Marsi.

Printo këtë Artikull

  Bricjapi ♑
Postuar nga: UKI - 20.12.2024, 12:01 - Forum: Karakteristikat e çdo shenje - Replikat (3)

BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet nga Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e druajtjes, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta.

Gjate e gjerë për shenjen e BRICJAPIT​



BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet nga Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e druajtjes, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta


Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë praktikë, ambicioz, të matur, të heshtur, të duruar, të vëmendshëm, të rezervuar dhe tipa të mbyllur. Janë punëtorë të palodhur dhe e kuptojë se duhet shumë punë për t’ia dalë mbanë. Gjithashtu të lindurit e Bricjapit janë të vendosur për t’ia arriur qëllimit, realistë, të ftohtë, të disiplinuar, të turpshëm, pesimistë, të ngurtë, seriozë dhe të pagopur në gjithçka. Janë mjeshtër për biznes, pragmatikë, të fshehtë, të besueshëm dhe besnikë. Bricjapët në përgjithësi janë pak të ndjeshëm dhe të mendueshëm. Janë të pajisur me fantazi dhe kanë një karakter të mbyllur që nuk u lehtëson miqësitë, janë shpesh të vetmuar, por kur arrijnë të komunikojnë bëhen dhe simpatikë, duke u tërhequr vëmendjen atyre që u afrohen. Janë të sjellshëm, dashamirës dhe të shoqërueshëm. E duan lirinë dhe pavarësinë dhe nuk tolerojnë që të huajt të merren me problemet e tyre. Nuk kanë qejf të bëjnë punë të rëndomta por preferojnë diçka që kërkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtë, preferojnë një profesion të lirë që nuk i lidh shumë. Janë herë ekonomiqarë të zellshëm, herë plot shpresa, herë të sigurtë për fitoren por shpesh janë dhe pesimistë. Shumë prej tyre kanë tendenca të shquara artistike dhe shpesh herë kanë dhe fat. Simboli i kësaj shenje është cjapi që i pëlqen të ngjitet në majë ku ajri është i pastër. Po kështu të lindurit e Bricjapit synojnë majat, suksesin, famën dhe paratë. Por të arrish majat është vështirë dhe mund të humbasin gjatë rrugës. Bricjapët janë intuitiv, eficientë, të organizuar, veprojnë me pjekuri dhe arsye të shëndoshë, dy cilësi që i ndihmojnë drejt suksesit, kur arrijnë suksesin s’i harrojnë njerëzit që i kanë ndihmuar në qëllimin e tyre. Janë tipa tradicionalistë dhe rrallë qeshin si të thuash qeshin së brendshmi. Meqë janë shenjë e tokës ata jetojnë me këmbë të mbështetura fort në tokë. Ata çohen herët çdo mëngjes dhe e kanë mendjen tek puna, a e kanë bërë mirë punën sot dhe si do ta bëjnë nesër. Hera herës janë pak materialistë dhe grykës por nuk e teprojnë e duan traditën dhe shoqërinë duan të duken të sjellshëm dhe shoqërore. Ju pëlqen të bëjnë Pazar por ta marrin çdo gjë sa më lirë. Janë pak konservatorë dhe kurrë nuk rrezikojnë. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë nder, respekt, dhe kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale. Bricjapët duan të jetë udhëheqës por e dinë që këtë titull s’jua dal kush dhe duhet ta fitojnë vetë. Bricjapi është shenja më e qëndrueshme dhe serioze e zodiakut janë të pastër, të pakorruptueshëm, me shumë veti të çmuara. Zakonisht janë dhe të sigurt në vetvete me vullnet të fortë, por jane dhe të ngathët dhe s’iu pritet, fatalistë, tepër konvencionalë dhe sanguinë. Janë këmbëngulës dhe çojnë me çdo kusht punën në fund por kur arrijnë sukseset bëhen dhe mendjemëdhenj. Dinë të kursejnë pa u bërë kurnacë dhe arrijnë rezultate të mira pa shumë energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janë një nga arsyet pse të lindurit në këtë shenjë bëhen kapriçiozë. Shumë Bricjapë janë të prirur drejt botës okulte. Gjithashtu kanë një kujtesë të mirë dhe dëshirë të pafund për të mësuar. Por ka dhe Bricjapë që janë inatçorë, egoistë, arrivistë, krenarë që u japin rëndësi zgjidhjeve sociale që kanë të bëjnë me atë vetë. Nëse pesimizmi i tyre arrin në ekstrem mund të bien edhe në depresion. Pëlqejnë: besnikërinë, profesionalizmin, të kenë një qëllim, themele të forta, të bëjnë fotografi. Urrejnë: projekte të parealizuara, punët pa bereqet, turpin, fantazi të kota, gjërat qesharake.

Karakteristikat e femrës së Bricjapit
Secili prej nesh mban brenda lëndën e vet të jetës, zemërekun që e shtyn të veprojë gjatë jetës. Për femrën e Bricjapit ky zemrek mund të ishte ambicia e saj e madhe që e mbështet gjithmonë në gjithçka dhe që s’e lë të harrojë qëllimin që i ka vënë vetes, madje as kur është e dashuruar. Femra e kësaj shenje sigurisht nuk kuptohet lehtë, sepse, për shkak të druajtes së tepër arrin me shumë vështirësi të shprehë emocionet apo të hapë zemrën. Duke qënë e durueshme shumë e dhënë pas punës dhe mjaft kursimtare, femra e Bricjapit është padyshim në gjendje të ruajë kontrollin edhe në situatat më të vështira e delikate, duke dhënë kështu përshtypjen se ka ekuilibër të fortë që nuk është gjithmonë e vërtetë. Kryelartësia dhe ndjenja për të sunduar mbi të tjerët e bën vështirësinë në komunikim një nga karakteristikat e femrës së kësaj shenje, vështirësi kjo që nuk e pengon aspak për të qenë edukatore e përsosur, ndonjëse pak e rreptë, për fëmijët e saj.

Karakteristikat e mashkullit të Bricjapit
Për të kuptuar më mirë të lindurit në shenjën e Bricjapit duhet pasur parasysh se meshkujt jetojnë, veprojnë dhe dashurojnë sikur të jenë të “koracuar” me një fjalë të mbrojtur nga ndonjë diçka shumë e fortë dhe e padepërtueshme që u lejon atyre të mbajnë distancën e duhur me pjesën tjetër të botës, si edhe të ushqejnë nevojën e tyre të brendshme për të qenë në vetmi. Falë natyrës së tij të matur që i bluan dhe i peshon gjërat në mendje, mashkulli i Bricjapit është i prirur që të fitojë kohë për të llogaritur më mirë çdo vendim. Konservator, ambicioz tejmase, i vetëdijshëm, besnik dhe i duruar si rrallë tjetër i linduri i kësaj shenje është gjithashtu i qëndrueshëm, inteligjent, por mjaft i mbyllur në vetvete, me prirje për t’i gjykuar njerëzit dhe faktet me njëfarë ashpërsie. ثshtë shumë e vështirë t’ia kthesh mendjen mashkullit të kësaj shenje, i cili përjeton ndjenjat e tij dhe angazhimet në punë me një ndjenjë thellë të detyrës.

Personaliteti i Bricjapit
Personaliteti i tyre është kompleks dhe kontradiktor herë egoist, herë të aftë për vrulle bujarie. Bricjapi ka një personalitet të veshur me vetëpërmbajtje dhe durim, sepse ata janë njerëz tejmase të qëndrueshëm dhe të vetëpërmbajtur në marrëdhëniet me të tjerët dhe me partnerin. Nga natyra njerëzit e lindur në shenjën e Bricjapit e ruajnë veten që të mos rrëmbehen nga vështirësitë e jetës dhe nga emocionet duke u fshehur kështu pas një perdeje që u jep pamje të ftohtë. Mund të thuhet pse jo se duke vepruar kërshtu femrat dhe meshkujt e kësaj shenje kërkojnë të mbajnë të fshehur një farë ndjenje inferioriteti që edhe pse nuk është gjithmonë e vërtetë, e rëndon në përgjithësi sjelljen e tyre. Ndjenja e thellë e përgjegjësisë dhe e detyrës është mbase tipari më i dukshëm i Bricjapit (falë Saturnit) që në veprimet e tij nuk harron të ketë parasysh atë ç’ka i dikton ndërgjegja, prandaj dhe ata janë njerëz të besueshëm, të besës, që nuk e hanë fjalën, janë korrekt. Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë tipa të mbyllur të heshtur, por me mjaft ambicie, pesimistë dhe dyshues që nuk i harrojnë fyerjet dhe në asnjë mënyrë nuk kërkojnë t’i zbusin gjërat. Shpesh herë ata janë persona që qysh fëmijë janë të zhgënjyer nga figura e babait që për ta ka shumë rëndësi. Shpesh janë të shqetësuar dhe mund të jenë fatkeqë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Priren të shkojnë majë më maje me prindërit dhe të jenë shumë pedantë, ata janë të aftë për organizim mund të merret dhe me politikë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Janë më shpirgjerë, më të hapur dhe më të ndjeshëm, ata janë dhe punëtorë të palodhur.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Janë më besnikë të traditës dhe konservatorë. Në dukje janë të hapur në dashuri, por dhe më të shoqërueshëm. Kanë një inteligjencë të veçantë dhe ndjenjën e organizimit janë dhe imagjinativ.

Bricjapi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm dhe kurrë emotivë. Zakonisht në dashuri janë të pavendosur (edhe pse shpesh pamja e tyre mund të jetë tërheqëse) dhe nuk nxitojnë të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm të jetës sentimentale. Në lidhjet personale Bricjapët kanë probleme. Në fakt janë shumë të përqëndruar tek uni i tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me të panjohurit. Janë pak pasivë dhe të turpshëm dhe presin që hapin e parë ta bëjnë të tjerët. Kanë pak miq por janë shumë besnikë ndaj tyre dhe nëse tradhëtohen hakmerren rëndë. Bricjapët ka raste që nuk e vlerësojnë seksin e kundërt dhe para se të nisin një lidhje që mund të çojë në martesë, peshojnë me kujdes gjithë pro-të dhe kundrat. Dhe sa martohen janë besnikë përjetë. Kur vendosin të martohen janë egzigjentë, kërkojnë mirëkuptim nga ana e një personi të pjekur dhe të ekuilibruar dhe e shpërblejnë me pasion dhe besnikëri. Bricjapët s’janë romantikë.

Femra e Bricjapit në dashuri
Femra e kësaj shenje është një partnere të cilën është shumë vështirë ta bësh për vete dhe rrjedhimisht ta kuptosh, meqënëse edhe në dashuri, ashtu si për nga natyra ajo është e heshtur dhe dyshuese. Femra e Bricjapit nuk është as sentimentale, as tepër e zjarrtë, por pasi merr vendim me kalimin e kohës ajo e rrit përkushtimin dhe besnikërinë për mashkullin që ka pranë. Ajo dëshiron të jetë optimiste (kur nuk është) dhe femër e shkëlqyer (deri në masën që dëshiron të jetë). Sidoqoftë femra e Bricjapit ka çastet e veta të një ëmbëlsie dhe pasioni të madh që i përjeton gjithmonë me njëfarë druajtje, por vetëm atëherë kur ndihet e sigurtë për vete dhe burrin e saj. ثshtë xheloze dhe vazhdon t’i dramatizojë gjërat derisa të ndihet plotësisht e dashuruar nga partneri. Në rast se ka femër që e shtyrë nga dashuria, kërkon me çdo kusht të bëjë për vete mashkullin që e tërheq, kjo është femra e Bricjapit. Mbyllja në vetvete sigurisht nuk i lehtëson marrëdhëniet sentimentale, femra e Bricjapit prapëseprapë kërkon t’i fshehë ndjenjat e saj, duke përfshirë xhelozinë dhe ndjenjën për të sunduar të tjerët. Besnike, ndonëse jo fort e përzemërt, ka raste që përpara martesës ajo të mos jetë shumë e qëndrueshme në dashuri. Femra e Bricjapit është një partnere që nuk e konsideron dashurinë si pikën qëndrore të jetës dhe që rrjedhimisht do të parapëlqejë të jetojë duke vënë në punë më shumë arsyen dhe mendjen se sa pasionin. Kjo nuk do të thotë që heshtja e saj karakteristike, e zbavit dhe të mos harrojmë se druajtja sigurisht nuk është sinonim i ftohtësisë. Tek mashkulli ajo kërkon ekuilibër, e sidomos mbështetje, për të arritur atje ku do, si dhe kurajon për të zbuar tisin e lehtë të melankolisë që e pushton nganjëherë pa ndonjë shkak të dukshëm.

Mashkulli i Bricjapit në dashuri
është e vështirë që mashkulli i kësaj shenje të gërryhet nga pasioni. Ai synon të mbajë qëndrim enigmatik edhe me miken e tij. Ai nuk ka ngut në veprimet e tij dhe as nuk kërkon t’i djegë etapat për të arritur në martesë më mirë rri e pret që të piqen kushtet. Mashkulli i shenjës së Bricjapit nuk është romantik, por epshor; nuk është i ndjeshëm, por është besnik kur dashuron dhe në dukje më i ftohtë nga ç’është në të vërtetë. Pa dyshim ai do të donte gjithmonë të sundonte në jetën bashkëshortore, nga e cila pritet mbi të gjitha qëndrueshmëri dhe siguri ndjenjash. Xheloz dhe inatçi si rrallë meshkujt, i linduri në shenjën e Bricjapit s’është i zoti as të harrojë as të falë. Nga partnerja e tij kërkohet durim, butësi, besnikëri, ekuilibër dhe optimizëm, të cilat atij i mungojnë. Mashkullit të Bricjapit druajtja më shumë se çdo gjë tjetër mund t’i paralizojë ndjeshmërinë (përkatësisht dhe mirëkuptimin në dashuri). Shfaqja e ndjenjave mund të jetë vërtet një shqetësim më vete. Kjo ndoshta është dhe arsyeja pse mashkulli i Bricjapit nuk e tregon ç’ndjen dhe provon për partneren e vet, ai mbetet egocentrik. Nga partnerja ai kërkon përkushtim, dhembsuri, gati prej nëne dhe shfaqjen e vazhdueshme të ndjenjave që i falin siguri, sepse ai si natyrë vuan nga frika se nuk e duan dhe
nuk e pranojnë ashtu siç duhet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Janë një kombinim i meshkujve sentimentalë, paksa të shpejtuar, me tipat e qetë. Janë disi pesimistë dhe kërkojnë tek partneri optimizëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Janë më sentimentalë, më epshorë dhe më të prirur për të dëgjuar ç’u thotë zemra.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Tregohen më të ekuilibruar, më të druajtur, por nuk mendojnë të marrin “vendime të rrëmbyera” kur dashurojnë.

Bricjapi në miqësi
Femra e kësaj shenje e fal me vështirësi miqësinë e saj, nga që është disi ndryshe dhe e mbyllur në marrëdhëniet me njerëzit në përgjithësi. Ka shumë të ngjarë që edhe miqtë e saj t’i përkasin të njëjtës shenjë, tek të cilët ajo vlerëson të qënit të arsyeshëm, konkretë dhe të qëndrueshëm. Ndonëse jo fort tip i sakrificës por relativisht bujare, femra e shenjës së Bricjapit është shumë e gatshme të ndihmojë të tjerët, më tepër me veprime konkrete sesa thjesht në dashuri. Po të tradhëtohet nga miqtë, femra e Bricjapit e prish miqësinë përgjithmonë dhe nuk fal nëse i bëhet padrejtësi vendim kjo që se rishikon më kurrë.

Mashkulli i kësaj shenje e konsideron miqësinë një fakt relativisht të rëndësishëm, nuk lidh lehtë miqësi me të tjerë dhe nuk hapet me njerëz që i mban për miq. Megjithatë kur bindet se dikush e meriton miqësinë e tij (ashtu si dhe femra) ai është i gatshëm të ndihmojë në gjithçka dhe me gjithçka duke qënë serioz në ndjenjat e tij të thella. Meqënëse nga natyra është kursimtar, mashkulli i shenjës së Bricjapit as me miqtë nuk tregohet dorëlëshuar edhe pse kjo do ta ndihmontë në çaste të vështira, ashtu siç ia do ndjenja e tij e detyrës. Kur e zhgënjejnë ose e tradhëtojnë ai reagon duke u mbyllur në vetvete, duke u bërë i heshtur dhe i pashoqërueshëm, edhe për shkak të natyrës së tij krenare dhe të rreptë.

Bricjapi në familje
Femra e shenjës së Bricjapit u jep shumë rëndësi marrëdhënieve me familjen nga e cila rrjedh, sidomos figurës së Babait, edhe ngaqë respekton traditën dhe beson në vlerën e bërthamës familjare. Pas martese ajo ka dëshirë të madhe të lindë fëmijë të cilët kërkon t’i edukojë me rregull dhe me një farë rreptësie, duke u ngulitur ndjenjën e detyrës dhe përgjegjësisë. Familja që ajo krikon është diçka themelore për jetën e saj, që ajo vështirë se do të merrte iniciativën për ta prishur edhe pse mund të ketë probleme serioze me bashkëshortin.
Mashkulli i shenjës së Bricjapit është shumë i lidhur me familjen nga e cila rrjedh, sidomos me nënën, ndonëse në formimin e tij ndikimin më të madh e ushtron figura e babait. Mashkulli i kësaj shenje është i prirur të martohet në moshë të pjekur, sepse ai mendon shumë dhe për të jeta bashkëshortore e rrjedhimisht fëmijët kanë rëndësi të madhe. Duke qënë nga natyra kërkues dhe i rreptë, burri i Bricjapit i edukon fëmijët me njëfarë rreptësie dhe me shumë rregull, sidoqoftë në mënyrë tradicionale. Kur ndokush nga familjarët e vet e trajton me njerëzillëk ai preket por i mësuar siç është që t’i fshehë emocionet, ai s’e jep veten.

Prirjet profesionale të Bricjapit

shtë e qartë se serioziteti, shkathtësia, sensi praktik, rregulli dhe metoda në punë, të gjitha këto karakteristika të femrës së Bricjapit, e ndihmojnë atë t’ua dalë në krye atyre veprimtarive që kërkojnë këto lloj dhuntish. Sidoqoftë mësuesia, puna kërkimore dhe puna në fushën e ekonomisë janë veçanërisht të përshtatshme për femrën e kësaj shenje, e cila i kushtohet e tëra profesionit, sepse për të ka rëndësi që në punë njeriu të shquhet dhe të ketë sukses. Nganjëherë këto femra kanë shumë të dhëna për të interpretuar me sukses dhe për t’u bërë aktore të mira, gjë për të cilën i ndihmon ambicia dhe ngulmimi. Ndërsa veprimtaritë e tjera që kërkojnë fantazi, frymëzim madje dhe njëfarë aftësie për të improvizuar, kanë pak gjasë të jenë të përshtatshme për femrat e shenjës së Bricjapit, që nuk janë tipa të gjithanshëm, ndonëse gjithsesi të suksesshme në fushat ku kontribuojnë mund të zgjedhin ato profesione që kanë të bëjnë me matematikën më shumë si: bankierë, ekonomistë por mund t’i hyjnë edhe politikës falë prirjeve të tyre për debat.
Duke qënë se për nga natyra mashkulli i Bricjapiit është njeri serioz dhe i qëndrueshëm, i aftë të vërë në përdorim arsyen, mirë është ai të ushtrohet në profesione të tilla që duan zell dhe këmbëngulje siç është bujqësia, mësuesia, arkeologjia, mjekësia, politika, burokracia, drejtësia, noteria e majde edhe karriera ushtarake; jo rrallë të lindurit e shenjës së Bricjapit bëhen dhe mjeshtër të mirë, artistë dhe muzikantë me emër, tregtërë të ndershëm, spekulatorë, drejtor ndërmarrjesh ose shkollash, filozofë e mbledhës antikash, ndërsa natyra e tyre e ftohtë u jep epërsinë të jenë shoferë të sigurtë. ثshtë e qartë se të gjithë të lindurit në këtë shenjë kërkojnë t’i shmangin profesionet ose punët që paraqesin rreziqe të mëdha (sepse ato i kanë frikë ato) nga pikëpamje ekonomike, sepse nga mosbesimi i tepruar të lindurit Bricjapë mund të bëjnë gabime shumë të mëdha në vlerësim. Një këshillë edhe në marrëdhëniet e punës do të ishte mirë që të bënin përpjekje për të qenë më të hapur e më të drejtpërdrejtë.

Bricjapi dhe paraja
Të lindurit e kësaj shenje si meshkujt edhe femrat kanë një marrëdhënie të veçantë me paranë, që u jep atyre ndjenjën e një sigurie të madhe, e megjithatë i bën t’i tremben humbjes. Përgjithësisht të lindurit e shenjës së Bricjapit janë tipa aq kursimtarë saqë, kur është fjala për të flakur gjëra që nuk hyjnë më në punë e bëjnë me shumë mundim dhe pasi janë menduar gjatë. Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë përpiqen të bëjnë ekonomi dhe të mbledhin për vete, ndërsa dhuratat i kanë vetëm për njerëzit që duan, ose të cilëve duan t’u lënë përshtypje për ndonjë arsye. Kësisoj në dashuri janë më dorëlëshuar me partnerin deri në çastin kur e bëjnë për vete, ndërsa më pas më pak. Zakonisht të lindurit në shenjën e Bricjapit shpenzojnë më me dëshirë për gjithçka që është praktike dhe lehtëson jetën, por dhe për të gjitha ato objekte që i rezistojnë kohës siç janë: shtëpia, sidomos stolitë dhe mobiljet natike, që në fund të fundit është si njëfarë investimi që mund ta justifikojë më se miri një shpenzim të konsiderueshmë. Sigurisht që as femrat dhe as meshkujt nuk e kanë për zakon të falin dhurata të bëra me fantazi; përkundrazi parapëlqejnë gjithmonë sende praktike dhe jetëgjata.
Marrëdhëniet e Bricjapit me paranë ndikohet nga pozicioni i Diellit, Hënës, Mërkurit dhe Jupiterit, domethënë nga vendosja e këtyre planeteve në horoskop.

Bricjapi dhe shëndeti
Të gjithë të lindurit e shenjës së Bricjapit si femrat dhe meshkujt, përgjithësisht gëzojnë shëndet të pakët në fëmijëri por kanë jetëgjatësi (jetojnë shumë mbi të gjitha shenjat), pra kjo tregon se në thelb janë të shëndetshëm dhe kanë aftësi të mira për ta marrë veten pas sëmundjeve edhe pse problemet shëndetësore priren të kthehen në kronike. Pjesët më delikate të Bricjapit janë kockat, gjunjët, dhëmbët por mund të kenë dhe probleme me pankreasin, veshkat, gjëndrrat mbiveshkore, mukozën dhe stomakun. Shpesh herë të lindurit në këtë shenjë vuajnë nga forma të anemisë, shurdhësia, cerma, shqetësimet koronare dhe arterioskleroza, por jo rrallë të lindurit në shenjën e Bricjapit kanë mungesë kriprash minerale dhe kalciumi. Pjesët delikat të Bricjapit mund të jenë edhe këmbët, lëkura, sistemi nervor apo mendor. Ata vuajnë për shkak të lodhjes qoftë fizike apo mendore. Të lindurit e kësaj shenje mund të preken nga anemia, probleme të metabolizmit, reumatizmi dhe nga forma të ndryshme të zhgëlqerëzimit të kockës. Shpesh tek ata shfaqen dhe sëmundje që vijnë nga të ftohtit dhe meqënëse Bricjapi s’ka shumë imunitet përvec pezmatimit të veshkave ai mund të kalojë sëmundje infektive edhe në moshë të madhe. Fizikut të Bricjapit i bën mirë sporti padizmit, golfi, tenisi dhe ping pongu, të gjithë ato sporte që kërkojnë konkurrencë, ku ata kënaqin nevojën për tu matur me të tjerët. Ushqimi i Bricjapit s’duhet të ketë në përbërje ereëza dhe salca pikante që pezmatojnë aparatin tretës madje dhe kripa duhet përdorur me kursim, sepse rrit hipertensionin nga i cili vuan Bricjapi. Nga ana tjetër rekomandohen të gjitha ato ushqime që përmbajnë kalcium dhe kripëra minerale. Bëjnë shumë mirë qumështi dhe nënproduktet e tij, të gjitha llojet e zarzavateve e në mënyrë të veçantë kungulleshkat, karrotat, rrepkat, panxhari, spinaqi dhe domatja. Rekomandohet përdorimi i shpeshtë i peshkut (sidomos trofta dhe salmoni) si dhe mishi i bardhë që tretet mirë. Nga lëngjet parapëlqehen shurupet e agrumeve, sepse përmbajnë vitaminë C, si dhe çaj lule bliri dhe shporizi, që janë qetësues tipikë. Për të reailzuar një pushim të vërtetë pa shumë mund, Bricjapi përpiqet të çlodhet duke lexuar tregime interesante e ngacmuese dhe duke dëgjuar muzikë që ia përthith të gjitha mendimet e zymta dhe sidomos, i afron një miqësi gazmore që e ndihmon të dalë nga guacka e vet. Të lindurit e kësaj shenje do të përfitonin shumë nga një pushim në klimë malore, sepse një klimë dhe atmosferë e tillë është më çlodhëse se deti.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Mund të preken më shumë nga anemia, mostretja e ushqimit dhe reumatizma në këmbë e në gjunjë, shqetësime mund të japin edhe gjëndrrat.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Pëson rënie dhe lodhje me origjinë nervore, gjunjë delikatë që mund të japin shqetësime.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Janë shumë të ndjeshëm në pjesën e kokës dhe mund të kalojë deri në spazma nga të ftohtit.

Planetët që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme tek të lindurit e Bricjapit (meshkuj dhe femra) janë Saturni (padroni i shenjës), Dielli, Hëna dhe Mërkuri.

Printo këtë Artikull