Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Beled
1. Betohem në këtë qytet!
2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
6. E thotë: "Unë kam shpenzuar shumë pasuri!"
7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
9. Edhe gjuhë e dy buzë?
10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.
11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafmalit).
12. E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)?
13. Është lirimi i një skllavi,
14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
15. Ndonjë jetimi që është i afërt,
16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).
18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.
20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Shems
1. Pasha diellin dhe dritën e tij!
2. Pasha hënën kur vjen pas tij!
3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
13. e Pejgamberi atyre u pat thënë: "Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.
14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Lejl
1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
4. Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.
5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
11. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
12. Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.
13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
15. Që aty nuk hyn tjëtër, pos atij që është më i prishuri.
16. I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.
17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,
21. Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Duha
1. Pasha paraditën!
2. Pasha natën kur shtrinë errësirën!
3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
5. E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë.
8. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
9. Pra, mos e përul jetimin!
10. As lypësin mos e përzë!
11. E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Inshirah
1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
3. E cila shtypte shpinën tënde.
4. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
7. E kur ta kryejsh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Tin
1. Pasha fikun dhe ullirin!
2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
3. Dhe këtë qytet të sigurisë!
4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
7. E pas gjithë kësaj, ç'të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
8. A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
'Alek
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
9. A më tregon atë që pengon,
10. një rob kur ai falet?
11. Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?
14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
15. Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
16. Floku rrenacak, mëkatarë.
17. E ai le t'i thërret ata të vetët.
18. Ne do t'i thërrasim zebanitë.
19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Kadr
1. Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit.
2. E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Bejjine
1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
4. Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.
5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
6. S'ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.
7. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.
8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.
Postimet: 280
Temat: 42
Regjistruar: Dec 2024
Reputacion:
0
Zilzal
1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3. Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"
4. Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,
5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7. E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
|