19.12.2024, 11:40
Ismail Qemali jashtë qarkullimit!!
Banka e Shqiperise ka vendosur te largoje nga duart e shqiptareve kartmonedhen 200 lekeshe me figuren e plakut te Vlores, Ismail Qemali. "Eshte vjeteruar shume".
Deri në fund të këtij viti nuk do të ketë më në qarkullim monedha të prerjeve 200-lekëshe, me konfigurimin e figurës historike të Ismail Qemalit. Kjo monedhë është e dyta që klasifikohet në listën e Bankës së Shqipërisë për nxjerrjen nga qarkullimi të monedhave të vjetra. Pra, përveç kësaj monedhe, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe për heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 100-lekëshe. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku të dyja monedhat në janar të vitit 2009 nuk do të njihen më. Sipas Bankës së Shqipërisë, shkaku e heqjes nga qarkullimi të këtyre kartëmonedhave është vjetërsia e tyre dhe elementet jo të lartë të sigurisë. Pra, si rezultat i kësaj, edhe mundësitë për falsifikim janë më të larta. Të dyja prerjet e kartëmonedhave kanë hyrë në qarkullim në vitin 1997. Po ashtu, në vend të tyre do të shtohet numri i monedhave metalike, në mënyrë që të mos kufizohet qarkullimi i këtyre prerjeve. Përveç kësaj, në muajin qershor, Banka e Shqipërisë pritet të hedhë në qarkullim edhe kartëmonedhën me prerje 2000 lekë të reja. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe do të jetë mjaft lehtësuese si për publikun, ashtu edhe për sistemin bankar, ku kërkesat për këtë prerje kanë qenë mjaft të larta.
"Korrieri"