19.12.2024, 11:36
Kryengritja e 1912, Ismail Qemali i kërkoi Greqisë ta ndihmonte me armë dhe para
• Ledia DUSHKU (*)
Fillim viti 1912 nuk afroi stabilitet në jetën e brendshme të Perandorisë Osmane. Dy ishin zhvillimet më të rëndësishme që prekën direkt stabilitetin e kësaj Perandorie. Së pari, shpërndarja e parlamentit dhe vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve në Perandori. Së dyti shpërfillja e premtimeve të dhëna në verën e vitit 1911 nga ana e xhonturqve i detyroi deputetët shqiptarë, të cilët kishin përkrahur partinë opozitare në Perandori, të kërkonin edhe një herë në dhjetor të atij viti zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore në trevat shqiptare. Kjo kërkese u pasua nga takimi i një grupi personalitetesh politike shqiptare, në mesin e janarit të 1912, në Stamboll. Pjesëmarrësit e këtij takimi theksuan se shqiptarët, për të siguruar të drejtat kombëtare e politike, nuk kishin rrugë tjetër përveç organizimit të një kryengritjeje të përgjithshme.
Të dyja këto zhvillime u hapën rrugë kontakteve të rretheve politike shqiptare me përfaqësuesit e politikës ballkanike e në këtë kuadër edhe me ata të politikës greke. Ashtu sikurse kishte ndodhur edhe në kryengritjet e tjera, Greqia ishte kontaktuar nga përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH), për të luajtur një rol të tillë. Kontaktet bëheshin edhe më të domosdoshme po të kihet parasysh fakti se propaganda e qarqeve greke dhe presioni në popullsinë e krishterë jugore, kishte penguar përhapjen e kryengritjes së vitit 1911 në viset shqiptare të jugut.
Jemi të prirur të besojmë se edhe Greqia kishte arsye për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo sinjali për kontakte me shqiptarët.
Në planin e luftës antiosmane, Greqia nuk e kishte anashkaluar asnjëherë faktorin shqiptar. Në rast se lëvizja e shqiptarëve nuk mbetej e lokalizuar, por hapte siparin e një lëvizjeje të gjerë ballkanike për më shumë të drejta të popullsive të Perandorisë Osmane, Mbretërisë Greke, i nevojitej forca e tyre, veçanërisht e myslimanëve, të cilët shquheshin për karakterin e tyre luftarak dhe kurajoz krahasuar me popullsinë e krishterë.
Kryengritja shqiptare që duhej të shpërthente fillimisht në vilajetin e Kosovës, sigurisht që i krijonte vështirësi qeverisjes xhonturke. E deklaruar zyrtarisht që në janar 1912, në mbështetje të opozitës në Perandorinë Osmane, Greqia mund ta ndihmonte kryengritjen shqiptare, përfundimi me sukses i saj vinte në pikëpyetje jetëgjatësinë e qeverisë osmane. Nga ana tjetër, vetë Porta, do të angazhonte forca ushtarake për të shtypur kryengritjen. Ky veprim përqendronte vëmendjen e saj në veri, gjë që do t’i jepte dorë Greqisë të zbatonte më me lehtësi politikën e helenizimit të shqiptarëve ortodoksë në vilajetin e Janinës.
Gjendja e vështirë e krijuar në Shqipëri, shtyu, autoritetet xhonturke që në fund të shkurtit 1912, të dërgonin në Shqipëri një komision qeveritar të kryesuar nga ministri i brendshëm, Haxhi Adil beu. Në dobi të bashkëjetesës e cila synonte ruajtjen e territoreve të Perandorinë Osmane, Porta rrekej të bënte lëshime në favor të shqiptarëve. Dërgimi i një komisioni të lartë nga ana e saj, do të thoshte se xhonturqit, pavarësisht nga fanatikët e komitetit “Bashkim e Përparim”, kishin nisur ta kuptonin se politika e tyre në këto vilajete deri në atë moment ishte e menduar keq. Ky hap i tyre duhet të ketë shërbyer si nxitje për Greqinë, e cila për të joshur shqiptarët, për të qenë në brendësi të lëvizjes së tyre dhe kontakteve të tyre me xhonturqit dhe mbi të gjitha, për të pengua përhapjen e lëvizjes në jug, nuk humbiste asgjë nëse në situatën e dhënë fjalë tregohej e hapur për kontakte me përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Mesi i marsit të vitit 1912 e gjeti Ismail Qemalin në Greqi. I ngarkuar nga mbledhja e Stambollit për të siguruar armë dhe mbështetje ndërkombëtare për kryengritjen shqiptare, ai mbërriti në Korfuz, pas një udhëtimi në një varg kryeqytetesh evropiane. Suksesi i tij në këtë tur evropian kishte qenë i pjesshëm, pasi si qeveria britanike ashtu edhe ajo austriake, nuk kishin marrë përsipër të përkrahnin një kryengritje të armatosur shqiptare. Ndërsa qeveria italiane në luftë me Perandorinë Osmane, kishte pranuar ta bënte një gjë të tillë jo hapur, por nëpërmjet krijimit të një Komiteti, i cili do të mbështeste kryengritjen duke dërguar një sasi të paktë armësh. Dërgesa e tyre sigurisht nuk mund të shikohej me sy të mirë nga Greqia. Dërgesa e armëve shtonte rivalitetin italo-grek për këto vise, rivalitet i shprehur edhe përpara vitit 1912. Të gjitha këto të marra së bashku natyrisht mund të vinin në pikëpyetje tërë punën e kahershme bërë nga Greqia për dominim në viset jugore shqiptare në përputhje me filozofinë e Megali Idesë.
Në këto kushte Ismail Qemali pati një takim në Korfuz me kryeministrin dhe ministrin e luftës së Greqisë, Venizellos dhe ministrin e punëve të jashtme, Koromilas. Pritja që i bëhej atij nga 2 personalitetet kryesore të politikës dhe qeverisë greke, nuk ishte e rastësishme. Ismail Qemali gëzonte reputacion tek popullsia myslimane edhe e krishtere në territoret jugore shqiptare. Ai gjithashtu falë inteligjencës dhe aftësive të tij të rralla diplomatike, kishte arritur një pozitë të rëndësishme në Perandorinë Osmane, duke qenë ndër shqiptarët më të shquar që kishte shërbyer në administratën e lartë të saj. Këto aftësi kishin krijuar besimin tek popullata shqiptare se ai ishte një faktor, të cilin qeveria osmane duhet ta konsideronte seriozisht. I cilësuar si antiosman por jo antiperandori, ai prej kohësh kishte kundërshtuar politikat centralizuese të Portës duke acaruar marrëdhëniet e tij me të. Si pjesë e grupimit të deputetëve që përfaqësonin kombësitë jo turke në Perandori, I. Qemali ishte përndjekur nga autoritetet osmane. Për më tej, qëndrimi i tij pritës e jo bashkëpunues me ta si dhe përfaqësimi i ideve mëvetësuese për shqiptarët në kornizën e Perandorisë Osmane, i acaronte akoma më shumë marrëdhëniet e tij më Stambollin. Kjo kishte bërë që shqiptarët dhe të gjithë ata që ishin të pakënaqur me gjendjen ekzistuese në Perandori, të kishin shpresa tek I. Qemali, duke e bërë atë një ndër personalitetet më të përmendur në vend. Në këtë kuadër, Ismail Qemali në vazhdimësi ishte parë me interes të veçantë nga rrethet e politikës greke. Interesimin e tyre e përforconin edhe ndjenjat e tij pro greke, të cilat i gëzonte për hir të shkollimit në “Zosimea”, vlerësimit që kishte për kulturën e Greqisë Klasike dhe lidhjeve familjare (gruaja e tij ishte me origjinë greke). Ai ishte pragmatist në politike dhe kishte bindjen se shpëtimi i Shqipërisë varej jo vetëm nga përpjekjet e luftëtarëve të lirisë, por edhe nga zotësia për të shfrytëzuar diplomacinë. Mbështeste idenë se vetëm me një bashkëpunim shqiptaro-grek, lëvizja në vilajetin e Janinës do të mund të kishte rezultate. Këto bindje kishin sjellë kontakte të herëpashershme midis tij dhe qeverive greke. Simpati për personalitetin e Ismail Qemalit kishte shprehur edhe mbreti i Greqisë, Gjergji I. Midis tyre kishte pasur shtrëngime duarsh dhe shprehje reciproke ndjenjash miqësore si në Greqi, ashtu edhe në pritje të organizuara nga mbreti Eduard i Anglisë.
Ndihma që Ismail Qemali u kërkoi zyrtarëve të lartë grekë, përfshinte armë dhe të holla për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, ndihmë monetare për hapjen e shkollës normale të Elbasanit, mbështetje për themelimin e një qendre shqiptare në Paris dhe për botimin atje të një gazete në gjuhën shqipe. Me përjashtim të kërkesës për armë dhe të holla, kërkesat e tjera lidheshin më shumë me aspektin kulturor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në tërësi dhe nuk kishin të bënin direkt me jugun e Shqipërisë. Si të tilla ato morën mbështetjen e zyrtarëve grekë në takim.
Në mbështetje të saj, në periudhën prill-maj, Luigj Gurakuqi qëndroi në Greqi për botimin e një abetareje dhe librave të tjerë shkollorë në gjuhën shqipe me shkronja latine, me shpenzimet e qeverisë greke. Kërkesa për armë dhe të holla u la për më vonë. Kjo me sa duket, u bë për të mos shprehur hapur kundërshtimin ndaj saj nga ana e palës greke. Si armët dhe të hollat mund të kontribuonin në një fuqizim të lëvizjes së shqiptarëve, rrjedhojë e së cilës ishte përhapja e saj nga veriu në jug. Një përhapje e tillë binte ndesh me interesat greke në këtë trevë.
Qeveria greke u mundua që ta kanalizonte përpjekjen e Ismail Qemalit për të siguruar armë dhe të holla, brenda Komitetit Ballkanik të Londrës. Në fund të marsit, në viset veriore shqiptare u dërguan nga KBL rreth 12000 pushkë të markave bashkëkohore. Qëllimi kryesor i Komitetit ishte të arrinte një bashkëpunim të të gjithë vendeve ballkanike në dobi të një marrëveshjeje të përbashkët për të siguruar më shumë të drejta për popujt e rajonin që vijonin të ishin pjesë e Perandorisë Osmane.
Jemi të mendimit se, përveç faktit që Greqia ishte shprehur në mbështetje të opozitës osmane, kishte edhe arsye të tjera që e bënin atë të ndërmerrte një hap të tillë. Ajo donte ta kishte nën kontroll lëvizjen shqiptare duke e inkuadruar atë brenda lëvizjes kombëtare të gjithë popujve ballkanikë. Nga ana tjetër, pretendonte se nëpërmjet një veprimi të tillë eliminonte rolin e Italisë në lëvizjen shqiptare, sepse veprimtaria e Komitetit të lartpërmendur ishte jashtë sferës italiane. Në të vërtetë, Ismail Qemali shpresonte shumë tek Komiteti ndaj dhe vendosi të takojë më parë përfaqësuesit e tij në Londër, duke lënë për më vonë përfaqësuesin e Italisë në Francë. Ky vendim e revoltoi këtë të fundit, i cili do të deklaronte se “Italia nuk mund të durojë më gjatë që të ketë një rival në bregdetin shqiptar”.
Edhe me shpërthimin e kryengritjes, Ismail Qemali vazhdoi ta trajtonte Mbretërinë Greke si një aleate të mundshme të shqiptarëve. Ai vazhdoi të shpresonte se ajo mund të kontribuonte për përfshirjen në kryengritje të popullsisë së krishterë të vilajetit të Janinës. Greqia nga ana e saj në varësi të përhapjes dhe intensitetit të kryengritjes, tentoi të përshtaste qëndrimin ndaj saj dhe intensifikoi përpjekjet për të kontaktuar me Ismail Qemalin. Gjithsesi, qëllimi ishte të ndërhyhej në kohë për të shtypur revoltën e shqiptarëve, për të mos lejuar përhapjen e saj në jug, ose së paku, për të mos përfshirë në të, të gjitha territoret e vilajetit të Janinës.
(*) Instituti i Historisë