Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kanuni i Lekë Dukagjinit
#14
L I B R I I G J A S H T Ë T



TË D H A N U N A T


NYE I TETDHETEDYTË.

Uhaja.

§.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde).

§.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të dhaçë ké me më dhânë.

§.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me largue çdo dyshim pabesije per uhà të dhânun, mùnd të mirret pengu.

§.502. Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ teper.

§.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhânun, mùnd të xêhet si "Peng hupës".

§.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i lidhet uhasit a me prû uhàn në ditë të caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë.

§.505. Uhaja e prûme në ditë të caktueme e shperblen pengun.

§.506. Po s'u prû uhaja në ditë të caktueme e nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager me shitë pengun e me xjerrë uhàn e vet.

§.507. Dita e caktueme viion mié në prendim të diellit e uhasi do t'a presë detyrsin mjé në prendim të diellit, po s'erdh, pengu i shitet.

§.508. Shka t’i dalë teper uhas së dhânsit prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot't të pengut.

Oroe.

Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît të burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të Malevet Vona nuk kàn pasë diejtë as me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i mbrapshtë fôrt voné do të két hi.

NYE I TETDHETETRETË.
Vadja.

§.509. Vadja e uhave âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn e mârrun.

§.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, "Uhaja", £56.

KRYE I GJASHTMBDHETËT.
E FOLMJA, E FALMJA

NYE I TETËDHETEKATERT.
E Folmja.

‘’E folmja âsht në fund të kuletës".

§.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i bân kush kuej per nji mùnd, qi do të hjekë.

§.512. E folmja premtohet: per nji pleqni, per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per shkuesi a per mjek.

§.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd të mbrrijë mjé në 500 grosh.

§.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë caktimin e çmimit me të holla, b.fj. Ke nji parë opanga të holla, per në m'a marosh két a at pûnë. Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25 grosh. Opangat e trasha prej 50, 100 mj é në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé në 500 grosh. Oka e kafes kokerr xêhet e caktueme per 9 grosh.

§.515. Po s'e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi etj., të folmet nuk epen, as kanûja s'i a gjegjë vajin per pûnë të pakryeme.

§.516. Si t'a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i apë, sepsé "E folmja âsht në fund të kuletës".

NYE I TETËDHETEPESËT.
E Falmja.
“Fala, s’të fala. Kanuja s’e kapë”.

§.517. Po i thae kuej, sè don me i a falë két a at send, e rnbrapa e hàngre fjalen t'ande, me ‘’fala, s't'a fala", kanùja nuk të nget me peng e me plak.

§.518. Je i lir me mbajtë burrnin fande, jé i lir me u shburrnue.

§.519. Kanûja thotë: Ftyren e vrugnueme në daç laje, në daç zezoje edhè mâ
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:42
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:45
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:46
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:48
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:49
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:54
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:55
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:58
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:59
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:02
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:03
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:06
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:08
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:11
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:12
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:16
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:20
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:22

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë