Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kanuni i Lekë Dukagjinit
#13
NYE I SHTATËDHESHTATËT.
Tregu i tokës.

§.464. Para sè të shitet ndo'i tokë, a rendi i vadës, a rendi i mullînit, do t'u çohet tê dera kushrijve, vllaznis e fisit.

§.465. "Kufijari blén token e kufijarit, po s'e bleu kushrinija, vllaznija e fisi."

§.466. Po s'e blén të permendurit e as kufijari, i zoti âsht i lir me i a shitë cilitdo në katund.

§.467. Po s'e bleu as katundi, atbotë jé i lirë me i a shitë çdo blesit.
Oroe.

Gadi kurr nuk kà ndollë nder Malsi t'ona, qi âsht shitë ndo'i tokë a mullî a rendi i vadës jashta katundit. Po s'e xên kryet kushrinija, fisi e kufijari per me blé at tokë a mullî a rendin e ujit, katundi do të shitet e të pershitet e nuk bân qi ti blejë i largti e tu hîjë nder hundë.

§.468. Po u çue kush edhè shiti token, mullinin a rendin e ujit, pà jau leçitë kushrijve, vllaznis, fisit a kufijarit, tregu âsht i paligjshëm kah kanûja.

§.469. Të permendunt kàn tager me bâ qi të shkmehet aj treg.

§.470. Blesi nuk mùnd të bajë fjalë, tuj
e dijtë sè bleu jasht udhet, por do t'i mârrë të hollat e veta.

§.471. Po thà blesi, sè i a kà vû két oroe shitsit para sè t'a blete token e edhè e vertetoi két pûnë me dorë në bé, shitsi permbas randsis së fajit do të giobitet, porsé tregu i tokës jét sè jét i paligjshem e do të shkmehet.

§.472. Vllau i dâm e kushrinija e ngiatë e blén token 100 grosh mâ lirë sè vllaznija e fisi i largtë. (Dukagjini, Shala, Shoshi etj. 500 grosh mâ lirë a ep t'afermit sè të largtit.)

§.473. Toka e shitun me qyshke: Un po t'a shes két tokë sot, por neser, t'u mbush mendja ty m'e stershitun, nuk mùnd t'i a epsh tjeterkuej, per pà m'a prû mue persri tê dera.

§.474. Ky qyshk e lidhë blesin e nuk mùnd t’i a shesë tjeterkuei, per pà i a çue tê dera shitsît të parë.

§.475. Po u shit toka pà qyshke të permenduna, blesi âsht i lir me e shitë atëherë kùr ti mbushet mendja.

§.476. Tokës së shitun e muffinit a rendit t’ujit kanû âsht m'u pî rakin.

§.477. Rakin do t'a qesë aj, qi blén.

NYE I SHTATËDHETETËT.
Tregu i armve e i kalit.

§.478. "Pushka e kali e kàn kûj mbë kûj ".

§.479. Po bleve armen, e të thà shitsi: "E bajshë me nderë!", e e vore në krrabë me dorë t’ande, të mbetë në derë, edhè n'i a gjetsh ndo'i gand mbrapa.

§.480. Arma blehet gjithherë e mbushun.

§.481. Po bleve kàl, e lidhe në kûj me dorë t’ande, solle shpinen e gjete cofët, dâmi âsht i yti, të zot't do ti epen të hollat.

§.482. Kali blehet gjithherë me kapister.

§.483. Po bleve nji kà a lopë etj. me shke: po duel kjo gjâ e kelbazët mjé diten e Shen.

NYE I SHTATËDHENANDËT.
Çmime në kanu.

§484. Mbas kanûnit:

1. Plangu a trolli i shpis bân 500 grosh.
2. Nj i copë tokë, qi qet 100 grosh dobi..." 500 " "Njiqind grosh dobi pêsëqind grosh tokë".
3. Penda e dheut: per mbas toket, per detyrë xêhet në të randë.
4. Shortja e zabelit, rendi i mullînit e i ujit: si të jét vendi.
5. Ullini i mirë…100
6. Lisi per lândë a per trén.... bân deri 23 "
7. Barra e drithit "grosh e okë ".... bân 100’’
8. Rêmet xêhen në të randë: Kâzani… 500 "
9. Kusija 15 okshe…100
10. Tepsija e mirë... bân 50 grosh.
11. Oka e leshit të pàlam…5
12. Oka e kmendës...3
13. Pashi i zhgûnit të shkelun...20
14. Zgjoni i bletës me mizë....50
15. Oka e mjaltës…5
16. Oka e dyllit..5
17. Oka e vênës…1
18. Oka e rakis së rrushit …5
19. Oka e djathit ...5
20. Oka e tlyenit të pashkrim..10
21. Oka e tlyenit të shkrim…15
22. Oka e mishit ...3
23. Oka e mishit të thiut të thatë…10
24. Oka e kafes …9
25. Oka e sânës ... bân 10 pare.
26. Nji parë opanga... bàjn 5 grosh.
27. Delja a dhija ... bân 50
28. Kingji a edhi... 20
29. Dashi a skjapi per ogiç kumbone ...100
30. Viçi sà të lèjë ...50
31. Mzati ...200
32. Kau i hullis ...400
33. Lopa barrës ... bân 300 grosh.
34. Kali i barrës ... " 590 "
35. Mushku bân 1000 mjé në 1500 "
36. Gomari ... bân 300 "
37. Thiu bân 50 mjé në 100 "
38. Thiu i mbajtun bân 500 "
39. Huta (Martina)... " 500 "
40. Pistole të bardha (të ngrime) .... bâjn 100 "

NYE I TETËDHETETËT.
Udhëtari i paguem.

§.485. "bân rrugë, mêrr rrogë. kali me qira kà Ikuren mbë trà".

§.486. Udhtar thirret aj, i cilli bân rrugë per rrogë per nji pûnë të huejen.

§.487. Udhtari nuk shkon me ndore të derguesit, âsht ndorja e vetvedit.

§.488. Po e gjet gjâ në rrugé udhtarin, nuk i pritet mik derguesit.

§.489. Udhtari si edhè shkuesi bâjn rrugë per kpucë e me bukë të vet, prandej s'jânë ndorja e kuej.

§.490. Po duel udhtari fill prej shpis së vet, edhè e vrau kush, nuk i pritet mik as shpis, qi e dergoi per pûnë e as shpis, së cillës i dergohet.

§.491. Po duel udhtari prej shpis, qi e dergon a prej shpis, së cillës i kje dergue, e po e gjet gjâ me bukë të tyne, u pritet mik, si mbas Kanûnit.

NYE I TETËDHETEPARË.
“Gja çdo gja”.

§.492. Kanûja e hershme si edhè e kohve të vona në shumë rasë nuk kà pasë njoftë çmime të hollash e detyrët laheshin me "gjâ çdo gjâ".

§.493. Kanûja nuk bân qi të ngushtohet kush me i là me çmim të hollash:

a) dâmet,
b) gjoben,
c) gjaqet.

§.494. Po bani dâm kush me gjâ n'arë, në kopshtë, në vêshtë a në livadh, i zoti i gjâs do t'a ndreqë të damtuemin me bîmë per bîmë të damtueme.

§.495. Po rà kush në giobë të katundit a të Flamurit, globa lahet me gabti: me lopë, qe e desh e jo me çmim të hollash.

§.496. Po vrau kush kend, gjaku lahet me "gjâ çdo gjâ": me bagti, me tokë e me armë. Sado qi në këto kohë të vona per gjak do të late dorërasi të holla, por edhè armë.

§.497. Gioba e vrasës lahet me "gjâ çdo gjâ", si edhè gioba e fajeve të randa faqe katundit a Flamurit, si per trathti, per mik të prém e tjera.

§.498. Ma e ulga giobë mbrrin mié në nji dash e mâ e nalta nuk mùnd të kalojë mbi njiqind desh.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:42
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:45
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:46
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:48
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:49
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:54
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:55
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:58
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:59
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:02
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:03
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:06
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:08
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:11
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:12
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:16
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:20
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:22

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë