Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kanuni i Lekë Dukagjinit
#11
NYE I GJASHTËDHETËT.
Kufini i fituem me “Gurapesh” a me rrasë të ngarkueme.

(Heret heret, kùr skà kênë pushka ndoshta, në të dàm të kufive qitej në pûnë gurapeshi per kufije t'aferta, e per të lartat bâhej gadi nji rrasë a gùr sà bindi me nji "kush i del!" d.m.th. me u ngarkue me tê.).

§.262. Dy flamuret e ngatrrueme do të gjêjshin ka nji burrë të fuqishem e të dàmt e kufive do t’u lêhej atyne.

§.263. Me guraesh: Aj, qi mbrrijte me hjedhë gurin kah vendi i huej mâ larg, aj vênd i jitte flamurit të tij. Mâ çiltas: po e ferfllova gurin un mâ larg, t'a mirrshe at vend ty, po e ferfllove ti, m'a mirrshe vendin.

§.264. Me rrasë a gurë të madh në shpinë: tuj ngarkue rrasen a gurin, shtyheshin rnje qi jitshin nen tê. Aj, qi shtyhej mâ larg, vendi i kufinit të flamurit të tij do t’jitte aty. (Si i Nen nderfandori në Fusha të Lugjeve në Mal Shêjt të bjeshkve t'Oroshit.)

NYE I GJASHTËDHETEPARË.
Kufini i ngulun me “spatë”.

§.265. Po më ngushtoi nevoja me xjerrë ndo'i landë a prej se s'kâm bjeshkë, ase nuk mund të gjêjë aso lande, qi më lypet, rroki latushen (spaten) e hîj në bjeshkë të huej. Mbas krizmes së spatës, vînë rojtarët e bjeshkës edhè më gjêjn tuj trupue arrnej të perhjedhun.

§.266. Po u shterngue me të shpejt darnçori, e i punoi fuqija e krahve, edhè i dha spatës tuj e ngulun rnje më tû në trup t'arrnênit, e po s'mund e xueren rojtarët e bjeshkës, kufini i flamurit të këtij, qi e nguli spaten, jitte aty. (Si i kà pasë ndollë Gjokë Buçës s'Kaçinarit me Kushnê.)

Oroe: Kufijt e fituem me gjak, me gurapesh e me të ngulun të spatës, do të njehen nder kanune Vigâjsh, per arsye qi per të fituem të tyen kà pûnue fuqija per të shporrë marren e korin. Do të kuptohen edhè mâ kjartas, kùr të fillojm me îmtue doket e Maleve t'ona.

NYE I GJASHTËDHETEDYTË.
Udha e katundit.
“Udhët janë drejt e tokës”

§.267. "Udha e shtegu nderrnjet dy megjeve lypë pashin e vet".
a) Udha e lagjeve të katundit do tjét e gjânë tetë pllâmbë, kater pllâmbë niani, kater tjetri.
b) Per të ngulun të gardhit nderrnjet dy arnajve, do të lêhen tetë pllambë: sà njâni sà tjetri.
c) Po s'kje udhë katundi, por udha e dy kufijarve, këta, në laçin rrugë nderrnjet, do të lânë ka nji pllambë per shoq, ashtû qi kufini të jesë në mjedis, po s'lân rrugë, gardhin do t'a thurrin zbashkut.
d) Po u rrethue vendi me ledh, aq larg kufinit të huei do të fillohet, sà âsht trashsija e ledhit.
e) N'u ndertoftë shpija, do të ndertohet larg kufinit të huej sà xên vend streha.
f) N'u çilët pusi, do të çilet aq larg, sà mos t'a thithë ujët e pusit të kufijarit, ase sà âsht e gjânë gryka. "Ujët âsht gjaku i tokës."
g) Po u vû ullîni a fiku a çdo landë e dobishme, do të vêhet pêsë kambë larg kufinit të huej, po su bajtë, do'vû dhetë kambë larg kufinit.
h) Po bîni landa mbrenda kufinit, porsè teper afer kufinit të tjetrit, po s'e shkmesi i zoti, kufijari kà tager me e shkmesë e me largue damin: "Jezullin e huej shkmese, mje kû të mrrîje kmesa".
i) Po desht kush me vû ndo 'i landë çfaretdo, dhetë kambë do t'a largojë prei kufinit të huej.
j) Landa a péma, qi i bân dam arës së huej me hije, a do t'a zhgulë i zoti, a do t'i a lajë darnin e pervjeçem të zot't t'arës (Malësija e Lezhës).
k) Kush t’i presë kuei a lande a pémé rreth shpijet, veç prej mnijet, 500 grosh do t’i lajë të zot't të landës a të pêmës së preme.

NYE I GJASHTËDHETETRETË.
Udha e madhe.

§.268. Udha e madhe do t'jét e gjânë aq, sà mund të kalojë kali me barrë e qét me zgiedhë.

§.269. Udha ndjekë dellin, e s'ndalet as mund pritet.

§.270. E mira e perbashkët i paravêhet dâmit të veçanët.

§.271. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s'mund e qesë nujë, kû mbytet bagtija, as në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija".

§.272. Po e largove udhen e katundit prej vendit t'and, nuk do t'a terthorzoish shum, edhè mundim e së ndreqmes do t'a hjekish vetë.

§.273. Po e ndreqe keq, në të gjet dami ty, e paç per vedi, po e gjet dami tjetrin, ty të zhgarkohet, e do t'epsh arsye permbas damit.

§.274. "Udha e Flamurit do të jét e gjânë aq, sà âsht e gjatë shtîja e Flamurit".

NYE I GJASHTËDHETEKATERT.
Udha e verbët.

§.275. Shtegu a kapercyelli a, mbas kanunit, udha e verbët, po kje në kater kufij t’ue, ndryje e token pûnoje.

§.276. Po kje shtegu i kênë gjthherë, kû kan kalue kambsorët (shokët e katundit), porsè tuj t'a shkaktue dâmin nder amaj. kopshtîje, nder vêshta e nder pêmajë, ne e mbyllsh. do të çilish nji tjeter., por jo teper në të rrethuern.

§.277. Po kie shtegu i lshuern per nderë e me fjalë, e të del dhûnë, ké tager me e ndry, e, me i lshue fjalë katundit të mos të bije mâ aty pari.

§.278. Po kje shtegu kû kan kalue shokë, krushq me nuse e percjellsa me të dekun, a kah Kisha a kah vorret, e kênë aty rnotit, nuk mund e ndrysh.

§.279. Per të luejtun të çdo shtegut duhet, dàemos, pelqîmi i katundit.

NYE I GJASHTËDHETEPESËT.
Pashtraku.

§.280.’’Pashtrakun epe vetë, perndryshe t’a marrin edhe me perdhuni’’.

§.282. Po u xû nji tufé e hueja në mal a në vrrî të flamurit tjeter, i zoti i tufës do të lajë pashtrakun.

§.283. Dâmi i pashtrakut do të lahet me krye berri.

§.284. "Kumbona e ogiçit nuk mund, të mirret pashtrak, âsht ndera e tufés.

§.285. I zoti i mallit nuk kà tager me prekë tufen e as me mârrë me dorë të vet berrin, dora e të zott të tufés do t'i a apë vetë berrin per dâm.

§.286. I zoti i malit nuk kà tager me zgiedhë berrin, por do të mârrë at berr, qi t’i apë dora e bariut.

§.287. Njiqind herë në ditë në hîfët tufa e huej në mal të huej, aq berre do të lajë i zoti i tufës.

§.288. Po s'u gjegj bariu me là pashtrakun, e u çue i zoti i malit me disà shokë edhè i rà pré tufës në mal të vet, atbotë si katundi, si flamuri perkrahen pretarit, e lypin arsye prej të zot't të tufës. Katundi e flamuri i bariut a do t'a ngushtojn me là pashtrakun, a do të hjekin dore prej si.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:42
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:45
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:46
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:48
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:49
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:54
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:55
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:58
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:59
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:02
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:03
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:06
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:08
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:11
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:12
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:16
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:20
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:22

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë