Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kanuni i Lekë Dukagjinit
#9
KRYE I TETËT.
TRASHIGIMET.

NYE I TRIDHETEGJASHTËT.
Tagari I trashigimit në Kanu.

§. 99. Me mbajtë në shpi varzat e plangut të shuem, me i a bajtë kujdesin per kah vesha e mbatha.

§.100. Me martue varzat e vorfna.

§.101. Me pritë në të pam e me i përcjellë mbas kanunit.

§.102. Me u ba drekët bisave, po diqnenë shpi të vet para a mbas maltese.

NYE I TRIDHETETETETËT.
Vllau i shpifun.

§.103. Vlla i shpifun, mbas Kanunit, thirrej njaj, i cili len nanës me burrë të dytë.
§.104. Vllau i shpifun s’ka tager trashigimi as perkasie në plang të burrittë parë të nanës.

KRYE I NANDËT.
TË LANUNAT.
Testamendet

NYE I TRIDHETENANDËT.
Pecaktimi i testamendeve.

Oroe: Kanûni i Lekës nuk nief testamende, e, per në dashtë kush me lânë gjâ prej pasunish të veta per shpirt, duhet doemos pelqimi i kushrîjve.

§.105. Percaktimi i të Lânunave (i Testamendeve).

Per te lânunat a të falmet a, si thotë gola e kombit tonë "me lânë giâsend per shpirt" mêrret vesht me lânë gja per kish, si arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, rendin e ujit, a edhè lang e plang me t'eger e të butë, do të két:
a) mendt e shndoshta në krye,
b) të jét i lirë kah e lânmja;
c) mos të jét i tutun prej kercnimit të ndokuej
d) të két tager me lânë.

NYE I KATERDHETËT.
Mëndyrë të lanunash.

§.106. Të lânunat jânë dy mëndyrësh: me barrë e pà barrë.
a) Të lânunat me barrë (me detyrë) jânë ato kùr lânësi i cakton kishës nji detyrë, b.f. me thânë nji a dy Meshë në vjetë per shpirt të tij a të parvet të tij, per at pasuni, qi po lên.
b) Të lânunat pà barrë jânë ato, kùr lânësi lên gjâsend per kish pà i caktue kurrfarë detyre, e xêhet si e falun.
c) Lânësi âsht në detyrë me mbledhë kushrinin e vet e Pleqt e fisit me dishmitarë, e, si lânësi si këta, do të vêjn gisht në leter si e lypë kanûni.

NYE I KATERDHEPARË.
Tagri i të dalunit fare.

§.107. Gjithkush âsht i zoti i pasunis së vet, e aj, i cilli don me lânë gjânë e vet per kishë, âsht i lirë e nuk mund t'a ndalë kush.

§.108. Baba edhè në mos pasët djelm, nuk mundet me u lânë bijave as tokë, as plâng, as shpi.

§.109. Baba. per të gjallë të vet, kà tager me u falë bijavet të holla. Rraqe, çakla, permbas deket të t'et s'kà tager bija me lypë të falmet e të folmet e t'et.

NYE I KATERDHEDYTË.
Tagri i kushrinis.

§.11O. Kushrinija e të dalunit fare kanë tager me shperblye token e gjânë e të dalunit fare, porsè çmimin e kësaj pasunije do t‘ia dorëzojn Kishës, mbas mendes së të dalunit fare.

§.111. Me pasë lânë uhà e detyrë gjaqesh i daluni fare, do të lahen prel pasunish të shperblyeme prej kushrîjsh, e tepricen do t’i a dorëzojn Kishës per shpirt të të dalunit fare.

§.112. Me dekë në të papritun i daluni fare, kushrinija, kan tager mbi giâ e pasuni të tij.

§.113. Edhè në mos lashtë gjâ me shkrim i daluni fare, kushrinila jânë në detyrë me mendue, per shpirt të tij, po s'e mueren në kujdes ket pûnë kushrinija, fisi e Pleqt e katundit, kùr t'a dajn pasunin e tij, u caktojn se shka do të lânë per Kishë.

§.114. Në pasët bija të martueme i daluni fare, e per ne e shperbleshin pasunin e tij kushrinija, në detyrë.jânë me pritë e me i perejellë mbas kanunit.

§.115. Po pat dielm, i jati nuk mundet me bâ testamend.

§.116. Po diq i ati në të papritun, tuj lânë djalin férishte djepi, kushrinija do t'a mârrë në kujdes pasunin e dialin mje qi të bâhet 15 vjeç.

NYE I KATERDHETRETË.
Rrogtari.

§.117. Zotnija kà urdhnesen, rrogtari ndigjesen.

§.118. Rroga lahet mbas vendimit, qi të bâhet ndermiet zotnis e rrogtarit.

§.119. Per ndo'i fâj, qi të bâj rrogtari zotnija s'mund i a bâjë giobë rrogen.

§.120. Po vodh a vrau kend rrogtari me bukë e me fjalë të zotnis, rrogtari bjen në faj e ne gjak, porsè dâmi âsht i zotnis. e ky do t'a xjerrë së keq rrogtarin.

§.121. Po ndodhi cubnija a vrasa ne katund të zotnis, do t'a largojë rrogtarin, porse do t'a percjellë me rrogë të motmotit per arsye qi faji kje i zotnis e jo i rrogtarit.

§.122. Po bâni ndo'i mbrapshti rrogtari a në katund të zotnis a jashta këtij, porsè në mende të vet e pà dije të zotnis, dâmin e gioben do t'a hjekë rrogtari, e në dashtë zotnija me e percjellë, rrogen deri n'at ditë do t’ia apë.

§.123. Me vrà kend rrogtari në mende të vet, gjakun e çon te shpija e vet.

§.124. Me vrà kush rrogtarin, bjen nëgjak me shpi të tij, por zotnis i pritet mik.

§.125. Me i u mbushë mendja zotnis me e dà rrogtarin, veç pse nuk i pelqen e pà e gletë në faj, rrogen e vietit do t’i a lajë.

§.126. Me u dyndë zotnija me plang pre një krahine në nji tjeter, po s'e muer rrogtarin me vedi i a kà detyrë rrogen e vjetit, po s'u gjegj rrogtari me i shkue mbrapa, i a kà rrogen deri n'at ditë.

§.127. Po i kcej rrogtarit me u dà prej rroget para vadjet, veç pse i merzitun, zotnija do t’i apë rrogen mje m'at ditë.

§.128. Po s'heci mbas andes së zotnis rrogtari, mund t'a dajë, 'se me vû gojë keqas mbë tê e me vû dorë nuk mundet.

§.129. Me shà keqas a me rrafé rrogtarin zotnija, e per n'u daftë ky para vadjet, per të rrafme e per të shame do t’i ligjohet.

§.130. Brimen e qortimin e zotnis do t'i kaperdîje rrogtari.

§.131. Me rrafé rrogtarin dora e huej, ky lypë gjygj e zotnija buken e dhûnueme.

§.132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym.

§.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n'oborr, âsht e njitun me shpi, pse gjindet në hije të saj, po u tye., kà globë e dy per nji.

§.134. S'i hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n'oborr.

§.135. Thirre e, s't'u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë Vande.

§.136. Po u shtyne e çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e rraqet e hupuna dy per nji.

§.137. Kanum thotë: kush Vi a thejë shpin kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh globë. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh të vjedhuna dy per nji të zot't.

§.138. Vathi e gjâs kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.

§.139. Vathi i blet ve kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.

§.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.

§.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't.

§.142. Me i a thye kuej shtegun e oborrit, t'arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpije, kà 500 grosh giobë, e të zott pûnen të ndreqme. në kullosë

§.143. Bari thirret aj«. qi 1 prîn tufës g.lâs

§.144. Bariu rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës té; mos t'i damtoliet as mos Vi bâje dam kuej.

§.145. Po 1 bâni dam kuej barlu me gjâ, i zoti i tufés e làn e jo bariu.

§.146. Me 1 tretë ndo'l k ambë berri bariut. do t'a bâje me dije të zo'n e tufés. e. si 1 zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim të tij.

§.147. Po i treti bahut ndo 1 berr pà shêj e pà dukë, i zo ti i tufés kà tager me e cue barin deri në bé, po i u là me bé, s'i k à t*eter devuë.

§.148. Po thej qafen a u kafshue prej hishe ndo'i berr. bariu â'në det vre me i a çue shêjin

të zot't e tjeter detyrë s'i kà.

§.149. Po i a vodh kush ndo 'i berr bariut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të zon e tufës, tuj 1 a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh , tjeter detyrë s'i kà.(I)

§.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do Vi a kthe.jë të zot't në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët krye vietin, rroga do fi epet mie në ditë, në të cillen u gjet në faj.

§.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tu] pretue tufen, gjakun e çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të krepatohet.

§.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të pshtetet në të thurun a të pà thurun, sepse "gjâja do rojë, 'se hecë, e toka nuk luen".

§.153. "Ndera e vathit âsht në kum
bonë".

§.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo 'i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kumbonës, e po s'u vràn n'at hov, 500 grosh giobë i mirren pretarit e gjâja dy per nji

§.155. Kryeglâja âsht e të zot't, me cofé ndo 'l kâmë, dâmi âsht 1 të zot't. Per vertetini do t'l çohet të zot't' shêj*l prej atlj, qi e kà per gjymës.

§.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës nderi n'
et zotnis e bariut.
§.157. 1 zoti s'âsht me detyrë me mendue as per krypë as per kësollë, por bariu qi 1 mêrr per gjymës.

§.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të pjellë, pjella e parë âsht e banut, qi e rriti, e bylmeti per glymës.

§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per iz*,, mës. det~, ré i a k à të zot't a pjesen e bylmetit a piellen.

§.160. Glâla per g*j~,mës nepet e mirret gjithherë në vieshtë.

§.161. Lopa per p'~ rnés i sjellë të zot't 4 okë djathë e 2 ok ë ilven.

§.162. Në dhetë krenë dhi, 1 zoti mêrr 5 okë tlyen g« ,,mës ok e per k r~e. J.,

§.163. Në dhetë î~ renë dele, 1 zoti mêrr 5 okë tlyen gjymës ok e per kn e.

§.164. Në d"athë s1à tager 1 zoti as në të dhive, as në të deleve.

§.165. Kryeglâja âsht e të zot't, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.

§.166. Kryegjâja kurr s'cofë.

§.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott.

§.168. Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t'i.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:42
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:45
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:46
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:48
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:49
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:54
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:55
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:58
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:59
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:02
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:03
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:06
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:08
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:11
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:12
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:16
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:20
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:22

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë