20.12.2024, 12:40
GAFORRJA (21 qershor - 22 Korrik)
Karakteristikat dalluese të femrave dhe meshkujve gaforre
Gruaja gaforre
Gaforrja është delikate, e dashur, e ëmbël dhe shumë e mirë. Ajo është si një magnet. Sjellja e saj do të jetë tërësisht enigmatike për ju. Do të dalloni se dispozicioni i saj ndryshon shumë shpejt dhe shumë lehtë. Është veçanërisht e pasigurt dhe rrallë i shpreh ndjenjat e saj. I mban mendimet e saj për veten e saj. Shumë herë nuk do të dini çfarë të bëni dhe çfarë të thoni me këtë grua. Ndjeni se po ju sosen rezervat e durimit. Logjika juaj nuk do t’ju ndihmojë me këtë grua kaq të ndjeshme. Atëherë kur mendoni se i jeni afruar shumë afër njeri tjetrit, për pak do të kuptoni se ajo ju mban në distancë dhe pranë teje ndodhet një ajsberg. Gaforrja është e mbushur me frikë dhe pasiguri, shpesh është e pakënaqur dhe e mbushur me zhgënjim. Nuk do të mundnit të fantazonit se ka gra që qajnë kaq lehtë, për gjëra kaq pak të rëndësishme. Do t’ju çmendë kjo grua! Tregojini dashuri dhe dashamirësi. Sigurojeni për ndjenjat tuaja dhe për atë që do të thotë për ju kjo. Ja vlen mundimi: ju nuk mund ta imagjinoni se në çfarë shndërrohet kjo grua netëve. Errësira është mikja e saj. Kur të jeni i shtrirë do të rrëshqasë nën çarçafë e zhveshur. Dhe menjëherë do t’ju pushtojë një pathos i forte. Përkëdheleni me dashuri të pafund dhe do të merrni dyfishin. Mos jini i shpejtë. Përpiquni të shijoni çdo çast me të. Dhe do të dëmshpërbleheni totalisht për këtë. Nëse arrini në martesë, do ndjeni se do të fillojë një jetë shumë e bukur për ju. Gaforrja do t’ju dojë , do kujdeset dhe do të jetë plotësisht besnike. Dhe ju nuk do reshtni së dhëni dashuri që ajo të ndjehet e sigurt. Si shtëpiake merr: shkëlqyer. Shtëpia juaj do të jetë e ngrohtë, e rehatshme, mikpritëse, e pastër, dhe e rregullt. Gatimi shkëlqen gjithashtu :do të provoni gjellët më të mira në jetën tuaj. Ndershmëria që ka në gjak e bën shumë besnike. Edhe kur jeni tip i lëvizshëm sjellja e saj do t’ju bëjë të qëndroni larg ngacmimeve. Gaforrja i suporton fëmijët, dhe kur janë të rritur, ndjen nevojën ti mbrojë. Nuk duhet ti mësojë keq. Gaforrja për shumë pak mund të mbyllet në kafazin e saj e kush e di kur del. Duhet pasur i gjithë kujdesi që të “furnizohet” me dashuri dhe përkushtim.
Burri gaforre
Ai është i ndjeshëm, kritik, dashamirës por edhe mbrojtës. Dispozicioni i tij shpirtëror ndryshon shumë lehtë. Zhgënjehet shumë lehtë dhe shpeshherë ju transmeton melankolinë e tij. Kjo mund të jetë një cilësi që vështirë se mund ta duroni. Në qoftë se ju intereson vërtetë, do të duhej që shpesh të theksoni vetekuiliber, të ndjehet se mund të mbështetet tek ju. Gaforrja është i mbyllur dhe nuk bën lehtë miq. Ai preferon të ftojë ata pak miq në shtëpinë e tij. Gaforrja është i vetmuar, i pëlqen të jetë nostalgjik me dispozicion romantik, vazhdimisht kujton të kaluarën. Mbledh dhe mban gjëra të të kaluarës pa flakur asgjë. E ardhmja e tremb, kurse e kaluara e qetëson. Edhe kur të mos jeni dakord ai do ti shmanget sherrit. Është shumë bashkëjetues dhe nuk do t’ju mërzisë. Nuk do të përfshihet në beteja dhe rrallë jep shkasë për keqkuptime. Shyqyr që është seksi dhe do të sheshoni mosmarrëveshjet tuaja (po të keni). Duket se dashuria bën mrekullira. Aftësia e tij në dashuri është e paarritshme. Burri gaforre ka një dobësi të veçantë për “lojrat” me gjoksin tuaj. Mos e zhgënjeni. Në rast se përfundimisht, do të vendosni të martoheni me të, do të keni në krah nje burrë shumë të mirë që do t’ju japë një siguri të madhe ekonomike. Me paratë është shumë i kujdesshëm. I pëlqen të mbledhë para dhe të ketë një llogari në bankë. Jo, nuk është çingun! Thjesht di ti menaxhojë saktë dhe kjo është një nga gjërat që do të mësoni pranë gaforres suaj. Gaforrja ndjen pasiguri pa para. Po të ndryshoni në këtë pikë mund të gjeni një rrugë të mesme (do t’ju lerë të shpenzoni me masë). Burri gaforre e pëlqen jetën shtëpiake. I pëlqen të rrijë netëve në shtëpi. Do të kujdeset , do të jetë i dashur me ju dhe do t’ju gatuajë. Është një kuzhinier i aftë, por edhe nga ata burra që u zë dora punë në shtëpi. Një nga personat qe ka rëndësi të madhe për zotin gaforre është nëna e tij. Shmanguni përplasjes me të. Më mirë të jeni miqësore me të. Si baba është i durueshem dhe i kushton shumë nga koha e tij fëmijëve. Luan dhe dëfren me ta. Ka dobësi për djalin tuaj. E konsideron në një kuptim pasardhësin e tij. Do të japi gjithçka për ata dhe do të ndjehet krenar. Në se jeni të pavarur duhet të ndryshoni që të bashkëjetoni me këtë burrë të ndjeshëm.