Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Dashi ♈
#3
DASHI (21 Mars - 19 Prill)
Karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve

Gruaja dash
Hyn vrullshëm dhe del shpejt nga jeta juaj; është si tajfun. Është një nga gratë më dinamike dhe të pavarura të horoskopit. Do t’ju sugjestionojë shumë shpejt me pjekurinë e saj, dhe shumë shpejt do të ndjeni se e dashuroni. Do të jetoni momentin. Truri i zhdërvjellët i tyre, tejpashmëria dhe vendosmëria e tyre i lejojnë të realizojnë planet dhe të ngjiten lart në sferën profesionale. Dashi di si ti arrijë qëllimet e veta. Do t’ju mbështesë dhe ka shumë mundësi të luajë një rol të rëndësishëm në lumturinë tuaj. Gruaja dash nuk nguron të marrë iniciativën e lëvizjeve por edhe në seks; bëhet fjalë për një grua të pangopur për dashuri. Rutina nuk e prek kurrë krevatin e saj. Gruaja dash nuk do të ngurojë të shtypë STOP në ashensorin ku jeni dhe do të bëni dashuri momentale dhe me patos. Nuk nevojitet të shpejtoni; dëshiron të ndjejë çdo moment. Mund të jetë dhe e dhunshme. Kur të dilni ngta ashensori do të dalloni shume vështrime kureshtare nga të tjerët sepse zhurma ishte e madhe. Martesa me të do të jetë sakrificë ; do t’ju duhet ti shtoni ujë verës, sa i përket pavarësisë suaj. Lereni egoizmin larg martesës tuaj në se nuk dëshironi divorc. Shumë herë do të ziheni; për shumë arsye. Një arsye është se ju do të shikoni një tjetër; megjithëse vetë flirton do të zemërohet aq shumë, sa do të shpërthejë mbi ju. Nuk janë shtëpiaket më të mira , por përpiqen. Mos fantazoni sigurisht se do të lerë punën e saj; është grua karriere. I pëlqen sigurisht një shtëpi e rehatshme. Nuk shquhet në qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të administruar paratë. I do fëmijët dhe u kushton shumë kohë atyre. Do t’ju mësojë fëmijëve të vet se nuk kanë vetëm të drejta. Do ti mësojë të vetëkontrollohen dhe të mos bëhen kurrë të keqmësuar (mund edhe ta teprojë). Egoizmi është një rrezik që e lë të hapur mundesinë e divorcit.

Burri dash
i pjekur dhe i mbushur me energji do t’ju udhëheqë me entuziazmin e tij. Do t’ju përfshijë në emocion dhe veprime të menjëhershme. Dashi është një nga njerëzit më egoistë, krenarë dhe shtrëngues. I shpreh mendimet e tij prerazi dhe shpeshherë ka prirjen të jetë i drejtpërdrejtë që e çon deri në sulmueshmëri (mund të evitohet duke i mbajtur anën). Me të nuk do të ndjeni kurrë paqëndrueshmëri. Do t’ju mbrojë dhe sillet me shpirt kalorsiak. Do të marrë përsipër udhëheqjen dhe shumicën e përgjegjesive. Kur rrezikoheni nga një inat i dashit është mirë ti vini frena gjuhës. Përballojini me qetësi shperthimet e inatit të tij, dhe pasi të qetësohet mund ti thoni se do të ishte më mirë sikur të përpiqej të mos inatosej kaq. Në dashuri dashi e konsideron veten të pamposhtur. Nuk janë nga ata qe të shëtisin në yje. Dashi hyn menjëherë në temë. Ky mashkull nuk zotëron romantizmin që do të pritej prej tij. Orekset dhe kapacitetet seksuale të tij janë të mëdha kështu që lereni të marrë iniciativën. Entuziazmohet lehtë dhe mund t’ju kërkojë martesë. Mirë do të ishtë që ky vendim të mos ishte i momentit. Lerni të kalojë pak kohë deri sa të jeni e sigurt për ndjenjat tuaja. Nuk është e lehtë të bashkëjetoni me të; do të vijnë momente që do të bëhet i padurueshëm. Mos i jepni shkase për ta xhelozuar sepse reagon dhunshëm në raste të tilla. Nuk do të ngurojë t’ja nxi syrin atij qe po flirtoni apo ju flirton. Vetë ai do të flirtojë. Mos u frikësoni, nuk do ta humbni ekskluzivitetin mbi të. Thjesht herë pas here kërkon të nënvizojë egoizmin e tij. Nuk është një menaxhues i mirë i ekonomisë. Dashit i përshtatet roli i babait. Dotë punojë shumë edhe po të nevojitet do të ndërrojë punë që të mos i mungojë asgjë shtëpisë së tij. Mirë është ta këshilloni të mos ketë sjellje shtrënguese me fëmijët. Lereni të marrë iniciativën duke i përmirësuar qëndrueshmërinë.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Dashi ♈ - nga UKI - 20.12.2024, 12:28
RE: Dashi ♈ - nga UKI - 20.12.2024, 12:29
RE: Dashi ♈ - nga UKI - 20.12.2024, 12:29

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë