Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Shigjetari ♐
#4
SHIGJETARI (22 Nëntor - 21 Dhjetor)
Karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve të shenjës së shigjetarit

Gruaja shigjetar
Ajo është luftëtare e lirisë dhe e pavarësisë. Është e lindur të jetojë e lirë dhe nuk i pëlqen ta shtypin ose ta detyrojnë të bëjë gjëra sipas vullnetit urdhërues. Entuziazmohet shumë lehtë, dhe është ëndërrimtare. Flet për aventura dhe ëndrra të parealizuara. Shigjetarit i pëlqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme, por nuk vjen rrotull kot e pa motiv. Thjesht zhvendosjet për të janë mënyrë jetese: i japin asaj ndjesinë e larmisë dhe i pakësojnë monotoninë. Është krenare. Do t’ju rregullojë midenë kur jeni të mërzitur, por edhe do t’ju ndihmojë të plotësoni aspiratat tuaja. Në seks, fantasia e saj do t’ju udhëheqë në momente të mrekullueshme, le të keni qoftë dhe ndryshime në mënyrën se si i shprehni ndjenjat. I pëlqejnë lojërat në dashuri. Do të bëhet nxënësja dhe do të jeni mësuesi. Do t’ju bindet dëshirave të tua, duke ju ledhatuar kudo. Do t’ju kërkojë ta “dënoni” kur është e padëgjuar. Dasma do të vijë pas një kohe sapo ju të bindeni se jeni për njeri-tjetrin. Do ti jeni dhe t’ju jetë besnike. Do të jetë e drejtë dhe e sinqertë me ju, dhe kërkon të bëni të njëjtën gjë. Në gatim nuk është më e mira. Por do verë tërë forcën të gatuajë diçka për ju. Vlerësojeni, por ditën tjetër hani jashtë (s’besoj se ju pëlqeu!). Është mikpritëse dhe pëlqen të ketë njerëz në shtëpi. Do të kujdeset për të ftuarit tuaj dhe do ti fitojë me mirësjelljen, thjeshtësinë dhe miqësinë që do t’ju ofrojë. Lehtë do të thyejë akullin dhe do ti fitojë të gjithë. Fëmijët tuaj do ta adhurojnë por dhe do të jetë për ta si motra më e madhe. Por duhet të ketë kujdes me rregullin se është e butë në këtë sferë.


Burri shigjetar
Po, ai është i lindur për të jetuar i lirë pa angazhime dhe lidhje. Liria dhe pavarësia karakterizojnë më së shumti shigjetarin. Ne veçanti liria është si oksigjeni për të. Ai e përballon jetën me krenari. Entuziazmohet shumë lehtë dhe shpejt. Kërkon vazhdimisht mënyra për tu ndjerë ndryshe që të mos bjerë në “mbytje”. Adhuro udhëtimet. Është vazhdimisht gati për të ndryshuar çdo gjë ; jeta e tij duhet të ketë sa më larmi. Të gjithë e adhurojnë për gjallërinë e tij. E shikon jetën vetëm nga ana e bukur e saj. Në dashuri është një dashnor i mrekullueshëm Në se jeni i njëjti tip (binjake bie fjala) martohuni dhe do të kaloni një jetë plot të qeshura, eksperimente por edhe respekt e mirëkuptim. Do të njohë çdo të drejtë tuajën për të qenë e pavarur. Do t’ju jetë miku juaj më i mirë. Nuk do të përpiqet t’ju sundojë. Dashuria juaj do të jetë ndryshe dhe si nuk e keni njohur. Jetoni jetën tuaj vetëm për vete dhe jo për të tjerët. Në se divorci është një opsion do të keni mirëkuptimin e tij. Mos ndjeni xhelozi për shigjetarin. Thjesht është kaq i gëzuar dhe kaq i menjëherë sa monopolizon interesin e grave. Kjo nuk do të thotë se ai nuk do t’ju qëndrojë besnik. Do shikojë sigurisht një palë këmbë të bukura gruaje , por nuk do t’ju tradhtojë nëse ju do. Është shumë dorëlëshuar. Shpenzon shumë për argëtim, veshje, pushime dhe për çdo gjë që ju pëlqen. Shyqyr që është me fat në fitimin e parave. Si baba do të ndjehet më bukur kur fëmijët tuaj të rriten. Bebet nuk para i pëlqen ngaqë nuk mund të bisedojë me ta dhe nuk mund ti marrë me vete në një ndeshje basketbolli. Kur të rriten do të komunikojë me ta dhe do të bëhen miq të mirë. Nuk do ta pranojë kurrë ti thonë gënjeshtra; mund të nxehet dhe të bëhet shumë i rreptë. Tek shigjetari do të gjeni një burrë të vrullshëm, të gëzuar dhe autonom.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Shigjetari ♐ - nga UKI - 20.12.2024, 12:22
RE: Shigjetari ♐ - nga UKI - 20.12.2024, 12:22
RE: Shigjetari ♐ - nga UKI - 20.12.2024, 12:23
RE: Shigjetari ♐ - nga UKI - 20.12.2024, 12:23

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë