Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kanuni i Lekë Dukagjinit
#4
L I B R I I T R E T Ë




M A R T E S A


NYE I NJIMBDHETËT


Percaktimi e mëndyrët e Martesës.

§. 28. Percaktimi i Martesës në Kanun.

M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah të punve, sa per të shtuem të fmive.

§. 29. Mëndyrat e Martesës.

a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;
c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;
d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.

NYE I DYMBDHETËT.
Tagari i djalit e i vajzës.

§. 30. Tagri i djalit.

‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.
Djali sa të ket prind s’ka tager :
a) me mendue per martesë të vet;
b) me shenjue shkuesin
c) m’u perzie në fejesë të vet;
d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.

§. 31. Tagri vajzës.

Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në petka.

NYE I TREMBDHETËT.
Detyrët e burrit e të grues.

§. 32. Detyrët e burrit ndaj gruen.

Burri a’në detyrë:
a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.

§. 33. Detyrët e grues ndaj burrin.

Grueja a’në detyrë:
a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.

§. 34. Tagri i grues së vejë.

Grueja ka tager me lypë prej burrit të mbajtmen, e veshen e mathen.

NYE I KATERMBDHETËT.
Tagri i burrit të vejë e i grues së vejë.

§. 35. Tagri i burrit të vejë.

Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të Shqypnisw s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter qi të flasë per te perkah martesa).

§. 36. Tagri i grues së vejë.

‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.
Grueja e vejë ka tager:
a) me folë vetë kah martesa;
b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.

KRYE I TRETË.

SHKUESIJA . FEJESA

NYE I PESËMBDHETËT.
Shkuesija.

§. 37. Percaktimi i shkuesit.

Shkues thirret njaj, i cili rreket m’u fjalë-mirë a te prindja e vajzës, qi të marrin a të napin vajzen per at djalë.

§. 38. Tagri e perlimi i Shkuesit.

1. Shkuesi asht ndermjetsi te dhandrri e te nusja (te djali e te vajza), të mos të luejn fjalet as njana as tjetra lagje.
2. Shkuesi ka tager mbi 50 grosh të shkuesit, per kpucë, të preme prej kanuje.
3. Kpucët e shkuesit e kan vaden në ditë qi të mirret nusja.
4. Shkuesin e gjen a shpija e vajzës a shpija e djalit.
5. Kpucët e shkuesit i ban gjith-herë shpija e dhandrrit, edhe ne e shenjoft shkuesin shpija e nuses.
6. Shkuesi ka tager me folë sa per prindt e vajzës, ashtu edhe per prindt e djalit.
7. Perlimi i shkuesit asht me hecë per të marrun vesht, per me çue paret me t’a’n a të vllan e dhandrrit te prindja e vajzës.
8. Shkuesi ka tager m’u perzie në çdo punë ndermjet prindës së djalit e të vazës, mje në ditë të martesës.

NYE I GJASHTËMBDHETËT.
Fejesa

§. 39. Të ndaluemt e martesës në Kanun.

Në fejesë varzash do të shikjohet:
a) Të mos jetë gjak e gjini;
b) Të mos jetë të njij fisit;
c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
d) Të mos të jetë grueja e lshume;
e) Të mos të ketë kumari:

1) në të peshuem në derë të Kishës;
2) në kunorë;
3) në të marrun të flokvet;
4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.
Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a djegë).
Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati - a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per me çue shejin në natë të dame.
Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin, flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin. Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si paret, si shejin.

§. 40. “ Nuse pa shkuesi s’bahet”.

Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht – me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.

NYE I SHTATËMBDHETËT.
Sheji.
“Sheji, mje ke të hjekish dorë, t’a ban nierin t’andin”.

§. 41. Percaktimi i Shejit.

Sheji perbahet prej njij unaze të remët a t’argjanët (tash vonë), se arit s’i dihet fija nder malci t’ona. “Unaza e dhetë grosh” janë me kanun. Sheji as ndrrohet as kthehet per të gjallët t’atij, qi e xen vajzen. Me shej perdorohet vajza, e, po duelen fjalet, prindja e vajzës shpis së dhandrrit i kan nji gjak.

§. 42. Tagri i djalit per me lshue vajzen e zanun.

Njatë herë kur t’i teket djalit, asht i lirë me lshue vajzen e xanun, porse sheji e gjithsa pare të ket la per vajzë i hupin; arsyeja asht: “kush e lshon vajzen nder unazë, kanuja a ban gjobë hem shejin hem paret sa të ket la per te.” Para se ta lshojë vajzen djali, do të bajë me dije shkuesin e ky me dy shokë të katundit të djalit do të shkojë te prindja e vajzës, e nder sy të dy shokve të katundit të vajzës, u kallxon, se djali, qi e pat xanë vajzen e tyne, a’tue hjekë dorë, e janë lirë me ë martue njeti.

§. 43. Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.

Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.
Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.
Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan la per at vajzë.
Sheji e dhetë grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri diten e dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtë.
Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky, se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e pengueme.
Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.
Me dekë të dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi “me dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.
Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:42
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:45
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:46
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:48
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:49
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:51
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:54
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:55
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:58
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 09:59
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:02
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:03
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:06
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:08
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:11
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:12
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:16
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:20
RE: Kanuni i Lekë Dukagjinit - nga UKI - 19.12.2024, 10:22

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë