20.12.2024, 12:02
BRICJAPI (22 Dhjetor - 19 Janar)
Njihuni me femrat dhe meshkujt bricjap, sipas përkatësisë së sistemit zodiakal
Gruaja bricjap
Ajo ka prirjen të ndryshojë lehtë dispozicionin nga momenti në moment. Gruaja bricjap është zakonisht serioze dhe jokundërshtuese. Kërkon të fitojë respektin dhe njohjen e të tjerëve. Prandaj punon dhe përpiqet shumë për tu “kacavjerë” në vendin më të lartë. Me mendjen e saj praktike, do t’ju ndihmojë shumë herë. Do t’ju bëjë të merrni vendimet e sakta ose të gjeni zgjidhje në një problemin tuaj. Është ajo që do t’ju bëjë ndërmerrni iniciativa deri sa të arrini te lumturia. Është e mundur tu ngjisë “sëmundjen” e aspirimit në diçka. Nuk e duron gjatë paqëndrueshmërinë në lidhjen tuaj. Bëjuni më praktikë. Në dashuri do të zbuloni se poshtë akullit , kjo vajze e Janarit, fsheh një flakë. Vetëm se kërkon siguri dhe garanci tek ju. Tregojini se i interesoni dhe lëreni ta marrë ajo iniciativën. Bëjeni t’ju besojë që ajo t’ju “hapet”. Bëjuni i sjellshëm dhe ledhatues me të. Filloni me një përkëdhelje të lehtë. Gjysmë errësira do t’ju ndihmojë. Mos u nxitoni, nata është juaja. Kur të eksitohet do të dojë t’ju kënaqë dhe, ndërkohë që pathosi digjet brenda saj, është e mundur të gjendeni në dysheme me atë përsipër. Do të arrini në martesë kur të mendoheni shumë, por më pak se ajo. Kërkon të jetë e sigurt se do ta doni dhe do ti ofroni siguri. Do t’ju besojë sepse ka frikën e plagosjes në shpirt. Është një shtëpiake e përsosur dhe nuk do të gjeni në shtëpinë tuaj asgjë që nuk shkon. Nuk arrini ta kuptoni si mund ta mbajë shtëpinë kaq të rregullt, ndërkohë që është nga ato gra që punojnë edhe pas martese. Është shumë e aftë në menaxhimin e ekonomisë. I jep rëndësi të madhe familjes. Do të ketë marrëdhënie të mira me njerëzit tuaj dhe me të sajt. Është e rëndësishme për të por edhe për lidhjen mes jush. Si nënë e fëmijëve do të jetë e rrallë. Do ti mësojë të jenë të sjellshëm dhe ti respektojnë më të mëdhenjtë. Do t’ju mësojë bindjen, por ndërhyni kur e tepron. Do të tregojë kujdesin e saj atëherë kur duhet dhe nuk do ti dënojë pa shkak. Bricjapi është një grua e fortë dhe praktike.
Burri bricjap
Ai është një burrë i qëndrueshëm, i përmbajtur dhe praktik. Është i turpshëm por edhe i fortë. Është i këndshëm dhe aspirues, deri në pikën që mund t’ju “përdorë” për të arritur qëllimin e tij. Mund të ndjeni tërheqje nga ky burrë i zjarrtë dhe të magjepseni nga shikimi i tij i qetë. Bricjapi është një burrë që nuk do të lidhet me ju pa kaluar provimet dhe testet që ka paracaktuar. Është I tërhequr në vete. Në fillim do të jetë shumë i kujdesshëm dhe i përmbajtur me ju. Do të mbajë një pozicion jokundërshtues dhe të matur. Bricjapi trembet të provojë gjëra të reja dhe ide të reja. Është partizan i qëndrueshmërisë. Kështu mendon se mbron veten dhe të tjerët. Nuk do të plagoset. Mund të duket si i qetë dhe i larguar, por vetëm duket. Në thellësi ai është i butë, romantik dhe ka nevojë për dashuri dhe butësinë tuaj. Ka nevojë të mrekullohen prej tij dhe ta vlerësojnë. Thellësisht është një burrë i rritur me zemër fëmije. Me bricjapin dashuria nuk është rrëmbyese. Nuk ka fantazi. Në fillim puna, dhe pastaj seksi. Nëse doni ta ndizni një bricjap shkoni në zyrën e tij dhe mbyllni derën nga brenda. Hiqini rrobat një nga një dhe tregojini sa e doni. Do dojë nga ju të jeni një gatuese dhe shtëpiake e mirë. Do të visheni mirë dhe të bëni përshtypje në miqtë, kolegët dhe të afërmit e tij. Ai është “maçok shtëpie” dhe nuk pëlqen grumbullimet shoqërore, dhe as udhëtimet. Do të bëjë vërejtje nëse harxhoni shumë dhe kërkon llogari të hollësishme për shpenzimet në shtëpi. Do të jetë i zoti t’ju nervozojë çdo gjysmë ore. Si baba kërkon nga fëmijët ta respektojnë dhe ti binden. Është si rregull i rreptë dhe nuk lejon që ti mungojë gjë familjes së tij. Mundohuni që të luani një rol më elastik me fëmijët për kompesim. Bricjapi do t’ju tregojë anën e tij të mirë vetëm po të bindet që do ta doni. Çështja është në do të duroni deri atëherë. Mendojeni mirë por edhe si një sakrificë që ja vlen.