Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Bricjapi ♑
#2
Vlerat e Bricjapit
Femra e lindur në këtë shenjë është përgjithësisht shumë praktike dhe e matur, e përgjegjshme dhe ngulmuese në arritjne e synimeve të saj. I pëlqen të argëtohet, është përherë e gjindshme dhe gazmore. E ardhmja nuk e gjen të papërgatitur, sepse ajo di t’i bëjë mirë planet për vete dhe për familjen. Karakterizohet nga vullneti i shkëlqyer i Bricjapit dhe aftësi të shkëlqyera për të vënë në punë arsyen; ja femra që mëson me lehtësi dhe që rrjedhimisht kërkon t’ia dalë mbanë në punën që ka zgjedhur. Ajo është një krijesë me një ndjenjë të tillë ndaj detyrës dhe dashurisë për shtëpinë, ku s’i pëlqen të harxhojë kohën duke u marrë me kotësira dhe gjëra të padobishme.
Padyshim që mashkulli i Bricjapit është shumë i qëndrueshëm, këmbëngulës dhe mjaft largpamës në veprimtarinë e vet. Njësoj si gruaja dhe atij s’i pëlqen ta humbasë kohën kot. Ambicja dhe vendosmëria e ndihmojnë të ketë arritje të dukshme në punë, sidomos në pjesën e dytë të jetës. Thuhet se Bricjapi ka njëfarë urtësie që i dhuron maturi dhe racionalizëm shumë të madh. Ja një mik i besueshëm në dashuri, ndonëse jo gjithmonë besnik (po ashtu dhe femra e Bricjapit).

Të metat dhe dobësitë e Bricjapit
Tek femra e Bricjapit vëheren forma të një ngurtësie të tepruar dhe të mbylljes ndaj gjithçkaje që del jashtë traditës dhe paraqitet në formë të re. Ka natyrë inatçore si pak të tjerë dhe prandaj nuk i harron padrejtësitë që i bëhen, edhe pse nuk kërkon të marrë hak. Duke qenë mjaft e ftohtë, nganjëherë fare akull ajo e ka të vështirë të besojë dhe t’u hapet miqve, madje dhe me partnerin është shumë e matur. Kjo mënyrë e veçantë reagimi mund t’ia bëjë jetën bashkëshortore edhe më të vështirë gruas së kësaj shenje.
Pa dyshim që femra e kësaj shenje është shumë e druajtur dhe kaq e mbyllur në vetvete, saqë edhe kur e ndjen nevojën e komunikimit, mbetet e frenuar dhe nuk hapet për të pranuar atë ndihmë që nganjëherë është e domosdoshme. Kjo mënyrë sjelljeje nuk ia lehtëson jetesën dhe natyrisht bën që të kuptohet me vështirësi nga të tjerët. Prandaj ajo ka nevojë të mposhtë këtë tendencë për t’u bërë pastaj më e komunikueshme, e madje, dhe më e pëlqyeshme në marrëdhëniet njerëzore. Megjithatë edhe kornizat e saj tepër të ngurta dhe disa kufizime të tepruara mund të bëjnjë një natyrë të dobët në kuptimin që, nëse ndodh që befas të cënohet, ajo mbetet aq e hutuar saqë nuk di të përballojë një situatë të papritur.
Fodullëku i tepruar dhe dëshira për të dalë mbi të tjerët janë thikë me dy presa për mashkullin e Bricjapit, në kuptimin që, nëse nuk arrin të spikasë siç do të donte, shpirtërisht ai dërrmohet aq shumë saqë automatikisht bëhet i dobët, duke manifestuar kështu kufizimet e temperamentit të tij.madje edhe dëshira për të kaluar më shumë kohë nga ç’thuhet në vetmi e ekspozon Bricjapin shumë më tepër ndaj një heshtjeje të brendshme që nganjëherë mund të pësojë jashtëzakonisht shumë.
Ja një tip mashkulli pa dyshim egocentrik, nga njëherë despotik, i cili e admiron pushtetin për aq sa ky për të thotë forcë dhe burim sigurie. Mashkulli i Bricjapit është në thelb i ashpër, dyshues dhe mjaft ziliqar, njeri që s’u le shumë frymëmarrje ndjenjave dhe romanticizmit. ثshtë ai natyrë inatçore dhe e mbyllur (deri në caqet e mizantropisë) dhe për këtë arsye bota e tij e ndjnjave dhe rrethi shoqëror rrezikojnë të mbeten mjaft të kufizuar. Duke qënë sedërmadh si rrallëkush, mashkulli i Bricjapit e ka zor të marrë vendime dhe në dashuri është i vështirë e jo fort i përzemërt me partnerin e vet.

Ekstravagancat e Bricjapit
Femra dhe mashkulli i Bricjapit janë paksa “të sëmurë imagjinarë” dhe prandaj janë të prirur ti zmadhojnë simptomat e dobësisë dhe të jetojnë me frikën se mos sëmuren. Femrat e kësaj shenje janë disi supersticioze dhe shpeshherë janë të bindura se disa lloj ngjyrash u sjellin fat; e zeza për shembull. Për të, nëqoftëse ka ambjentin e shtëpisë që duhet të jetë fare i përkryer, kjo është kuzhina, që ajo s’e lejon të jetë e parregullt dhe e mobiluar keq. Femra e kësaj shenje nuk dëshiron të paraqitet në tërë mirëqënien dhe shkëlqimin e saj, sepse e tmerron fakti se mos shkakton zili. Mashkulli i kësaj shenje ka frikë të madhe nga plakja dhe humbja e formave të trupit; merret me këmbëngulje me sport, të cilin e konsideron si mjetin më të efektshëm përta mbajtur trupin në formë. اuditërisht mashkulli i Bricjapit aq i matur dhe i arsyeshëm në timon tregohet kokëkrisur dhe kushedi për ç’arsye nuk e kupton se duhet të ngasë makinën me kujdes.



Këshilla për Bricjapin
Të gjithë të lindurit e Bricjapit, femrat dhe meshkujt priren të jenë shumë pesimistë, gjë që ndikon dendur në veprimet e tyre dhe në jetën e tyre sentimentale. Prandaj ata nuk duhet të dorëzohen, por përkundrazi duhet ta luftojnë këtë duke i kundërvënë një optimizëm të shëndoshë, edhe pse duke e detyruar paksa veten. Toleranca ndaj tjetrit sigurisht që nuk bën pjesë në cilësitë e Bricjapit. ثshtë tejmase i ashpër dhe gjykues duke rrezikuar që paskëtaj të mbetet “jashtë loje” e madje të shmanget nga ata që e kanë qortuar rëndë ose kritikuar pa të drejtë. Kjo sigurisht s’është e mirë, sepse ai largon miqtë dhe me largimin e kohës mund t’i sjellë një vetmi të rëndë, vetmi që Bricjapi e ka të theksuar në vetvete. Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të qenë më të hapur e më të gatshëm për dialog, me qëllim që duke u mbyllur në vetvete, të mos japin një përfytyrim të gabuar të personalitetit dhe ndjenjave të tyre. ثshtë e vërtetë që melankolia është element i qënësishëm i natyrës së Bricjapit por s’është e thënë që ajo duhet pranuar pa bërë përpjekje për ta luftuar; shpeshherë një qëndrim optimist ndaj jetës sjell gjëra të mira, madje dhe takime fatlume. Të lindurit në këtë shenjë këshillohen të ruhen nga ashpërsia e tejskajshme në marrëdhëniet njerëzore gjë që mund t’i bëjë të vuajnë tërë jetën nga kjo ngurtësi. Një këshillë: ndonjë buzëqeshje më tepër nuk bën tjetër veçsë përmirëson klimën e marrëdhënieve njerëzore dhe të jetës në përgjithësi.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në shenjën e Bricjapit merren vesh dhe shoqërohen me Dashin aktiv, që e vlerësojnë, me Demin e qetë që di t’i qetësojë, me Binjakët finokë që dinë s’i ti bëjnë që ta admirojnë, me Luanin prepotent që i mrekullon, me Virgjëreshën me të cilën janë në harmoni, me Akrepin, me Shigjetarin gazmor që i fal siguri, me Bricjapin dhe me Ujorin indiferent egocentrizmin e të cilit ata arrijnë ta kuptojnë. Nga ana tjetër e pasigurt është një lidhje e kënaqëshme miqësie me Gaforren e ndjeshme, me Peshoren sipërfaqësore dhe me Peshqit romantikë që janë shumë ëndërrues.

Në dashuri: Nga pikëpamja sentimentale dhe seksuale, Bricjapi femër apo mashkull ka një lidhje më të qetë me Demin e qetë, me Peshqit romantikë, me Virgjëreshën e arsyeshme, me Akrepin plot pasion, me Shigjetarin e nxehtë dhe me Bricjapin. Por nuk është e kënaqshme një lidhje dashurie me Dashin xheloz, me Gaforren që kërkon të sundojë, me Peshoren e ndjeshme, me Ujorin që është tepër i pavarur, me Luanin magjepsës e prepotent dhe me Binjakët tepër të lëvizshëm e të paqëndrueshëm në dashuri.

Në punë: Bricjapi ka një mirëkuptim të shkëlqyer me Demin, me Luanin, me Virgjëreshën, me Shigjetarin dhe me Bricjapin, këto shenja kanë të përbashkët zellin dhe përkushtimin në punë që janë tipare të Bricjapit. Ndërsa Binjakët, me Peshoren, me Akrepin, me Ujorin, me Peshqit dhe me Gaforren zor se merren vesh shpejt sepse e kanë të pamjaftueshme ndjenjën e detyrës dhe janë të prirur që t’ia venë veshin më shumë imagjinatës sesa sensit praktik të gjërave.

Mashkulli ideal për femrën e Bricjapit
Partneri më i mirë, ai që arrin ta kuptojë më mirë dhe rrjedhimisht ta dojë më shumë femrën e kësaj shenje, duhet të jetë shumë i ngjashëm me të në dashuri, një mashkull (i shenjës së Peshqve, për shembull) që di të depërtojë “mburojën” e Bricjapit që pastaj të gjejë një ndjeshmëri të pafund në të cilën femra e Bricjapit pret nga partneri i saj një mbështetje të efektshme për të arritur synimet e veta, një mik shumë të qetë që i përkushtohet i tëri detyrës së vështirë për t’i interpretuar të fshehtat dhe heshtjen që janë karakteristike për femrën e kësaj shenje. Në çdo rast një mashkull gazmor dhe optimist arrin ta shmangë atë dorë pesimizmi që shumë shpesh shfaqet në jetën e këtij tipi femre.
Femra ideale për mashkullin e Bricjapit
Në mënyrë të pavetëdishme mashkulli i Bricjapit është i prirur që të kërkojë tek femra që do edhe figurën e nënës, domethënë dikë që të dijë ta pranojë pa i hapur telashe dhe pa e kritikuar edhe kur ai tregohet tepër i ftohtë, i ndrojtur dhe i rezervuar. Kjo është arsyeja pse femra ideale për mashkullin e lindur në këtë shenjë do të jetë ajo që di, me imagjinatë, të shkojë përtej asaj ç’ka shfaqet në dukje dhe sidomos, që di të tregojë gjithnjë e më shumë përkushtim absolut në dashuri, gjë që i fal siguri dhe e bën të ndjejë këtë tip mashkulli duke e pranuar dhe duke e dashuruar atë, megjithë mbylljen e tij që nuk është e lehtë për ta përmballuar në jetën e çiftit, jetë kjo që ai – nga ana e vet – do të dijë ta përjetojë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie.

Kuriozitete mbi Bricjapin
Vendet dhe qytetet që përkojnë më shumë me Bricjapin
Në politikën astrologjike simbolizojnë pushtetin në përgjithësi, politikën jo vetëm atë që është tradicionale janë: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, India, Meksika, Anglia, Zelanda e Re, Tokio, Brukseli, Oksfordi, Kostanca dhe Port Said. Në këto vende Bricjapi ndihet më rehat sepse janë vende që i përkasin të njëjtës shenjë.

Ngjyrat e Bricjapit
Të lindurit e Bricjapit janë të prirur që të zgjedhin më shumë të zezën në veshje, ngjyrë kjo që në fakt nuk duhet përdorur, sepse i bën ata edhe më shumë të prirur për depresion. Nga ana tjetër më të përshtatshme janë ngjyra bojëqielli, ngjyra rozë dhe ngjyrë fosfori; këto janë ngjyra që i qetësojnë. Pastaj ngjyra portokalli, ngjyra e vitalitetit i përshtatet në mënyrë të veçantë të lindurve në këtë shenjë sepse u jep gjallëri.

Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e dashurisë orët më të favorshme për të gjithë të lindurit e Bricjapit janë: ora 9 – 10 të martën, të enjten dhe të premten ose ora 21 – 22 të dielën, të hënën, të enjten dhe të premten. Dielli, Hëna, Afërdita dhe Marsi janë të favorshëm në këto orë për Bricjapin.

Hajmalia që i sjell fat Bricjapit janë disa rruaza të lëmuara, perla duke i lëmuar me dorë do të sjellin fat. Ndërsa unaza duhet argjendi (nga Saturni).
Personazhe të lindur Bricjap
Vitorio Alfieri, Arturo Benedeti Mikelanxhelo, Luixhi Paster, Umberto Eko, Severino Gaxeloni, Paolo Vilaxhio, Adriano Celentano, Domeniko Modunjo, Stalin, Valentina Korteze, Liliana Kavani, Zhan d’Arka, Iva Xaniki, Paola Barboni, Ava Gardner, Dona Samër, Metastasio, Matise (piktor), Fan S. Noli, Riki Martin, Elvis Presli

Pasaporta astrologjike
Periudha 22 dhjetor – 20 janar
Elementi toka (shenjë toke)
Cilësia themelor
Gjinia femërore
Planeti sundues Saturni
Gurët e çmuar graniti, oniksi, jade, karboni
Parfumet aloe, krizantema, të ashpër të fortë.
Bimët veshtull, ahu, bredhi, qiparisi, kaktusi
Ditët me fat e shtunë
Ngjyrat e zeza, grija, e kuqe, violet, bari
Numrat me fat 3, 7, 2, 8
Stili shumë klasik që nuk bie shumë në sy
Kafshët e tyre hijena, korbi
Numri planetar 3
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Bricjapi ♑ - nga UKI - 20.12.2024, 12:01
RE: Bricjapi ♑ - nga UKI - 20.12.2024, 12:02
RE: Bricjapi ♑ - nga UKI - 20.12.2024, 12:02
RE: Bricjapi ♑ - nga UKI - 20.12.2024, 12:02

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë