Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Ujori ♒
#2
Vlerat e Ujorit
Femra e lindur në këtë shenjë është shumë simpatike dhe gëzon një pamje magjepsëse të veçantë, ka shumë të zhvilluar intuitën, është pak e veçantë, është shumë stimuluese për atë që po afron dhe di të sillet në mënyrë të çinteresuar, indiferente. Kur dashuron Ujoriania di të jetë mikee shokut të saj dhe në rast se papritur mund të lindë tek ajo një indiferencë absolute në marëdhëniet me të. Ajo është një femër energjike dhe e vendosur në punë, me plot ide, gjithnjë e zonja të zgjidhë probleme e situata të vështira, e ndihmuar nga temperamenti i saj dhe nga dëshira e saj që të ndryshojë gjërat. E vetmuar, kjo femër ka shumë interesa edhe në sferën intelektuale.
Mashkulli i lindur në Shenjën e Ujorit është jashtëzakonisht i vendosur dhe i adaptueshëm ndaj realitetit; ai do të përpiqet që të mos lejojë fluturimet e fantazisë dhe gjithçka që kufizon iniciativat e tij. Për Ujorin fjala “e pamundur” nuk egziston dhe, duke qenë një qënie gjithnjë e gatshme asgjë nuk mund ta pengojë të vejë të gjitha forcat e veta për kapërcimin e vështirësive të jetës, materiale e shpirtërore. Në dashuri është i dashur, por që i shpreh ndjenjat në mënyrë shumë të rezervuar, romantike dhe me fantazi

Të metat dhe dobësitë e Ujorit.
Femra e kësaj shenjë është shumë sedërlije qejfmbetur e kapriçioze dhe në dashuri xheloze e madhe ndaj partnerit të saj. Shpesh herë shpirti i pavarësisë e çon në ekstrem, njëlloj si dhe të qënit mosparashikues. Shpirti i saj i revoltës e për më tepër, paqëndrushmëria, ekstremizmi i saj, mëndjelehtësia, shkujdesja dhe ekstravaganca. Për këto karakteristika të saj është evidente që marrëdhëniet sentimentale të femrës së Ujorit mund të bëhën subjekt i prishjeve të papritura dhe se ajo vetë nuk do të jetë gjithmonë paqësore dhe e qetë. Shumë e ç’rregullt nga natyra, femra e Ujorit do të duhet të përpiqet që aktivitetin e saj ta zhvillojë në mënyrë shumë metodike e sistematike e me shumë refleksione, me qëllim që të arrijë rezultate të mira. Tek femra e Ujorit egziston një mënyrë e sedrës së sëmurë dhe e paarsyes ekstreme, saqë kushtu, kaq e prekshme në sedër nga të gjitha gjërat dhe nga të gjithë njerzit, siç është ajo, ka rrezik që të largohet shumë nga miqësitë e saj dhe nga personat që sipas saj e tallin, e përqeshin atë dhe prej të cilëve, po sipas saj, ajo ndjehet e huaj dhe e pakuptueshme edhe kur për këtë gjë nuk do të kishte asnjë arsye të vërtetë. ثshtë e qartë dhe krejt e natyrshme që kjo mënyrë të sjelluri e vë femrën e Ujorit të mos kuptohet lehtë nga të tjerët. Pikërisht kjo, pra, rezulton në një farë mënyre të jetë një nga pikat e dobëta të saj, ku ajo preket e cënohet lehtë. Natyra e saj e paqëndrueshme e bën atë një femër jashtëzakonisht të pakuptueshme e të brishtë përballë ndodhive të jetës.
Edhe mashkulli i Ujorit tregohet shpesh herë shumë i pavarur dhe nuk e duron shpirtin e tij të kundërshtimit, që është me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe i dëmshëm për marëdhëniet e çdo lloji. Lidhur me jetën sentimentale, mashkulli i Ujorit sillet në mënyrë të shthurur e nganjëherë të xhindosur duke demostruar se është një partner zotërues, pak violent dhe shkatërrues kur nuk arrin të bëjë atë që dëshiron. Ky mashkull gjithmonë i drejtuar nga e ardhmja, ka tendencën të fantazojë dhe kështu të jetojë pa u përshtatur mirë me realitetin, gjë që mund të bëhet shumë e rrezikëshme për të, përderisa në këtë gjëndje ai nuk arrin të fokusojë mirë problemet e së sotmes, të cilat në këtë mënyrë ka rrezik të mbeten pa u zgjidhur prej tij. Të prirur nga ekstremizmi, tek Ujorët, zakonisht mungojnë kompromiset për shkak të të cilave shfrenimet përfundojnë duke rënë mbi ata që nganjëherë ngatërrohen me Ujorët keqas krejt padashur ose ngaqë nuk dyshojnë fare tek ata.

Ekstravaganca e Ujorit.
Tek femra e kësaj Shenje shpirti i revoltës dhe kundërshtimi bëhen karakteristika origjinale, të vërteta vetjake. Shpesh këto dy karakteristika jane tek ajo nxitëse drejt ekseseve, e bëjnë që të mos jetë e arësyeshme. Këto, ashtu si dhe mënyra antikonformiste e të veshurit dhe të sjellurit, janë padyshim ekstravaganca të karakterit të femrës së Ujorit. Këto shfaqie janë kaqë evidente në femrën e lindur në këtë Shenjë dhe e bëjnë atë që ajo të konsiderohet, jo pa të drejtë, si personifikim i “së veçantës”.
Mashkulli i Ujorit është patjetër origjinal dhe, për më tepër, ka karakteristikë prirjen për të shkuar gjithmonë “kundër rrymës” dhe në kundërshtim me gjithçka që kthehet në normat e traditës. Ja përse ai i nënështrohet me vështirësi gjërave të njejta, të përsëritshme, të jetës dhe do të donte që ditët e tij të ishin të ndryshme nga njera-tjetra.

Këshilla për Ujorin
Të lindurit ë Shenjës së Ujorit zakonisht janë persona tepër origjinalë dhe të gjallë (si femrat dhe meshkujt) por ndodh edhe që janë të paqëndrueshëm në shije dhe rapsodikë, në miqësi e në interesa. Veç kësaj ata kanë tendencën të marrin vendime të shpejta, të menjëhershme, gjë kjo që mund të bëjë efekt të kundërt, si dhe t’i tregojë ata shumë më tepër të fortë e indiferentë se ç’janë në të vërtetë. Plotësisht irracionalë, të paarsyeshëm, të lindurit e Ujorit kanë nëvojë që gjatë gjithë jetës të përpiqen të sigurojnë një ekuilibër të brendshëm sa më të mirë, qetësi dhe aftësi të mëdha për të reflektuar, me qëllim që mund të përballojnë sa më mirë problemet e vështira të jetës. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Ujorit t’ia venë veshin më shumë shpirtit të tyre të kundërshtimit sesa bonsensit dhe në këtë mënyrë ata bien dhe gjenden shpesh në situata dëmprurëse, të cilat i provokojnë vetë ata. Mashkulli i Ujorit, ndryshe nga femra. Ai është veçanërisht transgresiv, që shkel normat dhe rregullat, është i lirë. Në dashuri ai është shumë kurioz, për rrjedhojë i prirur ta ndërrojë partneren për të kënaqur nevojat e tij për emocione e ndjenja të reja. Ndërsa femra e Ujoriane është e aftë të jetë besnike kur dashuron sepse ndjenjat triumfojnë mbi dëshirën e saj për pavarësi, ndonëse kjo dëshirë është shumë e fortë tek ajo. Ajo çka u mungon pothuajse të gjithë të lindurve Ujorë është kuptimi për të ardhmen; me fjalë të tjera, gjykimet e tyre kanë tendencë të jenë siparfaqësore, të cekëta dhe shumë të rrepta, pa mbajtur parasysh faktet dhe situatat e brendëshme që duhet të shpjegojnë sjelljet dhe qëndrimet e tyre. Një këshillë në fund: kërkoni, përpiquni, para se të gjykoni për dike a për diçka, ta vini vehten në vend të të tjerëve, edhe në qoftë se kjo nuk do të jetë aq e lehtë.
Kombinimi me shenjat e tjera.

Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Shenjës së Ujorit kanë marëdhënie të mira miqësie me Dashin e pavarur, me Binjakët e arsyeshëm, ngaqë tërhiqen prej dinakërisë së tyre, me kalkuluesen Virgjëreshë, sepse kjo zgjon kureshtje dhe nuk i kufizon; me sipërfaqësoren Peshore, që i ve ata të mendojnë, me Shigjetarin e gjallë, me Bricjapin që u jep siguri, sepse është sundues mbi ta, me Ujorin dhe Peshqit që janë ëndërrues. Më i vështirë bëhet dialogu me Demin sepse ky është shumë konservator; me Gaforren që është gjithmonë në kërkim të dashurisë dhe me Akrepin që është tepër i egzagjeruar si zotërues.


Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht Ujori, si femrat dhe meshkujt do të kenë marëdhënie shumë të qeta me Dashin ngaqë mund të jetë kontradiktor; me Virgjëreshën, që nuk e le vehten të ngatërrohet nga romantizmi; me Binjakët dhe me Peshoren që janë sikur Ujori shenja ajri. Raporte të mira do të kenë edhe me Shigjetarin që është shumë i gjallë dhe kurioz; me Bricjapin e rezervuar dhe me Peshqit që zgjojnë kureshtje. Atmosfera sentimentale do të jetë më pak e qetë me statikun Dem, me të impenjuarën Gaforre dhe me Luanin e Akrepin, që kanë prirje të kufizojnë Lirinë.
Në punë:Në profesion Ujori është në sintoni të plotë me Peshqit, Ujorin dhe Akrepin, me Dashin dhe Virgjëreshën, që janë të aftë të pranojnë pavarësinë dhe origjinalitetin e atyre që kanë lindur në Shenjën e Ujorit. Situata komplikohet me Peshoren, me Binjakët, me Demin, me Gaforren e ndjeshme, me Luanin prepotent, me Bricjapin dhe Shigjetarin nevrik. Ata që kanë lindur në këto Shenja, e kanë të vështirë të ndjekin zellin në për punë të Ujorianëve.
Mashkulli ideal për femrën Ujoriane.
ثshtë vërtet pak e mundëshme për femrën e lindur në këtë Shenjë që të ketë bashkim të lumtur me një mashkull thellësisht tradicional e me natyrë të qetë. Femra e Ujorit e drejtuar gjithmonë nga e reja dhe nga e ardhmja, ka nevojë që të ngihet e ngopur në dashuri për një partner tepër fantazist, origjinal dhe që i mbështetur nga sensi praktik e ndihmon atë për zgjidhjen e atyre problemeve të vogla të jetës së përditëshme, që e shqetësojnë shpesh. Mashkulli i saj duhet të jetë inteligjent dhe i kuptueshëm dhe kurrë të mos e dramatizojë punën, në qoftë se ajo do të ngulë këmbë në kërkesën e saj për liri e për veprim..., ai duhet të jetë një tip burri, pra, që të dijë të mos e bëjë veten kur ngren krye xhelozia dhe pushteti i femrës së .
lindur në këtë Shenjë.


Femra ideale për mashkullin Ujor.
Mashkulli i Ujorit do të dojë që femra që ai dashuron të jetë me shije të hollë, e kulturuar, inteligjente, një tip femre pra pak e sofistikuar, e rafinuar por dhe shumë e arsyeshme, e cila të dijë të vlerësojë drejt dhe t’i japë vendin e duhur harmonisë fizike të çiftit, por pa lenë mënjanë kultivimin e harmonisë shpirtërore midis të dyve. Por, natyrisht duhet të jetë dhe shumë besnike, tepët e duruar dhe e aftë të kapërcejë kapriçiozitetin, që është një nga karakteristikat e mashkullit të kësaj shenje. Mashkullin e Ujorit, që tashmë dihet që krijon me frikë lidhjet me partneren, e tremb xhelozia dhe të gjitha ato sjellje të femërore, por zotëruese, që do të kërkonin kufizimin e pavarësisë së tij. Për të bërë një jetë sa më të qetë, do të jetë e domosdoshme që mashkulli Ujor të dijë t’i japë një pamje të bukur edhe një loje të keqe (të dijë të qeshë kur nuk qan dot).

Kuriozitetet e Ujorit
Vëndet dhe qytetet që i përshtaten Ujorit
Në astrologjinë politike simbolizojnë lirinë, demagogjinë, vëllazërimin, zhvillimin shkencor dhe kolektivizmin janë: Lituania, Arabia, Etiopia, Rusia, Suedia, Trento, Sidnei, Livorno dhe Brajten. Në këto vende Ujorëtr do të ndihen mirë sepse i përkasintë njejtës Shenjë Zodiakale.

Ngjyrat e Ujorit
Ngjyrat që u shkojnë më shumë atyre që kanë lindur në këtë Shenjë, janë: Ngjyra Vjollcë (me të gjitha nuancat e saj) dhe Bluja e shndritëshme apo e mbyllur. Sepse këto janë ngjyrat e Uranit dhe nxjerrin në pah karakteristikat personale të Ujorit. Ndërkohë, nuk këshillohen për Ujorianët ngjyra e kuqe, pasi kjo shkakton nervozizmin dhe marrëziznë, sepse ka tendencën t’i bëjë ata të ndjejnë edhe më fort gjendjet depresive.

Orët e dashurisë.
Për çdo Ujor (femër apo mashkull), çastet që konsiderohen më të përshtatëshme për të shprehur ndjenjat e dashurisë janë ora: 10 – 11 të dielën, të mërkurrën, të enjtën e të shtunën dhe nga ora 22 – 23 ditën e dielë, të martën dhe të shtunën. Hëna, Jupiteri, Afërdita (Venusi) dhe Dielli janë veçanërisht të favorshëm për Shenjën e Ujorit dhe janë zotërues të këtyre orëve.
Hajmalia që i sjell fat më shumë Ujorit është një unazë e shndritëshme, ose një unazë nga ato të bardhat, platin ose argjend, kështu rekomandon Urani planeti i Ujorit.

Personazhe të lindur Ujor
Ledina Celo, Lord Bajron, Abraham Linkoln, Galileo Galilei, Xhon Travolta, Franko Xefireli, Stendal, Eduard Manet, Volfgang Amadeus Moxart, Toto, Karlo Kastelaneta, Marsino Troizi, Zhyl Vern, Karolina Di Monako, Kricia Dalila di Laxaro, Luçia Bose, Zhan Mare, Klaudia Mori, Eleonora Valone Paganini, Dikens, Frans Shubert, Frederiku i madh (mbreti i Prusisë), Ismail Kadare, Ciljeta Xhilaga.

Pasaporta astrologjike.
Periudhë 21 Janar – 19 Shkurt.
Elementi: Ajri (Shenjë e ajrit).
Cilësia: I qendrueshëm (fikse).
Gjinia: Mashkullore.
Planeti dominues: Urani (në lashtësi Saturni).
Gurët e çmuar: Zefiri, Kuarci, Qelibari.
Parfumet, aromat: Fieri, drekëza, luleshtrydhja.
Ngjyrat e tyre: Blu, e gjelbërt, e kaltër.
Numrat me fat: 9, 5, 11, 12, 4.
Stili: Pak klasik që bie shpesh në sy.
Dita me fat: E shtunë dhe e mërkurrë.
Lulet: Ato të fushës.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Ujori ♒ - nga UKI - 20.12.2024, 11:56
RE: Ujori ♒ - nga UKI - 20.12.2024, 11:57
RE: Ujori ♒ - nga UKI - 20.12.2024, 11:58
RE: Ujori ♒ - nga UKI - 20.12.2024, 11:58

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë