Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Akrepi ♏
#3
AKREPI (23 Tetor - 21 Nëntor)
Njihuni me karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve që i përkasin shenjës së akrepit

Gruaja akrep
Ajo, po, ajo është një nga gratë më mbresëlënëse, por edhe nga më të rrezikshmet e gjithë kalendarit zodiakal. Shkëlqimi mbi të, por edhe vështrimi tejshpues i saj, do t’ju përfshijnë, por njiherash do t’ju ndezin edhe kureshtjen për ta njohur. Do të ndjeheni i hipnotizuar nga joshja e saj, pa shance kundërveprimi. Pranoni mesazhe të menjeherta dashurie nga akrepi. Jeni gati të dorëzoheni dhe ajo t’ju pushtojë. Ndjeheni i nënshtruar nga kjo grua dhe seksualiteti i saj nuk përballohet. Akrepia nuk e shfaq menjëherë veten e saj të vërtetë. Di mirë ti fshehë ndjenjat. Vetëm po të fitoni besimin e saj, do të ndodhi diçka e tillë. Dhe për ta bërë këtë, duhet ta kuptoni në thellësi. Dispozicioni i saj ndryshon shumë shpejt: nga dëshira në melankoli. Nuk duhet ti thoni gënjeshtra apo justifikime, sepse bëhet shumë e rrezikshme dhe shpërthen dhunshëm. Xhelozia e saj nuk ka kufij. Është shumë dyshuese dhe nuk do të ngurojë të kontrollojë rrobat tuaja dhe gjithçka tjetër mendon. Dhe në qoftë se gjen prova apo shenja të tradhtisë suaj, ditën që vjen do të qarkulloni me kokën e fashuar. Në dashuri seksualiteti i saj do t’ju çmendë edhe kur nuk keni të njëjtin pathos. Po të krijoni distancë prej saj, do të mendojë vetëm për kënaqësinë e saj. Do t’ju ikë mendja kur të vijë te ju vetëm me zhartiera të zeza, pa të brendshme.
Nuk do të presë reagimin tuaj, por do t’ju zhveshë ajo. Uria e saj për seks është e pangopur. Është shumë e vështirë të shkoni në martesë me të, dhe si fillim duhet të tentoni bashkëjetesën. Avash avash do t’ju magnetizojë dhe do të kuptoni se ju ka pushtuar. Nuk e pëlqen tek ju cilësinë e harxhimit të parave (nëse e keni). Ajo mund ti mbledhë lekët një nga një dhe ti harxhojë në çast. Nëse arrini në fund në martesë dhe krijoni familje, do ti dojë shumë fëmijët, po nuk është e dashur me ta. Do ti shtrëngojë me mënyrën e saj, por edhe do të përpiqet shumë që të arrijnë qëllimet e tyre. Nuk do ti mbështesë kur t’ja kenë nevojën për këshilla dhe do ti mësojë ta përballojnë jetën.


Burri akrep
Ai përmban aq mister sa do të jetë si karrem për ju. Do të shpërthejë kureshtjen tuaj për të njohur çfarë fsheh në të vërtetë ky burrë. Të kujtoni veç një gjë: kush luan me zjarrin digjet. Nuk do të jetë e vështirë t’ju ikë mendja me këtë burrë, prandaj të keni kujdes. Ju intereson shumë dhe ju bën për vete. Doni ta njihni më mirë. Do të luajë me ju si macja me miun dhe do t’ju “sjellë në ujërat” e tij.
Në fillim do t’ju flirtojë do të jetë i sjellshëm me ju deri dhe përulje. Mos u gënjeni: ky është “kali i tij i Trojës”. E bën që t’ju shtjerë në dorë dhe pastaj t’ju lerë. Akrepi është nga njerëzit që rrezikojnë dhe luftojnë me fuqi të pashoqe. Është pothuaj i palodhshëm dhe në fund ja arrin qëllimit. Është egoist dhe shpeshherë do ta vendosë veten e tij shumë lart. Mos provoni ta këshilloni se jo vetëm nuk do t’ju dëgjojë, por do t’ju thotë : kush të pyeti. Do të ketë momente që nuk do ta duroni dot kritikën etij të ashpër dhe komentet e tij të hidhura. Është i paparë dhe nuk beson se mund të plagoseni. Tregoni të painteresuarën dhe merruni me diçka tjetër. Do të jetë një goditje e madhe për egoizmin e tij. Në dashuri është si era dhe dashnor me pathos. Do të luajë rolin e mashkullit që sundon lidhjen. Do të kthehet nga zjarr në ajzberg nëse nuk viheni në dispozicionin e tij. I pëlqejnë lojrat erotike. Po u martuat me të mos harroni se flasim për “lidhje të përjetshme”. Do të kërkojë monopolin e interesit tuaj dhe nuk do të lejojë t’ju ndajë me asgjë dhe me askënd. Do të kërkojë nga ju të keni besim absolut te ai dhe të jeni dakort me të. Jeta juaj nuk do të jetë e qetë. Kurrë nuk do të keni momente të gëzuara dhe të trishta. Kur akrepi t’ju dojë do t’ju burgosë në dashurinë e tij dhe do të bërtasë se jeni vetëm e atij. Është shumë i aftë në administrimin e parave dhe do të kujdeset që të mos mungojë asgjë në shtëpinë tuaj. Do të bëjë ekonomi që të arijë atë që do. Do të kundërshtojë çdo tendencë tuajën për të harxhuar kot. Do të kujdeset për të mbrojtur familjen e tij. Është i rreptë me fëmijët dhe për këtë tëmë mund të përplaseni nëse jeni e kundërt. Babai akrep do ti mësojë fëmijët të kenë vetëvlerësim dhe të punojnë shumë për ta arritur. Nuk e durojnë dembelizmin. Shumë herë fëmijët do ta kenë frikë. Jeta me një burri akrep nuk do të jetë e lehtë.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Akrepi ♏ - nga UKI - 20.12.2024, 11:37
RE: Akrepi ♏ - nga UKI - 20.12.2024, 11:37
RE: Akrepi ♏ - nga UKI - 20.12.2024, 11:38

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë