Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Peshqit ♓
#4
PESHQIT (19 Shkurt - 20 Mars)
Karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve të shenjës së horoskopit, peshqit

Gruaja peshqit
Ajo do të dallojë nga vështrimi i ëndërrues. Duket kaq e ndjeshme , kaq e ëmbël, sa do të zgjojë brënda jush ndjenjat e mbrojtjes, dhe të mirësisë. Do t’ju bëjë menjëherë të sajën. Kur diskutoni me të do të ndjeni çlodhje dhe qetësi. Ka në të një afërsi kaq të madhe sa do t’ju rrëmbejë. Me këtë grua do të ndjeheni i fortë. Me të do të ndjeni se keni udhëheqjen. Nuk do ta fitojë kurrë atë. Është e kënaqur në rolin e saj plotësisht femëror. Do kërkojë ti jepni siguri ta mbështesni dhe ta udhehiqni. Do të kërkojë të jeni për të dashnor, vëlla dhe baba. Ndjen nevojën të mbështetet tek ju. Si shpërblim do të jetë dakord me vendimet tuaja dhe do të tonizojë vazhdimisht vetëvlerësimin tuaj. Do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaj profesionale, por jo nëse vëren se nuk përpiqeni apo nuk jepni rëndësi aftësive tuaja. Dhe atëherë do të jetë kritike me ju që të përmirësoheni. Ka aftësinë të vlerësojë drejt situatat. Kur ti kundërviheni do të ndaloni menjëherë kur të shihni sytë e saj plot hatërmbetje. Nuk reagon kurrë dhunshëm. Nëse e plagosni do të vuajë jashtëzakonisht, pa e vënë në dukje. Të mos ju gënjejë dobësia e saj e madhe . Është si deti ; asnjëherë nuk i dihet. Në thellësi është shumë e fortë, me trurin brisk dhe di si të dalë matanë. Vetëm është pak hileqare. Bën atë që i pëlqen dhe që do por të jep përshtypjen se e deshët ju. Në dashuri do t’ju çmendë. Me veshjen e saj provokon. Do t’ju kërkojë të provoni çdo gjë në dashuri. Do të jeni zoti i saj. Do bëjë çfarë ti thoni. Martesa do të ketë ngjitje-zbritje dhe nuk mund të thuhet se do të jetë e qëndrueshme. Do ti përshtatet situatës suaj emocionale. Është shtëpiake shumë e mirë dhe do ta zbukurojë shtëpinë. Natyra e saj artistike e ndihmon për këtë. I pëlqen të gatuajë gjellët tuaja të preferuara. Është një nënë shumë e mirë. Kujdeset për fëmijët e saj me dashuri të madhe. Rrallë i kritikon dhe shpesh bëhet supermbrojtëse. Ndërhyni që të marrin një dozë pavarësie. Do ti mësojë fëmijët tuaj t’ju respektojnë , por pjesën më të madhe në zemrën e saj do ta keni ju. Silluni me dashuri dhe edukatë dhe nuk do ti kthejë sytë nga njeri. Bëjeni më të përgjegjshme , të mos e teprojë me fjalë të mëdha, sepse me shënjën e ujit ndryshe do ta bëni “det” jetën tuaj.

Burri peshqit
Ai do t’ju zërë në kurth duke përdorur si karrem qëndrimin mistik dhe shikimin enigmatik. Është i ngadaltë dhe më tepër ëndërron sesa jeton. Ka nevojë për një grua që ta ndihmojë që të marri vendimet e sakta kur nevojiten . Ai mund të jetë i qartë dhe me parandjenjë të mrekullueshme por nevojit një njeri ti japë shtysën. Çka ngelet është më e thjeshtë. Është më romantiku nga burrat. Me të do të ndjeni se gjithçka është e bukur, magjike. Do t’ju ftojë për të ngrënë dhe do t’ju trajtojë mrekullisht. Ai ka mungesë vendosmërie. Po të jeni e paqëndrueshme do të nxirrni në pah zemërimin e tij. Diferencat shërojini me seks. Do të bëni dashuri me dritat gjysmë të fikura. Do t’ju zhveshë ngadalë, dhe me vuajtje. Provoni pozicionin 69. Do ti pëlqejë. Martesa me të do të jetë e vështirë dhe e çuditshme. Ai do të dëgjojë dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve. Do ti thoni të fshehtat tuaja . Nuk ja thotë kujt. Mos e lini punën sepse ai nuk i jep rëndësi parave dhe shpenzimeve shtëpiake (duhet ta bëni ju). Në shtëpi dëshiron një atmosferë të bukur dhe të ftojë miqtë e tij. Është mikpritës. Adhuron lirinë e tij. Do të vazhdojë shoqërinë e paramartesës. Si baba është i mrekullueshëm. I adhuron fëmijët dhe kujdeset për ta me përkushtim. Do të luajë me ta, do ti argëtojë. Do ti mësojë dhe do ti ndihmojë të kenë ekuilibër në jetën e tyre. Mund të krijoni një shtëpi të lumtur nëse përpiqeni. Po të bashkoni instiktin me fantazinë do t’ja arrini.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:29
RE: Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:30
RE: Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:31
RE: Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:31

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 1 Vizitorë