Vlerësimi Temave:
  • 0 votim(e) - 0 Mesatarja
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Peshqit ♓
#2
Vlerat e Peshqve
Femra e kësaj shenje është shumë e ndjeshme idealiste, e dashuron të vërtetën, me shumë fantazi dhe aftësi si pak të tjera për të kuptuar tjetrin, vecanërisht mashkullin që dashuron, megjithëse shpesh jep idenë e dobësisë. Femra e Peshqve nuk është aspak e dobët, por do të gjejë gjithmonë mënyrën për të përballuar shumë, sepse ka një natyrë që di t’u përshtatet rrethanave. Në anën profesionale është një grua që di të dallohet për predispozicionin e saj të jashtëzakonshëm, ndërgjegjen dhe altruizmin e saj me kolegët ajo do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar. ثshtë shumë e ndershme dhe e mëshirshme.
Edhe mashkulli i lindur në këtë shenjë është shumë i ndjeshëm, romantik, me intuitë, i gatshëm për të ndihmuar, i dëgjueshëm, simpatik. Ja një mashkull dhe një partner zemërgjerë, i gatshëm dhe shumë i ëmbël në dashuri. Ai është jashtëzakonisht i rezervuar e idealist i madh dhe i urren diskutimet e çdo lloj. Mashkulli i Peshqve ka një shpirt të dlirë (të pastër) është krijues, besnik, mirëkuptues, modest, i sjellshëm dhe i mëshirshëm.

Të metat dhe dobësitë e Peshqve
Femra e lindur në këtë shenjë mund të jetë pak e plogësht, frikacake, që ndikohet lehtë, kapricioze, e pavendosur, e paqëndrueshme, megjithëse tepër e ndjeshme në dashuri. Femra e Peshqve bie lehtë viktimë e “sulmeve të dembelizmit” që e bllokojnë dhe e pengojnë të përballojë pasigurinë që ndjen thellë brenda saj. Ajo do të tentojë gjithmonë t’i teprojë pengesat dhe vështirësitë sepse ajo i sheh gjërat më të vështira nga sa janë zakonisht. Ky është një kufizim i madh që ajo duhet të përpiqet ta mbajë nën kontroll, sepse pezimizmi kur është i tepruar vepron si frenim kundrejt të gjitha nismave që do të duhej të merrte. Ajo preket shpejt duke u bërë pre e akthit, tensioneve dhe frikës që e shoqërojnë thuajse gjithmonë. Mjerë ajo kur nuk arrin t’i kontrolloje. Edhe tmerri i tepruar nga vetmia nëse nuk luftohet mund të bëhet një pikë e dobët e gruas së kësaj shenje. Nuk është e vërtetë që vetmia duhet konsideruar një dënim që duhet përmbushur duke pranuar një person apo punë të çfarëdoshme. Vetmia duhet të përballohet! Sa gabime janë bërë për të larguar vetminë dhe sa herë ka ardhur si pasojë pendesa. Kjo femër është shumë e ndrojtur dhe shpesh naïve.

Mashkulli i Peshqve është shumë i paparashikueshëm dhe veçanërisht i pakapshëm edhe në raportet sentimentale që i dëshiron të përsosura sepse dëshiron të ndihet plotësisht i shpërblyer. Shpesh nervoz, shumë i çrregullt, ndonjëherë edhe gënjeshtar (mund të arrijë të gënjeje madje edhe veten) ai është shumë i pavendosur kundrejt alternativave të jetës që duhet t’i përballojë me shumë kujdes. Ndryshimet e humorit bëjnë pjesë në natyrën e tij dhe në jetën martesore është një burrë i ndryshueshëm e që mund të ndrydhet lehtë. Mashkulli i Peshqve ka një prirje të spikatur për “të ndërtuar” histori të pamundura dhe për t’u zhytur në një botë imagjinare. Kjo nganjëherë mund të jetë një prirje e pëlqyeshme por kur teprohet gjithmonë me shumë vështirësi, për të mos thënë me vuajtje. Supersticioni i tepruar është për mashkullin e Peshqve një e vërtetë në të cilën ai kufizon menjëherë aksionet dhe kontaktet njerëzore. Mashkulli i kësaj shenje është shpesh dembel dhe me pak vullnet të influencueshëm. I paqartë e plot sekrete, misterioz dhe nuk ka shumë besim në vetvete.

Ekstravagancat e Peshqve
Femra e Peshqve është një “shpenzuese e madhe” parash në kuptimin që për atë paratë kanë një vlerë të tillë relative nga të cilat ajo ndahet pa u menduar gjatë, madje pa u menduar fare. Entuziazmi i saj për gjithçka “të re” shpesh duket thuajse fëmijënor, aq i dukshëm që ajo i zgjedh miqtë e saj pa ndjekur asnjë lloj arsyetimi por vetëm duke dëgjuar zërin e instiktit. Në shtëpi femra e kësaj shenje e shikon çdo objekt të lidhur me kujtime vendesh apo personash që për të kanë qënë shumë domethënës.
Mashkulli i Peshqve ka aftësinë e cuditshme për të “trasformuar” pamjen e së vërtetës, kështu që ai nuk pranon atë që është e dukshme dhe e kuptueshme, në qoftë se ajo nuk i shkon për shtat, i ndihmuar edhe nga fantazia ndërton një realitet krejt të vetin që i përshtatet vetëm atij, por që është shumë i ndryshëm nga realiteti i vërtetë. Ai nuk dëshiron të zgjidhë vetë problemet e punës apo edhe të tjera duke ia lënë vartësve kolegëve apo të afërmve shumë nga përgjegjësitë e tij, vecse pastaj është gjithmonë gati t’i kundërshtojë kur sipas tij, gabojnë.

Këshilla për Peshqit
Si meshkujt ashtu dhe femrat e lindur tek Peshqit jetojnë si me “kokë midis reve” pra pak të shkëputur nga realiteti dhe janë gjithmonë në kërkim të një lumturie të brendshme, që për ta realizuar lehtë, ata mund të bien viktimë e personave aspak të përshtatshëm, të pasinqertë, të metat e të cilëve ata nuk i kuptojnë dhe gabimet e të cilëve zakonisht kapërcejnë pa i vënë re. Pra ata duhet të kenë kujdes të mos jenë shumë zemërbutë dhe të varur, pa e ditur mirë se me kë keni të bëni! اdo gjendje shpirtërore (edhe pse pozitive) sjell tek të lindurit e kësaj shenje frikë, sepse kanë gjithmonë frikë se mos humbin suksesin, dashurinë, shpërblimin, miqësinë, gjë që do të thotë që ata i jetojnë keq ose të paktën pjesërisht keq raportet njerëzore në përgjithësi dhe ato të dashurisë në veçanti. Pesimizmi, ndjeshmëria, prekshmëria, ndikueshmëia e kësaj shenje janë vërtetë të jashtëzakonshme prandaj duhet bërë përpjekje shumë të mëdha për t’i zvogëluar duke u mbështetur në “buon sensin” domethënë gjykimin e shëndoshë dhe duke e detyruar veten të bëjë një jetë dinamike dhe të hapur, për të penguar neurozat që t’i zënë këmbët. Sigurisht të lindurit Peshq kanë artin e të dëgjuarit, dinë të qëndrojnë pranë bashkëbiseduesit dhe ta dëgjojnë atë, të ndjekin mendimet dhe arsyetimet e tij sepse janë me të vërtetë miq të çmuar. Shpesh vihet re se të lindurit e kësaj shenje jetojnë raporte sentimentale me shumë fantazi, prandaj ata kanë prirje të hedhin dashurinë mbi një person që në realitet është krejtësisht i kundërt nga sa besoj. Të lindurit e Peshqve janë jashtëzakonisht xhelozë, por bëjnë gjithçka për ta fshehur këtë, duke arritur të shtiren si krejtësisht indiferent. Peshqit kanë dy sy rruazorë dhe të shdritshëm, vështrim të ëmbël e magjepsës, megjithëse jo rrallë të përhumbur. Një këshillë së fundi: mundohuni të sforcoheni, përpiquni me cdo kusht ta pranoni realitetin ashtu sic është, pa dëshiruar ta transformoni sipas vetes e dëshirës suaj.
Kombinimi me shenjat e tjera.

Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në këtë shenjë kanë mirëkuptim dhe miqësi të mirë me Dashin grindavec, por me kusht që të mos frekuentohen shpesh, me Demin e qëndrueshëm sepse u jep siguri, me Bricjapin e sipërfaqshëm për shkak të ligjit të të kundërtave, me Gaforren e ndjeshme sepse kanë interesa të përbashkëta, me Akrepin e fortë që u krijon siguri Peshqve, me Shigjetarin ambicioz sepse i sundon i njëjti planet, me Bricjapin, me Ujorin, altruist sepse të dy janë të interesuar për probleme të kolektivitetit. ثshtë me të vërtetë i vështirë mirëkuptimi me Luanin prepotent që është i pandryshueshëm, me Peshoren që nuk mund t’i kuptojë, me Virgjëreshën kritike sepe nuk ekzistojnë afërsi.

Në dashuri: Sentimentalisht e madje dhe seksualisht, Peshqit meshkuj dhe femra do të kenë një raport më të mirë me Demin për shkak të mirëkuptimit fizik optimal, me Gaforren sepse u jep butësi Peshqve që ata kanë nëvojë, me Peshoren sepse të dy i urrejnë grindjet, me Akrepin pasionant që është shumë misterioz, me Ujorin dhe Shigjetarin sepes kanë të përbashkët dëshirën për të renë dhe aventurën, por me Shigjetarin kufizohu vetëm në filozofi dhe ai bën ç’është e mundur për pavarësi. Është shumë i vështirë një kuptim sentimental me Dashin që është shumë agresiv, me Binjakët që ndryshojnë shpesh dhe janë të paqëndrueshëm, me Luanin duhet të shmangni sensin kritik, me Virgjëreshën që është shumë racionale dhe kritikuese dhe me Bricjapin e ngurtë, kokëfortë e të ftohtë.

Në punë: Raporte pune optimale mund të vendosen me Demin, Binjakët, Gaforren, Virgjëreshën, Akrepin, Shigjetarin, Ujorin dhe Peshqit. Me këto shenja Peshqit do të gjejnë kompensimin e drejtë për nevojat e tyre dhe mundësinë për të patur pikëpamje të përbashkëta. Përkundrazi është krejtësisht e pamundur një mirëkuptim profesional me Dashi, Luanin, Peshoren, Bricjapin sepse bashkëpunimi nuk mund të jetë frytdhënës për shkak të mentaliteteve të kundërta.

Mashkulli ideal për femrën e Peshqve
Për femrën e kësaj shenje është vecanërisht e rëndësishme të ketë përkrah një mashkull udhëheqës, një mashkull të pjekur, mbi të cilin ajo mund të mbështet në çështjet praktike të përditshme. Ëndërruese dhe romatike femra e Peshqve do të shpresojë gjithmonë që t’i ndajë fantazitë e saj me partnerin i cili padyshim nuk duhet të jetë as shumë materialist as tepër kritik sepse ajo do të vuante shumë. Për këtë tip femre, dashuria është gjithçka, ajo do të thotë edhe mirëkuptim e mbrojtje për kapriciot e vogla. Në këmbim femra e Peshqve do t’i kushtohet totalisht mashkullit të saj, mjafton që ai t’i qëndrojë besnik. Ajo nuk e toleron tradhëtinë dhe nëqoftëse i ndodh do të reagojë dramatikisht e ashpërsisht me të gjithë forcat, duke shfryrë gjithë xhelozinë e saj.
Femra ideale për mashkullin e Peshqve
Pa dyshim, femra ideale për mashkullin e kësaj shenje do të jetë ajo që është e pajisur me shumë durim dhe ekuilibër të madh, me forcë shpirtërore, ndjeshmëri dhe romanticizëm. Ajo duhet të jetë një femër e aftë për të mos u turbulluar kur humori i partnerit do ndryshojë ashpërsisht papritur, në mënyrë të pajustifikuar. I shqetësuar nga natyra mashkulli i Peshqve kërkon në realitet paqen dhe qetësinë duke mos duruar as rutinën, as kufizimet që jeta e çiftit mund të sjellë. Tepër xheloz ai dëshiron besnikëri absolute nga partnerja e tij dhe nuk mund ti tolerojë aspak në këtë drejtim. Ai kërkon gjithashtu një femër që të jetë e zonja që të përballojë e të zgjidhë problemet dhe të jetë edhe pak autoritare për fëmijët e saj. Ky mashkull do t’i falë asaj bujari dhe ëmbëlsi.

Kuriozitete për Peshqit
Vendet dhe qytetet që i përshtaten kësaj shenje
Simbolizojnë konspiracionin, spiunazhin dhe kushtet sanitare të një vendi janë: Portugalia, Normandia, Azia e Jugut, Danimarka, Kalabria, Aleksandria, Egjipti, Galicia, Nubia, Saharaja, Sevilia, Ratisbona, Sauthport, Lankaster. Në këto vende Peshqit do të ndiheshin shumë mirë sepse i përkasin të njëjtës shenjë zodiakale.

Ngjyrat e Peshve
Të lindurit e Peshqve duhet të shmangin veshjen me ngjyrë të zezë dhe të kuqe sepse janë më pak të përshtashme për ta. E zeza i deprimon, ndërsa e kuqja i ngacmon. ثshtë e drejtë zgjedhja e të kaltrës në të gjitha nuancat e saj, si dhe jeshilja, mbasi këto ngjyra kanë raporte të mira me planetët që zotërojnë shenjën dhe janë tonifikues për ta.

Orët e dashurisë
Peshqit për të shprehur ndjenjat e tyre të dashurisë, orët më të përshtatshme janë: ora 11 – 12 të martën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën si dhe ora 23 – 24 të hënën, të martën, të enjten, të premten, të shtunën. Hëna, Marsi, Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita janë veçanërisht të favorshëm për Peshqit në këto orë.

Hajmalia që u sjell fat Peshqve është një breshkë në cdo lloj forme, ta mbajnë me vete si dhe një unazë prej argjendi dhe metalin kollaj sepse kështu rekomandon Jupiteri planeti dominues i Peshqve.

Personazhe lindur Peshq
Sharon Ston, Albert Ainshtain, Nikolla Kopernik, Aleksandër Manzoni, Gabriele d’Anuncio, Niki Landa, Mikela Xhelo, Buonaroti, Enriko Karuzo, Alberto Moravia, Lucio Dalla, Harri Belafonte, Papa Piu XII, Juri Gagarin, Ana Manjani, Liza Mineli, Ornela Muti, Xhulieta Mazina, Sidnij Rome, Renata Skoto, Frederik Shopen, Lucio Batisti, Renuar, Brams, Viktor Hygo, Xhon bon Xhovi, Artiola Toska, Leonora Jakupi.

Pasaporta astrologjike.
Periudhë 19 Shkurt – 20 Mars
Elementi: Uji (Shenjë uji).
Cilësia: e levishme, e qëndrueshme
Gjinia: femërore
Planeti dominues: Jupiteri dhe Neptuni
Gurët e çmuar: akuamarin, terkuizi, korali, kristali.
Parfumet, aromat: fllad marine, ylang, santali, bliri
Bimët, pemet shelbu, fikku, vidhi, panja, bozhine
Ditët me fat e enjte dhe e premte
Ngjyrat e tyre: jeshile, blu, vishnje
Numrat me fat: 12, 6, 11, 14, 9, 3
Numri planetar 4
Lulet: zambaku i ujit, manushaqja
Kafshët mjelma, pinguini, gata
Stili Shumë origjinal klasik, jo vulgar që bie pak në sy.
Përgjigju


Mesazhet në këtë temë
Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:29
RE: Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:30
RE: Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:31
RE: Peshqit ♓ - nga UKI - 20.12.2024, 11:31

Shko tek sektori:


Userat që po e shikojnë temën për momentin: 2 Vizitorë