20.12.2024, 09:19
A'la
1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
2. I cili krijoi dhe përsosi,
3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;
5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).
7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
11. E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
16. Po ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.