Çfarë janë Fenomenet Paranormale - Version i Printuar +- Forumi Rinor (https://rinia.info) +-- Forum: Shkenca (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=7) +--- Forum: Fenomene paranormale (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=81) +--- Tema: Çfarë janë Fenomenet Paranormale (/showthread.php?tid=33) |
Çfarë janë Fenomenet Paranormale - UKI - 20.12.2024 Fenomenet Paranormale Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale. Termi para vjen nga latinishtja qe do te thote kundra, jashte ose pertej normales. Shume njerez e shikojne termin paranormal si dicka qe pershkruan subjekte te studjuara nga parapsikologjia e cila trajton fenomenet psiqike te natyres se telepatise, perceptive ekstra sensoriale, studimeve te mbijeteses si fantazma apo reinkarnimi etj. Vecantia e paranormales eshte qe shpesh trajton subjekte te cilat jane jashte spektrit te parapsikologjise apo subjekte qe perfshihen ne ufologji/alienologji, kriptozoologji, mistere te natyre se Trekendeshit te Bermudes si dhe shume subjekte te tjera jo fizike. Ja nje liste e pjesshme e subjekteve qe trajton paranormalja Kinesiologjia e Aplikuar Astrologjia Aureola Sherimi Kiropraktik Mprehtesia e Mendjes Komunikimi me te Vdekurit ose Komunikimi i Kanalizuar Perceptimi Ekstra Sensorial Sherimi nepermjet Besimit Fantazmat Grafologjia Homeopatia Ngritja ne Ajer, Levitimi Numerologjia Palmistria ose Leximi i Dores Frenologjia Fizionomia Njohja Paraprake Profecia Kirurgjia Psiqike Psikokinetika Psikometria Vezhgimi ne Distance ose Remote Viewing Djegia e Menjehereshme e Njerezve ose Spontaneous Human Combustion Prekja Terapike Dhunimi i Ligjeve te Levizjes se Njutonit ose aparatura te levizjes se perhershme Lista mund te vazhdoje me shume po keto jane disa nga subjektet qe perfshihen rendom ne te ashtuquajturat Fenomene Paranormale. Besoj se ky eshte nenforumi i pare ne shqip i ketij lloji qe i ofrohet lexuesit. Disa tema ishin te hapura me pare tek forumi i Shkenca dhe Jeta dhe qe tani levizen ketu pasi perputhen teresisht me natyren e ketij nenforumi. Po ashtu ketu kam inkuadruar edhe disa tema te tjera te llojit te Teorive Konspirative si dhe te Shoqerive Sekrete dhe Mistereve. Duhet te kihet parasysh qe Fenomenet Paranormale ndonese shpesh lidhen me anen religjioze te ndonje fenomeni te caktuar, skane asgje te perbashket me besimin fetar te mirefillte. Pra tema te natyres fetare apo diskutime per fene skane vend ketu dhe sdo lejohen. |