Forumi Rinor
KUR'ANI në gjuhën shqipe - Version i Printuar

+- Forumi Rinor (https://rinia.info)
+-- Forum: Bota Shpirtërore (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=12)
+--- Forum: Komuniteti Musliman (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=61)
+--- Tema: KUR'ANI në gjuhën shqipe (/showthread.php?tid=27)

Faqet: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Kaf

1. Kaf, pasha Kur'anin e lavdishëm (do të ringjalleni)!
2. Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme.
3. A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!"
4. Ne dimë se ç'pakësohet (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
6. A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
7. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
9. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.
10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me frua të paluara njëri mbi tjetrin.
11. Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
13. Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
14. Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan dënimin Tim.
15. A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.
16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
17. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
20. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
21. E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari.
22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
23. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati.
24. Ju të dy (engjëjt) hidhinie në Xhehennem secilin mohues kryeneç.
25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe.
26. I cili All-llahut i shoqëroi Zot tjetër, pra hidhnie atë në vuajtjet më të rënda".
27. E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg".
28. Ai (All-llahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
29. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit".
30. (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E, ai thotë: "A ka ende?"
31. Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër.
32. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.
33. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.
34. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
35. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.
36. E sa e sa brezni para ty e kemi shkatërruar e që ishin më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
37. Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente.
38. Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje.
39. Po ti (Mumahed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para përendimit madhëro me falënderim Zotin tënd.
40. Falu për hirë të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).
41. Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.
42. Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).
43. S'ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.
44. Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.
45. Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Dharijat

1. Për erërat që ngrehin dheun dhe e shpërndajnë.
2. Për retë që e bartin shiun e rëndë.
3. Për anijet që lundrojnë lehtë.
4. Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
5. S'ka dyshim se ajo që u premtohet është e vërtetë e sigurt.
6. Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) dotë ndodhë pa tjetër.
7. Për qiellin plot rrugë.
8. Ju gjendeni në një thënie kontradiktore,
9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
11. Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
12. E pyesin: "Kur është dita e gjykimit?"
13. Dita kur ata digjen në zjarr.
14. Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t'ju shpejtohet.
15. Të devotshmit janë në kopshte e burime.
16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
17. Ata qenë të cilët pak flinin natën.
18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.
19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
21. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshendesin me paqe!" (E më vete tha): "Njerëz të panjohur!"
26. Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe sollii një viç të majmë të pjekur.
27. Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"
28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: "Mos kij frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
29. E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: "Unë jam një plakë që nuk lind!"
30. Ata (engjëjt) thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi".
31. Ai (Ibrahimi) tha: "E ç'është puna juaj, o ju të dërguar?"
32. Ata thanë: "Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!"
33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: "Është magjistar, ose është i çmendur!"
40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
42. e cila nuk la send pa e shëndruar në mbeturinë.
43. Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.
44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu me rrufeja krismë, e ata e shihnin.
45. Dhe nuk mundën as të ngrtiten e as t'i kndërvihen.
46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).
50. Pra, ikni e mbështetnu te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t'ju tërheqë haptazi vërejtjen.
52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!"
53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
54. Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
55. Vazhdo me kshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
58. All-llahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti.
59. S'ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Tur

1. Pasha Turin.
2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
3. Në lëkurë të shtrirë.
4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin).
6. Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër do të ndodhë.
8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.
9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
11. Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.
12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.
13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.
14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
15. A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dynja).
16. Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.
17. Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.
18. Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.
19. (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë.
20. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim,Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
22. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
24. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.
25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).
26. (Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
28. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues".
29. Pra ti përkujto (me Kur'an) se me dhuntimë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
30. E ata thonë: "Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë".
31. Thuaj: "Pritni, se edhe unë do të pres me ju".
32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?
33. A mos ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojnë.
34. Pra, nëse ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.
35. A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?
36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.
37. A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
42. A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
43. A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është e re e dendur!"
45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as do të ndihmohen.
47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (kijametit), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.
48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!
49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Nexhm

1. Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)!
2. Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar(nga e vërteta)
3. Dhe ai nuk flet nga dëshira e tuj.
4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.
5. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)
6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
7. Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
9. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
10. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.
11. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër
14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha
15. Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)
16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi
17. Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.
18. Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet
19. E ju, a e shihni Latin dhe Uzanë?
20. Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhamedit, e ju i konsideroni zota)!
21. A mendoni se meshkujt janë tuajat, e të Atij femrat?
22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
23. Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.
24. A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai dëshiron (Jo)?
25. E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.
26. E sa engjëj ka në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.
27. Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.
28. Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës
29. Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e dynjasë!
30. Ajo është e tërë dituria që kanë arritur, e Zoti yt di është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë
31. Dhe vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre
32. Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t'ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur
33. A e ke parë atë që u zmbrap (prej fesë),
34. Që dha pak e pastaj e ndërpreu?
35. A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (;ështjen e dënimit në ahiret) dhe ai po e ditka?
36. Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait
37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
38. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën (mëkatin) e tjetrit
39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar
40. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjyimit) do të shihet
41. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
42. Dhe se kthimi i fundt do të jetë te Zoti yt.
43. Dhe se Ai bënë për të qeshë dhe bënë për të qarë.
44. Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).
45. Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën
46. Nga pika e farës që hidhet
47. Dhe se Atij i takon ngjallja e tjetër (ringjallja në ahiret).
48. Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.
49. Dhe se Ai është Zoti i Shi'rasë (ylli polar që e adhuronin)
50. Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.
51. Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.
52. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.
53. Edhe Mu'tefikën (venbanimin e popullit të Lutit) e lëshoi prej së larti.
54. E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.
55. Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?
56. Ky (Muhamedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.
57. E afërta është afruar (kijameti).
58. Poa All-llahut nuk ka kush që mund ta tregon atë (ta pëngojë)!
59. A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni?
60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
61. Madje edhe e zëni në asgjë.
62. Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhuronie!


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Kamer

1. Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e vazhdueshme!"
3. Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.
4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
5. Urtësi e përsosur (është Kur'ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
6. Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.
8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".
9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim.
10. E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!"
11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar.
13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
14. Që lundronte në mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
15. Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
17. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
19. Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë.
20. I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
22. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
24. E thamë: "A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi!"
25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
26. Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
27. Ne atyre do t'ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim.
28. Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
30. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).
32. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
34. Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
37. Ata deshën t'u afrohen mysafirëve të tij Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
39. Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
40. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
41. Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
44. A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?"
45. Grupi, do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
47. S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuanie dënimin Sekar". (emër i një Xhehennemi).
49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.
55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).
Muhammed Nuk është në linjë


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Rahman

1. Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),
2. Ai ia mësoi Kur'anin
3. E krijoi njeriun.
4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
6. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
7. Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
16. E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
17. Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
21. E, cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
26. Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
29. (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
31. Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
37. E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.
38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.
42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy Xhennete.
47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
52. Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
54. Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.
55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë)
59. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
62. E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.
63. Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
67. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
70. Aty janë ato (gra) të ndershme e të bekuara.
71. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
72. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni/
78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Wakia

1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
2. Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë.
3. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).
4. (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
5. E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.
6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
7. Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
8. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
9. Po të majtit, kush janë ata të majtit?
10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
12. Janë në Xhennetet e begatshme.
13. (ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
15. Janë në shtretër të qëndisur me ar.
16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhëmb koka, as nuk dehen.
20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
23. Si të ishim inxhi të ruajtura.
24. Shpërblim për atë, që ata punuan.
25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
26. Vetëm thënie: selam pas selami.
27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
29. Të bananeve me fruta palë-palë.
30. Nën hije të përhershme.
31. Pranë ujit rrjedhës.
32. Edhe ndër pemë shumë llojesh.
33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
38. (Ato janë) Për ata të djathtët.
39. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
40. Janë shumë nga më të vonshmit.
41. E të majtit, ç'është puna e të majtëve?
42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
43. Dhe në errësirë nga tymi.
44. As e freskët e as e këndshme.
45. Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
46. Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.
47. Dhe ishin që thonin: "A pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
48. A edhe prindërit tanë të hershëm?
49. Thuaj: "Edhe të parët edhe të fundit!"
50. Kemi për t'u tubuar në një ditë të caktuar!
51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!
53. Prej saj keni për t'i mbushur barqet!
54. E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
55. Do të pini si deveja e etshme!"
56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
58. A më tregoni për farën që e derdhni,
59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
61. Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
63. A nuk e shihni atë që e mbillni?
64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
66. S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
68. A e shihni ujin që po e pini?
69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).
74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
75. Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.
76. E ai është betim i madh, sikur ta dini!
77. Se me të vërtetë ai është Kur'an i famshëm.
78. Është në një libër të ruajtur.
79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur'ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
82. Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
84. E ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
87. (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).
89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
90. Po në qoftë se është nga të djathtët?
91. Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
93. Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
94. Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
95. E s'ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
96. Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Hadid

1. All-llahun e lartësoi me adhurim ç'ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
2. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.
3. Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
4. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qiellit dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
5. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
6. Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
7. Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
8. Ç'keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t'i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
9. Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'iu nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
10. E, ç'keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiejt e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
11. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t'ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.
12. (Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
14. (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, përkitazi me All-llahun, mashtruesi ju mashtroi.
15. E sot, prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai".
16. A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
17. Dinie se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
18. S'ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
19. Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të Xhehennemit.
20. Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
21. Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhennetit që gjërsia e tij është si gjerësia e qiellit e e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh.
22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.
23. Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
24. Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerëzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
25. Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.
26. Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugë të drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
27. Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
28. O ju që keni besuar, kinie frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
29. Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e All-llahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Muxhadele

1. Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
2. Ata prej jush që bëjnë "Dhihar" (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
3. Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All- llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni.
4. E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t'i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
5. Është e vërtetë se ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij, janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
6. Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.
7. A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
8. A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj nga e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vijnë te ti, të përshëndesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: "Përse All-llahu nuk na dënon për këtë që po e themi?" Por, mjaft është për ta Xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
9. O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!
10. Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t'i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t'i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët!
11. O ju që besuat, kur t'ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjërohuni, se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur t'ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
12. O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepne një sadaká para bisedës suaj. Kjo është më mirë për ju dhe më e pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
13. A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.
14. A e dini për ata që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
15. All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë është shumë e keqe.
16. Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim poshtërues.
17. Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
18. Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
19. Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpruarit.
20. S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.
22. Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Hashr

1. All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithçka ka në qiej dhe gjithçka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
2. Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
3. Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t'i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
4. Këtë për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
5. Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanët) ose atë e keni lënë të ngriur në rrënjët e tye, vetëm se me lejen e All-llahut e për t'i shtypur kundërshtarët.
6. E atë (Pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotëruesit të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
7. Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit, të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit, të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
8. (Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
9. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"
11. A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
12. Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do t'u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t'u ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
13. Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
14. Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t'ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar,e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.
15. Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.
16. Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"
17. Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.
18. O ju që besuat, kinie parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kinie frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!
19. E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.
20. Nuk janë të barabartë ata të Xhennetit dhe ata të Xhehennemit. Banuesit e Xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.
21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
22. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
23. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është.