Forumi Rinor
KUR'ANI në gjuhën shqipe - Version i Printuar

+- Forumi Rinor (https://rinia.info)
+-- Forum: Bota Shpirtërore (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=12)
+--- Forum: Komuniteti Musliman (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=61)
+--- Tema: KUR'ANI në gjuhën shqipe (/showthread.php?tid=27)

Faqet: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Gafir

1. Ha, Mimë.
2. Shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
3. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
5. Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpra këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
6. Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
7. Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!
8. Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjuesi, i urti!
9. dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh".
10. S'ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t'u thuhet); "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes".
11. Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?"
12. Ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
13. Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
14. Pra, adhuronie All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
15. Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t'ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
16. Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
17. Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
18. Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon fjala.
19. Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
20. All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
21. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
22. E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
23. Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
24. te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"
25. Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim".
26. Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"
27. Musai tha: "Unë ia kam mbështëtur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"
28. Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t'ju godit diçka nga ajo që ai ju premton. S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
29. O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? " Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t'ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!"
30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!"
31. Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejtë ndaj rbërve.
32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
34. Edhe Jusufi, qush herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
35. Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
36. E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t'i gjejë rrugët.
37. Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
38. Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t'ju udhëzoj në rrugë të drejtë!
39. O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
41. Dhe, o populli im, ç'është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm?
42. Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të i gjithfuqishmi, më katfalësi!
43. Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, s'ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banus të zjarrit.
44. Juve do t'ju bjerë ndërmend çka po u them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"
45. Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"
47. Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
48. Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë në mes njerëzve".
49. Dhe ata, që janë në zjarr, rojës së Xhehennemit i thonë: "Lutnie Zotin tuaj të na e lehtësoj dënimin, bile një ditë!"
50. Ata u thonë: "A nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!" E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"
51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
52. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq.
53. Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
54. Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
55. Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
56. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
57. S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
58. Nuk është e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
59. Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
60. Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem".
61. All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
62. Ky është All-llahu, Zoti, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
63. Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
64. All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!
65. Ai është i përjetshmi, s'ka zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të gjithësisë.
66. Thuaj: "Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t'i dorëzohem Zotit të çdo krijese".
67. Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnjë e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
68. Ai është që jep jetë dhe sjellë vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "bëhu", e ajo menjëherë bëhet.
69. A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
70. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur'anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
71. Atyre do t'u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
72. në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarrë.
73. Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit.
74. Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
75. Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejtë në dynja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak krenoheshi (me mendjemadhësi).
76. Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
77. Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
78. Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njohtuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
79. All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t'u hipni prej disave të ushqeheni.
80. Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera, dhe përmes tyre t'i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
81. Dhe Ai është që ju mundësoi t'i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve të All-llahut e mohoni?
82. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si prfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë.
83. Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronim".
85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kaheshëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Fussilet

1. Ha, Mimë.
2. Zbritje prej Mëshiruesit, Mshirëbërësit!
3. Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
4. Është përgëzues dhe qorues, po shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk dëgjojnë.
5. Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh edhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj, ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!
6. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,
7. të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
8. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.
9. Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
10. Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)"
11. Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasmi me dëshirë!"
12. Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisë me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, i të dijshmit.
13. Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: "Unë tërhoqa vërejtjen e një rufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!"
14. Kur atyre u erdhën të dërguar nga të gjitha anët, i këshilluan: "Të mos adhroni tjetër po vetëm All-llahun", ata thanë: "Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj me çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!"
15. Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: "Kush ka fuqi më të fortë se ne?" A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona.
16. Andaj Ne kundër tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza për t'u dhënë të pëjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
17. Sa i përket Themudit. Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë, por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
18. Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.
19. E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
20. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
21. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni".
22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di shumë gjëra që ju bënit.
23. mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpruarit.
24. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshironë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do të arrijnë.
25. Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në dynja) dhe atë që do t'u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.
26. Ata që nuk besuan thanë: "Mos dëgjoni këtë Kur'an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!"
27. E, Ne atyre që nuk besuan pa tjetër do t'u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t'i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.
28. Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumente tona.
29. Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!"
30. S'ka dyshim se ata që thanë: "Zoti ynë është All-llahu", pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): "Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej!
31. Ne jemi miqtë e juaj në jetën e dunjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
32. Pritje nga Falësi, Mëshiruesi!"
33. E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"
34. Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.
35. Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë.
36. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!
37. Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Bëni sexhde vetëm All-llahut, i cili krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!
38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
39. Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E, s'ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t'i ringjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për ç'do gjë.
40. Ata që sulmojnë argumente Tona, nuk mund të na fshihen. Pra, a më mirë i ka punët ai që do të hudhet në zjarr, apo ai që në ditë e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si të dëshironi, e ta dini se Ai sheh atë që punoni.
41. Ata që e mohuan Kur'anin kur u erdhi, janë të marrë; ai është një libër ngadhnjyes (i pashoq).
42. Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të lavdishmit.
43. Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
44. Sikur Ne ta bënim Kur'anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur'ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?" Thuaj: "Ai është për besimtarët udhëzues e shër0ues. E ata që nuk besojnë në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë".
45. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
46. Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve.
47. Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai thërret ata se ku janë ata që m'i bënit shok? Ata thonë: "Ne të kemi njohur Ty, nuk na ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!"
48. Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronini, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
49. Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godit e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb shpresën.
50. E nëse pas të këqiave që e goditë, Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kemë gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do të kemë edhe më mirë!" Ne pa tjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.
51. Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.
52. Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
53. Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
54. Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Shura

1. Ha, Mimë.
2. Ajn, Sinë, Kaf.
3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
4. Vetëm e Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i madhëruari!
5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
6. All-llahu është përcjellës i atyre që, pos Tij, adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
7. Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'an arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Mekën) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t'i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë mbrojtës, as ndihhmës.
9. Përkundrazi, ata zgjodhën mbrojtës pos Atij, po vetëm All-llahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi për çdo send.
10. Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.
11. Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.
12. Të Tij janë çelësat e qiejve e të tokës. Ai begaton shumë atë që do dhe nuk begaton (atë që gjithashtu do). Ai është i gjithdijshëm për çdo send.
13. Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.
14. Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. E sikur të mos ishte fjalë (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit Tevratë e Inxhil).
15. E për këtë shkak (të përçarjes së tyre), ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas sëshirave e thuaj: "Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbajë drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh dhe jush; All-llahu bën tubimin mes nesh dhe vetëm te Ai është përfundimi.
16. Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.
17. All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër.
18. Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.
19. All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithfuqishmi, ngadhënjyesi.
20. Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (ahiretin), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
21. A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënimi të dhembshëm.
22. Do t'i shohësh jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t'u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
23. Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës.
24. A mos thonë ata se ai (Muhammedi) shpifi gënjeshtër ndaj All-llahut, e nëse dëshiron All-llahu ta mbyllë zemrën tënde, pse All-llahu eliminon të pavërtetën dhe me fjalët e veta e forcon të vërtetën. Ai është që e di çka ka në zemra.
25. Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.
26. Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
27. Sikur All-llahu t'ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do të kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.
28. Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t'i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi i lavdëruari.
29. Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t'i bashkojë kurdo që të dëshirojë.
30. Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.
31. E ju nuk mund t'i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.
32. Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lunduese nëpër det si të ishin kodra.
33. Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S'ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtarë e mirënjohës.
34. Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.
35. Ata që i kontestojnë argumenetet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t'i shmangen dënimit).
36. Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por pë ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten:
37. Dhe ata që u shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin,
38. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë,
39. Edhe ata që kur i godit e padrejta, i kundërvihen.
40. Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njejtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.
41. E kush hakmirret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.
42. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.
43. Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
44. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër, pos Tij. Do t'i shohësh zullumqarët që, kur të vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në dynja)?"
45. Do t'i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.
46. Ata nuk kanë mbrojtës që t'u ndihmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).
47. Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t'i mohoni (mëkatet).
48. Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur i godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës.
49. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.
50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
51. Nuk ka asnjë njeri që t'i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t'i dërgojë të dërguar (melek), e ai t'i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet,Ai është më i larti, më i urti.
52. Po kështu me urdhërin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë,
53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Zuhruf

1. Há, Mimë.
2. Pasha librin (Kur'anin) sqarues!
3. S'ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur'an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
4. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
5. A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t'ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
6. E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kur'an).
9. Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të thonë: "Ato i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!"
10. Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
11. Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
12. Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hypur në anije ose në kafshë.
13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
14. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!"
15. Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë njëmend është mohues i hapët.
16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
17. E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma.
18. A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
20. Ata pastaj thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t'i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë".
21. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur'anit),e ata i përmbahen atij?
22. Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre".
23. Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre".
24. Ai tha: "A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!"
25. Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
26. (Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
27. përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!"
28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
29. Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!"
31. Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur'an një njeriu të madh nga dy qytete?"
32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin.
34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
36. Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
37. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!"
39. Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
40. A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
41. E, nëse të tërheqim ty (të marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t'u hakmirremi atyre.
42. Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
43. Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
44. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
45. E ti, pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?
46. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: "Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!"
47. E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
48. Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese) që nuk ishin më të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
49. De ata thanë: "O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës që të ka dhënë (të na largojë dënimin) se ne po besojmë!"
50. E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?"
52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet!
53. Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
54. Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
55. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
56. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
57. Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
58. Dhe thanë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë.
59. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
60. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëj që do t'ju zëvendësonin në tokë.
61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e drejtë.
62. E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t'ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
64. S'ka dyshim, All-llahu është Ai Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!"
65. Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
66. Nuk presim tjetër ato (grupe) përveç katastrofës t'u vijë befas duke mos e hetuar fare.
67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!"
69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin myslimanë.
70. Hyni në Xhennet, ju she gratë tuaja, të gëzuar!
71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojnë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
72. E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar.
73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit.
75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar.
76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
77. Dhe ata thërrasin: "O malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!" ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"
78. Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.
79. A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë).
80. A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
81. Thuaj: "Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!"
82. Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë.
83. Po ti, lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
84. Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
85. I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën?
88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!"
89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, dhe thuaj: "Qofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Duhan

1. Há, Mimë.
2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
11. Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
14. Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur".
15. Ne do t'ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t'i ktheheni kotësisë.
16. (Përkujto) Ditën kur do t'i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t'u hakmerremi.
17. Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
18. (U pat thënë): "Të m'i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju.
19. E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
20. Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).
21. E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!"
22. E thirri Zotin e vet: "Këta janë popull kriminelë".
23. (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
24. Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet.
25. Sa kopshte e kroje kanë lënë!
26. Edhe ara të mbjella e vende të bukura.
27. Dhe sa të mira që i kanë përjetuar.
28. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.
29. Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.
30. Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënçmuese,
31. Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
32. Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
33. Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
35. "S'ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!
36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
38. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, pa një qëllim.
39. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
40. S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre.
41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi.
43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
44. Do të jetë ushqim i mëkatarëve.
45. Vlon si katran (si pezhgveja) në barqet.
46. Ashtu si vlon uji i valë.
47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne në mes të Xhehennemit.
48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin.
49. (I thuhet): Shijoje! se ti je ai i forti, i autoritetshmi.
50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
52. Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.
53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
54. Ja kështu, edhe i martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).
55. Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.
56. Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit.
57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marrin mësim.
59. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Xhathije

1. Ha, Mimë.
2. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
4. Për një popull që sinqerisht është bindur ka argumente edhe në krijimin tuaj dhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
5. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
6. Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
7. Çdo gënjeshtar e shumë mëkatarë është i shkatërruar.
8. Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme.
9. Edhe kur të mëson diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
10. Përpara tyre e kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
11. Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyes i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dëmim më i mundimshëm.
12. All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkojnë begatitë e tij; ndaj, falëderonie.
13. Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumete.
14. Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
15. Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
16. Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllukun dhe aftësi për të gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
17. U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, s'ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaqet e përçarjes së tyre.
18. Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
19. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
20. Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
21. A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
22. All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t'u shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.
23. A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
24. Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.
25. E kur atyre u lexohen ajetet Tona, të qarta ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nese jeni të saktë na sillni të gjallë prindërit tanë!"
26. Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit).
27. Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshprohen.
28. Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): "Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar".
29. Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç'vepronit.
30. Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në Xhennet), e ai është shpëtim i madh.
31. E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!"
32. Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti për të cilin s'ka dyshim, ju thatë: "Ne nuk dimë se ç'është kijameti, e ne me dyshim menduan për te dhe ne nuk jemi të bindur!"
33. Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshinë ajo me të cilën talleshin.
34. E u thuhet: "Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë".
35. Këtë (dënim) për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t'i kthehen pendimit të All-llahut.
36. Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë.
37. Vetëm Atij i takon lartëmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Ahkaf

1. Ha, Mimë.
2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
4. Thuaj: "Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë".
5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur'anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët!"
8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitarë ndërmjet meje e ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, Mëshiruesi".
9. Thuaj: "Unë nuk jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ju tërheq vërejtjen qartas".
10. Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)?" E, s'ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
11. E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".
12. E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t'ia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
13. Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
14. Të tillët janë banues të Xhennetit, aty do të jenë përgjithonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
15. Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.
16. Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke rradhitur me banuesit e Xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
17. E ai që prindërve të vet u thotë: "Oh, përr ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?" E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) "I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!" po ai thotë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!"
18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve a marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
19. E, secilit sipas veprave që i bënë i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t'u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.
20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): Ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues.
21. Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithatë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!
22. Ata i thanë: "A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh.
23. Ai tha: "Vetëm All-llahu di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant.
24. E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhemshëm.
25. (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtuqë nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqarë.
26. Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk u mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, e as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj, i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtuqë të kthehen (në rrugën e drejtë).
28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: "O populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!"
31. O populli ynë, përjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"
33. A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuanie dënimin!"
35. Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Muhammed

1. Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre.
2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre.
4. Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
5. Ata do t'i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.
6. Dhe do t'i shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.
8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
12. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t'i shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.
13. Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.
14. A është i njejtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
15. Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenj me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
16. Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: "Çka tha ai (Muhammedi) më parë?" Ata janë zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.
17. Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe me udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur.
18. Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t'u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t'u vijë kijameti?
19. Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj.
20. E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
21. Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut.
22. A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi të parit e tyre.
24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!
25. Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.
26. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u than: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
27. E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
28. E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre.
29. A menduan atë që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
30. E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.
31. Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.
32. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t'i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t'ua zhduk veprat e tyre.
33. O ju besimtarë, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
34. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t'ju falë atyre.
35. Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja.
36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë psurinë tuaj (por një pjesë).
37. Pse sikur ra kërkojë tërë atë dhe t'ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.
38. Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s'ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Fet'h

1. Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.
2. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.
3. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.
4. Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
5. (E urdhëroi luftën) Edhe për t'i shtie besimtarët dhe besimtaret në Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t'u shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe te All-llahu.
6. E në anën tjetër, për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vednbanim i keq.
7. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
8. Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.
9. Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respeketoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.
10. Ata që të zotohen ty, në të vërtetë, ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e znaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
11. Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: "Neve na penguan pasuritë tona familjet tona, andaj ti kërko falje për neve!" Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t'ju përfshijë juve ndonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t'ju gjejë ndonjë e mirë?" Jo, por All-llahu hollësisht di për atë që punoni ju.
12. Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen të familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat e tuaja duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.
13. E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
14. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë të dojë dhe ndëshkon kë të do, All-llahu është mëkatfalës Mëshirues.
15. Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: "Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!" Ata duan ta ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: "Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!" E ata do t'ju thonë: "Jo, por ju na keni zili!" Po ata janë që kuptojnë pak gjë.
16. Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (të pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse ngelët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",
17. Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në Xhennete ku rrjedhin lunenj, e kush ngel prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhembshëm.
18. Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).
19. Dhe me pre të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm i urtë.
20. All-llahu u premtoi juve pre të shumta që do t'i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t'ju drejtojë në rrugën e fortë.
21. E edhe (pre) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t'i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
22. Edhe sikur ata që nuk besuan t'ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
23. (ky është) Ligji i All-llahut e është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.
24. Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.
25. Ata janë që nuk besuan, ju penguan t'i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t'ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t'i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.
26. Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
27. All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t'i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).
28. Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton All-llahu dëshmitar.
29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.


RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024

Huxhurat

1. O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, keni kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
2. O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
3. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut., All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
4. Ata që thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
5. E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
6. O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtonie mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
7. E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i uureni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
8. Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.
9. Nëse dy grupe besimtarësh tentoj në të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftonie atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse ktheheni, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbanie drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
10. S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
11. O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin.
13. O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
14. Beduinët thanë: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar, e ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirus".
15. Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
16. Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".
17. Ata të shprehin ty mirënjohës (ta përmendin) që u bënë myslimanë. Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim".
18. S'ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.