KUR'ANI në gjuhën shqipe - Version i Printuar +- Forumi Rinor (https://rinia.info) +-- Forum: Bota Shpirtërore (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=12) +--- Forum: Komuniteti Musliman (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=61) +--- Tema: KUR'ANI në gjuhën shqipe (/showthread.php?tid=27) |
RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Nasr 1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), 2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut. 3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Mesed 1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! 2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! 3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. 4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra), 5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Ihlas 1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. 3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. 4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Nas 1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! 2. Sunduesin e njerëzve, 3. Të adhuruarin e njerëzve, 4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, 6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit". |