KUR'ANI në gjuhën shqipe - Version i Printuar +- Forumi Rinor (https://rinia.info) +-- Forum: Bota Shpirtërore (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=12) +--- Forum: Komuniteti Musliman (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=61) +--- Tema: KUR'ANI në gjuhën shqipe (/showthread.php?tid=27) |
RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 'Adijat 1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! 2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, 3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim. 4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur. 5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). 6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. 7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje). 8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë. 9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza? 10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa. 11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 K'a'r'i'a 1. Krisma e kijametit. 2. Çka është krisma? 3. Dhe ç'të mësoi ty se ç'është krisma? 4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara. 5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur. 6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, 7. Ai është në një jetë të këndshme. 8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, 9. Vendi i tij do të jetë në Havije. 10. E ç'është ajo që të njohtoi se ç'është ai (Havije)? 11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Tekathur 1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijëve, të pozitës)! 2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). 3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! 4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! 5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). 6. Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin. 7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. 8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas). RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 'Asr 1. Pasha kohën! 2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. 3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Humeze 1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit), 2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. 3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. 4. Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame. 5. E çka din ti se ç'është Hutame? 6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort. 7. Që depërton deri në loçkë të zemrës. 8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën. 9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Fil 1. A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? 2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? 3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! 4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! 5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)! RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Kurejsh 1. Për hirë të garantimit që e gëzojnë kurejshitët! 2. Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimërit dhe verës! 3. Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, 4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Ma'un 1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? 2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. 3. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. 4. Pra shkatërrim është për ata që falen, 5. të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. 6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). 7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua). RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Kewther 1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira. 2. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd! 3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Kafirun 1. Thuaj: "O ju jobesimtarë! 2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! 3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! 4. Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! 5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! 6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)! |