KUR'ANI në gjuhën shqipe - Version i Printuar +- Forumi Rinor (https://rinia.info) +-- Forum: Bota Shpirtërore (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=12) +--- Forum: Komuniteti Musliman (https://rinia.info/forumdisplay.php?fid=61) +--- Tema: KUR'ANI në gjuhën shqipe (/showthread.php?tid=27) |
RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Beled 1. Betohem në këtë qytet! 2. E ti je që gjendesh në këtë qytet! 3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij! 4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme. 5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush? 6. E thotë: "Unë kam shpenzuar shumë pasuri!" 7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë? 8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy? 9. Edhe gjuhë e dy buzë? 10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët. 11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafmalit). 12. E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)? 13. Është lirimi i një skllavi, 14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: 15. Ndonjë jetimi që është i afërt, 16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. 17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë). 18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë. 19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës. 20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Shems 1. Pasha diellin dhe dritën e tij! 2. Pasha hënën kur vjen pas tij! 3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit! 4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! 5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! 6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! 7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. 11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet. 12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë. 13. e Pejgamberi atyre u pat thënë: "Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë. 14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi, 15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi). RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Lejl 1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! 2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin! 3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! 4. Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë. 5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, 6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, 7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. 8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), 9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, 10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën. 11. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket. 12. Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë. 13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo. 14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort. 15. Që aty nuk hyn tjëtër, pos atij që është më i prishuri. 16. I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps. 17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. 18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet, 19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë. 20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit, 21. Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi! RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Duha 1. Pasha paraditën! 2. Pasha natën kur shtrinë errësirën! 3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. 4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. 5. E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh. 6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). 7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë. 8. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. 9. Pra, mos e përul jetimin! 10. As lypësin mos e përzë! 11. E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Inshirah 1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? 2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, 3. E cila shtypte shpinën tënde. 4. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? 5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. 6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. 7. E kur ta kryejsh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut). 8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin! RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Tin 1. Pasha fikun dhe ullirin! 2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en! 3. Dhe këtë qytet të sigurisë! 4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. 5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. 6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. 7. E pas gjithë kësaj, ç'të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)? 8. A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve? RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 'Alek 1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). 3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari! 4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. 5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. 6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, 7. Për shkak se e ndien veten të pavarur. 8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt. 9. A më tregon atë që pengon, 10. një rob kur ai falet? 11. Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë? 12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet. 13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)? 14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh? 15. Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. 16. Floku rrenacak, mëkatarë. 17. E ai le t'i thërret ata të vetët. 18. Ne do t'i thërrasim zebanitë. 19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Kadr 1. Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. 2. E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! 4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. 5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Bejjine 1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë, 2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra, 3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta. 4. Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti. 5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë. 6. S'ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme. 7. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme. 8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet. RE: KUR'ANI në gjuhën shqipe - UKI - 20.12.2024 Zilzal 1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, 2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), 3. Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" 4. Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, 5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. 6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. 7. E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. 8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. |